• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Kina shpalos kontributin e saj në zgjidhjen paqësore të konflikteve në Konferencën e Sigurisë së Mynihut

23 Shkurt, 2023
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Kursi që po ndjekin zhvillimet e situatës ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më i vrullshëm kur konflikti i armatosur midis Rusisë dhe Ukrainës, i cili po hyn në vitin e dytë të tij me asnjë shenjë shprese për një fund të afërt të luftimeve, është bërë me të drejtë tema kryesore e diplomacisë botërore e demonstruar edhe në Konferencën e Sigurisë së Mynihut mbajtur nga 17 deri më 19 shkurt. Duke ndjerë përgjegjësinë e lartë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në shkallë globale dhe të interesuar sinqerisht në gjetjen e një zgjidhje paqësore të konfliktit ruso-ukrainas si dhe shmangien e një përshkallëzimi të paparashikuar të tij në kontinentin europian e më gjerë në edicionin e 59-të të kësaj konference autoritare mori pjesë edhe Wang Yi, drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste së bashku me më tepër se 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të tjera të larta, ku ai shpalosi qëndrimin e Kinës në fjalimin kryesor si dhe në takimet intensive me udhëheqës të fuqive më të mëdha në marxhinat e forumit.

Tradicionalisht, agjenda e Konferencës së Sigurimit ka qenë fokusuar në partneritetin transatlantik dhe shpesh konsiderohet si një platformë e rëndësishme për të demonstruar solidaritetin perëndimor, prandaj quhet edhe “takimi familjar transatlantik”. Një veçori e këtij forumi këtë vit është se u mbajt pikërisht para përvjetorit të parë të shpërthimit të konfliktit Rusi-Ukrainë. Kur konferenca e vitit të kaluar përfundoi nuk kishte të shtëna armësh në kufirin Ukrainë-Rusi dhe shumica e evropianëve nuk besonin se konfliktet ushtarake do të ktheheshin në Evropë.

Por realiteti i zhvillimeve ka dëshmuar se bota ka ndryshuar shumë gjatë vitit të kaluar dhe përballë këtij realiteti u ftuan më shumë delegacione nga ekonomitë në zhvillim të marrin pjesë në konferencën e tij viti.  Për të shmangur shndërrimin në një forum për shkëmbimet e brendshme midis Evropës dhe SHBA-së, konferenca këtë vit ftoi më shumë delegacione nga ekonomitë në zhvillim të marrin pjesë në punimet e saj. Raporti i botuar nga organizatorët e eventit para takimit nënvizonte se ai synon “të kontribuojë në zgjidhjen paqësore të konflikteve”. Një qasje e tillë është në përputhje me qëndrimin konsistent të Kinës, dhe prandaj, sikurse theksonte Global Times në një editorial të saj më 16 shkurt, “Kina merr pjesë në konferencë me vullnetin e mirë të paqes dhe sinqeritetin e bashkëpunimit, gjë që pasqyron misionin dhe mendjen e hapur të nxitur nga ndjenja e përgjegjësisë së një vendi të madh”.

Prandaj sikurse e gjithë veprimtaria e diplomatit të lartë Wang Yi në Mynih si dhe në disa vende europiane, fjalimi i tij kryesor në këtë forum prestigjioz u ndoq me interes të veçantë ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve deklarata se Kina do publikonte një Koncept Dokument për Iniciativën e Sigurisë Globale, që përfshin iniciativa më të mundshme për të adresuar dilemat e sotme të sigurisë ku edhe qartësohet qëndrimi i saj mbi zgjidhjet politike të krizës në Ukrainë.

“Kina qëndron gjithmonë në anën e paqes dhe dialogut për çështjen e Ukrainës. Konflikti nuk duhet të vazhdojë më. Presidenti kinez Xi Jinping disa herë publikisht ka theksuar qartë se konfliktet dhe luftërat nuk nxjerrin fitues. Nuk ka zgjidhje të thjeshtë për një çështje komplekse dhe konfrontimi midis vendeve të mëdha duhet të shmanget”, deklaroi diplomati i lartë kinez.

Kina “as nuk ka qëndruar duarkryq dhe as nuk i ka hedhur benzinë zjarrit” në lidhje me krizën në Ukrainë dhe vazhdon të bëjë thirrje për paqe dhe dialog, theksoi Wang kur iu përgjigj një pyetje mbi çështjet e Ukrainës.

“Unë sugjeroj që të gjithë të fillojnë të mendojnë me qetësi, veçanërisht miqtë në Evropë, se çfarë lloj përpjekjesh mund të bëjmë për të ndaluar këtë luftë”, tha Wang.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kishte “disa forca që duket se nuk duan që negociatat të kenë sukses, ose që lufta të përfundojë shpejt”.

Veprimtaritë në Mynih të diplomatit të lartë kinez pasonin vizitat në Francë, Itali e Hungari ku ndër të tjera lufta në Ukrainë ka qenë pjesë e bisedimeve me udhëheqësit më të lartë të këtyre vendeve anëtare kyçe të BE-së me të cilët janë dakortësuar për bashkërendim të përpjekjeve për të kontribuar në zgjidhjen e kësaj krize më e rrezikshmja që nga fundi I Luftës së Dytë Botërore.

Në sintoni me qëndrimet e përafërta të Kinës me këto vende ishte edhe çfarë deklaroi Wang para publikut botëror në Munih në fjalimin e tij ku theksoi se një botë më e sigurt kërkon zgjedhje të drejta të Kinës dhe Europës. Sintezë e qëndrimit konsekuent të kësaj fuqie ndër më të mëdhatë në botë ishte sa deklaroi më poshtë diplomati i lartë kinez: “Si dy fuqi të mëdha dhe tregje të mëdha në procesin e multipolarizimit të botës, zgjedhjet e Kinës dhe Evropës do të jenë të rëndësishme për botën. Ta bësh botën një vend më të sigurt është dëshira e fortë e të gjithë njerëzve, përgjegjësia e përbashkët e të gjitha vendeve dhe më e rëndësishmja, drejtimi i duhur për përparimin e kohës sonë. Për një botë më të sigurt, të gjithë duhet të insistojmë në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve, në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe konsultimit, në kthimin në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe në rolin kyç të zhvillimi”.

Duhet theksuar se iniciativat e reja kineze, të cilat po priten me interes të madh nga kancelaritë diplomatike të të gjithë botës, veçanërisht nga fuqitë e mëdha, janë avancim i Iniciativës së Zhvillimit Global dhe Iniciativës së Sigurisë Globale  të propozuara nga Presidenti Xi Jinping  me objektiv forcimin e paqes dhe përshpejtim të zhvillimit në shkallë globale. Të ndërgjegjshëm për domosdoshmërinë e zbatimit të tyre më shumë se 100 vende dhe shumë organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, kanë shprehur mbështetje për dy nismat dhe rreth 70 vende i janë bashkuar ‘Grupit të Miqve të Iniciativës së Zhvillimit Global’.

Gjithnjë e prirur ndaj dialogut pala kineze e kishte pranuar kërkesën e Departamentit amerikan të Shtetit për një takim të diplomatit të lartë Wang me Sekretarin e Shtetit Blinken megjithëse ishte i afërt në kohë provokacioni amerikan i rrëzimit të balonës kineze pa pilot, e cila kishte devijuar kursin e saj të planifikuar, duke hyrë në hapësirën ajrore amerikane për forca madhore.

Por duke pranuar të bisedojë diplomati i lartë kinez rikonfirmoi se Kina ishte e vendosur në kërkesën e saj që pala amerikane të ndryshojë kursin, të pranojë dhe riparojë dëmin që shkaktoi përdorimi i tepërt i forcës nga ana e saj në marrëdhëniet Kinë-SHBA.

Nëse SHBA këmbëngul në shfrytëzimin e çështjes dhe për ta nxitur atë për të përshkallëzuar ose përkeqësuar situatën, Kina është e gatshme të jap përgjigjen e duhur tha Wang. “Të gjitha pasojat do të bien mbi palën amerikane”.

Lidhur me krizën në Ukrainë e marrëdhëniet kino-ruse dy gjëra ia bëri të qartë Wang shefit të diplomacisë amerikane se Kina se pari luan një rol konstruktiv, duke iu përmbajtur parimeve dhe duke promovuar bisedimet e paqes. Së dyti Pekini nuk pranon asnjë presioni nga SHBA mbi marrëdhëniet e saj me Rusinë.

Ai vuri në dukje se partneriteti gjithëpërfshirës strategjik i koordinimit Kinë-Rusi, i cili bazohet në mosaleancë, moskonfrontim dhe mosshënjeshtrim i ndonjë pale të tretë, është një çështje brenda sovranitetit të dy vendeve të pavarura.

“Ne kurrë nuk kemi pranuar ndonjë moralizim, shtrëngim apo presion mbi marrëdhëniet Kinë-Rusi nga Shtetet e Bashkuara”, tha Wang.

Si një vend i madh, SHBA duhet të promovojë një zgjidhje politike për krizën e Ukrainës, në vend që ti hedh benzinë zjarrit ose të përfitojë prej saj për përfitimet e veta, vuri në dukje diplomati i lartë kinez.

Dhe duke shikuar tërë tablonë dhe dinamikën e konfliktit ruso-ukrainas dhe rolin qe luajnë SHBA e disa vende aleate perëndimore duket qartë se ata nuk janë të prirur për të gjetur një zgjidhje të konfliktit të pranueshëm nga të dy palët, gjë që shprehet ndër të tjera në armatosjen e vazhdueshme të Ukrainës. E nëse është imediat një armëpushim, dhe nuk ka dyshim askush, për të shkuar drejt një marrëveshje paqësore Uashingtoni duhet të promovojë një zgjidhje politike qëndrim që, aktualisht, ndryshon nga ai i Kinës dhe shumë vendeve të tjera në botë që me të vërtetë aspirojnë për zgjidhje paqësore e të paanshme të këtij konflikti.

Gjatë bisedimeve Wang gjithashtu i bëri të qartë palës amerikane se për të ruajtur stabilitetin në ngushticën e Tajvanit, është e domosdoshme të kundërshtohet me vendosmëri “pavarësia e Tajvanit” dhe t’i përmbahen parimit të një Kine në kuptimin e tij real.

Për çështjen e Tajvanit, pala amerikane duhet të respektojë faktet historike, të respektojë angazhimin e saj politik dhe të ndjekë deklaratën e saj se nuk e mbështet “pavarësinë e Tajvanit” me veprime reale, tha ai.

Megjithatë qarqe të ndryshme politike amerikane nuk kanë hequr dorë nga veprimet e tyre diversioniste lidhur me Tajvanin dhe një përgjigje të fortë Kina e dha kur Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi bëri një vizitë në ishull që më tepër i ngjau një inkursioni ordiner në gusht të 2022. Megjithë veprimet e tilla, që nga njëherë bëhen qesharake, qarqet politike amerikane e kanë të qartë se piketa e kuqe e popullit kinez në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial nuk mund të kalohet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me Tajvanin në konferencë Wang tha se paqja në ngushticën e Tajvanit duhet të ruhet përmes kundërshtimit të fortë të forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe respektimit të palëkundur të parimit të një Kine, i cili është gjithashtu konsensusi i komunitetit ndërkombëtar.

Ai tha se Tajvani ka qenë pjesë e Kinës që nga kohërat e lashta, nuk ka qenë kurrë një shtet dhe nuk do të bëhet kurrë një shtet, që është status quo-ja e vërtetë e çështjes së Tajvanit.” Nuk jemi ne, por separatistët e ‘pavarësisë së Tajvanit’ forcat që duan të ndryshojnë këtë status quo”, vuri në dukje ai, duke theksuar se aktet e “pavarësisë së Tajvanit” janë të papajtueshme me paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit “si zjarri dhe uji”.

Ndërsa të gjitha palët theksuan nevojën për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial në çështjen e Ukrainës, ky parim duhet të respektohet edhe për çështjen e Tajvanit, tha ai, duke vënë në dukje se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kinës duhet të ruhen me vendosmëri dhe nuk duhet të përfshihen standarde të dyfishta për çështjet kryesore.

Ndërkohë fryma e takimit midis diplomatit të lartë kinez Wang Yi me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell u karakterizua nga theksimi i partneritetit përkundër rivalitetit midis Kinës dhe BE-së, që është konsakruar në marrëveshjen e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës, e cila është nënshkruar dy dekada më parë.

Wang deklaroi në takim se ky vit shënon 20 – vjetorin e krijimit të këtij partneriteti strategjik midis Pekinit dhe Brukselit dhe të dyja palët duhet t’i përmbahen pozicionimit të partneritetit, të respektojnë interesat thelbësore të njëri-tjetrit, të vlerësojnë frytet e bashkëpunimit dhe ti bëjnë 20 vitet e ardhshme më të mira.

Nga ana e tij, Borrell tha se pala europiane ka promovuar zhvillimin e marrëdhënieve BE-Kinë me një qëndrim të pjekur dhe të sinqertë dhe ajo ndjek në mënyrë të palëkundur politikën e një Kine.

Sipas tij, BE-ja shpreson të forcojë shkëmbimet e nivelit të lartë me Kinën dhe të promovojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, gjë që është e dobishme për Europën, Kinën dhe botën. Pala e BE-së është e gatshme të punojë me palën kineze për të bërë përgatitje të mira për takimin e ardhshëm të liderëve BE-Kinë dhe për të shkëmbyer mendime në thellësi për çështjet me interes të përbashkët.

Konferenca i përfundoi punimet. Sikurse edhe vendet e tjera Kina paraqiti qëndrimet e saj mbi realitetin e gjendjes aktuale në shkallë globale dhe alternativat e mundshme për kapërcimin e rreziqeve, që i kanosen njerëzimit si dhe për rrugët që të çojnë në përfundim të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Tani mbetet të shikohen veprimet konkrete të gjithë aktorëve ndërkombëtarë për të ardhmen. /CRI

Related- Posts

Bota

Jemeni hap një front të ri në Lindjen e Mesme, Houthit vënë në provë kontrollin mbi Bab el-Mandeb

4 Tetor, 2026
dpatop - Federal Chancellor Friedrich Merz (l, CDU) and Volodymyr Zelenskyy, President of Ukraine, are taking part in an economic forum. Photo: Kay Nietfeld/dpa
Bota

Kancelari Merz në Kiev: Vizitë surprizë dhe 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

4 Tetor, 2026
MOSCOW, RUSSIA – SEPTEMBER 18, 2018: The Russian Foreign Ministry headquarters. Russia has summoned Israeli Ambassador to Russia Gary Koren over the incident with the Russian Il-20 jet downed in Syria. Sergei Fadeichev/TASS

Ðîññèÿ. Ìîñêâà. Çäàíèå Ìèíèñòåðñòâà èíîñòðàííûõ äåë ÐÔ. Ïîñîë Èçðàèëÿ Ãàððè Êîðåí âûçâàí â ÌÈÄ ÐÔ â ñâÿçè ñ ñèòóàöèåé ñ ðîññèéñêèì ñàìîëåòîì Èë-20, ñáèòûì â Ñèðèè. Ñåðãåé Ôàäåè÷åâ/ÒÀÑÑ
Bota

Rusia paralajmëron intensifikimin e sulmeve ndaj Ukrainës pas kërcënimit të Zelenskyt për rafineritë ruse

4 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Jemeni hap një front të ri në Lindjen e Mesme, Houthit vënë në provë kontrollin mbi Bab el-Mandeb

4 Tetor, 2026

Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

4 Tetor, 2026

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
dpatop - Federal Chancellor Friedrich Merz (l, CDU) and Volodymyr Zelenskyy, President of Ukraine, are taking part in an economic forum. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Kancelari Merz në Kiev: Vizitë surprizë dhe 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

4 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.