Ish-kryeministri i Kosovës ka sugjeruar mbajtjen e një konference në Kosovë, që do të mblidhte liderët partiakë e përfaqësuesit ndërkombëtarë për dialogun.
Sipas tij, kjo konferencë do ta lehtësojë procesin e njohjes reciproke dhe krijimin e një qëndrimi unik.
“Propozoj thirrjen e konferencës së Kosovës, në Kosovë. Konferenca e Kosovës në Kosovë, 2 ditore e përbërë nga kryetarët e partive politike, po ku do t’i ftonim edhe udhëheqësit e dialogut, Amerika dhe lehtësuesit e dialogut që është BE. Kjo konferencë do të mundësonte një qëndrim unik me të cilin do tia kishim lehtësuar Amerikës arritjen marrëveshjes për njohje reciproke”, tha Haradinaj.