Duke iu përgjigjur pyetjeve të publikut në mënyrë të drejpërdrejtë, kryeministri Rama ka bërë disa njoftime të rëndësishme në lidhje me përballimin e krizës së COVID-19.
Kryeministri njoftoi se fundjava do të jetë përsëri e izoluar, ndërsa nga java tjetër do ketë më shumë liri lëvizje në disa qarqe dhe Bashki.
Gjithashtu shefi i qeverisë njoftoi se naftëtarët e Ballshit do përfitojnë nga paketa e zgjeruar pagën 40 mijë lekë. Po punohet edhe në identifikimin e punëtorëve në të zezë për t’i ndihmuar, përveç atyre që kanë vite të papunë dhe familjeve në nevojë, që nuk i ka kapur sistemi i pikëzimit:
“Punonjësve të Ballshit, do tu japim një pagë nga paketa e zgjeruar. Po studiojmë gjithashtu numrin e familjeve, që nuk kanë përfituar ndihmë ekonomike për shkak të pikëzimit dhe ku ka shumë që punojnë në të zezë që nuk mund ti ndihmojmë direkt por në këtë mënyrë.
Duke përjashtuar ata që kanë mashtruar me të dhënat. Të tjerët do të përpiqemi t’u vijmë në ndihmë. Do ta shtojmë edhe një bllok tjetër familjesh. Ju që keni me vite pa punë nuk do të merrni pagë nga këto që po diskutojmë, se nuk është bërë deti kos.
Do të adresojmë ata që janë me ndihmë ekonomike dhe situatë të vështirë dhe nuk e kanë fituar ndihmën” tha Rama.