• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Kosova: Fundi i bllokadës politike nga zgjedhjet e reja?

23 Dhjetor, 2025
in JO VETEM LAJM, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Bulevardi “Zahir Pajaziti” në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, këto ditë është i ndriçuar me drita festive të Vitit të Ri. Shtëpiza të vogla prej druri, të zbukuruara me ornamente shumëngjyrëshe, ftojnë qytetarët të pinë verë të ngrohtë ose të hanë hot-dog. Zona këmbësore e Prishtinës është shumë e frekuentuar edhe gjatë dimrit. Kosovarët takohen këtu për shëtitje të qeta, sidomos në këto ditë kur dritat festive ndriçojnë mbrëmjet e gjata.

Ndriçim – këtë e dëshirojnë shumë qytetarë të Republikës së Kosovës edhe për politikanët e tyre. Sepse më 28 dhjetor votuesit janë thirrur për herë të dytë brenda vetëm dhjetë muajsh për të zgjedhur një parlament të ri. Për dhjetë muaj me radhë, sipas mendimit të shumë kosovarëve, ka pasur vetëm teatër politik dhe tani shumica janë të lodhur.

Teatër politik

Studenti 28-vjeçar Liridon Spahiu, i cili po takohet me miqtë pranë shtëpizave festive në bulevardin “Zahir Pajaziti”, thotë se ai në fakt interesohet për politikën. “Duhet të interesohemi, duam apo s’duam,” thotë ai. Për të është e qartë se kështu si deri tani nuk mund të vazhdohet më. “Muajt e fundit, gjithnjë e më shumë po pyesim veten: Çfarë po ndodh me këtë vend dhe me këtë politikë?”

Bllokadë e pafund

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 i solli partisë deri atëherë qeverisëse me shumicë absolute, Lëvizjes Vetëvendosje (VV), vetëm 42 për qind të votave. Në anën tjetër, blloku i qendrës së djathtë, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mori gjithsej 46 për qind. Votat e mbetura iu shpërndanë komuniteteve pakicë në vend. As VV dhe as blloku i qendrës së djathtë nuk arritën shumicën prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë

Si fraksioni më i madh, Vetëvendosje me kryeministrin në detyrë Albin Kurti kishte të drejtën të propozonte kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por u deshën më shumë se gjashtë muaj, mbi 50 votime dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese që në fund të gushtit të zgjidhej Dimal Basha, politikan që mori edhe disa vota nga blloku i qendrës së djathtë.

“Interesat e qytetarëve janë dytësore”

Kryetari i Kuvendit në Kosovë është figurë kyçe për vënien në lëvizje të procesit politik pas zgjedhjeve, sepse vetëm ai mund të caktojë rendin e ditës dhe të nisë punën parlamentare. Nga fundi i gushtit filluan përpjekjet për formimin e një qeverie me shumicë, por negociatat e Albin Kurtit me opozitën mbetën pa sukses. As raundet e shumta të bisedimeve në zyrën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk sollën rezultat. Më 20 nëntor 2025, presidentes nuk i mbeti tjetër rrugë veçse ta shpërndante Kuvendin dhe të shpallte zgjedhje të reja për 28 dhjetor.

Sipas politologes kosovare Donika Emini, duket qartë se “interesat e shtetit dhe të qytetarëve janë dytësore për elitën politike”, siç i tha ajo DW-së.

“Është e rëndësishme që partitë të tregojnë pjekuri politike duke qenë të gatshme të formojnë koalicione qeverisëse,” thotë Emini. Ajo sheh megjithatë një fije shprese për ndryshim – Kurti dhe Vetëvendosja janë treguar më të hapur ndaj partive të tjera javët e fundit, gjë që mund të tregojë një fund të bllokadës pas zgjedhjeve.

Një nga vendet më të varfra të Evropës

Viti që po mbyllet ishte i humbur për Kosovën për shkak të bllokadës politike – në një kohë kur vendi ka nevojë urgjente për reforma sociale, ekonomike dhe në sundimin e ligjit. Shteti më i ri i Evropës mbetet një nga më të varfrit në kontinent. Papunësia zyrtare është mbi 25 për qind, ndërsa tek të rinjtë edhe më e lartë. Rreth një e pesta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë, nuk ekziston një sistem i përgjithshëm i sigurimit shëndetësor, ndërsa arsimi vuan nga mungesa e stafit të kualifikuar dhe pajisjeve. Të gjitha këto kanë çuar vitet e fundit në një emigrim masiv të të rinjve – dhe ky trend vazhdon.

Dërgesat financiare nga diaspora, nga të cilat Kosova varet shumë, kanë përbërë gjatë dekadës së fundit nga 12 deri në 18 për qind të BPV-së; në vitin 2024 ishin rreth 13 për qind. Për shkak të bllokadës politike, fondet e BE-së në vlerë rreth 820 milionë euro nuk kanë mundur të shfrytëzohen. Kosova nuk arriti të miratojë as buxhetin për vitin 2026, as reformat në drejtësi dhe ligje të rëndësishme ekonomike.

Politikë “legjitime”, por e papërshtatshme e sovranitetit

Situatën e rëndon edhe konflikti i pazgjidhur me Serbinë. BE-ja prej vitesh i bën presion Kosovës për një “kompromis”, i cili për Kosovën shpesh ka përfshirë kushte të papranueshme, si krijimi i një statusi kolektiv për pakicën serbe. Sipas shumë politikanëve kosovarë, kjo do t’i hapte rrugë bllokimit të shtetit nga Beogradi, pasi institucionet e pakicës serbe kontrollohen nga qeveria serbe.

Përballë kësaj, kryeministri Kurti dhe Vetëvendosje kanë ndjekur prej vitesh një “politikë sovraniteti”, që synonte shuarjen e strukturave paralele të Beogradit në veri të Kosovës. Kjo politikë, ndonëse legjitime, shpesh u zbatua në mënyrë konfrontuese dhe jo të mençur. Në fund, Kurti dhe qeveria e tij u shfaqën si pala fajtore në konfliktin me Serbinë. Në mënyrë absurde, Kosova u sanksionua – edhe sepse BE-ja nuk donte të rrezikonte një konflikt me Serbinë.

Vetëm pak ditë më parë, BE-ja njoftoi lirimin e fondeve të ngrira për Kosovën. Arsyeja: pas zgjedhjeve lokale të tetorit 2025, në komunat në veri të vendit janë rikthyer kryetarë nga partia e drejtuar nga Beogradi, “Lista Serbe”, e cila kishte bojkotuar zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Pakënaqësi dhe pritshmëri

Mes shëtitësve në zonën këmbësore të Prishtinës, këto tema luajnë rol më të vogël. Pensionisti 65-vjeçar Nuhi Asllani ankohet: “Jemi të gjithë të pakënaqur – si të mos jemi?!” Ai nuk beson se zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit do të sjellin përmirësim. “Bllokada do të vazhdojë me siguri,” mendon ai.

Tregtari 50-vjeçar Nazmi Gashi u jep politikanëve një këshillë për pas zgjedhjeve: “Nuk janë rezultatet gjëja më e rëndësishme – e rëndësishme është që të krijohet vetëdija për t’u marrë vesh.”

Edhe Liridon Spahiu shpreson që partitë e kanë kuptuar lodhjen politike të votuesve: “Njerëzit nuk duan më të shohin ego politikanësh, por punë, angazhim për vendin dhe një jetë më të mirë për secilën dhe secilin prej nesh./DW

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Shteti në rënie të lirë? Tirana në flakë, kryeministri Rama hesht

14 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

14 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shteti në rënie të lirë? Tirana në flakë, kryeministri Rama hesht

14 Tetor, 2026

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

14 Tetor, 2026

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.