• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

    Japonia në fokus të projektit strategjik hekurudhor Shqipëri–Kosovë, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

    Presidenti Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

    Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon integrim gradual në BE, kryeministri kritikon vonesat politike të zgjerimit

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Interpretimi i këngës nacionaliste serbe, Haxhiu: Thellësisht shqetësuese, presim sqarim nga KE

    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Berlini çmonton Ballkanin e Hapur ! Trump “shkoi për lesh dhe u kthye i qethur“! Njet tavarish Putin! Shpëtimtarët e botës!

16 Nëntor, 2022
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Realpolitik “ Flash” No. 57 

 1 – 16 NENTOR  2022

EKSKLUZIVISHT PER  ARGUMENTUM

Shkurt dhe Shqip mbi 4 ngjarjet kryesore diplomatike me vetëm 1000 fjalë nga analisti i njohur diplomatik

 Dr. Jorgji KOTE

1.Berlini çmontoi Ballkanin e Hapur në Samitin e zhvilluar më 3 Nëntor në Berlin, në kuadrin e procesit me të njëjtin emër, nën kryesimin e Kancelarit gjerman Olaf Scholz. Duke përmbledhur shkrimin tonë të botuar të nesërmen, më në fund, nisma gjymake e lançuar në Novi Sad tri vjet më parë heshti në Berlin. Tani nuk do ta dëgjojmë më atë avaz me përjashtim të ndonjë zëri të mekur dhe për inerci, siç ndodhi dhe në Shkup më 14 Nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Natyrisht që kështu do të ndodhte, e kemi nënvizuar sa herë te ARGUMENTUM dhe në këtë rubrikë; sepse ndryshe nga Procesi i Berlinit, ku janë të 6 vendet e Ballkanit Perendimor dhe  10 sponsorë të tjerë antarë të BE-së, “Ballkani i Hapur“ mbeti tri palësh, jo gjithëpërfshirës; aq sa dhe në Tiranë, Shkup dhe Beograd, një pjesë e madhe, për të mos thënë më e madhja e medias, publikut, politikës, opozitës, shoqërisë civile janë  kundër për shkaqet dhe arsyet që janë analizuar më parë. “Ballkani i Hapur“ është pjellë e amatorizmit dhe aventurizmit politiko-diplomatik, mbivendosje dhe karshillëk i dëmshëm kundrejt “Procesit të Berlinit“ dhe “Tregut të Përbashkët Rajonal“ të BE-së.

Me argumenta absurdë,  që meqenëse Berlini, Brukseli, Parisi dhe aktorë të tjerë të mëdhenj politikë dështuan, rajonin do ta shpëtonin demek Tirana, Beogradi dhe Shkupi! Mirëpo dhe ”bufi e di” se kjo nuk kishte shans të ndodhte. “Procesi i Berlinit“  nuk ka nevojë as për njësi  shtesë sipas Ramës; ai ka Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal ( RCC) CEFTA etj. Gjithashtu, ai gëzon mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe të BE-së dhe me fonde prej 29 miliard Euro deri më 2027. Ndërsa “Ballkani i Hapur“ shumë, shumë pak. Mbi të gjitha, atij i mungon besueshmëria, për shkak të politikave të rrezikshme të Serbisë, e vetmja kërcënuese e paqes në rajon. Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe qëndrimet e njohura serbe pro-ruse ishin  ”gozhda e fundit në arkivolin“ e Ballkanit të Hapur, që ia mbërthyen më 3 Nëntor në Berlin.

2.Trump ”shkoi për lesh dhe u kthye i qethur” në zgjedhjet e mesmandatit të 8 Nëntorit në SHBA. Profecitë e tij mbi “valën apo dallgën e kuqe“ republikane dështuan me turp. Ndaj, kjo thënie e mençur i shkon shumë për shtat  Trump-it, meqenëse  këto zgjedhje ishin “trampolinë“ politike për fatin e tij në zgjedhjet presidenciale 2024. Republikanët e humbën senatin dhe po vuajnë shumë për të fituar, qoftë dhe “tangent“ Kongresin. Por, historia nuk mbaron këtu për Trump, humbësi më i madhi 8 Nëntorit, përgjegjësi dhe fajtori për disfatën  tyre. Sfidanti i tij si kandidat për President më 2024, Ron De Santis rifitoi, madje bujshëm si Guvernator në Florida. Kësisoj, vështirë të kishte moment më të vështirë se ky 15 Nëntor për shpalljen e kandidaturës presidenciale nga Trump, ca më pak rikthimin e  tij të suksesshëm në Shtëpinë e Bardhë. 8 Nëntori ishte ditë e mbarë dhe e mirë për demokratët, SHBA-të, demokracinë atje, me ndikim në Europë dhe më gjerë.

Presidenti Biden doli fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve. Rezultati i 8 Nëntorit ishte më i miri në historinë 75 vjeçare të fundit për demokratët, megjithë kohërat tejet të vështira dhe sfiduese për ta dhe Presidentin Biden. Me këtë rezultat ai shkoi dhe në Samin e G-20 në Bali, ku zhvilloi një takim çtensionues me mesazhe të rëndësishme pozitive me homologun kinez Xi Jin ping dhe miratimin konsensual të Deklaratës përfundimtare.

3.Njet Tavarish Putin! tingëlloi fuqishëm në Samitin e 20 vendeve më të zhvilluara të botës ( G 20) më 14-15 Nëntor në Bali, Indonezi. Ndonëse jo vendimarrës, G 20 përfaqëson 2/3 e popullsisë, 75 për qind të tregtisë dhe 80 për qind të GD-së botërore. Putini ishte i munguari i madh i G-20 e cila dha shumë mesazhe pozitive dhe shpresëdhënëse – konkurrencë pa konfrontim, jo më ndarje të botës, jo më luftë të ftohtë! Padyshim që suksesi më i madh dhe me jehonë të gjerë planetare i Samitit ishte miratimi i Deklaratës Përfundimtare; për herë të parë,  “operacioni special ushtarak“ rus u quajt “luftë“ i pranuar dhe nga vetë Lavrov që zëvendësonte Putinin në Samit.

Gjithashtu, termi parapak “shumë pjesëmarrës“ në Deklaratë  ndryshoi në “shumica“ e pjesëmarrësve dënuan luftën ruse në Ukrainë me pasojat e saj në të gjitha fushat…“. Po ashtu, me konsensusin dhe të Kinës, Indisë, etj Deklarata shpreh hapur kundërshtimin e tentativave dhe kërcënimeve ruse për luftë bërthamore, në favor të forcimit të bashkëpunimit shumëpalësh. Për rrjedhojë,  Samiti G 20 zgjeroi dhe forcoi më tej kohezionin ndërkombëtar në favor të Ukrainës dhe i tha Putinit “Njet tavarish!“ duke shtuar izolimin e tij politik dhe diplomatik.

4.“Shpëtimtarët e botës“ i konsideron shtypi i huaj 30.000 pjesëmarrësit e Konferencës Botërore të Klimës ( COP 27)  në Kajro  ( 7 – 18 Nëntor). COP është shkurtimi i titullit në anglisht “Konferenca e Palëve“( Conference of Parties)  Krahas dhjetra kryetarëve të shtetit/qeverive të 197 vendeve atje do të jenë dhe qindra ministra mjedisi, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të forumeve të mbrojtjes së mjedisit, etj. COP1 u zhvillua në Berlin më 1995. Pjesëmarrësit e COP 27 mund të bëhen vërtet “shpëtimtarë të planetit“, nëse do të realizohen sipas afateve zotimet e shumta të bëra në takimet e mëparshme. Ja pse COP 27 mbiquhet dhe  “konferenca e zbatimit“ Një ndër objektivat kryesore është sigurimi i shumës prej 300 Miliard Euro për klimën dhe ngrohjen globale, nga 100 miliard që ka qenë deri tani. Këto shuma do të përdoren për përballimin e kostove të “loss&damage“ ose të “humbje/dëmtimeve“ nga katastrofat e ndryshme natyrore. Po ashtu masa të rëndësishme parashikohen të ndërmerren për shmangien e ngrohjes globale dhe rritjes së temperaturave deri në 1,5 gradë celcius. Gjithsesi, ky objektiv rrezikohet për shkak të mungesës në këtë event planetar të vendeve me ndikimin më të madh në mjedis dhe ngrohjen globale –  Kina, Rusia dhe India.

Në Shqipëri, megjithëse kërcënimet mjedisore janë shumë më të mëdha se gjetkë, kjo nuk përmendet si temë  në politikë, media dhe publik. Sepse gjithçka e ka uzurpuar politika e ditës dhe politizimi i gjithçkaje; klima dhe mjedisi duket se u takojnë të tjerëve. Dhe në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Shkup më 14 Nëntor, mes temave të diskutuara dhe 21 marrëveshjeve të miratuara, nuk kishte pothuajse asgjë për mjedisin!

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

18 Nëntor, 2026
Bota

Trump nis turin aziatik, takime me liderët e Quad-it dhe marrëveshje tregtare në Manila; ndalesa e fundit në Kinë

17 Nëntor, 2026
Bota

APEC 2026 në Shenzhen: Kina synon një vizion të ri për bashkëpunimin ekonomik në Azi-Paqësor

16 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

BE-ja propozon një kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën në vitin 2027, shlyerja pas dëmshpërblimeve ruse

18 Nëntor, 2026

Xi dhe bashkëshortja e tij shtrojnë banket mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut

18 Nëntor, 2026

SHBA-ja miraton shitjen e sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, me vlerë 210 milionë dollarë

18 Nëntor, 2026

Xi Jinping pret Donald Trump në Shenzhen: Pritshmëri për avancimin e marrëdhënieve Kinë–SHBA

18 Nëntor, 2026

Putin në Shenzhen: Renditja e re botërore kërkon dialog, jo hegjemoni,

18 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.