Lirimi i tre policëve që ishin në paraburgim në Serbi/ Reagime nga Kosova, Shqipëria dhe ndërkombëtarët

Presidentja Osmani: Falënderojmë SHBA-të për lirimin e tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin në lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

Ajo ka nënvizuar se ‘’aleanca me ShBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale për Kosovën’’.

‘’Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta për demokraci, sundim të ligjit dhe paqe e siguri. Shpreh falënderimet e përzemërta për kontributin që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të Republikës së Kosovës’’, theksoi presidentja.

Presidentja Osmani dhe guvernatorja Reynolds nënshkruan edhe marrëveshjen e marrëdhënieve së shteteve simotra mes Kosovës dhe Iowa-s, e cila do të fuqizojë bashkëpunimin edhe më tej në fushën e sigurisë, arsimit, kulturës dhe bujqësisë.

“Sot me nënshkrimin e marrëveshjes së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s dëshmuam edhe një herë përkushtimin tonë për të hapur kapituj të ri të bashkëpunimit dypalësh. Kjo marrëveshje do të luajë rol jetik në zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të ndërsjellë, përfshirë arsimin, kulturën, turizmin, bujqësinë, tregtinë dhe fushën e energjisë. Po ashtu do të krijojë instrumente për koordinim të shtuar mes dy vendeve tona edhe fushën e mbrojtjes’’, theksoi ajo.

Marrëveshja e nënshkruar sot do t’i hap rrugë përafrimit dhe përfitimeve të drejtpërdrejta të qytetarëve tanë. Qytetarët tanë janë populli më pro amerikan në botë. Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta dhe angazhimin tonë për demokraci, sundim të ligjit, paqe dhe siguri në vend dhe rajon”, theksoi presidentja Osmani.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një postim në rrjetet sociale shkroi se “edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithsesi shumë i mire. Ai shkroi në rrjetet sociale se “kjo i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës”, shkroi ai duke uruar që të nisë menjëherë shtensionimi i situatës nga të gjithë.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shkroi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka njoftuar “se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më pare”.

Ai tha se e vlerëson shumë hapin e presidentit Vuçiç, “të cilën ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit”.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u rritën në fund të muajit të kaluar kur autoritetet nisën të zbatojnë rezultatin e zgjedhjeve të 23 prillit, të bojkotuara nga partitë politike serbe. Në komunat veriore grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen nëpër zyra komunale të kryetarëve shqiptarë.

Arrestimi i tre pjesëtarëve të policisë së shtoi edhe më shumë tensionet ndërmjet palëve.

Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi e ka mirëpritur vendimin e autoriteteve serbe për lirimin nga paraburgimi të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Ai me këtë rast kërkon depëshkallëzim të situatës në veri, përfshirë këtu zgjedhjet e reja dhe themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Deeskalimi duhet të vazhdojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa dhe Marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen përfshirë krijimin e Asociacionit  të komunave me shumicë serbe”,ka shkruar në Twitter, Varhelyi.

OSBE përshëndet lirimin e policëve, bën thirrje për normalizim

Lirimin e tre policëve të Kosovës nga gjykata serbe e ka përshëndetur edhe kryesuesi i OSBE-së, njëherit ministër i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani. Ai në rrjetin social Facebook, thotë se e mirëpret këtë vendim dhe i bënë thirrje palëve për normalizimin e situatës në veri.

“Mmirëpres vendimin për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe u bëj thirrje palëve që të fillojnë zbatimin e Udhërrëfyesit të cilin e propozova për deeskalim dhe normalizim. OSBE-ja është këtu për të mbështetur këtë proces”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se sot paradite, gjykata serbe në Kralevë ka liruar tre policët e rrëmbyer më 14 qershor në afërsi të kufirit verior. Prokuroria në Serbi i ngarkoi Beqir Sefin, Mustafë Shemin dhe Rifat Zeken me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet.

Gjykata e Lartë në Kralevë ua ndërpreu paraburgimin tre policëve, duke i lënën që të mbrohen në liri.

/Argumentum.al

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist