• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SHQIPËRI

Gjykata Kushtetuese shpall antikushtetues ligjin për kreditë e këqija, i miratuar nga Parlamenti Shqiptarë 6 vite më parë

8 Nëntor, 2022
in SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kryesuar nga Gjyqtare Anila Karanxha për shfuqizimin e llogaritjes së kamatvonesave sipas ligjit për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare për kreditë konsumatore të keqija .

Me qindra qytetarë janë gjendur para një urdhri ekzekutimi të lëshuar nga Gjykatat të kërkuara nga bankat dhe institucionet e tjera financiare të cilët sipas nenit 511 të Kodit të Procedures Civile detyroheshin të paguanin kamata ligjore të larta të llogarituara njësoj si shoqëri tregtare .

Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues pikerisht  një paragraf të nenit 511 që bën fjalë për mënyrën se si llogariten kamatvonesat atëherë kur qytetarët nuk paguajnë dot kredinë.

Bëhet fjalë për nenin 511 gërma “d”, paragrafi i fundit të K.Pr.Civile në fuqi, është përcaktuar me ligjin nr. 114/2016 i cili u miratua nga Parlamenti Shqiptarë 6 vite më parë.

Lexoni të plotë njoftimin  për shtyp nga Gjykata Kushtetuese:

Njoftim për shtyp

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të shkronjës “d”, paragrafi i pestë, të nenit 511 të Kodit të Procedurës Civile ( KPC), sipas të cilit “ d) kur titulli ekzekutiv, për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit, është akt për dhënie kredie bankare ose detyrime monetare, Gjykata duhet të parashikojë kamatat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare” . Lidhur me këtë çështje, Gjykata vlerësoi sa më poshtë:

  1. Shqyrtimi i pretendimit se dispozita e kundërshtuar është e papajtueshme me Direktivën 2011/7/BE qëndron jashtë juridiksionit kushtetues në kushtet kur Republika e Shqipërisë nuk i ka përmbyllur ende procedurat për integrimin në Bashkimin Evropian dhe, për rrjedhojë, kjo Direktivë nuk është pjesë e rendit juridik shqiptar.
  2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuptim të nenit 145, pika 2 të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese, legjitimohet për të vënë në lëvizje kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ( MSA) të nenit 511, paragrafi i pestë, shkronja “d” të KPC-së për pjesën që kjo dispozitë ligjore përcakton detyrimin e gjykatave për llogaritjen e kamatave ligjore edhe për kontratat bankare të kredisë konsumatore “ në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”.
  3. Gjykata vlerësoi themelin e pretendimit se dispozita e kundërshtuar bie ndesh me detyrimet e Republikës së Shqipërisë që rrjedhin nga MSA-ja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe arriti në përfundimin se ky pretendim është i pabazuar. Nuk rezultoi që Kuvendi me miratimin e nenit 511, paragrafi i pestë, shkronja “d” të KPC-së të ketë shkelur ndonjë detyrim specifik të përcaktuar nga MSA-ja. Përkundrazi ligjvënësi ka përafruar në mënyrë të pjesshme ligjin nr. 48/2014 me legjislacionin evropian. Për më tepër, MSA-ja parashikon se përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë evropian do të jetë gradual në kohë, por i plotë në përmbajtje.
  4. Gjykata vlerësoi themelin e pretendimit për cenimin e të drejtës së procesit të rregullt ligjor dhe arriti në përfundimin se ky pretendim është i pabazuar. Dispozita ligjore e kundërshtuar ndonëse ndërhyn tek kjo e drejtë kushtetuese, është në përputhje me parashikimet e nenit 17 të Kushtetutës.
  5. Gjykata vlerësoi themelin e pretendimit se dispozita e kundërshtuar cenon të drejtën kushtetuese të pronës private të lidhur me lirinë kontraktore, në vështrim të mënyrës që ligji përcakton detyrimin e përllogaritjes së kamatës ligjore për kontratat bankare të kredisë konsumatore. Ajo konkludoi se neni 511, paragrafi i pestë, shkronja “d” i KPC-së cenon të drejtën e pronës, duke vlerësuar se:

5.1 kamatat ligjore janë pjesë e konceptit kushtetues të pronës private;

5.2 formulimi i dispozitës së kundërshtuar detyron gjykatat që në procedurën e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit për kontratat bankare të kredisë konsumatore, që i hap rrugën ekzekutimit të detyrueshëm të tyre, të përllogarisin kamatat ligjore sipas ligjit nr. 48/2014. Në këtë mënyrë, dispozita duket se bën të zbatueshme të njëjtat rregulla ligjore për kamatat me ato të titujve ekzekutivë “kredi bankare” për qëllime të veprimtarisë tregtare, ndonëse këto dy kategori kredimarrësish janë të ndryshëm.

5.3 formulimi i dispozitës së kundërshtuar ia delegon pa përjashtim përllogaritjen e kamatave ligjore për titujt ekzekutivë “kredi konsumatore” dhe “kredi tregtare”, rregullave të ligjit nr. 48/2014, ndonëse ky i fundit shprehimisht përjashton nga fusha e zbatimit të tij detyrimet apo pagesat që rrjedhin nga kontratat me konsumatorët. Në këtë mënyrë, dispozita e kundërshtuar nuk përmbush kriterin e parashikueshmërisë të kërkuar nga parimi i sigurisë juridike në rastin e ndërhyrjeve që bën ligjvënësi në të drejtat kushtetuese, përfshi të drejtën e pronës.

  1. Gjykata ripohoi se stabiliteti i sistemit bankar dhe ndërgjegjësimi i kredimarrësve për respektimin e kushteve të përcaktuara në kontratat e kredive bankare përbën interes publik për qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit. Për këtë arsye, është e rëndësishme që Kuvendi të marrë masat e duhura dhe në kohën e duhur për të rregulluar në përputhje me parimet dhe standardet kushtetuese mënyrën e përllogaritjes së kamatave ligjore në rastin e titujve ekzekutivë “kontrata bankare të kredive konsumatore”.
  2. Gjykata vlerësoi se vendimi i saj duhet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare me qëllim që të mos u cenohen të drejtat kushtetuese kredimarrësve konsumatorë, të cilët janë në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm të akteve të kredive bankare konsumatore.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “a”, 134, pikat 1, shkronja “dh” dhe pika 2, nenit 145, pika 2, të Kushtetutës, si dhe neneve 68, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,

VENDOSI:

  1. Të deklarojë se zbatimi i nenit 511, paragrafi i pestë, shkronja “d” i Kodit të Procedurës Civile, në shprehjen “që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”, nuk është në përputhje me Kushtetutën në rastet e akteve për dhënie kredie bankare konsumatore.
  2. Të detyrojë Kuvendin e Shqipërisë të plotësojë ligjin sipas arsyetimit të këtij vendimi brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shtatë pika rreth krizës në Shqipëri

15 Tetor, 2026

Dita e tretë e protestave në Shqipëri, tensione në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë

15 Tetor, 2026

Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

15 Tetor, 2026

Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

15 Tetor, 2026

DEMOKRACIA PËRTEJ VOTËS: MBAMENDJA POLITIKE SI PËRGJEGJËSI PUBLIKE

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.