• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Erion Veliaj: Do të isha krenar t’i lija tim biri një qytet për të cilin ai të krenohet

25 Mars, 2019
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Si e mbani mend Tiranën e fëmijërisë tuaj?

Të zhurmshme e të rrëmujshme, por gjithmonë miqësore. Të vegjël ne duhet të bëheshim kreativë për të shpikur lojëra për shkak të mundësive të pakta ekonomike e për shkak të terreneve të papërshtatshme për të luajtur. Atëherë nuk kishim lojërat që fëmijët kanë sot, por shpiknim çdo ditë aktivitete për të qëndruar sa më shumë jashtë. Nuk kishim këndet e lojërave që kemi sot, por luanim majë tarracave të garazheve. Larg qoftë mos të binte topi në ndonjë bahçe të zaptuar të komshiut, se bëhej pronë private dhe e nuk e shihje më. Fëmijët e sotëm nuk i njohin situata të tilla. Por shoqëria sot është në fakt më individualiste. Mbaj mend kur ishim të vegjël shtëpia jonë ishte gjithmonë e hapur për këdo, ishte dhe e kushërinjve, që vinin nga qytete të tjera ndonjëherë dhe pa lajmëruar, ishte e hapur edhe për fqinjët. Mbaj mend karriget që i kishim të gjithë njësoj dhe sa herë kishte ndonjë rast familja fqinjë, merrnim gjithmonë karriget e njëri-tjetrit, e për t’i dalluar gjithnjë kishin emrin e familjes të shkruar poshtë. Kështu e mbaj mend Tiranën, gjithnjë pozitive, pavarësisht vështirësive, mikpritëse e të hapur ndaj kujtdo, e veçanërisht të hapur ndaj ndryshimit.

Cili ka qenë vendimi i parë që morët si kryetar bashkie?

Nga zyra e dritares sime shihet Kulla e Sahatit të Tiranës, një monument kulture që shërben si pikë referimi për kohën për qytetarët e Tiranës, prej pothuaj 180 vjetësh. Ditën e parë që erdha në zyrë pashë së Sahati i Tiranës kishte mbetur, nuk funksiononte. Prandaj vendimi i parë që mora ishte rregullimi i orës së Kullës së Sahatit, sepse Tiranës nuk mund t’i mbeste sahati prapa. Mundësitë që qyteti ofronte ishin aq të shumta sa nuk mjaftonin as 24 orë në ditë për t’i përmbushur, nuk mund të rrinim në vend numëro.

Kur e nisni punën në mëngjes?

Një ndër çelësat drejt suksesit është të drekosh atëherë kur të tjerët hanë mëngjesin,” thotë një fjalë e urtë. Unë në fakt e nis ditën shumë herët në mëngjes, rreth orës 6 gjendem në zyrë për të programuar ditën e për të punuar me shkresat apo emailet, në mënyrë që pjesën tjetër të ditës të jem në terren për të parë nga afër punimet që zhvillohen ne qytet, apo për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme.

Cilat do të ishin 3 fjalë që do t’i thoshe për Tiranën një të huaji pa zbritur nga bordi i avionit?

Eat. See. Love, duke ndryshuar pak titullin e librit të famshëm Eat. Pray. Love. Tirana është një vend ku kulinaria po zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme dhe ka kaq shume restorante, ku mund të konsumohet ushqim tejet cilësor, përgatitur nga kuzhinierë të cilët kanë punuar në disa nga restorantet më të mira në botë dhe janë kthyer për të investuar në biznesin e tyre, në vendin e tyre.

Me të vërtetë vendi ynë nuk ka ndërtesa madhështore dhe ne nuk pretendojmë të krahasohemi me qytete si Roma, Vjena, Parisi etj., por kemi një ndërthurje unike të godinave që janë simbole të fazave të ndryshme nëpërmjet të cilave ka kaluar historia. Tirana ka një ndërthurje të godinave të punuara nga arkitektët më të mirë italianë të fashizmit, godinat tipike komuniste dhe po ashtu ndërtesat kaotike të postkomunizmit. Të gjitha këto të ndërthurura ndërtojnë karakterin unik të Tiranës, të hapur ndaj ndryshimit, rebele por njëkohësisht të tërhequr ndaj artit e të bukurës. Klima fantastike dhe ditët me diell sjellin pozitivitet e humor të mirë për këdo, kështu që nuk ka se si të mos biesh në dashuri me Tiranën. Të gjithë largohen nga Tirana me idenë se do të kthehen sërish, për të parë të surprizuar se si mund të ketë ndryshuar kësaj radhe qyteti e çfarë të reje do të ofrojë.

Sheshi ‘Skënderbej’ është nominuar për të fituar çmimin e BE-së për arkitekturën bashkëkohore. Çfarë e bën këtë shesh më të veçantë nga finalistet e tjera?

Një vit e gjysmë më parë sheshi “Skënderbej”, vendi simbol i shqiptarëve, përfundoi punimet duke shfaqur një pamje krejtësisht të re. Ky shesh, në mënyrë simbolike, për gurët me të cilët është ndërtuar dhe pemët me të cilat është gjelbëruar, përfaqëson të gjitha trojet shqipfolëse.

Ai përfaqëson një ndërthurje mes pjesës së ngurtë dhe asaj të gjelbër dhe pyllëzuar, duke ruajtur fort simbolikat kombëtare dhe historike që mbart.Dikur një shesh me gropa ku mbizotëronin automjetet, sot ofron rreth 32 000 metra katrorë oaze e pyll urban me bimësi nga çdo krahinë ku jetojnë shqiptarë, të gjitha në funksion të qytetarëve, të aktiviteteve artistike, kulturore, panaireve, koncerteve apo thjesht shëtitjeve e xhirove në orët e pasdites, në freskinë e pemëve. Sheshi ka rreth 11 lulishte, ku janë mbjellë 2,220 pemë, 4,500 shkurre dhe 70,000 lule. Është i pajisur gjithashtu me rreth 100 shatërvanë të cilat përveç aspektit estetik shtojnë freskinë gjatë periudhës së nxehtë. Ky shesh është në fakt një risi për vendin tonë edhe në aspektin ekologjik, duke shfrytëzuar ujin e shiut në sistemin e vaditjeve dhe shatërvanëve. Për të bërë të mundur këtë poshtë sheshit janë ndërtuar rreth 2100 m3 rezervuare për ujin. Transformimi i këtij sheshi i ka dhënë qendrës së Tiranës një pamje dinjitoze duke u shndërruar atë në mënyrë simbolike në qendrën e të gjithë shqiptarëve dhe njëkohësisht në kartolinën më të bukur evropiane.

Çfarë pikash turistike i sugjeroni një të huaji që vjen për herë të parë të vizitojë kryeqytetin?

Tirana ofron diçka për të gjithë, qoftë për turistin që dëshiron të zbulojë historinë e qytetit duke vizituar Bunkart 1 në Dajt apo Bunkart 2 në qendër. Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj 2017, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Muzeu Historik Kombëtar, Galeria e Arteve të pozicionuara në qendër, ndodhen shumë pranë njëra tjetrës dhe mund të aksesohen lehtësisht duke ecur. E ndërkohë nuk mund të humbasin sheshin ‘Skënderbej’, Kalanë e Toptanëve apo Pazarin e Ri, të cilat janë rikonstruktuar këto tri vjetët e fundit dhe janë ndër hapësirat më energjike dhe të populluara në qytet. Parku Kombëtar i Liqenit dhe Parku Kombëtar i Dajtit ofrojnë mundësinë e largimit nga zhurma e qytetit dhe ofrojnë vazhdimisht aktivitete për të gjitha moshat. Hiking, tracking, motorbiking në rrethina, kalaja e Petrelës rrethuar me pemët mijëra vjeçare të ullirit, syri i Ciklopit. Tirana është një qytet për t’u zbuluar.

Po ushqimet me të shijshme tironse që duhet të provojë?

Kush nuk e ka provuar fërgesën e famshme tironse, nuk mund të thotë se ka qenë në Tiranë.

Fjorda Llukmani: Për dashamirësit e natyrës, ku i sugjeron që të shkojnë me patjetër gjatë vizitës së tyre?

Te Parku Kombëtar i Liqenit ku sapo janë përfunduar pistat e reja të vrapit, të biçikletave, moli ku qëndrojnë varkat dhe kanoet apo këndi i madh i lojërave për fëmijë. Po ashtu patjetër sugjeroj Parkun Kombëtar të Dajtit, ku mund të shkohet për rreth 20 minuta me teleferik për të shijuar pamjen fantastike të Tiranës dhe ajrin e pastër. Peza, Petrela, Farka, Shëngjergji ofrojnë po ashtu qetësi, gjelbërim e relaks pak minuta larg qendrës.

I pëlqejnë lalit sportet? Dilni për vrap nga liqeni ose me biçikletë?

Prej dy vjetësh marr pjesë në Maratonën e Tiranës dhe më është dashur të përgatitem fizikisht duke vrapuar pothuajse çdo ditë në Parkun e Liqenit të Tiranës. Më vjen mirë të shoh se si numri i vrapuesve ka ardhur duke u rritur gjithnjë e më shumë, çka tregon se qytetarët e Tiranës po i kushtojnë rëndësi aktivitetit fizik e shëndetit. Po ashtu kam marrë pjesë shpesh herë dhe në garat me biçikletë në rrethinat e Tiranës, një eksperiencë shumë interesante dhe tejet argëtuese.

Ku ia mbath nëpër Tiranë, kur ke nevojë të pushosh?

Në Parkun e Liqenit. Më pëlqen të shoh sesi ka ndryshuar parku e si ka ndryshuar njëkohësisht me të dhe humori i qytetit. Është gjithmonë plot të rinj e të reja të cilët vrapojnë, organizojnë festa e piknikë, mblidhen dhe lexojnë, këndojnë.

Është plot e përplot gjyshër, familjarë e fëmijë. Më përcjellin të gjithë energji kaq pozitive. Shkoj me djalin e Ajolën për të bërë një shëtitje në ajër të pastër, ose dal për vrap mëngjeseve. Mund të them se pothuajse çdo ditë e vizitoj atë park.

Ju del koha për të shijuar jetën e natës? Nëse po, çfarë aktivitetesh ndiqni?

Ne jetë duhet të gjesh kohë për çdo gjë, e për më tepër Tirana është një qytet që jeton edhe natën, me po të njëjtin intensitet ashtu si dhe ditën. Unë nuk mund të them që jam frekuentues i rregullt i jetës së natës, por herë pas here më pëlqen të jetoj dhe këtë aspekt të jetës në qytet. Por është e sigurt se pas daljeve, bëj dhe një inspektim të fundit, para se të shkoj në shtëpi për të parë situatën me pastrimin e qytetit, ndriçimin e rrugëve apo problematika të tjera që mund të bien në sy.

Si një çun Tirone, cilat janë karakteristikat tipike të një tironsi?

Zemra e madhe dhe mikpritja! Tirana është një qytet popullsia e së cilës këto vitet e fundit është rritur nga 250 mijë banorë në rreth 1 milionë banorë, të cilët kanë krijuar familjet e tyre dhe e quajnë Tiranën shtëpinë e tyre. Të gjithë kemi ditur të mbështesim njëri-tjetrin, të kuptojmë ndryshimet në mentalitet dhe të marrim më të mirën prej njëri-tjetrit për të krijuar një shoqëri që në thelb ka respektin dhe mirëkuptimin.

Më energjik kur ishe pa Kajanin, apo ju le pa gjumë dhe gjatë ditës ju bie ritmi?

Mund të them me bindje të plotë se me Kajanin më është rritur dhe më shumë dëshira të punoj fort për të ndërtuar një qytet më miqësor ndaj fëmijëve dhe që ofron shumë më shumë mundësi për ta e familjet e tyre. Unë dhe stafi që drejtoj jemi të fokusuar veçanërisht te fëmijët dhe nuk punojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme. Do të isha krenar t’i lija tim biri një qytet për të cilin ai krenohet dhe kjo ide është motori që më vë në punë çdo ditë, pa u lodhur.

Roli që ka bashkëshortja në atë që jeni sot.

Ajola është mbështetja ime kryesore, ka qenë gjithmonë. Tashmë të dy po përjetojmë ndjenjën më të bukur në botë, atë të prindërimit dhe Ajola është një nënë e shkëlqyer për Kajanin dhe një shtyllë e fortë në familjen tonë. Në sajë të mbështetjes dhe mirëkuptimit të saj ia kemi arritur t’ia dalim mbanë e më të fortë çdo sfide.

Nëse nuk do të ishit kryetar i Bashkisë i Tiranës, çfarë profesioni do të kishte Erioni sot?

Mendoj do të më pëlqente të isha profesor, në mënyrë që të kisha mundësi të isha në komunikim e kontakt të vazhdueshëm me njerëz, ide e ndryshim, duke dhënë kontributin tim për krijimin e një shoqërie më të mirë.

Cilat janë komplimentet më interesante që keni marrë për ndryshimet që keni bërë për qytetin?

Komplimentet më të bukura dhe më interesante i bëjnë gjithmonë fëmijët. Unë i takoj çdo ditë në zyrën time për të ndarë së bashku idetë dhe opinionet për qytetin, si e shohin dhe si e ëndërrojnë ata dhe gjatë këtyre vizitave dëgjoj opinionet më origjinale që të rriturve vështirë se do t’u shkonin ndër mend.

Por ajo që gjithmonë më inspiron më shumë është dëshira e tyre për t’u bërë kryetar bashkie që ta bëjnë qytetin të “bukur” siç po e bëjmë ne. Ky është komplimenti më i sinqertë që më jep gjithmonë energji të eci përpara.

Cili është mendimi i parë i mëngjesit? I mbrëmjes cili është i fundit?

Mëngjesi fillon gjithmonë me takimet me stafin dhe motivimin për të dhënë maksimumin për qytetin dhe në këtë ditë të re. Dita është impenjative e me angazhime dhe vetëm në darkë, pasi shkoj në shtëpi tek Ajola e Kajani mund të marr më në fund frymë e teksa shoh tim bir mendoj, a bëra më të mirën sot për të?

Çfarë nuk keni bërë mirë në Tiranen tuaj? Keni ndonjë pendim?

Pavarësisht se çdo ditë nisesh me idenë e dëshirën për të dhënë maksimumin e për të bërë më të mirën, jo çdo gjë shkon vaj. Patjetër që ka gjera që do të kisha dashur t’i bëja më mirë, por mendoj se gjithmonë kemi bërë më të mirën në ato situata ku jemi gjendur apo në ato kushte e rrethana specifike.

Si e parashikoni ju Tiranën pas 10 vjetësh?

Shpresoj shumë të hapur e mikpritëse si gjithmonë, veçanërisht ndaj ndryshimit. Mendoj se ky është tipari që e ka karakterizuar gjithmonë Tiranën dhe ka bërë që nën drejtimin e frymën e duhur, qyteti dhe qytetarët ta përqafojnë menjëherë ndryshimin.

Jemi në prag të zgjedhjeve, përse duhet të votojnë qytetarët për ju?

Nëse ndajnë të njëjtin vizion me ne për qytetin, nëse duan të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë, në një qytet më miqësor e që ofron më shumë mundësi. Tirana është një qytet në rritje të vazhdueshme, është mundësi për çdo të ri e të re që jeton në vend, prandaj është përgjegjësi shumë e madhe të punosh me vizion për të ndërtuar të ardhmen e të rinjve në kryeqendrën e vendit, jo vetëm gjeografikisht. /dritare.net

Related- Posts

INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

11 Korrik, 2025
INTERVISTË

Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

25 Qershor, 2025
INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.