• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Diplomaci dhe paqe vetëm pas luftës fitimtare!

22 Shkurt, 2023
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Këto ditë, në prag të 24 Shkurtit, përvjetorit të parë të agresionit rus ndaj Ukrainës janë shtuar forumet e niveleve më të larta, diskutimet, debatet  dhe analizat mbi shkaqet dhe pasojat e pallogaritshme  tashmë të njohura të këtij agresioni të paprovokuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin botëror bashkë me parashikimet për përfundimin e saj dhe një paqe të qëndrueshme.

Ato kulmuan në Konferencën e 59 Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih ( 17 – 19 Shkurt 2023)  dhe veçanërisht në mesazhet e fuqishme të ndihmës, mbështetjes dhe solidaritetit të gjithanshëm  që Presidenti Biden dha  gjatë vizitës së tij të papritur dhe takimit me Presidentin Zelenski në Kiev më 20 Shkurt. Këto mesazhe po përforcohen dhe në vizitën e Presidentit Biden në Poloni më 20 – 21 Shkurt.

Dy janë rrymat ose prirjet kryesore që vërehen aktualisht lidhur me këtë  çështje madhore gjeopolitike: propozimi për ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Ukrainën, ndalimin e luftimeve dhe armëpushim për t’i çelur rrugën paqes. Ndërsa e dyta, vazhdimi i luftës deri në fitoren e Ukrainës dhe përshkallëzimit të ndihmave financiare dhe ushtarake perendimore; dhe vetëm kur të shihet se për Rusinë “e ka marrë ferra uratën“ palët të ulen në bisedime për paqe me kushte të favorshme.

Mbështetës të propozimit të parë janë liderë të disa vendeve  të mëdha, aleatë të njohur të Rusisë dhe Putinit – Kina, India dhe Brazili, pjesë e Grupimit “ BRIC“;  Presidenti i Brazilit Lula da Silva dhe ditët e fundit u shpreh kategorikisht kundër livrimit të armëve Ukrainës dhe i gatshëm për ndërmjetësim pranë Rusisë bashkë me Kinën. Në këtë kuadër, Kryediplomati i saj Wang Yi, pas Mynihut ku u takua me Blinken ndodhet në Moskë në përpjekje ndërmjetësuese për një paqe të mundshme. Gjithsesi, nuk ia vlen të zgjatemi te ta, mbasi për shkak të afinitetit besnik  me Rusinë e duke  venë në një plan agresorin dhe viktimën u mungon besueshmëria dhe statura e duhur si ndërmjetësues. As për ndonjë tjetër më të vogël, si Kryeministri izraelit Netianahu, i cili nuk ka bërë dot paqe me Palestinën!

Ndaj, le të ndalemi disi më gjatë te grupi i tjetër  i disa  vendeve të mëdha, sidomos në Gjermani, e shquar deri para një viti për afërsinë dhe vartësinë ndaj gazit dhe energjisë ruse. Atje, liderë dhe personalitete të njohura publike parashikojnë luftime të stërzgjatura me pasoja të rënda për gjithë vendet e tjera, ndaj dhe duan që fatin e tyre ta përcaktojnë diplomacia dhe negociatat e jo tanket e ushtritë.

Kështu, më  10 Shkurt, ish liderja e të majtëve komunistë Sara Wagenknecht dhe publicistja e njohur Alice Schwarzer filluan nënshkrimin e Peticionit “Manifest për paqen“ ku kërkohet ndalimi i luftimeve në Ukrainë dhe ulja në tryezën e bisedimeve të paqes. Ky Peticion që ka ”pushtuar” faqet  e para të medias gjermane është nënshkruar nga 500.000 vetë – profesorë, intelektualë, gazetarë, teologë dhe personalitete të  njohur për pacifizmin e tyre.

Ndonëse shqetësimi i tyre në parim është i drejtë, kërkesa për qetësim të gjendjes dhe ndalimi i luftimeve  është jashtë realitetit dhe vetëm dëshirë e mirë. Dihet se deri më 24 Shkurt 2022 nuk mbeti ndërhyrje dhe ndërmjetësim diplomatik pa u bërë deri në  nivelet më të larta shtetërore dhe diplomatike; mirëpo, ato dështuan për shkak të kryeneçësisë së  verbër të Putinit. Kësisoj, gatishmëria e tanishme ruse për bisedime dhe paqe është puro demagogji; ajo synon vetëm të përçajë aleancën perendimore dhe të fitojë kohë për rigrumbullim forcash dhe ofensiva të reja. Me të drejtë, duke reaguar ndaj kundërshtarëve pacifistë, nga podiumi i Konferencës së Mynihut më 17 Shkurt, Kancelari gjerman Scholz nënvizoi se “luftën nuk po e zgjatin livrimet e armëve; përkundrazi, sa më shpejt ta kuptojë Putini se nuk e realizon dot synimin e vet imperialist, aq më e madhe do të jetë mundësia për mbarimin e luftës dhe tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina“

Ndërkohë, kritikët dhe kundërshtarët e peticionit në fjalë, të cilët janë shumë më tepër në numër  evidencojnë të shqetësuar problemet serioze të “Manifest për Paqe“. Së pari, sipas tyre, duhen dëgjuar dhe respektuar ata që janë sulmuar, dmth populli i Ukrainës, nëse janë dakord për paqe në këto kushte. Mirëpo, një sondazh serioz ndërkombëtar i ditëve të fundit tregon se 95 për qind e ukrainasve janë për vazhdimin e luftës deri në fitore. Kjo është e natyrshme, mbasi  koha kur sundonte mentaliteti se “e dimë ne se  ç‘është e mirë dhe e keqe për ju“ ka mbaruar dekada më parë.  Problemi tjetër dhe më i madh është se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi dhe pa kushte ndaj agresorit. Çka do të thotë, se në një rast të tillë, Rusia duhet të tërhiqet menjëherë nga të gjitha rajonet e pushtuara, të bëjë dëmshpërblimet e rastit dhe të japë garancitë e nevojshme për paqe; mirëpo kjo kërkon masa të thella drastike, përfshirë “deputinizimin“ e Rusisë dhe një rregjim tjetër në Moskë; këto dhe të tjera kushte figurojnë në Planin e Paqes me 10 Pika të Presidentit Zelenski.

Në fakt, kërkesa të tilla pacifiste janë rishfaqje të politikës së dështuar të qetësimit dhe paqtimit ose, siç njihet në marrëdhëniet ndërkombëtare “appeasement policy“.

Thelbi i kësaj politike është ta marrësh me të mirë armikun, agresorin, diktatorët,  me qëllim zbutjen dhe çtensionimin  e situatës, për parandalimin e përshkallëzimit të veprimeve luftarake prej këtyre të fundit.

Megjithë kundërshtimet e ashpra, ish Kryeministri britanik Neville Chamberlain ishte i pari që e zbatoi me naivitet këtë politikë kundrejt Hitlerit me  nënshkrimin e Marrëveshjes famëkeqe të Mynihut më 1938, e cila i çeli rrugën pushtimit të Polonisë, aneksimit të Sudeteve dhe bombardimeve ajrore kundër Britanisë së Madhe. I zhgënjyer e pa asnjë aleat, ai dha dorëheqjen në Maj 1940, i zëvendësuar nga emblematiku Winston Çhurçill, i cili kryesoi të ashtuquajturin “kabinet lufte“.

Çuditërisht kjo politikë u nxuarr nga sirtarët e pluhurosur diplomatikë plot 30 vjet më parë; kur në Janar 1993  i Dërguari Special i SHBA-ve, Syrus Vance dhe ai i BE-së, Lordi David Owen shpallën “Planin e Paqes“ për Bosnien. Ata u zgjodhën enkas si ish Kryediplomatë brilantë të dy shteteve tejet të fuqishëm, veçse tashmë në një rajon shpërthyes, ku agresorët serbë po bënin “kërdinë“ dhe nuk donin t’ia dinin për asgjë, as për diplomaci me emra sado të mëdhenj, por i trembeshin vetëm forcës ushtarake. Dështimi i Planit të Paqes në Bosnie, megjithë lëshimet dhe favoret e shumta ndaj Milosevicit çoi në degradimin e  dhunës dhe genocidit kundër njerëzve të pambrojtur dhe të pafajshëm. Vetëm pas ndërhyrjes së fortë ushtarake perendimore u “qetësuan gjakrat“ çka çoi në Marrëveshjen e Paqes në Dayton më 1995, ndonëse dhe ajo gjysmake mbasi krijoi“  Republika Srpska“ problematike.

Kështu ndodhi dhe kur Milosevici refuzoi Marrëveshjen e Rambujesë të 23 Shkurtit 1999, ndonëse ishte tejet e favorshme për Serbinë. Një muaj më vonë, ky refuzim dhe kokëfortësia e tij diktatoriale, kur asnjë demarsh diplomatik nuk “pinte më ujë“ çoi në ndërhyrjen e drejtë ushtarake të NATO-s dhe luftën çlirimtare të UÇK-së, të cilat u pasuan nga disa procese strategjike politike, diplomatike, ekonomike,  paqebërëse dhe integruese Euro – Atlantike për Rajonin tonë.

Fatkeqësisht, komuniteti ndërkombëtar e sidomos BE-ja e vazhduan këtë politikë të gabuar dhe pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë më 2014, duke hyjnizuar bashkëpunimin ekonomik e duke shtuar vartësinë prej gazit dhe energjisë ruse.

Këto dhe të tjera fakte dëshmojnë qartë se alternativa  e vetme, e cila garanton paqe dhe siguri të qëndrueshme është vazhdimi i luftës me vendosmëri ndaj agresorit rus. Fituesja e Çmimit ” Nobel” për Paqe,  Olesandra Matwijschuk, në një intervistë me prestigjiozen gjermane ” Der Tagesspiegel”  dy javë më parë shprehet se ”paqja nuk vjen aq thjeshtë kur një vend nuk lufton më; madje, kjo nuk quhet më paqe, por pushtim“

Alexander Rhotert, ndër ekspertët  gjeopolitikë më të besueshëm gjermanë thotë:  ”mësimi i parë i madh është se diplomacia dhe negociatat nuk mund e nuk duhet të bëhen gjatë procesit të luftimeve. Ato lihen për në fund, mbasi kanë mbaruar veprimet në teatrin e luftimeve, kur agresori është dobësuar në kulm, duke e ulur kështu atë në tryezën e negociatave. Sepse mbas dështimit të diplomacisë, vetëm lufta dhe ushtria krijojnë kushtet dhe rrethanat e duhura që diplomacia të “rifutet në lojë“ me projekte për paqe, por jo më parë; vetëm presioni ushtarak i detyron diktatorët dhe agresorët që të ulen në tryezë për të pranuar paqen, ama me kushtet tona, jo të tyret”.

Veç kësaj, ndërprerja qoftë dhe e përkohshme e luftimeve dhe ulja në bisedime, nuk nënkupton aspak fundin e luftës. Përkundrazi, ajo më tepër i jep kohë armikut për të marrë vehten, për t’u rigrupuar dhe për të arritur qoftë dhe një sukses sado të vogël diplomatik, për të rregulluar imazhin brenda dhe jashtë vendit. Ja pse Presidenti Zelenski dhe ditët e fundit me shumë të drejtë e ka cilësuar si “kohë të humbur“ çdo tentativë për bisedime paqeje me Putinin, i cili nuk ndryshon dot më“.

Ndaj dhe kursi i deritanishëm që pritet ta vazhdojë Aleanca Perendimore ka rezultuar i drejtë dhe efektiv. Ndryshe nga sa shpresonte Putini, SHBA-të, BE dhe NATO, Japonia, Korea e Jugut, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, dhe të tjerë u bashkuan  në një kohezion politik& ushtarak të paparë mbas  Luftës së II Botërore.

Ato  kanë premtuar dhe kanë dhënë gjatë vitit të kaluar  një ndihmë ushtarake prej 100 Miliard Euro, çka pritet të rritet më tej, veç ndihmave të  shumta ushqimore, ushtarake, teknike, etj. Po ashtu, BE-ja, ka miratuar 9 paketa me sanksione nga më të ashprat ndaj Rusisë dhe më 24 Shkurt, pritet të miratojë Paketën e 10-të! Të njëjtën gjë, siç e konfirmoi dhe Presidenti Biden në Kiev do të bëjnë dhe SHBA-të. Këto ndihma kanë bërë të mundur që Ukraina, ndonëse me një buxhet mbrojtjeje inferior  prej 30 kundrejt 90 Miliard Euro të Rusisë të ketë epërsi dhe në këtë aspekt jetik.  Këto ndihma do të shumëfishohen gjatë këtij viti pa asnjë problem nga Perëndimi, sepse ato përbëjnë vetëm 0,1 për qind të GDP-së të pesë shteteve më të fuqishme të kryesuara nga SHBA-të. E kundërta ngjet me Rusinë, e cila po detyrohet ta kthejë ekonominë e saj në gjendje lufte. Ndonëse është mbajtur disi gjatë vitit të kaluar për shkak të të ardhurave nga gazi dhe energjia, në të ardhmen, vazhdimi i luftës do t’ia ngushtojë asaj  dhe më shumë « lakun në fyt ». Dërgimi i tankeve më të sofistikuara gjermane, amerikane dhe britanike në Ukrainë  do t’i japë Rusisë goditje të tjera të rënda, duke e thyer kështu dhe mitin e ushtrisë ruse.

Ja pse me të drejtë, në këtë përvjetor të parë të agresionit rus, « Manifest për paqe »  dhe nisma të tjera të ngjashme kanë hasur në kundërshtime masive; të shoqëruara  me thirjen e fuqishme se tani është momenti që nismëtarët e tij dhe gjithë ne të tjerët të dëgjojnë dhe kuptojmë mirë zërin e popullit të Ukrainës heroike dhe ta ndihmojmë deri në fitoren përfundimtare, se vetëm ajo i çel rrugën paqes së vërtetë.

/Argumentum.al

Related- Posts

Bota

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026
Kryesore

Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

11 Gusht, 2026
FOKUS

Përse Zelenski u ktheu shpinën shqiptarëve?

10 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Trump: Forcat amerikane në kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

12 Gusht, 2026

Putin: Moska do të kundërpërgjigjet nëse Perëndimi konfiskon anije tregtare ruse

12 Gusht, 2026

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026

Albin Kurti po “lufton” për “Republikën e tretë”, fakt ky që s’po e kupton as opozita e as mediet!

12 Gusht, 2026

Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

12 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.