Ndizen flakadanët e lirisë në Prekaz

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së.  

Në këtë manifestim po marrin pjesë akterë politikë, anëtarë të familjes Jashari e qytetarë të shumtë.

Emocione krenarie po përcillen nga ky manifestim, në 25 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, shkruan RTK

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Rama: Ndezja e flakadanëve do të ndodh çdo vit për të nderuar sakrificën e Jasharëve

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Edhe Komuna e Prishtinës është solidarizuar në kujtim të kësaj epopeje.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ndezi sonte në Prishtinë flakadanët për të shënuar natën e zjarreve, në shenjë solidarizimi me ndezjen e flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të “Epopesë së UÇK-së”.

“Çdo vit kjo do të madhërohet më shumë për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, të gjithë ata që e kanë dhënë jetën për lirinë e vendit që e gëzojmë tani”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

Sonte me natën e zjarreve në Prekaz u përmbyll Epopeja e UÇK-së, treditori i lavdisë, dinjitetit e krenarisë. Për tri ditë me radhë mijëra qytetarë bënë homazhe te Kullat e Rezistencës, aty ku 25 vjet më parë u flijuan për atdhe komandanti legjendar Adem Jashari me familje.

Pra, si njoftuam më heret edhe në Prishtinë, kreu i komunës bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, ndezën flakadanët për ta shënuar natën e zjarreve, në shenjë solidarizimi me ndezjen e Flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të Epopesë së UÇK-së./RTK

Related Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist