Gjonaj-Minxhozi bisedojnë mbi promovimin e Pukës në Kosovë

Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj po zhvillon një vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit mes bashkisë Pukë dhe Shoqatës së Promovimit të Turizmit Malor të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Gjonaj zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi.Takimi mes kryebashkiakut dhe ambasadorit u përqendrua në hapat e mëtejshëm të promovimit të Pukës Turistike në Republikën e Kosovës.

Puka gjatë dy viteve të fundit ka pasur një numër të madh të vizitorëve nga Kosova, kryesisht në brigjet e liqenit të Komanit dhe majën e Murgës./ata