Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku kanë diskutuar mënyrat për luftimin e koronavirusit të ri (COVID-19).
Në njoftimin zyrtar nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë thuhet se Erdoğan dhe Putin janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë mes Turqisë dhe Rusisë.
Dy liderët kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sëmundjen e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA, deri më tani janë raportuar më shumë se 2.5 milionë raste në të gjithë botën, me rreth 172 mijë vdekje dhe rreth 660 mijë të shëruar./AA