• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Petrogjigantët dhe e ardhmja e kaosit klimatik

2 Dhjetor, 2022
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç-Politika[i]

Vlerësohet se humbjet që kanë të bëjnë me klimën në vitin 2030 do të arrijnë shifrën 580 miljardë dollarë në vit, por kjo nuk i pengoi aspak pjesëmarrësit e rëndësishëm të samitit GOP27 që flota prej më së paku 36 avionëve xhet që i solli dhe i ktheu prapa nga Sharm el Sheiku të hedhë në ajër sasitë prej disa tonelatash dyoskid karboni.

Nën barrën e hipokrizisë së gjelbër dhe presionit të lobeve të fuqishme ta naftës, samiti i OKB-së për klimën, i ideyar si përpjekje për ta kthyer botën nga “autostrada e ferrit klimatik”, u mbyll me marrëveshjen që bota e pasur ti paguajë vendeve të varfëra dëmet që i ka shkaktuar, por me sa duket janë të gjitha gjasat që llogaritë bankare të mbeten të zbrazëta edhe për një kohë të gjatë.

Megjithëse të gjithë pjesëmarrësit e samitit COP27 në pushimoren egjyptjane Sharm el Sheik ndryshimet klimatike i identifikuan si një prej sfidave më alarmante të njerzimit, përsëri nuk arritën të vendosin që vendet e zhvilluara të mos jetojnë më në përputhje me premtimet e tyre rituale.

Prej më se tre dhjetëvjeçarësh sistemi politik ndërkombëtar po shfaq frustrimin e tij, aftësinë çalamane dhe pothuajse bizare të reagojë ndaj problemit i cili në thelb ka një zgjidhje të thjeshtë: dhënien fund të vartësisë nga lëndët djegëse fosile.

Lobistët në samit luftuan gjithë ngërç për industrinë e naftës dhe të gazit e cila në nivel global realizon një fitim prej tre miljardë dollarë në ditë. Delegacioni i tyre kishte 600 antarë dhe dhe ishte më i madhi nga të gjithë vendet pjesëmarrëse – gjithsejt 200. Në fund ia arritën: lëndët djegëse fosile, përveç qymyrgurit, nuk përmenden si ndotësit kryesorë.

Kësisoj u ruajtën interesat e 125 miljarderëve më të mëdhenj në botë, kompanitë e të cilëve emetojnë një miljonë herë më shumë gaz karbonik sesa 90 përqind e të tjerëve. Kërkesa që të taksohen më shumë korporatat e industrisë fosile, në mënyrë që me këto para të paguhen dëmet, nuk u miratua.

Po bëhet e qartë përsëri se kombet më të fuqishme dhe petrogjigantët nuk po arrijnë të gjejnë rrugën për daljen nga “kaosi klimatik”, sikurse e përshkroi gjendjen e botës Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteres. Në samitin e Skocisë të vitit 2021, liderët u morën vesh të “studiojnë dhe të forcojnë” qëllimet kombëtare klimatike – por pakkush prej tyre e bëri këtë. Vetëm 26 nga 139 shtetet ndërmori ndonjë gjë konkrete, megjithëse është inkurajuese se ndërmjet tyre janë edhe dy ndotësit më të mëdhenj, ShBA-të dhe Kina.

Të pasurit kërkuan që bota në zhvillim të heqë dorë nga lëndët djegëse fosile dhe të nisin zhvillimin e energjisë diellore dhe të erës. Të varfërit bien dakord, por kërkojnë mbështetje financiare. Premtimet për ndihmë vjetore në shumën prej 100 miljardë euro deri në vitin 2022 në mënyrë që vendet në zhvillim të luftojnë kundër emetimit të gazit karbonik nuk u plotësuan, e për këtë vendet e varfëra në Sharm el Sheik kësaj here u treguan më agresivë sesa më parë. Në fund arritën të luftojnë për kompensimet financiare “të humbjeve dhe të dëmeve”. Për herë të parë, qëkur bisedimet filluan që para një dhjetëvjeçari, të pasurit pranuan themelimin e fondit për ndihmë, por konkretizimi i tij u shty për vitin e ardhshëm, pa marrëveshje si, sa dhe sipas cilit kriter do të sigurohen fondet. Një vendim i tillë që duhej të ishte historik, por vazhdon edhe më tej të mbetet i mbuluar me mjegullën e dyshimit e cila samitin COP27 e shndërroi në një paketim të ri të status kuosë.

Liderët që erdhën në Sharm el Sheik iu përmbajtën një formati tashmë të njohur: garuan se cili do të paralajmërojë më zë sa më të lartë mbi katastrofen që po vjen, ranë dakord se kriza klimatike kërkon ambicje më të mëdha dhe zvoglim të emetimit të gazrave të dëmshëm që ngrohin atmosferën dhe oqeanet, dhe premtuan se mbeten të angazhuar për synime jo të detyrueshme. Doli se është më e lehtë të arrihet te një diagnozë e përgjithshme e pranueshme nga të gjithë sesa kura sesi ngrohja e planetit të mbahet nën 1,5 gradë Celcius në krahasim me erën paraindustriale, sikurse është parashikuar me Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015. Raporti më i ri i OKB-së sipas të cilit emetimi global është në rrugën e rritjes dhe se në vitin 2030 do të jetë 10,6 përqind më shumë se në vitin 2010. Shkencëtarët shprehen se këto emetime gazrash duhet të ulen me 43 përqind në mënyrë që ngrohja të kufizohej në 1,5 gradë. Në realitet po vendosen rekorde të reja negative.

Shkenca e ka vendosur tani një afat, por rezultatet gjysmake të samitit COP27, paralajmërojnë se ai vështirë se mund të respektohet. Nuk u përcaktuan maksimumet e emetimit të gazeve të dëmshëm deri në vitin 2025, as nuk u përcaktuan masat e ndjekjes së heqjes graduale nga përdorimi i qymyrgurit dhe lëndëve të tjera djegëse fosile. Qëllimi i limititmit të rritjes së temperaturës globale është i arritshëm, thënë teknikisht, por me sa duket jo edhe politikisht. Fakti që ulja e sasisë së emetimit të gazeve është çështje matematike dhe jo ideologjike, mbeti e shkruar si një frazë tjetër e shprehur bukur.

“Planeti jonë gjendet tashmë në paradhomën e urgjencës. Tani na duhet të zvoglojmë drastikisht emetimin e gazrave – dhe ky është një problem me të cilin samiti nuk u muar. Botës i nevojitet një kërcim i madh në këndvështrimin e ambicjeve klimatike”, konstatoi Guteres.

Samitet spektakolare janë në diskordancë me realitetin e ashpër të planetit të ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike, për shkakun e të cilëve, kjo është vërtetuar plotësisht, është vetë njeriu. Vlerësimi është se humbjet e shkaktuar nga ndryshimi i klimës në vitin 2030 do ta kapin shifrën 580 miljardë dollarë në vit, por kjo nuk i pengoi aspak pjesëmarrësit e rëndësishëm të samitit që flota ajrore prej 36 avionëve xhet që i solli dhe i ktheu mbrapa nga Sharm el Sheiku të hedhë në ajër me dhjetra tonë gaz karbonik.

Teksa ekspertët paralajmërojnë për urgjencë, ndërsa konsensuset lëvizin me shpejtësinë e kërmillit, disa luftëra kundër ndryshimeve klimatike duken të tilla që, në mos mund ti quajmë groteske, sëpaku mund ti emëertojmë si të çuditëshme. Zelanda e Re propozoi taksë për gazrat të cilët – nëpërmjet lëshimit të gazrave dhe urinimit – prodhojnë bagëtitë nëpër fermat blegtorale. Pesë milionë zelandezë u gjendën çuditërisht fajtorë për emetimin e metanit të dhjetë milionë lopëve dhe deleve të tyre.

Është më se e qartë se botës i nevojitet një përkujdesje intensive në mënyrë që të shpëtojë nga pasojat dramatike të ngrohjes globale. Temperaturat e oqeaneve po thyejnë rekorde që prej 60 vjetëve, qëkur ka filluar matja e tyre. Akullnajat po shkrijnë ndërsa niveli i detit po rritet. Po zgjerohen shkretëtirat dhe po zhduken pyjet. Të nxehtit dhe thatësirat, shirat dhe përmbytjet janë bërë tashmë vrasës serialë. Vjeshta e vitit 2022 solli në Europë thatësirë të pa mbajtur mend që prej 500 vjetësh: goditjet e nxehtësisë shkaktuan zjarre nëpër pyje, kërcënuan shëndetin publik, bujqësinë dhe transportin në pothuajse mbarë gjysmën e planetit. Bari në Londër u tha aq shumë saqë zjarrfikësit e krahasuan me “fosforin e kutisë së shkrepseve”.

Me dhjetra e qindra lloje kafshësh dhe bimësh janë zhdukur nga jetët tona në kohën që ne po jetojmë, dhe madje as patëm dëshirën ta konstatojmë një gjë të tillë. Një ndër dy breshka uji nuk mund të mbijetojë sepse gëlltisin plastikën e cila po pushton detrat dhe oqeanet. Në Itali ndër tre tonë peshk nxirren edhe një ton material plastik.

Paneli ndërqeveritar i OKB-së në vitin 2018, deklaroi se ata që vendosin kanë kohë vetëm 12 vjet që të evitojnë pasojat më të rënda të ngrohjes globale. Një e treta e kësaj kohe tashmë ka kaluar, ndërsa nëna natyrë nga viti në viti po ndëshkon gjithnjë e më brutalisht moskokëçarjen e njeriut. Përmbytjet në Pakistan këtë vit shkaktuan një dëm që shkoi në 3 miljardë dollarë.

Nuk e di se me çfarë të befasohem në mënyrë më të pakëndshme: me deklaratat e përgjithshme dhe boshe që liderët botërorë përsëritën në Sharm el Sheik apo me mosvëmendjen me të cilën mediat serbe ndoqën samitin.

E di mirë se adoptimi nuk është më obsion por detyrim, por shtroj pyetjen sa është mundësia që stërnipërit e mi të kenë mundësinë ti shohin akullnajat?

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.politika.rs/sr/clanak/526460/Pogledi/bosko-jaksic-pogledi

Related- Posts

German Chancellor Friedrich Merz speaks at the Banking Conference of the Federal Association of Volksbanken and Raiffeisenbanken. Photo: Michael Kappeler/dpa
Bota

Merz i kundërpërgjigjet reagimeve për uljen e taksave, ndërsa në Berlin vërshojnë akuzat kundër njëri-tjetrit

3 Korrik, 2025
Libya flag on map of Libya
JO VETEM LAJM

“Hija e profecisë së kobshme të Gadafit përndjek sot Evropën…”

3 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

3 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Arsyet kryesore për sulmin e Moskës ndaj Bakusë – Çfarë ndodhi në korridorin e Zangezurit?

3 Korrik, 2025
German Chancellor Friedrich Merz speaks at the Banking Conference of the Federal Association of Volksbanken and Raiffeisenbanken. Photo: Michael Kappeler/dpa

Merz i kundërpërgjigjet reagimeve për uljen e taksave, ndërsa në Berlin vërshojnë akuzat kundër njëri-tjetrit

3 Korrik, 2025

Ndërsa të varfërit vuajnë urie, të pasurit argëtohen: tregtia globale e mallrave luksoze nuk ndërpritet

3 Korrik, 2025
Libya flag on map of Libya

“Hija e profecisë së kobshme të Gadafit përndjek sot Evropën…”

3 Korrik, 2025

Mandati që nuk përfaqëson…

3 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.