• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Kurti për La Stampa: Putini luan me lëkurën e Kosovës, kështu Serbia dëshiron të minojë Ballkanin

16 Janar, 2023
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane, La Stampa. Në këtë intervistë dërguar mediave kosovare nga Zyra për Media e Kryeministrit, dhe në të cilën specifikohet e përkthimi është jozyrtar, shkruan se e njëjta është realizuar me 14 janar 2023.

Në këtë intervistë, kryeministri Kurti flet për shumë çështje. “Mund të ketë marrëveshje me Vuçiqin nëse ai e njeh shtetin tonë”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti në këtë intervistë të gjatë.

“Me pakicën serbe aplikojmë të drejtat e Kushtetutës”, ka thënë ai. Duke folur për barrikadat në veri të vendit, kreu i Qeverisë së kosovës deklaron se në ato u infiltruan elementë pro-rusë, nga Night Wolves deri te mercenarët Wagner.

“Beogradi dëshiron të krijojë Rusinë e vogël në rajon, Evropa nuk mund të jetë neutrale për vetë sigurinë e saj”. Citohet të ketë thënë Kurti. (Më poshtë, RTKlive sjell të plotë intervistën e kryeministrit Kurti dhënë gazetës italiane La Stampa).

Albin Kurti “Putini luan me lëkurën e Kosovës, kështu Serbia dëshiron të minojë Ballkanin”
-Kryeministri i Kosovës: “Beogradi ka një pakt me Moskën, BE-ja duhet të ndërhyjë, kufiri mes NATO-s dhe Rusisë kalon edhe përmes nesh. Duhen më shumë ushtarë, mirë nëse italianë.”

-Mund të ketë marrëveshje me Vuçiqin nëse ai e njeh shtetin tonë. Me pakicën serbe aplikojmë të drejtat e Kushtetutës

-Barrikadat në veri të vendit u infiltruan nga elementë pro-rusë, nga Night Wolves deri te mercenarët Wagner

-Beogradi dëshiron të krijojë Rusinë e vogël në rajon, Evropa nuk mund të jetë neutrale për vetë sigurinë e saj

Nga Ukraina në Kosovë, “Armiku është i njëjti: Putin. Serbia ka marrëveshje me Kremlinin për të destabilizuar Rajonin. Kufiri mes NATO-s dhe Rusisë është edhe këtu, në Ballkan”. Kryeministri kosovar, Albin Kurti, më 15 Dhjetor ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE. Sot merr frymë, pas javësh tensionesh dhe përplasjesh në veri të vendit, me minoritetin serb që ngriti barrikada. Kujtimi i luftës (1998-99) është shumë afër, dhe shumë i dhimbshëm, për të menduar për një konflikt të ri. Armiqësitë në këtë plan duket se vetëm janë shtyrë për ca më vonë, para zgjedhjeve të prillit. Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është më larg se kurrë. Sipas Kurtit, sepse Beogradi e kundërshton. Si një lloj dere rrotulluese nga e cila Moska dëshiron të kërcënojë indirekt edhe BE-në.

Kryeministri Kurti, vendi juaj, më i riu i lindur në Evropë, 15 vite më parë, po përjeton muaj të rrezikshëm për stabilitetin e tij. Si planifikoni të parandaloni një përshkallëzim?
“Vendi ynë ka pasur një vit të mbarë. Ne jemi dëshmia se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah, me rritje 4%, eksporte +23, investime të huaja direkte +47. Jemi përmirësuar me 17 pozicione në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, e njëjta gjë për lirinë e shtypit. Jemi në vendin e parë në Ballkan Perëndimor për shtetin e së drejtës. Por marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe ne duhet t’i normalizojmë”.

Por një marrëveshje midis jush dhe presidentit serb Vuçiq duket e pamundur. Ju jeni në një debat me pyetje dhe përgjigje të ashpër. Deri në çfarë pike jeni të gatshëm të shkoni për paqen në vendin tuaj?
“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të ketë në thelb njohjen reciproke. Serbia duhet ta njohë Kosovën. Besoj se propozimi i BE-së i shtatorit të kaluar mund të shërbejë si një bazë e mirë për diskutimet e mëtejshme drejt këtij qëllimi demokratik. Duhet të bëhet një presion ndërkombëtar”.

Gjithashtu edhe nga ana juaj pra, duhet të ketë një hap drejt Beogradit. I dërguari i SHBA-së në Prishtinë, Derek Chollet, ju ka tërhequr vëmendjen, duke ju kujtuar të respektoni marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Veriore në shumicë serbe. A do ta bëni?
“Paraardhësit e mi kanë lidhur 33 marrëveshje në dhjetë vjet, në bisedime në Bruksel. Njëra prej tyre është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. E vetmja marrëveshje që dështoi në testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Prandaj, ne gjendemi në këtë vështirësi. Mendoj se Kosova garanton nivelin më të lartë të të drejtave të pakicave. Sidomos për minoritetin serb. Shteti ynë është i përbërë nga 93% shqiptarë, gati 5% serbë, pjesa tjetër janë boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë, turq dhe goranë. Ne zbatojmë në mënyrë të njëanshme parimet e Kushtetutës sonë të shkruara nga ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari në periudhën para Shpalljes së Pavarësisë. Bëhet fjalë për standardet më të larta evropiane. Një asociacion etnik i komunave bie ndesh me frymën e Kushtetutës sonë”.

Beogradi flet për diskriminim serioz ndaj popullatës së tij. A ka ndonjë të vërtetë?
“Beogradi insiston në këtë pikë sepse ai nuk dëshiron të ketë një marrëveshje. Nuk mund ta kompensoj Serbinë për humbjen e luftës në 1999. Në realitet, ajo që duhet është që Serbia të njohë krimet e saj në historinë e saj të vonë, të distancohet nga e kaluara e saj, Millosheviqi, dhe nga e tashmja e saj, Putini. Për sa më takon, si kryeministër, unë jam këtu për nevojat e qytetarëve serbë. Kosova duhet të jetë një shoqëri multietnike dhe sovrane. Mendoj se është koha për të gjetur një dialog me Serbinë. Por nga propozimet e BE-së, të refuzuara nga Beogradi më 27 tetorin e kaluar, ata duan të nxjerrin vetëm atë që i përshtatet.”

Çfarë roli po luan Rusia në Ballkan?
“Kosova është obsesioni i Putinit. Vuçiqi, në vitet 1990, kishte si slogan “Serbia e Madhe”, ndërsa tani e ka ndryshuar në “Bota Serbe”, imitim i shprehjes ruse Russkiy Mir. Beogradi është regjimi klientelist më i afërt dhe më i fortë me Kremlinin. Serbia dëshiron sërish Serbinë e Madhe, dëshiron Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, dëshiron të transformojë Malin e Zi në Ukrainë dhe dëshiron të na e marrë veriun e Kosovës. Kur është fjala për Asociacionin e Komunave nuk bëhet fjalë për të drejtat e serbëve, por për territorializimin e të drejtave. Një mentalitet i ngjashëm me atë të presidentit despotik Putin.”

Vuçiq, megjithatë, po demonstron me deklarata se dëshiron të distancohet nga Moska. A po luan një lojë të dyfishtë, sipas jush?
“Serbia ka bërë një zgjedhje. Ka nënshkruar tre marrëveshje të mëdha me Rusinë: në maj, për gazin me çmimin më të lirë, në shtator, me marrëveshjen midis ish-ministrit të Punëve të Jashtme Selakoviq dhe ministrit rus Lavrov në Nju Jork për të sinkronizuar politikën e jashtme. Së fundmi, politikani serb më pro-rus, Aleksandar Vulin, ish-nënkryetar i partisë së udhëhequr nga gruaja e Millosheviqit, Mira Markoviq, tani është shefi i inteligjencës së Serbisë. Ka nga ata që nuk duan të shohin, kjo është shumë e qartë për mua”.

A mendoni se BE-ja po bën mjaftueshëm për të shmangur një prani ruse në Ballkan?
“BE duhet të jetë më e qartë dhe më e vendosur. Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, nuk dënoi agresionin ukrainas dhe Kisha Ortodokse Serbe është në të njëjtën linjë me Kirillin. Prandaj mendoj se BE-ja duhet të jetë e guximshme. T’i thotë të vërtetën Beogradit dhe të veprojë në bazë të rrjedhojave. BE-ja nuk duhet të jetë neutrale ndaj një shteti që nuk është neutral ndaj Rusisë”.

Cilat janë rreziqet?
“Rreziku konkret është se 48 baza operative janë të vendosura rreth kufirit të Kosovës nga ana e ushtrisë serbe dhe xhandarmërisë, më pak se 5 kilometra larg nesh. Aty qarkullojnë Night Wolves rusë (banda me motoçiklistë shumë afër Putinit shën. red.), dhe gjithashtu mercenarë dhe paraushtarakë Wagner. Ka foto me stemat e tyre. Ata ishin të pranishëm edhe në barrikadat në veri. Ato 16 barrikada ishin barrikada të Wagnerit”.

Keni frikë se veriu i Kosovës do të kthehet në Krimenë tuaj?
“Mendoj se Serbia dëshiron të jetë Rusia e vogël në Ballkan, ku Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë do të jetë Bjellorusia e vogël, dhe Mali i Zi do të bëhet Ukrainë. Për veriun e Kosovës rreziku është transformimi i tij në Transnistri, si p.sh në Moldavi. Kjo është ajo që ata duan: një pjesë të territorit në Kosovë, por që ata gjithsesi e kontrollojnë për të minuar vendin në tërësi, por edhe Evropën”.

Çfarë prisni nga NATO?
“Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bërë kufiri midis NATO-s dhe Rusisë. Mendoj se nevojitet më shumë mbështetje nga NATO me më shumë ushtarë, përfshirë edhe italianë, në Kosovë dhe mbështetje për ushtrinë tonë”.

Çfarë prisni nga Italia?
“Italia është fqinji më i madh i Ballkanit Perëndimor. Është partner dhe aleat. Duhet të jetë më aktive dhe të na ndihmojë në ruajtjen e një paqe afatgjatë.”

Si e shihni Kosovën pas dhjetë vjetësh?
“Një muaj më parë e bëmë kërkesën për anëtarësim në BE. Në të kaluarën, më të shpejtat për t’u integruar ishin Suedia dhe Finlanda në tre vjet. Qipro dhe Malta, 14 vjet. Do të doja të qëndroja në mesatare, 9 vjet. BE-ja është projekti politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit të planetit pas Luftës së Dytë Botërore. Ne duam të hyjmë për të dhënë ndihmesën tonë”./rtk

Related- Posts

KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026
KOSOVA

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)
KOSOVA

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.