• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

    Japonia në fokus të projektit strategjik hekurudhor Shqipëri–Kosovë, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

    Presidenti Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

    Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon integrim gradual në BE, kryeministri kritikon vonesat politike të zgjerimit

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Interpretimi i këngës nacionaliste serbe, Haxhiu: Thellësisht shqetësuese, presim sqarim nga KE

    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kina si “shembull për njerëzimin”

27 Tetor, 2022
in FOKUS, Kryesore
A A
Chinese President Xi Jinping waves at an event to introduce new members of the Politburo Standing Committee at the Great Hall of the People in Beijing, Sunday, Oct. 23, 2022. (AP Photo/Andy Wong)

Chinese President Xi Jinping waves at an event to introduce new members of the Politburo Standing Committee at the Great Hall of the People in Beijing, Sunday, Oct. 23, 2022. (AP Photo/Andy Wong)

Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç-Politika

Si Gjinpingu, seketari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës, kryetar shteti dhe kryekomandant i ushtrisë, gjatë një dhjetëvjeçari në pushtet krijoi një aparat besnik, i cili 96 milionë antarët e partisë, i bindi se vendi nuk mund të ekzistojë pa komunistët, se partia nuk mund të funksionojë pa atë si lider.

Me kapitalin që ia siguronte mandati i tretë në krye të vendit dhe pushteti personal të cilin  ngriti në nivele të papara gjatë këtyre tre dhjetëvjeçarëve, Si Gjinpingu hapi Kongresin e 20 të Partisë Komuniste të Kinës duke paralajmëruar “luftë shpirtërore” në kundërvënien ndaj sfidave të jashtme dhe forcimin e mëtejshëm të partisë shtet të centralizuar dhe nacionalisht homogjene e cila kontrollon fort politikën, ekonominë, tërë shoqërinë, censuron mediat.

Staticienët  pedantë numuruan se gjatë fjalimit ai përmendi 73 herë fjalën “siguri” dhe “mbrojtje”. Krahas paralajmërimit se Kina duhet të jetë e gatshme “për erërat e forta, dallgët e larta, madje edhe furtunat e rrezikshme”, Sija theksoi se Kina nuk do ta “ndryshojë kursin” dhe synon të formësojë aktivisht rendin botëror, duke ofruar Kinën “shembull për njerëzimin” si alternativë e Perëndimit.

Ambicjen globale e kapitalizon mbi bazën e rritjes së paparë ekonomike e cila është rezultat i politikave që kanë filluar të realizohen qysh para ardhjes së Sisë në pushtet, ndërsa ai vlerëson se ka ardhur koha për një kthesë në raport me themeluesin e ekonomisë kineze dhe reformatorin e madh Ten Siaoping i cili në marrëdhëniet ndërkombëtare i përmbahej strategjisë së “profilit të ulët”.

Mbështetja te diplomacia do të jetë aktive edhe në etapën në vazhdim, por tani kjo do të shoqërohet me investime të mëdha në ushtri. Për herë të fundit Kina ishte në luftë para 43 viteve kur kreu invazionin në Vietnam, por Sija, më shumë se paraardhësit e tij, ka investuar mjete të mëdha financiare në ushtrinë më të madhe të botës fuqia detare dhe ajrore e së cilës shfaqet në Detin e Kinës Jugore ose në Ngushticën e Taivanit. Kapacitetet bërthamore rriten vazhdimisht dhe, për herë të parë që nga fillimi i shekullit 15,  Kina është shndërruar në fuqi detare.

Në kohën kur nacionalizmi për përmbyt ShBA-të, Rusinë, Indinë dhe shumë vende të tjera, Sija këmbëngul në grumbullimin e centralizuar nga Singjangu dhe Tibeti në Perëndim, Hongkongu në Jug dhe Taivani në Lindje. Grupet etnnike duhet të përfshihen në Kinën e pandashme dhe të ndajnë me të qytetërimin e vjetër prej pesëmijë vjeçar. Për Sinë, shpërbërja e BRSS-së dhe “revolucionet me ngjyrë” janë mësime që nuk duhen harruar.

Në lidhje me Taivanin Sija theksoi qartazi se “nuk ka hapësirë për kompromise dhe lëshim”. Mesazhi me këtë rast i dërgohet Amerikës. Megjithëse ShBA-të, që nga viti 1979, bëjnë politikën e “një Kine të vetme” dhe zyrtarisht njohin Pekinin dhe jo Tejpein, presidenti Xho Bajden në muajin shtator deklaroi se forcat amerikane do të mbrojnë Taivanin demokratik në rast të një invazioni kinez.

Është fjala për një çështje kineze, Pekini do të vazhdojë me përpjekjet për “bashkim paqesor” duke shtuar se “kurrë nuk do të premtojë se do të heqë dorë nga përdorimi i forcës” dhe se i rezervon vetes “obsionin për të marrë të gjitha masat e nevojshme”, ishte mesazhi i Sisë që paralajmëron vazhdim të konfliktit me Uashingtonin.

Nëse kthesa e parë i përket politikës së jashtme, e dyta është e natyrës së brendshme: inicohet kthimi te shteti i Maos. Në versionet më të reja të Historisë së Partisë Komuniste Kineze nuk dënohet Revolucioni Kulturor i Maos dhe politika e tij e “Kërcimit të madh përpara” për të cilën, gjatë tre viteve, vdiqën nga uria më së paku 20 milionë njerëz.

Pas vdekjes së udhëheqësit të parë të revolucionit në vitin 1976, Kina është larguar nga modeli autoritar i Maos dhe kultit të tij të individit. Është zbatuar praktika e udhëheqjes kolektive të vendit. Kreu partiak ndante pushtetin me sekretarin e përgjithshëm i cili ishte i pari mes të barabartëve, ndërsa pozicioni i tij e tij ishte i kufizuar në dy mandate.

Sija në kongresin paraardhës në vitin 2017 evitoi të emëronte një gjeneratë të re liderish, ndërsa një vit më pas ndryshoi rregullat, duke ndryshuar Kushtetutën, gjë e cila i mundësoi mandatin e tretë si Sekretar i përgjithshëm dhe kryetar të Komisionit qendror ushtarak.

Me eleminimin e rivalëve potencialë, me kontrollin e plotë të ushtrisë, shërbimeve dhe mediave, Sija filloi me të madhe të ndërtojë kultin e tij të individit. Idetë e tij mbi komunizmin me ngjyrë kineze janë përfshirë në Kushtetutë dhe mësohen nëpër shkolla, ndërsa portretet e Sisë janë vendosur gjithandej në mbarë vendin. Mungon vetëm “Libri i kuq” i Maos.

Sija bëhet lideri me stazhin më të gjatë pas Maos dhe janë shanset dhe mundësitë që edhe me titullin e ri të “udhëheqësit të popullit”, të udhëheqë edhe 10-15 vite në mos përjetësisht. Kina kësisoj hyn në një erë që shenjohet nga rritja e pushtetit të tij të pakufizuar.

Në fjalimin i cili ishte dukshëm më i shkurtër se në kongresin paraardhës, Sija numuroi arritjet si puna e luftës kundër korrupsionit, çrrënjosja e varfërisë ekstreme, masat për mbrojtjen e mjedisit njerzor ose shtypjen e protestave në Hongkong. Deklaroi se nuk heq dorë nga politika kontroverse e “zero kovid” që shkaktoi protesta publike krejtësisht të rralla në Pekin ndërkohë që lodhja për shkak të mbylljeve dhe testimeve masive, si dhe përndjekjeve po përhapet në mbarë vendin, ndërsa ekonomia po pëson dëme.

Sfidat më të mëdha qëndrojnë para ekonomisë, e cila edhe përkundër rimëkëmbjes pas tre viteve të pandemisë, po humbet shkëlqimin e dikurshëm. Konflikti gjeopolitik me Amerikën nuk po shkon në favor të lidhjeve globale në të cilat Kina ka kapitalizuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Ngadalsimi i eksporteve shkakton mbylljen e fabrikave.

Ekonomistët i kanë ulur parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2022 i cili mund të jetë nën tre përqind, dukshëm nën synimin e paralajmëruar prej 5,5%. Në fund të muajit shtator juani ishte në vlerën më të ulët në 14 vitet e fundit. Një ndër pesë të rinj kinezë është i papunë. Në vështirësitë ndikojnë edhe plakja e përshpejtuar e popullsisë, përzierja e shtetit në sektorin seriozisht në borxhe të pronave apo rregullativa e dobët në sektorin e IT i cili është në shumicë pronë private.

Kina po kthehet nga vetëmjaftueshmëria dhe zhvillimi i teknologjisë së saj. Sija promovon nacionalizmin dhe sinocentrizmin si barrierë ndaj ndikimeve “kontaminuese” të Perëndimit, megjithëse deklaron se është për forcimin e bashkëpunimit me pjesën tjetë të botës.

Koreografia e kongresit ishte përpunuar shumë më heret. Përgatitjet janë kryer me kujdes dhe në fshehtësinë tradicionale “janë eleminuar rreziqet e fshehta për partinë”, pra rivalët e mundshëm. Është siguruar mbështetja njëzëri e drejtimeve të zhvillimit komunist i cili do të dëshmojë për homogjenitetin e kombit.

Kongresi kishte 2.300 delegatë të përzgjedhur në mbarë vendin sipas kriterit të sjelljes së mirë dhe besnikërisë ndaj udhëheqësit. Listën përfundimtare të pjesëmarrësve në kongres e miratoi një komitet i veçantë që drejtohej personalisht nga Sija. Përveç votimeve për vendimet e miratuara më parë, puna e delegatëve ishte edhe të aprovonin listën e re prej 200 antarësh të Komitetit Qendror. Numuri i kandidatëve ishte diçka më i madh por dihej që më parë se cili nuk duhej të fitonte. KQ përzgjedh 25 antarët e Byrosë Politike të cilët do të vendosin për përbërjen e Komitetit të Përhershëm. Dihet se në të do të bëjnë pjesë vetëm meshkuj të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë me Sinë dhe kanë dëshmuar për besnikërinë ndaj tij.

Kongresi që zgjati një javë duhej të përcaktonte drejtimet e politikës në pesë vitet e ardhshme, por gjithsesi nuk është gjithçka në duart e Sisë. Shumë gjëra do të varen edhe nga marrëdhënieët ndërkombëtare, rivaliteti me ShBA-të dhe karakteristikat e shoqërisë kineze.

Vështirë që duke shikuar gjethet e çajit të mund të parashikohen hapat e ardhshëm të Sisë, por mund të konkludohet se Kina do të vijojë të lëvizë në rrugën e trasuar prej tij që para një dhjetëvjeçari. Nëse Maoja ishte simboli i çlirimit komunist nga imperializmi, ndërsa Teni i çudisë kineze, Sija dëshiron të jetë simbol i Kinës si fuqi e madhe dhe kësisoj fati i 1,4 miljardë kinezëve është në duart e një njeriu të vetëm.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

https://www.politika.rs/sr/clanak/521788/Pogledi/bosko-jaksic-pogledi

Tags: xi jinping

Related- Posts

Kryesore

Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

18 Nëntor, 2026
FOKUS

Melodia shurdhuese serbe që jehoi në zemër të Evropës

17 Nëntor, 2026
Bota

Trump nis turin aziatik, takime me liderët e Quad-it dhe marrëveshje tregtare në Manila; ndalesa e fundit në Kinë

17 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Xi dhe bashkëshortja e tij shtrojnë banket mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut

18 Nëntor, 2026

SHBA-ja miraton shitjen e sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, me vlerë 210 milionë dollarë

18 Nëntor, 2026

Xi Jinping pret Donald Trump në Shenzhen: Pritshmëri për avancimin e marrëdhënieve Kinë–SHBA

18 Nëntor, 2026

Putin në Shenzhen: Renditja e re botërore kërkon dialog, jo hegjemoni,

18 Nëntor, 2026

Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

18 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.