• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

50 Vjet më parë bota hapej, Shqipëria mbyllej!

15 Mars, 2023
in JO VETEM LAJM, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. JORGJI KOTE

 50 vjet më parë, më 15 Mars 1973, isha student në Vitin e II të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kur na njoftuan si drejtues rinie në shkolla dhe ndërmarrjet e ndryshme që të nesërmen në mëngjes të paraqiteshim në Komitetin e Rinisë të Tiranës, të Universitetit dhe në Plenumin e KQ të Rinisë, për t’u njohur me  “fjalimin programatik” të Udhëheqësit të  mbajtur atë ditë në mbledhjen e organizatës bazë të Partisë të Aparatit të KQ të PPSH-së. Në protokollin partiak të asaj kohe, kur fliste diktatori, media citonte frazën « fjalim i rëndësishëm”; por, kur thuhej «  fjalim tepër i rëndësishëm » kjo nënkuptonte se “do të bëhej vërtet  gjëma”. Atmosfera në të 5 apo 6 mbledhjet e sipërpërmendura ishte pak të thuhej e zymtë dhe e rëndë. Ndërsa më parë, sio të rinj takoheshim me njeri tjetrin gjithë qejf dhe gëzim, tani nuk pipëtinte asgjë, kudo fytyra të ngrysura.

« Bomba atomike» ra kur na lexuan fjalimin, rreth 30 faqe format i vogël. Atëhere nuk e kuptuam, se nuk patëm kohën dhe  mundësinë të mblidhnim vehten apo të pyesnim se ç’po ndodhte. Por më vonë  u pa qartë se fjalimi  “ Si ta kuptojmë dhe luftojmë rrethimin e egër imperialisto-revizionist mbi vendin tonë “ ishte “ Hiroshima“ politike mbi rininë, inteligjencën dhe  popullin tonë, lajmëtari kobsjellës i këqiave tragjike që do të vinin më pas, shuarja e çdo shprese për një orientim më të moderuar të diktaturës shqiptare.

Si të rinj dhe aktivistë të zgjedhur rinie të asaj kohe, ai 15 Mars dhe goditjet e tij të mëpasme “sizmike” na tronditën pa masë. Si mund të “përtypnim” ne faktin që ata kuadro të përkushtuar dhe komunikues, që i njihnim mirë, falë kontakteve të shpeshta me ta, po konsideroheshin dhe pritej të dënoheshin si armiq liberalë?!

Autori Dr. Jorgji KOTE

Në fakt, “ Hiroshima” anti-liberale erdhi më tre valë. Në ditët e para të Janarit 1973, Enver Hoxha foli në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, që  çuditërisht kaloi pa shumë vëmendje. Një muaj më vonë, më 23 Shkurt, drejtuesit tanë të rinisë paraqitën një Raport në Byronë Politike mbi masat për përmirësimin e kushteve të punës e të jetesës së rinisë. Ndryshe nga sa pritej, raporti  dhe «  pretendimet «  e tij liberale  u fshikulluan ashpër.  Me argumentin se rinia jonë është më e lumtura në botë, se Partia mendon për të, se gjithçka bëhet për rininë.

Por, sërish, edhe kjo goditje  kaloi pa ndonjë pasojë  deri sa erdhi 15 Marsi i zi, me kryetemë rrethimin e egër imperialisto – revizionist; u akuzuan rëndë Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja, ish antarë të KQ të PPSH-së; Paçrami ish sekretar i Komitetit të Partisë të Tiranës për artin dhe kulturën dhe dramaturg i shquar, Todi Lubonja ish drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Se demek, duke abuzuar me luftën ndaj konservatorizmit, kishin shkarë me dashje në liberalizmin borgjezo-revizionist; nëpërmjet nxitjes dhe promovimit të shfaqjeve të huaja në kulturë, letërsi dhe art, të cilat  do t’i përmendim më poshtë, me synimin për të minuar revolucionin në “vendin e vetëm socialist në botë”, siç pretendonte atëhere rregjimi monist.

Mirëpo, a ishte Shqipëria vërtet nën rrethimin e egër imperialisto-revizionist  dhe a kishte ndonjë indikacion politik dhe ushtarak për një rrezik të tillë?

Në fakt,  marrëdhëniet ndërkombëtare  në vitet 70 karakterizoheshin nga Detanta ndërmjet superfuqive kryesore. Po vijonin bisedimet sovjeto – amerikane për kufizimin e armëve bërthamore” SALT”; më 1971 Niksoni bëri vizitën historike në Kinë, që hapi një kapitull të ri cilësor në marrëdhëniet ndërmjet tyre. “Ostpolitika “ e Brandit legjendar kishte hapur perspektiva të reja në çtensionimin e marrëdhënieve midis dy Gjermanive dhe në përgjithësi Lindje – Perëndim. Më 1973 filluan negociatat për krijimin  e KSBE-së historike ( Sot OSBE), madje ftesa për antarësim i erdhi  edhe qeverisë shqiptare e cila e refuzoi, duke e etiketuar si “Konferenca e Mossigurisë Europiane”. Ndërsa në fushën e  kulturës, artit dhe muzikës, Beatëllsat, Rolling Stones, Elvis Prestley e të tjerë kishin tronditur botën.

Ky fllad i ri liberalizmi kishte depërtuar dhe po fitonte terren ndaj konservatorizmit dhe në Shqipëri. Vërehej një çlirim nga rregullat strikte,  me më shumë dëfrim e argëtim, muzikë të lehtë dhe moderne, duke lejuar dhe interpretime të këngëtarëve të huaj francezë,  italianë, anglezë, etj. Ismail Kadareja me kryeveprat e tij, Dritëro Agolli e të tjerë po thyenin klishetë duke krijuar një realizëm të ri në letërsi dhe arte. Një ekip poetësh dhe shkrimtarësh të rinj e modernë po shpërthenin, ku dalloheshin  Xhevahir Spahiu, Visar Zhiti, Frederik Reshpja, Koçi Petriti, Moikom Zeqo, etj; në muzikë, krahas legjendares Vaçe Zela, kishin dalë këngëtarë, muzikantë dhe kompozitorë të tjerë brilantë. Në pararojë ishte dhe teatri, falë një trupe aktorësh dhe rregjizorësh të shquar si Kadri Roshi, Naim Frashëri, Sandër Prosi, Edi&Mihal Luarasi, Piro Mani, etj. Kishin filluar  Festivalet e Studentit, konkurse të talenteve të rinj, etj.

Në këtë sfond  liberal dhe me mes një interesimi të jashtëzakonshëm publik u zhvillua Festivali i 11 i Këngës në Radio – Televizion. Pata mundësinë ta ndiqja festivalin në sallë, mbasi për herë të parë na dhanë ftesa si drejtues rinie. Me dukuritë dhe risitë e tij të njohura Festivali nuk zhgënjeu. Por, pastaj, ndodhi hataja e madhe. Festivalit  ju vu damka e tradhtisë dhe e turpit kombëtar, duke e nxjerrë “jashtë ligjit”. Dhe vetë kënga fituese “ Erdh pranvera “ pa asnjë  shfaqje të huaj sipas standardeve të atëhershme u ndalua për “ melodi dhe tingëllim  fetar”.

Me një fjalë, zhvillimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare nuk kishin të bënin  me “ rrethimin e trumpetuar imperialisto – revizionist” por vetëm se ai  rrezikonte “ rolin udhëheqës të Partisë” pushtetin e Njëshit dhe luftën famëkeqe të klasave. Ndaj, iu tha “ JO” me forcë të gjitha prirjeve dhe zhvillimeve të lartpërmendura.

Kushtetuta e re socialiste e vitit 1975  i shpalli “tradhti të lartë” shfaqjet borgjeze-revizioniste në art e kulturë,  ashtu si marrjen e huave dhe kredive;  SHBA-të, BS-ja, NATO dhe BE-ja u shpallën ligjërisht armiqtë më të mëdhenj të socializmit.

Gjithsesi, “ shpata dragoniane” e 15 Marsit dhe e Plenumit të IV të KQ të PPSH-së në Qershor 1973 ra pa mëshirë brenda vendit. Me sulme, burgime, ekzekutime dhe kufizime të çdo lloji që vazhduan gjatë. “ Viktimat” e para të degjenerimit ideologjik dhe politik ishin rinia, letërsia dhe artet, si pikat më të ndjeshme të shoqërisë, ku “ishin drejtuar dhe valët e degjenerimit dhe rrethimit imperialist që përplaseshin në Adriatik dhe Jon” bashkë me drejtuesit e tyre kryesorë, familjarët dhe bashkëpuntorët e tyre, personalitete të shquara në politikë, art, kulturë  dhe letërsi.

Gjithsesi, kjo ishte vetëm gjysma e të keqes; 15 Marsi 1973 paralajmëroi kobshëm edhe “ kurbanë” të tjerë më të mëdhenj, kur theksoi se degjenerimi ideologjik, kulturor dhe artistik i paraprin komploteve dhe puçeve kundër udhëheqjes së Partisë në të gjitha fushat e tjera. Dihet tashmë historia e linçimit të grupeve armiqësore, sidomos në ushtri, Ministrinë e Brendshme, ekonomi, diplomaci, tregti të jashtme, industri, bujqësi, arsim dhe shëndetësi, deri te vetvrasja e Mehmet Shehut më 1981 dhe pushkatimi i Kadri Hazbiut më 1982.

Për pasojë, u muarën masa dragoniane për t’u mbrojtur nga rrethimi imagjinar i 15 Marsit që çuan në bunkerizimin politik, ideologjik dhe kulturor të jetës në vend.

Dhe tani, për të shuar kurreshtjen sidomos te brezat e rinj le të përmendim fare shkurt “shfaqjet e huaja borgjeze dhe revizioniste”, për të cilat pas 15 Marsit 1973 dënoheshe jo  vetëm  moralisht, por dhe penalisht. Ato fillonin  nga veshja dhe paraqitja e jashtme, për djemtë, vazhdonin me ndalimin e flokëve të gjata,  mustaqeve dhe mjekrës, blu xhinsave dhe pantallonave “ kauboj”. Ndërsa për vajzat ndaloheshin  fundet sadopak mbi gju ( për minifunde nuk bëhej fjalë)  bluzat me dekolte apo fundet/fustanet pak a shumë të ngjitura pas trupit; varëse, byzylyk dhe “çingla mingla” të tjera të kësaj natyre.

Këtu pati shumë telashe dhe situata “për të qarë e për të qeshur” edhe me turistët e huaj që vinin në Shqipëri. Duke shërbyer si shoqërues i tyre gjatë sezonit të verës në ato vite i shihja kur sapo zbarkonin në Rinas gjithë qejf, i çonim detyrimisht te berberi për t’i qethur e hequr mjekrën/mustaqet, në prani të mikeshave të tyre që i vinin në lojë; kishte prej tyre që nuk  pranonin të tjetërsonin pamjen dhe ktheheshin mprapsht. Disa të tjerë, shihnin portretet e  Karl Marksit dhe Engelsit aty në mure  dhe pyesnin me ironi ” Po Marksit, a do t’ia ruanit mjekrën?” Shkurt, rregjimi i asaj kohe donte  që “njeriun tonë të ri” ta “ eksportonte” kudo në botë!

Më tej, ndalohej ndjekja e emisioneve në stacionet e huaja radio-televizive; Festivali i famshëm i San Remos dhe “ canzionissimat “ ishin sinonim i degjenerimit borgjez.

Po kështu dënohej penalisht imitimi i këngëve  amerikane, angleze, italiane,  interpretimi në mbrëmjet tematiko-dëfrimi  i muzikës së huaj e sidomos asaj me ritme të “ shfrenuara “ si xhaz, tëist, rock§roll. Nuk e di si kishin shpëtuar disa këngë të Tom Jones, Engelbert Hamberdingut e ndonjë tjetri që i kishim mësuar dhe i këndonim në mirëbesim. Gjithashtu, ndaloheshin antenat për të kapur stacione të huaja televizive. Por, asaj iu gjet ilaçi nga të rinj novatorë, duke sajuar të ashtuquajturat “ kanoçe”, për të kapur fshehtas  disa stacione të huaja.

Sa i takon fatit të zi të ish drejtuesve tanë liberalë, vetëkuptohet se pas viteve 90 ne ishim në pozita më të mira për të bërë vlerësime më gjakftohta dhe të pjekura, duke e thënë me bindje të plotë se ata ishin social – demokratë, por vetëm se  u “ra për hise” komunizmi! Mjaft prej personaliteteve të dënuara atëhere mbetën politikanë, deputetë, ambasadorë, profesorë, poetë, piktorë, shkrimtarë, studiues, historianë, artistë e publicistë të shquar, mbrojtës të devotshëm të Atdheut, kontribues elitarë  të artit, muzikës dhe kulturës sonë.

Së fundi, zbulimi dhe  dënimi i grupeve armiqësore do të bëhej bashkëudhëtari i jetës sonë për 18 vitet e ardhëshme. Viktima të tyre, për shkak të ushtrimit  biologjik të luftës së klasave, që as Marksi nuk e pat predikuar, do të bëheshin edhe mjaft shokë, shoqe dhe kolegë tanë të shkollës dhe të  punës, për shkak të dënimit të prindërve të tyre. Ka qenë një përvojë trishtuese, e paparë dhe krejt unikale. Pas aq vitesh shoqëri, kur ishe nder dhe privilegj të kishe shokë dhe shoqe me prindërit e tyre në udhëheqje dhe një ditë të mësosh se ata janë fëmijtë e armiqve të egër të Partisë dhe të popullit! Si të silleshe, cili kishte faji i tyre, çfarë t’u thoje, pse t’i dënoje dhe një mori pyetjesh të tjera na brenin kujtesën e na linin vërtet pa gjumë. Për më tepër e që të jemi të sinqertë, ata ishin në përgjithësi djem dhe vajza shumë të mirë dhe asnjëherë në sjelljen e tyre nuk tregonin se ishin “ të këtij apo të atij”. Të tilla mbetën dhe pas vitit 1990, me pozivitetin e tyre rrezatues, nuk kërkuan hakmarrje, por vetëm drejtësi dhe demokraci, megjithë devijimet dhe zhgënjimet e saj të shumta, duke përfshirë dhe recidiva të së kaluarës moniste.

/Argumentum.al

Related- Posts

Kryesore

 65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026
Bota

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

Partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen BE-Shqipëri, bashkëpunim kundër kërcënimeve hibride e kibernetike

11 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

 65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026

Presidenti Trump: Forcat amerikane në kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

12 Gusht, 2026

Putin: Moska do të kundërpërgjigjet nëse Perëndimi konfiskon anije tregtare ruse

12 Gusht, 2026

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026

Albin Kurti po “lufton” për “Republikën e tretë”, fakt ky që s’po e kupton as opozita e as mediet!

12 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.