Komiteti i Ekspertëve vendos heqjen e kufizimeve në Shqipëri duke filluar nga 1 maji

Situata e favorshme epidemiologjike ka sjellë heqjen e masave kufizuese në Shqipëri, njoftoi të martën Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke thënë se nuk do të ketë më kufizime në vend .

Numri i personave të prekur nga virusi Covid ka rënë me disa dhjetëra të regjistruar gjatë javëve të fundit ndërsa rastet e vdekjeve janë të parëndësishme.

Detyrimi për të mbajtur maska hiqet, ndërsa muzika lejohet pas orës 23:00 dhe klubet e natës rihapen.

Detyrimi për paraqitjen e dokumentit të vaksinimit për Sars-Cov-2, dokumentit negativ të testit për Sars-Cov-2, apo certifikatës së shërimit nga ky infeksion, hiqet për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar nga data 1 maj. të këtij viti. / Argumentum.al