• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Janar, 2023
  • KREU
  • EKONOMI

    MBZHR prezanton 4 produktet e para të certifikuara për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe specialitetin tradicional të garantuar

    Davos/ Forumi Ekonomik Botëror: Globalizimi është nën rrethim

    Forumi Ekonomik Botëror në Davos në kohë multi-krizash

    Thika me dy presa e ekonomisë në vitin 2023! A do të ketë shfryrje të ndërtimit?!

    FMN: 2023-shi, vit i vështirë për ekonominë globale

    Eksportet blegtorale “Made in Albania”, Krifca: Është kryer me sukses exporti i parë i mishit të qingjave në Arabinë Saudite

  • POLITIKË

    Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Veliaj: Ditë historike, popujt duhen bashkuar dhe jo përçarë

    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pritet në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III

    Presidenti Begaj pret raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos

    Bashkia Tiranë dhe OSBE, nisma për të rinj nga i gjithë Ballkani

    Çështja McGonigal shkakton tensione në Kuvend/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren, përjashtohet Berisha nga kuvendi

    Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, Begaj: Shqipëria, në anën e duhur të historisë

    Kryeministri Rama: S’kam lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI, “zero akuzë dhe zero lidhje”

    Berisha: Komision hetimor parlamentar mbi lidhjet e McGonigal në Shqipëri, reagon Kryeministri Rama

    “21 janari, vrasje shtetërore”/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Kallëzim në SPAK për ish-kryeministrin Berisha

  • SOCIALE / KULTURË

    Një sistem i ri furnizimi dhe kapacitete të rritura të ndërmarrjes së ujësjellësit në Gjirokastër sigurojnë ujë 24 orë për qytetarët

    “Liria”, “LiriaA”, unë dhe miku im i paharruar, Kostaq Xoxa

    Tirana do të marrë Presidencën e Qyteteve të Ballkanit

    Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimin e audio-përgjimit për 21 janarin

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Preshevës

    Ndahet nga jeta mjeku i njohur Isuf Kalo

    ‘Panorama’ nis sot rrugëtimin e saj edhe si televizion

  • INTERVISTA

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

    Gjashtë muaj nga pushtimi rus i Ukrainës, Ambasadori Shkurov: “Lufta filloi me Krimenë dhe do të përfundojë me Krimenë, ukrainasit do ta mbrojnë pavarësinë e tyre deri në fund”

    Deputeti shqiptar në Parlamentin serb Shaip Kamberi zotohet të ngrejë më fort zërin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

    Zoran Gjukanoviç: “Minoriteti malazez në Shqipëri dhe ai shqiptar në Mal të Zi të jenë ura komunikimi të dy vendeve tona”

  • OP/ED

    Kina dhe Shqipëria në një marrëveshje monumentale për heqjen e vizave

    Pikëpamja e Uashingtonit e Janusz Bugajskit: Parandalimi i një lufte tjetër ballkanike

    Opozita, mazhoranca dhe ndërkombëtarët 1990-2023!

    “Korrupsioni Gërryen Potencialin e Shqipërisë”

    “ Roli në rritje i Kroacisë në Integrimin e Ballkanit”

    3 Nëntori berlinez çmontoi Ballkanin e Hapur 

    Pse-të dhe e ardhmja e Komunitetit Politik Europian Post – Pragë!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike

    Kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani: Tensionet në rajon rrisin mundësinë për ndikimin e Rusisë

    Kurti: Ata që duan Asociacion duhet të argumentojnë arsyen

    Edi Rama për median malazeze “A plus TV”: Milo është miku im, e respektoj, por Dritani është një fenomen i pabesueshëm në rajon

    Borisov: Ka përpjekje për kthimin e Maqedonisë së V. nën ndikimin e Rusisë

    Albin Kurti për REL: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin

  • MAGAZINË

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

    Ndahet nga jeta, njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks/ Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit

    Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk do të marrin pjesë në “Eurovision” 2023

    500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës

    25 vjet pa Princeshën Diana

    Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z prezantohet në Tiranë

    Ndahet nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha

    Incidenti në ceremoninë e Oscar, Will Smith godet Chris Rock

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

MBI JUBILEUN E 60 TË TRAKTATIT TË ELIZESË!

20 Janar, 2023
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

60 Vjet më parë, më 22 Janar 1963, në Pallatin Presidencial ”Elysée” në Paris, Presidenti Charles De Gaulle dhe Kancelari Konrad Adenauer nënshkruan  Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit me të njëjtin emër. Si produkt madhor që mishëroi dhe institucionalizoi  përpjekjet e  shumëfishta 14 vjeçare pas krijimit të shtetit federal gjerman. Ky Traktat u ripërtëri më 22 Janar 2019  nga Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel në  qytetin  Aachen, duke u shtrirë më tej, në  kulturë, arsim, shëndetësi, siguri, ushtri dhe mbrojtje, përfaqësimin me një zë në OKB, në BE, etj. Ky jubile po përkujtohet me ceremoni të larta shtetërore në Paris, Berlin, Bruksel dhe gjetkë.

Franca dhe Gjermania kanë meritën unikale  se brenda 2 – 3 viteve krijuan  truallin dhe mjedisin e duhur miqësor që çoi në nënshkrimin dhe zbatimin e këtij Traktati model, jo vetëm ndërmjet liderëve/shteteve, por dhe popujve të tyre. Kështu,  Strasburgu, fronti i nxehtë dhe i përgjakshëm i ballafaqimit të tyre historik u kthye  në « Urën » e parë të madhe të afrimit, pajtimit dhe miqësisë franko-gjermane; kjo u shtri dhe  në planin evropian, duke vendosur në Strasburg  selinë e Këshillit të Evropës, Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut dhe selinë e dytë të Parlamentit Europian që zhvillon aty pjesën më të madhe të punimeve.

Si armiq tradicionalë, Franca dhe Gjermania, gjatë tre shekujve të fundit kanë zhvilluar ndërmjet tyre 27 luftra të përgjakshme, me miliona viktima dhe dëme materiale e financiare kolosale! Rikujtojmë pushtimin e Gjermanisë nga Bonaparti më 1810 dhe revanshin e Bismarkut në vitin 1871 ndaj Napoleonit të III; gjithsesi, kulmin e shënuan dy luftrat e përgjakshme botërore. Ndaj, pas vitit 1945, udhëheqësit e tyre kurajozë dhe vizionarë e kuptuan të parët se e vetmja alternativë afat-gjatë për paqe, stabilitet dhe begati social-ekonomike ishte pajtimi, miqësia, demokracia dhe mbi të gjitha integrimi i tyre Euro – Atlantik i tyre. Më 9 Maj 1950, “ babai” i Gjermanisë moderne, Konrad Adenauer i tha me plot gojën “ Po” ofertës historike të Schumanit për  integrimin e përbashkët  europian; krijimi me nismën e tyre i Komunitetit të Qymyrit dhe Çelikut  më 1951 ishte preludi i kësaj paqeje të qëndrueshme, mbasi qymyri dhe çeliku ishin “ lëndët e para” të luftrave gjakatare. Më 1 Janar 1958 hyri në fuqi Traktati i nënshkruar në Romë më 25 Mars nga 6 vendet bashkëthemeluese mbi Komunitetin Ekonomik Europian -BE-ja e sotme.

“Pse-“ ja tjetër e suksesit e këtij modeli qëndron në karakterin gjithëpërfshirës. Franca dhe Gjermania e dinin se të vetme, sado të fuqishme të ishin, nuk mund të siguronin dot një “oaz” paqeje dhe begatie të përhershme. Ja pse është tejet domethënëse  që ndër 6 vendet e para bashkëthemeluese të BE-së me Francën dhe Gjermaninë ishin Italia, humbëse e madhe e luftës dhe tri vendet e Benelux, që  ndonëse të vogla geografikisht, dilnin dhe ato fituese nga ky integrim i ri demokratik. Më vonë, BE-ja u zgjerua me 28 vende, bashkë me 10 shtete ish-komuniste, si  një histori e madhe suksesi.Në fakt, “sekreti ” i suksesit emblematik të BE-së ishte pikërisht binomi franko-gjerman, i njohur dhe si “motorri » i funksionimit të saj, i pazëvendësueshëm nga asnjë “ duo” tjetër për shumë shkaqe dhe arsye. Kështu, Franca dhe Gjermania janë dy vendet me popullsi më të madhe, gati sa gjysma e BE-së, Gjermania është «  lokomotiva » e ekonomisë europiane, të dyja japin 35 për qind të GDP-së së Europës; Franca është fuqi bërthamore dhe antare e Këshillit të Përhershëm të Sigurimit të OKB-së, etj.

Boshti franko-gjerman dallon thelbësisht nga vendet dhe aleancat e  tjera europiane, sepse ka trashëguar, mbrojtur dhe zhvilluar në vazhdimësi tradita të pasura demokratike dhe liberale, sipas parimit «  unitet në diversitet ». Me përjashtim të periudhës së nazizmit dhe kolaboracionizmit francez gjatë Luftës së II  Botërore, nga të cilat të dyja këto vende kanë nxjerrë mësimet e duhura, ato u kthyen me shpejtësi rekord në modele të shtetit së drejtës, ekonomisë sociale të tregut dhe pioniere të diplomacisë shumëpalëshe. Ndaj forcat ekstremiste dhe populiste, si Le Pen në Francë, etj  e kanë “ halë në sy” këtë bosht jetik.

Në këtë drejtim kanë patur rolin dhe kontributin e tyre të posaçëm “Çiftet politike” të dy vendeve, Adenauer/Charles De Gaulle, Willy Brandt/Pompidu, Schmidt/D’Esteing, Kohl/Mitterand, Schroeder/Chiraque dhe së fundi Merkel/Sarkozy/Hollande/Macron. Ata janë shquar dhe për miqësinë e tyre  personale në shërbim të kauzës së madhe Euro-Atlantike deri në ditët tona. Më 1958, De Gaulle ftoi në shtëpinë e vet Adenauer, i cili nga ana e vet e priti atë si hero Gjermani.  Më 1975, Ish Kancelari Schmidt dhe Ish Presidenti Giscard d’Estaing piketuan monedhën e përbashkët « Euro » dhe iniciuan Samitet e G-7; në Dhjetor 1984, fotoja Kohl – Mitterand të kapur dorë për dore në nderim të 750 mijë ushtarëve të rënë në fushën e betejës në Verdun më 1914 bëri xhiron e botës, etj, etj.

Natyrisht që historia e modelit franko-gjerman  nuk është vetëm rozë. Ka patur e ka dritë hije dhe shqetësime të njohura tashmë, përfshirë dhe ato të muajve të fundit. Por, ato sërish kanë ditur t’i kapërcejnë bashkë me SHBA dhe aleatët e tjerë gjatë 60 viteve të fundit, duke e bërë  më të fortë dhe BE-në pas kapërcimit të problematikave të  tyre.

Më tej, pajtimi franko-gjerman filloi vërtet nga lart – poshtë, por ai u nxit  dhe u shoqërua fort paralelisht dhe nga poshtë – lart, duke u bërë “pronë” e të gjithëve. Ky proces është konkretizuar në qindra forume dhe takime të përbashkëta, bashkëpunim intensiv dhe veprimtari ekonomike, artistike, sportive, shkencore, mbledhje qeverie, madje edhe përfaqësim i përbashkët në shumë raste në forumet më të mëdha botërore etj. “Katalogu” i tij është vërtet mbresëlënës. Mbi të gjitha, ai shquhet nga bashkëpunimi masiv dhe i prekshëm njerëzor, mes të rinjve, artistëve, studentëve, intelektualëve, dhe shkencëtarëve; ka një rrjet të përbashkët arsimor me mbi 200 shkolla; prej dy vitesh, në shkolla studiohet një libër i përbashkët historie, i hartuar bashkërisht nga ekspertët e të dy vendeve; më 22 Janar, festohet Dita e Përbashkët Franko-Gjermane; me këtë rast, ndahet Çmimi i Përbashkët Adenauer – De Gaulle; ka fondacione dhe institute të  shumta franko-gjermane. Këto dhe lidhjet e ngushta njerëzore, deri në bashkime masive familjesh, i kanë dhënë impulse të mëdha dhe bashkëpunimit politik, i cili qysh prej  45 vitesh mbështetet në “ Traktatin e Elizesë”; mbi këtë bazë, dy herë në vit bëhen konsultime qeveritare publike, sipas radhës, në Gjermani dhe Francë, me pjesëmarrjen e kabineteve dhe Kryeministrave; të dy qeveritë kanë të Ngarkuar të Plotfuqishëm në nivel të Sekretarëve të Shtetit, të cilët merren me mbikqyrjen e këtij bashkëpunimi.

Dhe këto 10 vitet e fundit boshti franko-gjerman është angazhuar me vendosmëri bashkë me SHBA-të në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, kapërcimin e krizave të rënda financiare, luftën ndaj populizmit dhe ekstremizmit, kapërcimin e problemeve të shkaktuara nga  COVID – 19 dhe së fundi më me forcë e përkushtim me agresionin rus ndaj Ukrainës. Ishin ato që propozuan dhe nxitën, mes shumë pengesash blerjen e  borxhit të përbashkët prej 750 Miliard Euro, për të ndihmuar vendet më të prekura nga korona. Ndërsa tani së fundi  mbi 38 Miliard Euro ndihma për Ukrainën, nëntë paketa sanksionesh të ashpra ndaj Rusisë, etj. Gjithashtu, mbas atij agresioni, Franca dhe  sidomos Gjermania  po bëjnë revolucion të vërtetë në politikën e  jashtme dhe të sigurisë, duke korrigjuar gabimet gjeopolitike tashmë të njohura. Dhe Komuniteti Politik Europian բshtë nismë franceze.

Një ndër thekset gjeopolitike të këtij boshti, natyrisht me dritëhijet e  veta, ka qenë mbështetja e proceseve demokratike dhe integruese në Ballkanin Perendimor nga viti 1991 e këtej, mbështetja për krijimin dhe forcimin e  shtetit të pavarur të Kosovës, zgjerimi i BE-së deri te çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Shkupin, statusi kandidat pë Bosnien, vendimi për liberalizimin e vizave me Kosovën, etj. Për të  ardhur te Procesi i Berlinit, i cili këtë pranverë do të mbajë Samitin e tij në Tiranë, një “ kunj” dhe sfidë diplomatike ndaj sajesës gjysmake tejet të dyshimtë dhe të panevojshme “ Ballkan i Hapur”.

Së fundi, flitet e shkruhet shumë për nevojën e ” kopjimit” të modelit franko-gjerman në rajonin tonë dhe sidomos për pajtimin midis  Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo, siç e kemi përmendur dhe më parë, ajo çka mund të shfrytëzohet në këtë rast është kryesisht fryma, vullneti politik dhe mekanizmat e Traktatit të Elizesë. Gjithçka tjetër do të ishte thjesht  ” wishful thinking” ose “ dëshirë e mirë”. Kjo për shkak të dallimeve dhe veçorive të lartpërmendura, të cilat mesa duket  do të mungojnë gjatë në Ballkan; kështu, këto dhe të tjera cilësi  franko-gjermane as që mund të mendohen në rastin e Serbisë, ndonëse Perëndimi vazhdon me naivitet politik “ta mbajë me hatër dhe me të mirë”. Shikoni Franca& Gjermania i realizuan arritjet e tyre monumentale në 14 vjet, ndërsa Serbia, dhe tani, 15 vjet pas pavarësimit të Kosovës, nuk po bën asnjë distancim nga e kaluara dhe nuk po jep asnjë shenjë afrimi ndaj Kosovës; ndërsa në vend të njohjes, vazhdon me avazin e çnjohjeve! Tani po “ i bën naze” e po i “hedh vickëla” dhe projektit franko-gjerman në tryezë! Të tjerat janë “pesë me hiç” ose ”fjalë të mira dhe gurë në trastë”.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Ndajeni këtë me të tjerët:

  • Twitter
  • Facebook

Të afërta

Related Posts

Retrospektive Diplomatike

Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu!

17 Janar, 2023
Kryesore

Kthesa historike e BE-së drejt Ballkanit!

6 Janar, 2023
Kryesore

Agresioni rus kundër Ukrainës, zgjedhje dhe evente planetare!

5 Janar, 2023

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike

29 Janar, 2023

Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

29 Janar, 2023

Kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani: Tensionet në rajon rrisin mundësinë për ndikimin e Rusisë

29 Janar, 2023

SHBA-ja shpall Wagner-in organizatë kriminale transnacionale

29 Janar, 2023

Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për gazin me Libinë

29 Janar, 2023
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.