KASH takim me Ambasadorin Alastair King-Smith: Mbretëria e Bashkuar mbështet kursin evropian të Shqipërisë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith, ku shkëmbyen një sërë mendimesh lidhur me marrëdheniet dypalëshe por dhe rolin e  Mbreterisë së Bashkuar në Shqipëri dhe në rajon.

“Pavarësisht nga BREXIT, AAC inkurajohet  një rol në rritje të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke përforcuar rolin e saj si një lojtar kyç ndërkombëtar që forcon paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të rajonit”, thekson KASH gjatë këtij takimi.

Njoftimi i plotë nga KASH

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pati një shkëmbim të madh mendimesh me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.

Promovimi i mëtejshëm i marrëdhënieve tona dypalëshe, veçanërisht në tregti, arsim dhe kulturë ishte fokusi kryesor i diskutimeve tona.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një partner kyç në nxitjen e demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve, duke përfshirë mbështetjen e saj solide në kursin evropian të Shqipërisë.

Pavarësisht nga BREXIT, AAC inkurajohet të shohë një rol në rritje të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke përforcuar rolin e saj si një lojtar kyç ndërkombëtar që forcon paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të rajonit.

May be an image of 2 people and people standing

Shkëmbimi ynë preku zhvillimet e fundit në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë, dhe ndikimin e tij në sigurinë evropiane.

/Argumentum.al