Kina do të marrë kundërmasa të forta për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian, duke paralajmëruar se ushtria kineze nuk do të ulet duarkryq nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi viziton Tajvanin.
Vërejtjet e tij erdhën mes tensioneve të larta nëpër ngushticat e Tajvanit. Orari i udhëtimit të Pelosit në Azi, i shpallur të dielën, përfshin Singaporin, Malajzinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë pa përmendur Tajvanin.
“Pala kineze i ka bërë të qartë palës amerikane shqetësimin tonë serioz në lidhje me vizitën e mundshme të Pelosit në Tajvan dhe kundërshtimin tonë të vendosur ndaj vizitës”, tha Zhao në një konferencë të rregullt të lajmeve.
“Ne jemi plotësisht të përgatitur për çdo eventualitet”, tha ai, duke shtuar se janë SHBA-të që kanë shtrembëruar dhe zbrazur parimin e një Kine dhe kanë bërë vërejtje të papërgjegjshme për çështjen e Tajvanit.
Kina kërkon që Shtetet e Bashkuara të respektojnë premtimin e presidentit Joe Biden se nuk do të mbështesin “pavarësinë e Tajvanit” dhe nuk duhet të organizojnë vizitën e Pelosit në Tajvan, theksoi ai.
Gjatë bisedës së tij telefonike me presidentin kinez Xi Jinping të enjten, Biden ripohoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj politikës së një Kine.
/Argumentum.al