• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”

    Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

    Japonia në fokus të projektit strategjik hekurudhor Shqipëri–Kosovë, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

    Presidenti Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

    Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon integrim gradual në BE, kryeministri kritikon vonesat politike të zgjerimit

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Interpretimi i këngës nacionaliste serbe, Haxhiu: Thellësisht shqetësuese, presim sqarim nga KE

    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Agresioni rus kundër Ukrainës, zgjedhje dhe evente planetare!

ANALIZA POLITIKO - DIPLOMATIKE E VITIT 2022- PJESA I

5 Janar, 2023
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PËR ARGUMENTUM

 Nga Jorgji KOTE & Marjana DODA

Viti 2022 ishte shumë më i ngarkuar se vitet e tjera me ngjarje madhore dhe epokale në të gjitha fushat dhe në të gjithë globin, duke prekur Europën dhe  rajonin tonë. Padyshim që mbizotëroi agresioni rus ndaj Ukrainës, i shoqëruar nga akte, veprime, forume dhe vendime të shumëllojshme nga qendrat më të mëdha të politikës dhe diplomacisë botërore, europiane dhe rajonale.

Mbi këtë bazë, në dy pjesët e kësaj analize përmbledhëse do ndalemi në momentet dhe eventet më kryesore, bashkë me një analizë “flash” të pasojave dhe rrjedhojave të tyre, me theks  rajonin dhe sidomos vendin tonë. Nisur nga numri i tyre i madh, për lehtësi praktike dhe për të shmangur  përsëritjen tematike, me përjashtim të vendit tonë, ku do të ndalemi posaçërisht në fund të këtij materiali, këto ngjarje kryesore  nuk po i paraqesim  një e nga një, por së bashku, në lidhjen dhe vartësinë e tyre të natyrshme.

 Më 24 shkurt 2022, Rusia filloi agresionin ushtarak në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.

Agresioni rus, me objektiv pushtimin e Ukrainës, si konflikti më i madh i armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka shkaktuar dëme dhe pasoja të pallogaritshme njerëzore, materiale dhe financiare; veç mijra viktimave ushtarake e civile,  janë zhvendosur 15.7 milionë ukrainas (8 milionë persona të zhvendosur brenda vendit dhe 7.7 milionë refugjatë). Sipas të dhënave paraprake, dëmet materiale dhe në infrastrukturën ukrainase llogariten në 750 miliard Euro.  GDP-ja  e saj ka rënë në masën 45 për qind, etj.

Ka një konsensus mbizotërues ndërkombëtar, duke përfshirë dhe aleatë të saj, se Rusia kreu një agresion dhe një luftë të padrejtë, të pajustifikuar dhe të paprovokuar ndaj një vendi fqinj, i cili aspiron integrimin Euro – Atlantik; kjo e fundit është vendim sovran i Ukrainës dhe organizatave përkatëse. Sa për gjoja kërcënimin nga NATO, dihet se ajo është aleancë politiko-ushtarake me karakter mbrojtës dhe asnjëherë në historinë e saj 73 vjeçare nuk ka kërcënuar, aluduar apo sulmuar kërkënd. Madje, NATO dhe Rusia kanë patur bashkëpunim ushtarak dhe një Komitet të Përbashkët, për trajtimin dhe zgjidhjen paqësore të problemeve dhe mosmarrëveshjeve që lindin. Pranohet gnithashtu gjerësisht se duke sulmuar dhe goditur edhe ushtarakisht Ukrainën, Rusia synonte t’i jepte mësime dhe mesazhe kërcënuese Aleancës politike, ushtarake dhe ekonomike perendimore si dhe përçarjen e saj.

Agresioni rus ndaj Ukrainës  shkaktoi një Cunam të vërtetë, duke tronditur nga themelet rendin botëror, të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare planetare. Veç cënimit brutal të armatosur  të sovranitetit dhe integritetit territorial të një vendi të pavarur, antar i OKB-së, OSBE-së, KiE-së, etj Rusia ka vënë në rrezik paqen, rendin, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë Europën dhe më gjerë. Sepse tashmë agresori është një vend i madh, me potencial të konsiderueshëm ushtarak dhe ekonomik, antar i Këshillit të Përhershëm të Sigurimit të OKB-së, prodhues dhe eksportus nga më të mëdhenjtë në botë të nafëts, gazit, drithrave, etj.

Ky agresion rrezikon seriozisht kthimin prapa në periudhën famëkeqe të Luftës së Ftohtë. Për fat të keq, liderët rusë injoruan të gjitha thirjet dhe demarshet e liderëve perendimorë; në vend të kanaleve diplomatike, duke  folur dhe vepruar me gjuhën e forcës, të tankeve raketave dhe kërcënimit bërthamor.

Gjithsesi, Rusia dështoi në synimin e saj për një fitore të shpejtë; në fakt ajo ka dështuar në të gjitha planet, politike, ekonomike, dhe të sigurisë. Populli, ushtria dhe lidershipi politik ukrainas, me qëndresën e tyre heroike dhe mbështetjen e fuqishme të Perëndimit po triumfon dhe në planin ushtarak.

Rusia ka dështuar rëndë dhe në planin diplomatik dhe të imazhit ndërkombëtar. OKB ka dënuar me 2 – 3 rezoluta këtë agresion, madje duke kërkuar dghe hetimin e saj për genocid dhe krime lufte; shumica dërmuese e vendeve antare kanë vendosur sanksione të rënda ekonomike; edhe Kina, ndonëse aleate e saj, i ka kundërshtuar kërcënimet ruse për luftë bërthamore dhe është shprehur kundër aneksimit të Ukrainës.

Rusia dhe Putini dëshmuan se i kishin bërë gabim llogaritë politike dhe ushtarake; ndryshe nga sa shpresonte, Perëndimi,  BE dhe NATO, SHBA-të dhe Europa, Japonia, Korea e Jugut, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, pavarësisht nga mosmarrëveshjet e mëparshme u bashkuan  në një kohezion të paparë politik dhe ushtarak të ngjashëm me atë të  Luftës së II Botërore.

Vështirë të ketë  forum dhe organizatë ndërkombëtare që nuk e ka dënuar këtë agresion dhe nuk ka shprehur solidaritetin me Ukrainën. G – 7, G-20, FMN dhe Banka Botërore në Samitet e tyre gjatë këtij viti kanë ndërmarrë masa të ashpra ekonomike dhe tregtare ndaj Rusisë; ndërkohë, ato kanë premtuar dhjetra miliarda Euro ndihma të gjithanshme për Ukrainën dhe në përgjithësi shmangien e efekteve negative të krizës energjitike dhe ushqimore.

Shquhet në këtë fushë padyshim SHBA-të, të cilat kanë premtuar një shumë prej 52 Miliard Euro ndihma financiare, veç ndihmave të tjera të shumta ushqimore, ushtarake, teknike, etj. Po ashtu, veç ndihmave dypalëshe, BE-ja, ka premtuar 38 Miliard Euro ndihma financiare dhe ka miratuar 9 paketa me sanksione nga më të ashprat ndaj Rusisë, ose një paketë në muaj!

Në këtë kuadër, Perëndimi po i bën një analizë tërësore doktrinave, shkollave të mendimit dhe veprimit ideologjik, politik, ekonomik dhe tregtar. Lufta në Ukrainë u dha fund spekulimeve mbi globalizmin naiv, sipas të cilit problemet dhe konfliktet sado të dhunshme mund të lehtësohen dhe vihen në rrugën e zgjidhjes nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, ose “ change through trade” ( ndryshim nëpërmjet tregtisë) duke përfituar nga tarifat e lira Ruse, Kineze, etj sidomos në rastin e gazit, naftës dhe energjisë. Tashmë, në krye të përparësive dhe në fushën ekonomike/ tregtare ka dalë aspekti politik, besueshmëria dhe garancitë politike, duke reduktuar ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik me vendet autoritariste.

Gjithsesi, dhe për disa vite, vendet e BE-së, sidomos Gjermania, Franca, Hungaria, etj pavarësisht nga masat e menjëhershme në këto fusha, do të vazhdojnë të vuajnë pasojat e politikave të tyre të gabuara të vartësisë ndaj gazit dhe energjisë ruse e kineze. Kështu, BE-ja deri tani  siguonte 40 për qind të nevojave të saj të gazit nga Rusia, ndërsa Gjermania dhe vende të tjera dhe më shumë.

Natyrisht që NATO ka qenë dhe mbetet në krye të punës, masave dhe përpjekjeve për t’iu kundërvënë me sukses në të gjitha planet agresionit të egër rus.

Spikat Samiti i saj në Madrid me 30 Qershor, i cili përcaktoi strategjinë e re të sigurisë së NATO-s 2030, me theks të veçantë në qëndrimin ndaj Rusisë dhe Kinës si rivale kërcënuese. Ajo pasqyron ndryshimet epokale në vendet antare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në këtë drejtim u shqua Gjermania, e cila më 27 Shkurt shpalli “ Zeitwende” dmth ndryshimin historik në strategjinë e saj të mbrojtjes dhe  të sigurisë; këtu përfshihet fondi special i garancisë së mbrojtjes prej 100 miliard Euro, ose dyfishi i atij ekzistues, realizimi i kuotës mbi 2 për qind të GDP-së për NATO-n, livrimi i armatimit dhe pajisjeve ushtarake për Ukrainën, çka më parë ishte ndaluar për shkak të pacifizmit tradicional gjerman, etj.

Ndërkohë, NATO po merr masa për shtimin dhe modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse luftarake në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, krijimin dhe dislokimin e komandave dhe njësitë të gatishmërisë së lartë në kufijtë me Rusinë, sofistikimin kibernetik, etj. Po ashtu, ajo do të shtojë numrin dhe praninë në stërvitjet e ndryshme ushtarake në vendet ish lindore,  ku dhe vendi ynë ka rolin dhe vendin e vet. Highlight tjetër ishte konsensusi jo i lehtë për shkak të kundërshtimit turk për antarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Gjatë vitit u zhvilluan zgjedhjet e reja parlamentare në Francë, Suedi, Danimarkë, Itali, Brazil, Izrael  dhe Bullgari, dhe ato të mesmandatit në SHBA, me rezultate dhe të papritura të mëdha.

Në zgjedhjet e mesmandatit më 8 Nëntor në SHBA, Republikanët rimuarën me diferencë të vogël Kongresin, ndërsa demokratët siguruan me një vote diferencë Senatin. Ish Presidenti Trump dhe Republikanët dështuan të realizonin fitoren e  bujshme ose «  valën blu » Gjithsesi, për demokratët dhe Presidentin Biden puna vështirësohet jo pak për zbatimin e reformave madhore, të cilat kërkojnë shumicën e votave në Kongres.

Në Francë rifitoi mandatin e dytë Presidenti Macron, por duke humbur shumicën absolute në Parlament, çka e dobëson pushtetin dhe aftësinë për zbatimin e reformave të rëndësishme brenda, por veçanërisht jashtë vendit, sidomos në fushën e reformave të BE-së, NATO-s, etj. Suksesi i tij do të jetë vendimtar për të shmangur fuqizimin e ekstremit të djathtë të Lë Pen.

Fitorja e ish Presidentit brazilian Lula da Silva në zgjedhjet parlamentare në Nëntor, duke mundur Presidentin Bolsanero ose «  Trumpin »” e Brazilit, populist dhe ekstremist i djathtë u mirëprit nga komuniteti progresiv në botë. Ishte lajm i mirë për demokracinë dhe gjeo-politikën botërore.

Fitorja e Melonit në Itali, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 Shtatorit në Itali Giorgia MELONI, liderja karizmatike 45 vjeçare e ” Fratelli d’Italia”( Vëllezërit e Italisë)fitoi bindshëm.  Fitorja e Melonit shënoi një kthesë të madhe historike në peisazhin politik italian dhe europian.  Për herë të parë pas vitit 1945 fitoi bujshëm një koalicion  i të djathtës ekstreme, i kryesuar nga partia post-fashiste “Vëllezërit e Italisë“  me pjesëmarrjen e  ”Lega“ të Matteo Salvinit dhe ”Forza Italia” të Silvio Berlusconit. ” Vëllezërit e Italisë” siguroi 25,5 për qind të votave, nga vetëm 4 për qind më 2018, duke fituar shumicën absolute në të dy dhomat; Meloni do të jetë e para  grua kryeministre e qeverisë së 68-të italiane.

Gjithsesi, ndryshe nga pârashikimet, deri tani Meloni  ka treguar afërsi dhe pajtim me BE-në dhe NATO-në, çka e tregoi dhe në vizitën  saj të parë në Bruksel, fill pas fitores së bujshme.

Në Danimarkë, rifitoi socialistja Frederisken e cila krijoi një qeveri koalicioni me dy parti liberale. Surpriza më e madhe ndodhi në Suedi, ku për herë të parë fitoi një parti e ekstremit të djathtë; por, ajo po vuan për krijimin e një koalicioni. Në Bulgari, sërish asnjë parti nuk po krijon dot koalicion, çka rrezikon që vendi të shkojë në zgjedhjet e  pesta parlamentare brenda 2 vitesh, rekord me vehte!

Në Izrael rierdhi në pushtet Netianahu, i akuzuar më parë për shpërdorim posti dhe korrupsion.

Skandali i korrupsionit, pastrimit të parave dhe veprimtarisë kriminale në zemër të Brukselit, në Parlamentin Europian, me protagoniste ish zv.Presidenten e tij Eva Kaili dhe bashkëpuntorë të tjerë të lartë tronditi të gjitha institucionet dhe besueshmërinë e BE-së. Hetimet vijojnë dhe  mendohet se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ky skandal nxorri në pah shumë të meta dhe mangësi në Parlamentin Europian, lidhur me mungesën e kontrollit dhe zbatimit të rregullave për shmangien e korrupsionit dhe veprimtarisë kriminale në drejtim të lobimit në gjirin e eurodeputetëve.  Tanimë kërkohet dhe po fillon një reformë e thellë në të gjitha drejtimet, e sidomos në atë të organizimit dhe administrimit të lobimit në BE.

Në fushën e klimës, mbrojtjes së mjedisit dhe luftës ndaj ngrohjes globale, veprimtaria më e rëndësishme e vitit ishte Samiti i COP 27 për Klimën në Sharm El Sheik në Egjipt me 17 – 28 Nëntor, me praninë e  30.000 ekspertëve, zyrtarëve, ministrave, Kryetarëve të Shtetit/qeverive nga 140 vende të botës. Vendimi më i rëndësishëm që u muar me konsensus, ndonëse pa përcaktuar hollësitë e nevojshme teknike ishte krijimi i një fondi të madh për mbulimin e « costs&damages »( kostove dhe dëmeve) të shkaktuara nga ngrohja globale. Megjithatë, pati shumë zhgënjime prej COP 27, mbasi nuk u bë pothuajse asgjë për çështjet e tjera të rëndësishme, sidomos energjitë alternative, pritshmëritë e shumta për s shmangien e ngrohjes globale me 1,5 grade celcius dhe reduktimin e gazrave karbonike.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Bota

Tri fuqitë e mëdha në një tryezë: Takimi historik i Trump, Xi Jinping dhe Putin në Shenzhen

19 Nëntor, 2026
Kryesore

Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

18 Nëntor, 2026
Bota

Trump nis turin aziatik, takime me liderët e Quad-it dhe marrëveshje tregtare në Manila; ndalesa e fundit në Kinë

17 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

JO KUSH KA TOPIN, KA EDHE SHOKËT

19 Nëntor, 2026

Deklarata drejt Paqes e Krerëve të Shtetit Kinë-Rusi-ShBA

19 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”

19 Nëntor, 2026

Tri fuqitë e mëdha në një tryezë: Takimi historik i Trump, Xi Jinping dhe Putin në Shenzhen

19 Nëntor, 2026

Xi Jinping-u drejton takimin e krerëve të shtetit Kinë-Rusi-ShBA

19 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.