• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

    Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Realpolitik

Europa fitoi në Paris dhe Lubjanë! Pritej më shumë! “Huq” me Ballkanin e Hapur! Shi në Sofje, Breshër në Shkup! Ndarja, kjo “hallvë e ftohtë”!

2 Maj, 2022
in Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Realpolitik “ flash” Nr. 44  

 15  PRILL – 02 MAJ 2022

EKSKLUZIVISHT te ARGUMENTUM, pikat mbi “ i” për  5 ngjarjet kryesore vetëm me 1000 fjalë nga  analisti i njohur diplomatik

DR. Jorgji KOTE

1.Europa fitoi në Paris dhe Lubjanë më 24 Prill në zgjedhjet Presidenciale, ku Macron siguroi 59 për qind, ndërsa Marine Le Pen, liderja e  ekstremit të djathtë 41 për qind. Siç kam shkruar te “ Fitoi Macron, Franca dhe Europa” për ARGUMENTUM, Macron është lideri më me përvojë në Europë, pas largimit të Merkel. Ai drejton të vetmen lëvizje moderuese  të madhe dhe me peshë në  Francë, ku ekstremi i majtë dhe i djathtë mbizotëron  me 60 për qind. Brenda vendit, Le Pen rrezikonte unitetin, ndërsa në politikën e jashtme vetë ekzistencën dhe funksionimin e BE/NATO-s, të miliona emigrantëve dhe duke nxitur këto prirje të rrezikshme në Europë. Ja pse, bashkë me Macron, fitoi Franca dhe Europa mbarë; kjo e fundit u ndje e lehtësuar kudo, në Bruksel, Berlin, Romë, Londër dhe gjetkë.

Ndërkohë, në zgjedhjet e reja parlamentare në Slloveni, Kryeministri Janez Jansa humbi me 24 për qind kundrejt rivalit të partisë së sapokrijuar pro-europiane të Lirisë, Robert Golob me 34 për qind të votave. Ndonëse Slovenia është vend i vogël, kjo ishte fitore pikante e demokracisë; mbasi Jansa po shfaqte ide dhe praktika që bien ndesh me vlerat themelore të BE-së. Kësisoj, siç e thotë dhe një këngë e jona në fund vitet 80, më 24 prill Europa festoi “dy gëzime në një ditë”!

V razmerju med Janšo in Golobom je prišlo do velike spremembe - siol.net
Janez Jansa dhe Robert Golob

2.Pritej më shumë nga vizita e Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit Karen Donfried  në Tiranë më 28/29 Prill. Sidomos se disa ditë më parë ishte publikuar Raporti Vjetor i Departamentit Amerikan  të Shtetit; që, ndonëse krahas arritjeve, plot me rezerva dhe kritika, Rama e quajti “ copy and paste”!!!Nga fotot, buzëqeshjet, dhuratat dhe mungesa e një deklarimi për shtyp, takimi me Ramën u duk më tepër si  “qokë” ndërsa takimi me Alibeaj të PD-së si “ngushëllim” pas disfatës më 6 Mars dhe dorëheqjes së Bashës. Ndërkohë, “shuplaka” për Berishën nuk dihet sa efekt do të ketë, mbasi ai dhe shumica e PD-së që e ndjek, vazhdon jo pa sukses sipas parimit “ pushka bam e Muçua tutje”

Nuk la mbresa të mira fakti që s’pati takim me median, shoqërinë civile dhe OJQ-të! Ok, ishte takimi i parë njohës në rajon. Gjithsesi, vizita të këtij niveli kërkojnë më shumë ngjyrë, temp dhe “ nerv”! Tani, me siguri që në takimin me Ramën ajo mund të ketë shprehur dhe vërejtje kritike, por nuk bëhen publike ose shprehen me eufemizma tipike amerikane midis rreshtave!

Karen Donfried, Yuri Kim, Gabriel Escobar

Ndërsa furçet” për Juri Kim se “jeni me fat që e keni ambasadore” nuk ishin dhe aq diplomatike, sepse lind pyetja:  po vendet e tjera janë pa fat, dhe e dyta, ndoshta është më me fat Juri Kim si Ambasadore te ne? Duke kundërshtuar tepërimet ndaj kritikave të saj e sidomos Peticionin online, nuk mund të mohohet dhe një perceptim jo i vogël i pakëndshëm publik që e sheh Ambasadoren “  njësh “  me qeverinë. Ndryshe nga “ lumi” i komplimentave, Kim nuk dihet të ketë bërë asnjë koment kritik, se për vërejtje dhe qortime për qeverinë as që bëhet fjalë, edhe pse rastet nuk kanë munguar!  

3. “Huq” me “Ballkanin e Hapur” bëri Kryeministri Rama pas takimit me Zonjën Donfried më 29 Prill në Tiranë. Ai pohoi se ajo i kishte dhënë “ mbështetje të fuqishme” Ballkanit të Hapur! Mirëpo,  Komunikata e Shtypit e Departamentit amerikan dhe  intervista e Donfried po atë ditë te Zëri i Amerikës  nuk e pëmendin fare “Ballkani i Hapur.” Të  njëjtin “ huq” Rama bëri dhe në Konferencën e Shtypit me Komisionerin e BE-së Varhelyi më 28 Prill. I fiksuar keq pas kësaj nisme gjysmake, Rama përsëriti  vlerat e saj. Mirëpo, as Varhelyi nuk e përmendi fare këtë radhë, as në cilësinë e tij personale, siç bëri dhjetorin e kaluar. E natyrshme kjo, sepse Komisioni,   Këshilli dhe Parlamenti Europian nuk e njohin dhe as nuk e zenë në gojë “Ballkanin e Hapur”, mbasi janë për Tregun e Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perendimor.

May be an image of 2 people and people standing
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Karen Donfried dhe Kryeministri Edi Rama 

4. “Shi në Sofje, Breshër” në Shkup! Themi kështu se ditët e fundit, Ministrja e Jashtme bullgare  deklaroi se nuk do ta heqë veton, derisa Shkupi të përfshijë në Kushtetutë të drejtat e pakicave bullgare. Mirëpo, dhe sikur Shkupi zyrtar të bjerë dakord, gjë që ka fare pak gjasa, kjo kërkon disa muaj, duke e bërë të pamundur çeljen e negociatave në Qershor, madje as në Tetor. Ndërsa Ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani “ ra nga shiu në breshër” kur paralajmëroi se me Sofjen rrezikohet të kemi “ konflikt të ngrirë” që mund të zgjasë me vite. Kjo mbasi, sipas tij, Shkupi i ka bërë të gjitha lëshimet dhe nuk lëviz më  nga “istikami”.

5. Ndarja, kjo “ hallvë e ftohtë”!  Me të drejtë Kryeministri Rama ka pohuar kohët e fundit  që nëse negociatat me BE-në nuk çelen në muajin Qershor, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Mirëpo, kjo është” më e lehtë në të thënë se në të bënë”! Sepse vendimin përkatës  e merr vetëm Këshilli i BE-së, dmth liderët e të 27 vendeve antare POR me konsensus.  Por, hë për hë, ky konsensus është tejet i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Kështu, Rumania paralajmëroi e para se është kundër ndarjes disa ditë më parë.

Nuk është kërkesë bullgare, Osmani flet për një dokument gjithëpërfshirës  që do të zgjidhë gjithçka

Ka dhe vende të tjera, madje më të mëdha dhe me peshë, si Franca, Gjermania, Holanda, Spanja, që janë vendosmërisht kundër ndarjes. Por dhe në vende të tjera, le ta themi troç, nuk është se ka ndonjë qejf të madh për çeljen e negociatave dhe në përgjithësi zgjerimin. Këtë e tregojnë dhe sondazhet më të fundit në këto vende. Ca më tepër që Shkupi, ku e ku para nesh me standarde, ka 17 vjet që pret, ndërsa ne vetëm 8 vjet.  Kjo “ dilemë hamletiane” mund të zgjidhet pas kthjellimit të pozicionit të ri të BE-së në muajin Qershor lidhur me Europën  që synohet të reformohet, me plot të panjohura. Ja pse çelja e negociatave, veç e veç, ndonëse e drejtë, rrezikohet të mbetet vetëm dëshirë e mirë për një afat të pacaktuar kohor, në vartësi të kompromisit midis Sofjes dhe Shkupit. Ca më tepër që tani, pas agresionit rus në Ukrainë, jo Ndarja, por Solidariteti dhe “Bashkë” janë logot mbizotëruese. Dhe ne tani për tani, duhet të ecim me këtë rrymë dhe frymë.

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Tags: ArgumentumJorgji Koterealpolitik

Related- Posts

Kryesore

Gafa diplomatike malazeze! Qipro e vogël pa shpresa të mëdha! 4 bllok sfidat e zgjerimit! Tërmet politik në Gjermani!

10 Shtator, 2026
Kryesore

Beogradi, Zelenski dhe Konsullata! Pakti europian futi shpejt ujë! Droni në Laipcig dhe lufta hibride! Ja pse duhet armëpushimi në shtator!

20 Gusht, 2026
Kryesore

Samiti i unitetit! Mendo për paqe dhe përgatitu për luftë!  Eshtë vetëm hapja e  mbylljes!  Pauzë midis dy luftrave!

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shpall IRGC-në organizatë terroriste

25 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Francë, një vizitë me peshë për Kishën, Evropën dhe dialogun me botën laike

25 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

25 Shtator, 2026

Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

25 Shtator, 2026

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

25 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.