• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

  • POLITIKË

    Begaj takohet me Zëvendëssekretarin amerikan: SHBA, partner strategjik dhe mbështetës i palëkundur i Shqipërisë

    Presidenti Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelphia: Identiteti shqiptar ruhet ndër breza falë Diasporës

    Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Ministri Hasani: “Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë”

    Kryeministri Rama letër falenderimi Ardita Sinanit: Vëmendja e Qeverisë ndaj Luginës së Preshevës do të rritet

    Ministri i Mbrojtjes Vengu me komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

    Mbahet sot Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen negociatat për grup-kapitullin 3

    Vizitë zyrtare në Sarajevë: Ministri Hasani takon homologun Konaković dhe inauguron Ambasadën Shqiptare

    Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim Kombëtar”

    Rama për televizionin austriak ORF: ”Ndihma” e Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të rinisur shpejt proceset e integrimit

  • SOCIALE / KULTURË

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Osmani vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Kaja Kallas në Shkup: Maqedonia e Veriut përket në Bashkimin Evropian

    Vizita në Prishtinë/Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë, thotë se ka nisur heqja e masave

    Kallas në Beograd: Serbia duhet ta dëshmojë se e ka përnjëmend anëtarësimin në BE

    Ministri i Mbrojtjes Vengu me komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

    Konventa për Demokraci të Angazhuar, Vëllimi 3: Angazhohu, Frymëzo, Fuqizo! do të mbahet në Shkup nga data 21 deri më 23 maj.

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Ekskluzive/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Z. Zlatko Kramaric: Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” 

Kur flitet për Kosovën, duhet të jetë e qartë për të gjithë se Kosova është një fakt politik.

10 Mars, 2023
in INTERVISTË, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë Ekskluzive për Argumentum.al me Ambasadorin e Republikës së Kroacisë  në Shqipëri  SH.T.Z . Zlatko KRAMARIC

Nga Marjana Doda

Ka progres në marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë, por ende nuk mjafton, sidomos kur ky bashkëpunim krahasohet me disa vende të tjera. “Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” ,kështu thotë Ambasadori i Republikës së Kroacise në Shqipëri H.E. Z. Zlatko Kramaric në një intervistë ekskluzive për Argumentum.al

Duke i konsideruar pakicat kombëtare si pasurinë e çdo vendi, ambasadori vlerësoi lartë kontributin e arbanasve/arbëreshëve nga Zadari duke thënë se është i pamatshëm. “Fakti që ata janë të pranishëm në këto zona për më shumë se 200 vjet e vërteton këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në të njëjtën kohë, ato dëshmojnë për lidhjet afatgjata mes dy vendeve tona. Nuk ka ambasadorë më të mirë se ata”, tha ai. Sipas z. Kramaric, ka synime të sinqerta të Shqipërisë për të përfshirë sa më shumë Kroacinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, sepse përvojat e Kroacisë në këtë proces janë të vlefshme dhe mund të ndihmojnë palën shqiptare.

Kur flasim për Kosovën, duhet të jetë e qartë për të gjithë se Kosova është një fakt politik, tha ambasadori i cili ishte i mendimit se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mori mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të BE-së, përfshirë ato 5 shtete që nuk e njohën Kosovën. Dhe ata janë të vetëdijshëm se në këtë moment paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë më të rëndësishmet. “Unë mendoj se Serbia jo vetëm që do të duhet ta pranojë këtë plan, por edhe ta zbatojë atë, tha ai.

Në lidhje me marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit, ndër të tjera, tha se si profesor e shkrimtar ka shkruar disa libra për këto probleme lidhur me marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit. “Ndër të tjera, kam sugjeruar se çështja e gjuhës, kulturës dhe historisë nuk mund të jenë tema në procesin e negociatave. Këto pyetje i përkasin sferës së shkencës, historiografisë, gjuhësisë… Unë e di se ka paqartësi, por jam i vetëdijshëm se rrota e historisë nuk mund të kthehet prapa dhe se kombi, shteti dhe gjuha maqedonase janë fakte të padiskutueshme”, tha kryediplomati i Zagrebit në Tiranë.

I pyetur nëse Ballkani rrezikon rikthimin e një konflikti të hapur, ai tha pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, zona e Ballkanit Perëndimor u bë politikisht interesante. Domethënë, gjithçka është ende e hapur këtu.

“Asnjë marrëveshje e vetme (Dajton, Ohër, Kumanovë) nuk ishte plotësisht e suksesshme. Të gjitha këto marrëveshje vetëm sa ngrinë konfliktet ekzistuese. Gjithashtu, nuk duhet të injorojmë ndikimin rus në situatën politike në rajon. Ky ndikim është i dukshëm edhe në Beograd, Podgoricë dhe Republikën e Serbisë… Dhe nuk është sekret. Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska, flet publikisht për këtë, dhe në Serbi ka parti politike pro-ruse, si dhe politikanë që kundërshtojnë çdo ide të një Serbie evropiane, dhe qëndrime të tilla i mundësojnë Vuçiçit të ulet në dy (dhe më shumë) karrige”.

Intervista e plotë:

Argumentum.al: I nderuar Ambasador fillimisht më lejoni t’ju falendëroj që pranuat të jepni këtë interviste ekskluzive për  Argumentum.al. Si i konsideroni marrëdhëniet aktuale midis Kroacisë dhe Shqipërisë, si politikisht dhe ekonomikisht?

SH.T.Z. Zlatko Kramaric: Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se ka ende disa paragjykime që ngadalësojnë marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike. Detyra ime është të luftoj kundër këtyre paragjykimeve, si këtu në Shqipëri, por edhe në shtëpi, në Kroaci. Ka progres, por ende nuk mjafton. Sidomos kur ky bashkëpunim krahasohet me disa vende të tjera. Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë! Dhe funksioni i politikës/diplomacisë zbret në sigurimin e një atmosfere pozitive, duke hequr barrierat e panevojshme, në mënyrë që ekonomitë tona të mund të funksionojnë lirshëm.

-Ndonëse vitin e kaluar kujtuam 3 dekada të marrëdhënieve tona diplomatike. Duhet thënë se historia e lidhjeve të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kroacisë i ka rrënjët e hershme, siç është komuniteti shqiptar në Kroaci. Sa e kanë ndihmuar arbëreshët e Zares marrëdhëniet tona dypalëshe?

Pakicat kombëtare duhet të jenë pasuria e çdo vendi. Jemi krenarë që komuniteti shqiptar në Kroaci është pjesë integrale e shoqërisë sonë. Dhe kjo në të gjitha aspektet e jetës, politike, kulturore, shpirtërore, ushtarake, ekonomike, sportive… Këtu spikasin arbanasit/arbëreshët nga Zadari. Kontributi i tyre në shoqërinë kroate është i pamatshëm dhe fakti që ata janë të pranishëm në këto zona për më shumë se 200 vjet e vërteton këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në të njëjtën kohë, ato dëshmojnë për lidhjet afatgjata mes dy vendeve tona. Nuk ka ambasadorë më të mirë se ata.

-Kroacia ka dhënë një mbështetje  të pakursyer ndaj Shqipërisë në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian, por personalisht vë re se ekziston një ngërç i pakuptueshëm politik në mes dy vendeve tona. Them këtë pasi nuk kam parë një bashkërendim politik ndërmjet qeverive tona. Jemi  afër dhe larg njëkohësisht?

Ke pjesërisht të drejtë. Mund dhe duhet të jetë gjithmonë më mirë. Kemi pasur disa takime së fundmi. Në ato takime u konstatua se ky koordinim mes qeverive tona duhet të institucionalizohet. Mund të them se ka synime të sinqerta për të përfshirë sa më shumë Kroacinë në këtë proces negociator. Së fundi, përvojat tona në këtë proces janë të vlefshme dhe mund të ndihmojnë palën shqiptare.

 –Ambasador ju i njihni mire vendet e Ballkanit Perendimor, edhe si diplomat pasi keni qenë Ambasadori i Kroacisë në Republikën e Kosovës, në Maqedonine e Veriut, Konsulli i Përgjithshëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe aktualisht jeni ambasador i Kroacise ne Tirane. Çfarë na ndan e na bashkon në këndvështrimin tuaj ndërmjet njëri-tjetrit?

Të gjitha destinacionet e mia diplomatike (Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria… .) janë po aq interesante dhe sfiduese. Unë kam qenë ambasadori i parë kroat në Kosovë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës; natyrisht, se me këtë akt, Kroacia deklaroi pa mëdyshje qëndrimin e saj ndaj këtij fakti të ri politik në rajon; Maqedonia është dashuria ime e vjetër profesionale, kështu që në atë vend kam mundur të kombinoj të këndshmen me të dobishmen; Marrëdhëniet politike në Bosnje/Republika Srpska janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shkak të komunitetit kroat në atë vend, për shkak të kufirit të gjatë dhe Shqipëria përfaqëson një potencial të madh politik dhe ekonomik, i cili nuk njihet dhe përdoret sa duhet. Nëse një Milan Sufflay, gati njëqind vjet më parë, e pranoi rëndësinë e çështjes shqiptare në marrëdhëniet gjeopolitike evropiane, atëherë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë rëndësi sot (shpresoj që në mandatin tim në parkun qendror të qytetit, të arrij të vendos një bust atij shkencëtari dhe mikut të madh të Shqipërisë).

Thuhet se mandatet diplomatike janë të kufizuara, sepse pas një kohe diplomatët dashurohen me vendin ku shërbejnë, ndaj bëhen jokritikë në vlerësimet e tyre. Kjo është e vetmja arsye pse mandatet tona janë të kufizuara. Kështu unë, në secilin prej vendeve ku kam qenë, jam përpjekur të shoh vetëm të bukurën, nga zakonet e reja dhe të ndryshme, folklori, kultura, ushqimi, muzika, vende të bukura dhe interesante, duke folur me botën e zakonshme… mësoni diçka të re dhe, natyrisht, në raste të tjera të ktheheni në të gjitha ato vende si një turist i informuar!

Duke qenë se jam edhe shkrimtar, mbaj rregullisht ditarët e mi, të cilët do t’i botoj një ditë. Prandaj, më lejoni të mos veçoj ndonjë destinacion në veçanti: të gjithë janë po aq interesantë!

 -Z. Kramaric cili është mendimi juaj për dialogun e sponsorizuar  nga BE dhe SHBA për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë? Çfarë mendoni për propozimin franko-gjerman. A do të kemi një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit?

Kur flitet për Kosovën, duhet të jetë e qartë për të gjithë se Kosova është një fakt politik. Është premisa/pika e fillimit zero e të gjitha marrëveshjeve. Në fund të fundit, ashtu si Bosnja dhe Hercegovina e Dejtonit. Çdo opsion tjetër (korrigjimi i kufijve, kërkesa për autonomi territoriale…) paraqet një rrezik të madh. Askush në Evropë nuk ka nevojë për një ndalesë tjetër. Së fundi, ky propozim për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mori mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të BE-së, përfshirë ato 5 shtete që nuk e njohën Kosovën. Dhe ata janë të vetëdijshëm se në këtë moment paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë më të rëndësishmet.

Mendoj se Serbia jo vetëm që do të duhet ta pranojë këtë plan, por edhe ta zbatojë atë. Dhe të gjithë elementët e tij. Deklaratat e liderëve evropianë janë më se të qarta. Është koha që marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen. Ky do të ishte një mesazh i mirë edhe për aktorët e tjerë politikë në rajon. mbi të gjitha, atyre në Beograd, Banja Luka dhe Mal të Zi, të cilët ende mendojnë se mund t’i sabotojnë këto procese pozitive. Dhe së fundi, pyetja e të gjitha pyetjeve: ku janë qytetarët e Kosovës në gjithë këtë, pa dallim kombësie?!

– Ndonëse një vit më parë u hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ecuria e RMV-së  është ende përballë kushtëzimit bullgar. Si njohës i mirë i këtij vendi a mendoni se do të sakrifikojë RMV edhe gjuhën, kulturën dhe historinë përveçse emrit të saj? Kush ka të drejte në këtë përplasje historike ndërmjet dy vendeve?

Nuk e di nëse e dini se unë jam profesor universitar i letërsisë dhe kulturës maqedonase, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, prandaj jam apriori dëshmitar jo i besueshëm. Kam shkruar disa libra për këto probleme lidhur me marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit, në të cilët, ndër të tjera, kam sugjeruar se çështja e gjuhës, kulturës dhe historisë nuk mund të jenë tema në procesin e negociatave. Këto pyetje i përkasin sferës së shkencës, historiografisë, gjuhësisë… Unë e di se ka paqartësi, por jam i vetëdijshëm se rrota e historisë nuk mund të kthehet prapa dhe se kombi, shteti dhe gjuha maqedonase janë fakte të padiskutueshme. Zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje politiko-emocionale duhet kërkuar në dialog, në gjithëpërfshirje.

Një filozofi që bazohet në parimin ose nuk është e mirë, ose asnjë problem nuk mund të zgjidhet me të! Megjithatë, kjo është vetëm një dëshmi më shumë se në këto zona të gjitha kombet vuajnë nga “teprica e historisë”!

 – Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës solli pasiguri në Evropë dhe në Ballkan. Sot një vit më pas a rrezikon Ballkani rikthimin e një konflikti të hapur nisur edhe nga disa mosmarrëveshje që shkaktojnë herë pas here trazira si në Kosovë, Mali i Zi  dhe Bosnjë e Hercegovinë ?

Ke shumë të drejtë. Pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, zona e Ballkanit Perëndimor bëhet politikisht interesante. Domethënë, gjithçka është ende e hapur këtu. Asnjë marrëveshje e vetme (Dajton, Ohër, Kumanovë) nuk ishte plotësisht e suksesshme. Të gjitha këto marrëveshje vetëm sa ngrinë konfliktet ekzistuese. Gjithashtu, nuk duhet të injorojmë ndikimin rus në situatën politike në rajon. Ky ndikim është i dukshëm edhe në Beograd, Podgoricë dhe Republikën e Serbisë… Dhe nuk është sekret. Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska, flet publikisht për këtë, dhe në Serbi ka parti politike pro-ruse, si dhe politikanë që kundërshtojnë çdo ide të një Serbie evropiane, dhe qëndrime të tilla i mundësojnë Vuçiqit të ulet në dy (dhe më shumë) karrige.

Për më tepër, në mediat tuaja vëmendje i është kushtuar Kishës Ortodokse Serbe. Është një organizatë politike par excellence, e cila ka lidhje të mëdha me Kishën Ortodokse Ruse. Po kështu, duhet të kemi parasysh se politika serbe nuk ka hequr dorë nga projekti i Serbisë së Madhe. Megjithatë, tani ai projekt fshihet pas frazës së pafajshme ‘bota serbe’, e cila është vetëm një emër tjetër për strategjitë e vjetra politike perandorake. Prandaj, zgjedhjet e fundit presidenciale në Mal të Zi janë shumë të rëndësishme. Fitorja e M. Gjukanoviqit do të ishte një shenjë e mirë se Mali i Zi është ende në rrugën evropiane dhe se nuk heq dorë nga vlerat evropiane.

 -Pushtimi rus i Ukrainës shihet si një kërcënim për rendin gjeopolitik. Shumë analistë thonë se rendi botëror nuk do të jetë më si më parë. A keni ju një parashikim se si do të përfundojë kjo luftë?

Kohët e fundit pata rastin të lexoj artikullin e shkëlqyer të Paul Mason ‘Misjudgment’, ku ky autor e shtjellon me mjeshtëri pikërisht këtë tezë tuajën për ndryshimin e rendit botëror, i cili u vendos pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945. Rusia me ndihmën e Kinës, mos harroni se liderët rusë dhe kinezë u takuan vetëm disa ditë para fillimit të agresionit rus. Me atë rast ata publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ndër të tjera thuhet se projekti global është trillim, se të drejtat universale nuk ekzistojnë më. Dhe që atëherë kemi përpjekjen e këtyre dy vendeve për të krijuar një rend botëror ‘multipolar’ në të cilin forca do të ishte më e fortë se e drejta ndërkombëtare. Ata vendosën të përdorin sistemin e globalizimit ekonomik për të shkatërruar rendin juridik dhe gjeopolitik që i lejoi ata të lulëzojnë!

Sa i përket vlerësimit të përfundimit të luftës, nuk jam shumë optimist. Rusia është e fuqishme dhe Rusia ka armë bërthamore!

 –Për ta përmbyllur këtë interviste me dy vendet tona. Z. Ambasador si Kroacia dhe Shqipëria kanë tregur se janë faktor  për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Çfarë mund te bëjnë më shumë që këto dy vende të jenë unison përballë kërcënimeve të sigurisë dhe jo vetëm, në Ballkanin Perëndimor?

Paqja dhe stabiliteti nuk kanë alternativë. Si Shqipëria ashtu edhe Kroacia janë të vetëdijshme për këto fakte.

Së shpejti presidenti shqiptar do të bëjë një vizitë zyrtare në Kroaci. Është një mesazh i shkëlqyer dhe domethënës për të gjithë, përfshirë ata në rajon, por edhe për të gjithë të tjerët. Vendet tona janë anëtarë të aleancës së NATO-s dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm gjeopolitik. Do të ishte e dëshirueshme nëse do të fitonte një rëndësi edhe më të madhe. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për ta bërë atë jo vetëm më të dukshme, por që ky fakt përfaqëson pikënisjen e të gjitha marrëdhënieve tona të tjera, në fushën e ekonomisë, energjisë, lidhjeve më të mira të transportit, turizmit, sigurisë… të bindur se presidentët tanë do të hapin pikërisht këto tema, të cilat më pas do të funksionalizohen në nivel qeveritar.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Bota

Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska

24 Maj, 2025
Kryesore

Presidenti Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelphia: Identiteti shqiptar ruhet ndër breza falë Diasporës

23 Maj, 2025
Kryesore

Bruksel/ Hapen negociatat mbi grup-kapitullin “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”

22 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti turk takohet me homologun sirian në Stamboll

24 Maj, 2025
Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Trumpi dhe sfidat tregtare mes BE dhe SHBA

24 Maj, 2025

Osmani vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

24 Maj, 2025

Begaj takohet me Zëvendëssekretarin amerikan: SHBA, partner strategjik dhe mbështetës i palëkundur i Shqipërisë

24 Maj, 2025

Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska

24 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.