• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Zgjedhjet vendore/ Presidenti Begaj: Proces zgjedhor të paanshëm, shit-blerja e votës e patolerueshme

13 Prill, 2023
in Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me drejtues të institucioneve dhe strukturave të angazhuara me zgjedhjet.

Gjatë këtij takimi Presidenti përcolli mesazhin për rëndësinë e sigurimit të standardeve zgjedhore, si garanci e përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve.

“Sigurimi i standardeve zgjedhore jep garanci për një pushtet i cili përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Një proces zgjedhor i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar tërësisht në kushtetutë e ligj, është detyrim thelbësor ndaj vendit tonë”, tha Begaj.

“Me reformën në sistemin e drejtësisë dhe me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendi ynë ka hapur qartazi një faqe të re në historinë e demokracisë shqiptare. Proceset demokratike në Shqipëri janë ndërtuar, zhvilluar dhe forcuar me kontributin e çdo bashkëqytetari të angazhuar brenda e jashtë vendit.
Institucionet që ju përfaqësoni, kanë përgjegjësinë e madhe të prezantimit, menaxhimit dhe performancës, të të gjithë procesit zgjedhor sipas standardeve demokratike”, u shpreh Kreu i Shtetit.

“Miradministrimi i këtyre zgjedhjeve nga ana juaj, sipas përgjegjësive që ju ngarkon ligji, duhet të përmbushi këto standarde të pacenueshme, në mënyrë që këto zgjedhje të mos cilësohen thjesht si më të mira se sa ato të viteve të mëparshme”, tha Begaj.

“Është mëse e natyrshme që partitë politike të përfshihen në fushatë elektorale me gjithë entuziazmin që përfaqësojnë ofertat politike, por ky nuk mund të jetë entuziazmi i asnjë aktori institucional përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Partitë politike duhet të paraqesin vetëm ofertën! Kjo ofertë duhet dhënë në mënyrë sa më të qartë dhe sa më transparente”, theksoi Begaj.

“Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative dhe me forma të paligjshme si pjesë e fushatës zgjedhore, për të cilat institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre”, u shpreh Begaj.

Sot, vijoi Presidenti Begaj, “kuadri zgjedhor është më i plotë dhe instrumentet mbrojtëse janë më të avancuara. Fenomenet e shit-blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme”.

“Policia, si dhe të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse duhet të reagojnë përballë çdo fenomeni që mund të cenojë procesin zgjedhor. Organizuesit dhe monitoruesit e zgjedhjeve, gjithashtu dhe të gjitha institucionet e përfshira në proces, duhet të punojnë me paanësi, e përgjegjshmëri”, tha Begaj.

“Ju, jeni mbrojtësit e standardeve zgjedhore, jeni garantët e lirisë dhe të ndershmërisë së zgjedhjeve. Ju jeni garantët e demokracisë shqiptare! Çdo votues duhet të ushtrojë të drejtën kushtetuese përmes votës, e cila duhet të pasqyrojë vullnetin e tij dhe të askujt tjetër. Ne kemi në dorë që qytetarët të kenë zë, të drejtë zgjedhjeje e të jenë vendimtarë mbi fatin e propozimeve mbi bazën e programeve që i bëhen. Idetë dhe iniciativat duhet të mbështeten në mënyrë që Shqipëria të mbrojë e të fuqizojë potencialin e madh natyror, kulturor e njerëzor që ka” nënvizoi Begaj.

“Aktorët zgjedhorë institucionalë, ashtu si dhe aktorët mediatikë, kanë përgjegjësi po aq sa partitë politike që shtetasit të dëgjohen, të respektohen dhe që kjo fushatë të bëhet çliruese e jo penguese e mundësive për një pushtet, i cili duhet të jetë i tëri në funksion dhe për qytetarët”, tha Begaj.

Presidenti Begaj u bëri thirrje të gjithë subjekteve të përfshira në fushatë elektorale, “që të mos e konsiderojnë konkurrimin si mundësi të denigrimit të njëri-tjetrit, por të angazhohen në garë me idetë më inovative për përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe për zhvillimin social- ekonomik të tyre, duke ruajtur kulturën, traditat, si dhe duke mbrojtur mjedisin e secilës prej njësive vendore të vendit tonë”.

“Etika e garës dhe e komunikimit duhet të rrezatojë qytetari, mirësjellje dhe respekt, jo negativitet armiqësi apo agresivitet; argumente dhe jo sharje; mundësi zgjedhjeje dhe jo kërcënime; respekt të ndërsjellë dhe jo armiqësi ndaj njëri-tjetrit. Kjo është fryma me të cilën duhet të zhvillohet një debat i natyrshëm publik përpara një procesi zgjedhor. Media është gjithashtu një nga aktorët e rëndësishëm për të garantuar një proces zgjedhor sa më të lirë e të ndershëm. Të mbështeten gazetarët në misionin e tyre të përcjelljes të zërit të qytetarëve, si dhe të pasqyrimit në mënyrë të paanshme të të gjithë procesit dhe platformave të kandidatëve”, theksoi Kreu i Shtetit.

“Organizimi i zgjedhjeve të drejta, të lira, të ndershme dhe përmbushja e vullnetit të qytetarëve janë pjesë e pandashme e aspiratës së Shqipërisë evropiane, çka synon forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe hedhjen e hapave të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Për këto dy aspirata, këto zgjedhje kanë një rol vendimtar. Ndërsa ju, partitë politike, ne të gjithë bashkërisht, kemi përgjegjësinë që ky rol të përmbushet”, theksoi Begaj.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Begaj tha se, “zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e jetesës së përditshme, duke filluar nga rruga ku kaloni çdo ditë, lagjja ku rriten fëmijët tuaj, si dhe qyteti apo fshati ku ju banoni. Ndaj ju lutem, në këto zgjedhje, me efekte të menjëhershme në përditshmërinë tuaj, ushtroni vullnetin tuaj, të mirëinformuar dhe krejt të lirë. Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet”.

“Ju ftoj të ushtroni të drejtën dhe pushtetin e votës suaj me gjithë forcën që i takon, duke përmbushur detyrimin tonë qytetar. Zgjedhjet nuk janë të partive politike,
por janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë”, përfundoi Begaj.

/Argumentum.al

Related- Posts

US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS
Kryesore

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026
POLITIKË

Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

8 Tetor, 2026
Bota

Marco Rubio në Greqi: SHBA e quan Athinën shtyllë të pranisë së saj në rajon

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.