• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Mbi blerjen e Gazës nuk është fjala për diplomacinë e bllofit të Trampit, por edhe për fatin e Izraelit

12 Shkurt, 2025
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-Gjeopolitika[i]

Pas blerjes së Gazës nga Trampi dhe daljes në detin Mesdhe, Izraeli nuk do t’i nevojitet më ShBA-ve

Rripi i Gazës është cepi më i dëshiruar (dhe më i lehti për t’u marrë) për zgjerimin e territoreve amerikane, por edhe ndikimit jashtë hemisferës Perëndimore (është i njëjtë në nivelin gjeostrategjik dhe atë të burimeve me Groenlandën e pasur në mos më i rëndësishëm), me rezerva të mëdha, deri tani të pashfrytëzuara, energjentike, para së gjithash me gaz natyror, por edhe për shkak të pozitës strategjike në Detin Mesdhe gjë për të cilën Gaza ka qënë gjithmonë karrem për fuqitë e mëdha fqinjë.

Dhjetë ditët e shkuara presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi zemërim te vendet arabe dhe në përgjithësi edhe te vende të tjera në fillim me paraqitjen, e më vonë të përsëritjen, e planit të tij mbi blerjen e Rripit të Gazës dhe zhvendosjen e popullsisë së atjeshme palestineze në Jordani dhe Egjypt. Këtë zemërim e shtuan akoma më shumë edhe fjalët e para pak kohëve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu sipas të cilave edhe Arabia Saudite mund të presë palestinezët nga Gaza duke patur parasysh se ka mjaft tokë.

Megjithatë, a do të jetë i mjaftueshëm ky zemërim i arabëve dhe i muslimanëve në botë për pengimin e realizimit të planit të Trumpit i cili nuk duhet parë ekskluzivisht në kontekstin e politikës së “presionit maksimal” të cilën ai e zbaton përshembull ndaj Meksikës, Kanadasë ose Groenlandës, ose më mirë të themi Danimarkës, nga e cila në fund të fundit do të fitojë atë që edhe dëshiron, para së gjithash në planin ekonomik dhe (ose) në luftën kundër emigracionit ilegal?

Me blerjen e Gazës Trampi mendon seriozisht

Personalisht, mendoj se në rastin konkret nuk është fjala thjesht për strategjinë e Trampit nëpërmjet diplomacisë së bllofit ( të cilën e përdor që nga fillimi i marrjes së pushtetit në shumë fronte), por bëhet fjalë për një politikë të menduar mirë, të koordinuar thellë me Izraelin dhe interesat e tij. Izraeli me siguri nuk e “rrafshoi” Rripin e Gazës duke e shndërruar në një “sipërfaqe të ngjashme me atë të Hënës”, plotësisht të pabanueshme dhe të padurueshme për çfarëdolloj forme jete të denjë për njeriun – vetëm e vetëm për luftën kudnër terrorizmit dhe çrrënjosjen e Hamasit. Nga ana tjetër, Hamasi në fund as është asgjësuar, me të ende po bisedohet mbi lirimin e pengjeve izraelite, vendosjen e paqes etj.

Përveç kësaj, Trampi që në fillim të mandatit të tij të dytë përsëriti tezën sipas së cilës çdo perandori, ose mbretëri, kur pushon së zgjeruari dobësohet dhe vdes, e tani është e qartë se me këtë kishte parasysh ekskluzivisht “perandorinë amerikane”.

Rripi i Gazës është cepi më i dëshiruar (dhe më i lehti për t’u marrë) për zgjerimin e territoreve amerikane, por edhe ndikimit jashtë hemisferës Perëndimore (është i njëjtë në nivel gjeostrategjik dhe atë të burimeve me Groenlandën e pasur në mos më i rëndësishëm), me rezerva të mëdha deri tani të pashfrytëzuara energjentësh, para së gjithash me gaz natyror, por edhe për shkak të pozitës strategjike në Detin Mesdhe gjë për të cilën Gaza ka qënë gjithmonë karrem për fuqitë e mëdha fqinjë. Nuk është e vështirë të përfytytohet se çfarë rëndësie në kuptimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik do të kishte nëse ShBA-të marrin dalje direkte në detin Mesdhe. Pothuajse as vetë Izraeli, si “avionmbajtës i madh avionësh” nuk do t’i nevojitet më.

Nga ana tjetër, pragmatizmi amerikan dhe tregtia e interesave nuk janë kurrfarë risie, por rregull – e kësisoj Izraeli, në këtë “lojë” të re me Gazën, duhet të jetë që ç’ke me të i vëmendshëm në lidhje me të ardhmen e tij (pavarësisht nga ndikimi i stërmadh i lobit hebré në ShBA, elitat amerikane në vendin e tyre kanë qënë gjithmonë ato që kanë drejtuar levat kryesore të fuqisë dhe kurrë nuk do t’ia lënë kujt tjetër). Monarkitë e pasura arabe kanë kohë që janë bërë gjithashtu ndjellëse për interesat e Perëndimit pragmatik. Ato dhe Izraeli, është përkundër tolerancës aktuale – kurrë nuk kanë jetuar dhe as do të jetojnë në të ardhmen në dashuri mes tyre. Për më shumë!

“Fillon epoka e re e artë për ShBA-të”

Përveç kësaj, gjatë inaugurimit të tij me 20 janar Trampi tha një frazë të rëndësishme, nuk do e paraqes fjalë për fjalë por tingëllon pak a shumë kështu: me ditën e sotme fillon epoka e artë për Shtetet e Bashkuara, Amerika duhet të jetë shteti më i fortë i botës dhe ajo të cilën të gjithë duhet t’a dëgjojnë dhe respektojnë, dhe për këtë ai (Trumpi) do të punojë gjatë tërë mandatit të tij. Kjo është pikërisht premtim për operacionalizimin e politikës së tij MAGA që deshte t’a realizonte gjatë mandatit të parë por nuk i’a arriti (mbi arësyet kemi shkruar më parë dhe nuk po i përsëritim)

Që Trumpi në rastin konkret, për Gazën mendon seriozisht dëshmon edhe fakti se, edhe përkundër reaksioneve të mëdha negative në mbarë botën (jo vetëm atë arabe dhe islame) por edhe brenda vetë ShBA-ve ndaj deklaratës për blerjen e Gazës, po këtë deklarata e përsëriti edhe para tri ditësh, në përgjigjen konkrete të pyetjes së një gazetari; nëse palesntinezët do të guxojnë të kthehen në Gaza (duke supozuar që ndërkohë e ka blerë dhe rinovuar Amerika), ai u shpreh vendosmërisht me jo. Për më shumë, tha se për palestinezët do të ndërtohen shtëpi të rehatshme në lokacionet ku do të shkojnë në Egjypt dhe në Jordani, apo diku tjetër dhe se nuk do të kenë kurrfarë arësyeje të kthehen  sepse do të jenë të lumtur dhe të kënaqur. Tha gjithashtu se atëherë (në kuptimin ndërtimor) do të nevojitet më së pari të pastrohet Gaza e cila është shndërruar në gërmadha ku është e pamundur çfarëdolloj jete dhe do të fillojë rinovimi dhe krijimi i parajsës në Tokë për tërë botën.

Kështu pra, e sheh Trumpi, e jo vetëm ai, por edhe të gjithë bashkëpuntorët e tij kryesorë – si puna le të themi e Marko Rubios i cili para dy ditësh në Uashington priti kolegun e tij egjyptian Badr Abdelatty i cili në prag të vizitës protestoi ashpër kundër zhvendosjes së re të palestinezëve dhe tha se ky është qëndrimi i të gjithë shteteve arabe.

Shpopullimi i Jordanisë si “”kosh plehrash” për palestinezët

Më lart përdora termin zhvendosja e re, kjo sepse pas lufëtrave izraelito-arabe gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX ata kanë qënë zhvendosur – më së shumti pikërisht në Jordani. Mbretëria Hashemite edhe gjatë mandatit të parë të Trampit ka qënë shqyrtuar se shtëpi për një “porcion” të rij palestinezësh, dhe në këtë kontekst e kanë vizituar emisarë të ndryshëm, si Benjamin Netanjahu personalisht dhe shefi i atëhershëm i Mosadit Yossi Cohen.

Në Jordani jeton një numur i madh palestinezësh, sipas disa vlerësimeve ata përbëjnë pothuajse dy të tretat e popullsisë së përgjithshme (edhe mbretëresha aktuale jordaneze është palestineze). Kryesisht janë pasardhës të gjeneratës së refugjatëve që erdhën në Jordani pas themelimit të shtetit izraelit dhe luftërave të shumta që janë zhvilluar në ato territore. Ardhja eventuale e afro dy milonë palestinezëve nga Rripi i Gazës do të ndryshonte akoma më shumë strukturën kombëtare të vendit, edhe sikur menjëherë të mos ndikonte në destabilizimin e tij, definitivisht do t’a vinte buzë pritmërisë së kur do të shndërrohet në një Palestinë të re klasike.

Duke patur parasysh se Jordania është padyshim aleati më i madh i Amerikës në botën arabe, dhe varet më së shumti nga ShBA-të nga ana financiare (vitin e kaluar Uashingtoni i miratoi rreth 1,5 milirdë dollarë ndihmë dhe këto mjete buxhetore!)- do të jetë interesante të ndiqet se si Amani do të sillet ndaj kërkesave pothuajse ultimative të Trumpit për shpopullimin e Gaqzës dhe zhvendosjen e paleestinezëve të atjeshëm në Mbretërinë Hashemite. Për më shumë, Trumpi para dy ditëve bëri qartë me dije si Jordanisë ashtu edhe Ejgyptit (ky i fundit gjithashtu partner i madh amerikan në Lindjen e Afërt të cilin Amerika e ka mbuluar me para dhe armë, i cili gjithashtu kundërshton planin e Trumpit), se në rast se ata refuzojnë  t’i pranojnë palestinezët (për këtë duhet të jepen “vetëm” disa parcela ndërtimi nga territori i përgjithshëm i tyre për ndërtimin e vendbanimeve palestineze) do të ndalojë çfarëdo lloj ndihme financiare dhe ushtarake!

Nëse Trumpi në Lindjen e Afërt përvëluese guxon e kërcënon partnerët e atjeshëm më të mëdhenj arabë dhe madje u jep ultimatume, atëherë të gjithë duhet t’a kenë të qartë se plani i tij për Gazën është tejet i mirëmenduar dhe nuk është kurrfarë bllofi me synimin arritjen e disa përfitimeve politike nga ana e monarkive të pasura ose më pak të pasura apo demokracive të tipit lindor.

Mbreti jordanez në një vizitë të pakëndshme në  Uashington

Me siguri nuk është rastësi, dje në Uashington, i erdhi nën këmbë Trumpit edhe kreu i një shteti arab – mbreti jordanez Abdullah II. Sikurse nënvizojnë disa media, Trumpi, të martën, “i bëri presion për të pranuar palestinezët” nga Rripi i Gazës, megjithëse mbreti tha se vendi i tij e kundërshton fort këtë lëvizje. Trumpi sinjalizoi se nuk do të ndalet nga ideja e tij e cila përfshinë zhvendosjen e banorëve të shokur të Rripit të Gazës dhe shndërrimin e territorit të bërë gërmadhë nga luftërat në atë që ai e emërtoi “Rivierë e Lindjes së Afërt”. Jo vetëm që nuk heq dorë nga plani i tij, Trumpi dje ishte akoma më eksplicit duke deklaruar nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë si më poshtë: “Do t’a marrim. Do t’a mbajmë, do ta mëkojmë. Në fund do t’a vëmë në punë, ku do të hapen shumë vende pune për njerëzit në Lindjen e Mesme”. Plani pra “do të sjellë paqen” në Lindjen e Mesme.

Mbreti Abdullah tha më vonë se i ka përsëritur Trumpit “pozicionin e fortë” të Jordanisë kundër zhvendosjes së palestinezëve në Gaza, si dhe në Bregun Perëndimor të okupuar i cili kufizon territorialisht me shtetin e tij. “Ky është qëndrimi unik arab”, tha në deklaratën e tij në X. “Rindërtimi i Gazës pa zhvendosjen e palestinezëve dhe zgjidhjen e situatës së rëndë humanitare duhet të jetë prioritet për të gjithë”.

Edhe përkundër këtyre qëndrimeve të mbretit jordanez, Trumpi tha se Jordania, si edhe Egjypti, në fund të fundit do të pranojnë të sistemojnë në territoret e tyre banorët e zhvendosur të Gazës.

“Besoj se do ta kemi një parcelë toke në Jordani. Besoj se do të kemi një parcelë toke në Egjypt”, tha Trumpi. “Ndoshta do ta kemi diku tjetër, por mendoj se do t’a kemi, kur të përfundojmë bisedimet tona, do të kemi një vend ku ata do të jetojnë shumë të lumtur dhe shumë të sigurtë. Po japim shumë para për Jordaninë, e me që ra fjala edhe për Egyptin – mjaft shumë si njërit ashtu edhe tjetrit. Por nuk më duhet të kërcënoj me këtë që po them. Mendoj se jemi mbi këtë”, tha Trumpi (natyrisht që ai indirekt i kërcënon që ç’ke me të por gjithsesi nuk guxon t’a thotë publikisht).

Mbreti tha se do të bëjë atë që është më e mira për vendin e tij dhe se Jordania do të pranojë 2.000 fëmijë të sëmurë nga Gaza për mjekim (Trumpi e falenderoi për këtë), dhe shtoi se kombet arabe do të vinë në Uashington me një kundërpropozim, sepse e gjithë puna është se “si do të funksionojë e gjitha kjo në një mënyrë të mirë për të gjithë”.

Ministri jordanez i punëve të jashtme Ayman Safadu tha më vonë në TV shtetëror Mamlaka se ekziston një plan arab nën udhëheqjen e Egjyptit për rinovimin e Gazës pa zhvendosjen e popullsisë së saj.

Megjithatë, parë nga perspektivat e mësipërme, një plan i këtillë nuk ka për të kënaqur Trumpin dhe Netanjahun. Mund t’i kënaqë vetëm ndonjë lokacion i ri për t’i zhvendosur- përshembull Somalija, në Bririn e Afrikës, me kushte tejet të vështira për jetesë (edhe obsione të tilla për fat të keq qarkullojnë, e nga ana tjetër palestinezët askush nuk i pyet për agjë, sikur të ishin kafshë të cilët me vagona dhe kamionë transportohen atje dhe kur duan  ata)

Ndërkohë, plani i Trumpit vetëm se e ashpërsoi akoma më shumë qetësinë edhe kështu të brishtë në Gaza, e nuk të çudit fakti se Hamasi, të hënën tha se do të ndërpresë lirimin e pengjeve izraelite deri në një afat të pacaktuar, gjë pas së cilës Trumpi e kërcënoi Hamasin me ndëprerjen e paqes dhe “ferr të paparë”, nëse nuk i liron pengjet deri të shtunën.

Konkluzion

Pëmrbysjet në Lindjen e Afërt nuk mund t’i lënë jashtë fokusit edhe dy superfuqitë e tjera- Rusinë dhe Kinën, por gjithashtu edhe fuqitë tradicionale auropiane për të cilët ky rajon që nga kohët që nuk mbahen mend ka qënë burim fitimi dhe poligon për matrapazllëqe. Përpjekja për të hedhur jashtë Rusinë nga loja rajonale me zëvendësimin e Bashar Assadit në Siri deri tani nuk rezulton të ketë arritur qëllimin e dëshiruar. Më keq!

Dje doli lajmi i pakonfirmuar mbi vizitën në Moskë të të dërguarit të veçantë të presidentit Donald Trump për Lindjen e Afërt, Stephen Witkoff. Por njëkohësisht arriti edhe ai i konfirmuari, se në ministrinë ruse të punëve të jashtme arriti edhe ambasadorja amerikane Lyne Tracy. Se për çfarë kanë biseduar ata në të vërtetë me zyrtarët rusë natyrisht mbetet e fshehtë, por është e qartë se në tapetin e raporteve mes dy shteteve mbetet vetëm Ukraina. Tani është gjithashtu e qartë se në realiconin Moskë – Uashington po gatuhet diçka serioze. Nëse në fund nga e gjithë kjo do të dalë ndonjë “gjellë e ngrënshme” apo e gjitha do të digjet e do të hidhet në plehra, mbetet për t’u parë.

Këtu sjell në kujtesë se që me 10 tetor të vitit të kaluar (sikurse njoftoi atëbotë radioja izraelite Galei Tzahal lajmin e së cilës e përcollën edhe mediat ruse), politikani izraelit Ron Dermer, i cili konsiderohet besnik e kryeministrit Benjamin Netanjahu, ka vizituar në fshehtësi Rusinë.  Sipas vëzhguesit politik, izrelit Yaniv Kozin, Rusia mund të luajë një rol kyç në vendosjen e paqes, kryesisht në kuptimin e stabilizimit të situatës në Liban dhe pengimin e armatosjes së milicisë shiìte proiraniane Hezbollah.

Që diçka “e rrezikshme po gatuhet” mbi temën në fjalë dëshmon edhe deklarata e presidentit rus Vladimir Putin gjatë ditës së parë të mbajtjes së klubit ndërkombëtar të debatit në Valdaj  në Moskë në fundin e vitit të kaluar, kur, duke i’u përgjigjur pyetjeve të një gazetari të njohur algjerian dhe një gazetari nga Arabia Saudite mbi temën e Izraelit, lidhjeve personale të Putinit me Benjamin Netanjahun (konkretisht, nëse ato vazhdojnë edhe më tej të jenë mqiësore apo nuk janë më të tilla) dhe të ardhmen e rajonit të Lindjes së Afërt – udhëheqësi rus me shumë kujdes por qartazi bëri me dije se Rusia ka ndërmarrë iniciativën diplomatike për ndërprerjen e konflikteve dhe gjetjen e një paqeje afatgjatë paqesore e cila do të ishte në interesin e të gjithë lojtarëve të atjeshëm kryesorë. Putini tha se ajo duhet të sigurojë edhe interesat kyçe të sigurisë së Izraelit, por edhe të marrë parasysh shqetësimin e justifikuar të Iranit. Tha se bëhet fjalë për një proces afatgjatë dhe tejet të ndjeshëm dhe se tani për tani vetëm “shihet dritë në fund të tunelit” e kësisoj ende nuk mund të garantohet asgjë. Nga fjalët e Putinit, megjithëse nuk e tha shprehimisht, tashmë mund të merret vesh se në çfarë konteksti po mbahen raportet diplomatike mes Moskës dhe Uashingtonit.

Sido që të jetë dhe me çfarë do të rezultojnë ato (personalisht në përgjithësi nuk jam optimist, kur është fjala për arritjen e një marrëveshjeje në lidhje me çfarëdo çështje kyçe megjithëse edhe disa lëvizje të caktuara pozitive nuk duhen  përjashtuar, sepse bisedimet pikërisht për këtë edhe bëhen) – bota përfundimisht nuk ka për të qënë kurrë më ai vendi që ka qënë deri para pak kohësh.

Përse i përket temës konkrete të kësaj analize, por përmend edhe një anketë Reuters/Ipsos të realizuar me 7 deri me 9 shkurt. Sipas saj, tre nga katër amerikane – 74%, është shprehur se kundërshton idenë sipas së cilës ShBA-të duhet të marrin kontrollin mbi Gazën dhe të zhvendosin palestinezët që jetojnë atje.

Madje anketa tregoi se edhe vetë republikanët janë të ndarë në këtë çështje, 55% kundër dhe 43% e mbështesin.

Por çfarë rëndësie ka rezultati i anketave dhe mendimi i qytetarëve në gjeopolitike?

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.geopolitika.news/analize/zoran-meter-nakon-trumpove-kupnje-gaze-rijec-je-o-sudbini-izraela-u-vise-nece-trebati/

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen BE-Shqipëri, bashkëpunim kundër kërcënimeve hibride e kibernetike

11 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

Edward P. Joseph: Kurti të dalë me deklaratë të fuqishme, Kosova duhet ta dyfishojë mbështetjen për Ukrainën

10 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

Kosova dhe Dështimi i Politikës së Jashtme Shqiptare: Nga Internacionalja Komuniste te Globalizmi

10 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur nëse SHBA-të nuk pranojnë kushtet e tij

13 Gusht, 2026

65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026

Presidenti Trump: Forcat amerikane në kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

12 Gusht, 2026

Putin: Moska do të kundërpërgjigjet nëse Perëndimi konfiskon anije tregtare ruse

12 Gusht, 2026

Trumpi refuzon t’i japë Kievit licencën për Patriotët. Në lojë është lufta ose paqja me Rusinë

12 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.