• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Pandemitë – kohë e artë për autokratët

22 Prill, 2020
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Pandemitë kërkojnë përgjigje në rrafshin mjekësor, por shumë më shpejt se to mjaft qeveri dhe politikanë u përgjigjen me diskurse, praktika dhe mjete lufte.

“Jo, kjo pandemi nuk është luftë. Kombet nuk luftojnë kundër kombeve dhe as ushtarët kundër ushtarëve. Përkundrazi, është një sprovë për njerëzimin.” – u shpreh në një fjalim kohët e fundit presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Me këtë mënyrë shprehjeje ai është thuajse i vetëm në korin e mjaft politikanëve, që në emër të shëndetit kolektiv po përdorin e ripërdorin retorikë lufte.

“Retorika apo narrativa e luftës është e papërshtatshme për të folur për pandeminë e Covid-19, përveç rastit nëse këtë virus e kanë përdorur si armë biologjike.” – thotë për DW, dom Gjergj Meta. Sipas tij mbi një metaforë të tillë nuk mund të ndërtohen strategji për përballimin e Covid-19: “Jam kundër kësaj metafore edhe për shkak të gjendjes emocionale që ka shkaktuar tashmë tek shumë njerëz. Me pretekstin se po merren masa parandaluese është shtuar tek njerëzit paniku.”

Militarizimi i hapësirave publike

Një fenomen, i cili është njëfarësoj vazhdim i retorikës së luftës, është dhe militarizimi i hapësirave publike. Një nga manifestimet e tij në Shqipëri është nxjerrja në rrugë e autoblindave me pretendimin për t’u bërë të qartë njerëzve se kjo nuk është lojë. Ish-Presidenti i Shqipërisë, ish-gjenerali Alfred Moisiu, thotë për DW se nuk sheh “asgjë të jashtëzakonshme në nxjerrjen e ushtrisë në rrugë.” Sipas tij “shqiptarët janë të mësuar me forca policore që patrullojnë në rrugë dhe nëse nxirret ushtria, ajo ka tjetër hije”, sepse jepet mesazhi “që gjendja është serioze dhe nuk duhen shkelur masat e marra. Qëllimi e justifikon mjetin.”

Skenografi e një teatri të disiplinës

Kurse prof. Artan Fuga mendon se “është më e lehtë të sillesh si kapter zbori me qytetarët që trajtohen si rezervistë sesa t’i trajtosh si pushtetar në shërbim të tyre.” Sipas tij nxjerrja e autoblindave rrugëve të vendit në kuadrin e masave kundër virusit lidhet me dëshirën për të treguar potencë.”Autoblindat nuk kanë asnjë efekt ndaj virusit vetë dhe as mund të përdoren realisht për të imponuar karantinën” – mendon edhe publicisti Ardian Vehbiu – “prandaj do t’i shihja si metafora luftarake, ose shenja që pritet të tregojnë mobilizimin publik të shtetit. I përkasin një skenografie, një fasade, një teatri të disiplinës, i cili synon të lajmërojë se diçka po lëviz, se diçka po bëhet, se shteti “e ka situatën në dorë.” Përdorimi i fjalëve ekstreme dhe masa të tilla lidhen me “pamundësinë për t’u përballur me mjete të tjera, si testimet apo përkujdesja shëndetësore, që në rastin e Shqipërisë është në nivelet më të ulëta evropiane” pavarësisht se vendi ka “specialistë të mirë, por struktura të dobëta.” – thotë dom Gjergji.

Klimë mbikëqyrjeje e vazhdueshme

Mobilizimi i frikës nga infektimi krijon një klimë të vazhdueshme dhe të pashëndetshme mbikëqyrjeje. “Kundër kujt drejtohen tanket dhe automatikët? Kë duam të luftojmë e të trembim? – pyet ipeshkvi Meta, i cili sheh tek nxjerrja e autoblindave rrugëve të vendit “një përdorim të shpërpjesëtuar të njërës prej forcave të armatosura.” Pandemia përballohet me rregullat e saj, qoftë edhe me masa të rrepta izolimi, por jo me rregullat e luftës por me masa civile – thekson ai – dhe nxjerrja e ushtrisë në terren është një gjë e papranueshme.

Përkëdhelje tundimesh autoritare

Reagime të tipit “jemi në luftë” dhe angazhimi i forcave të armatosura për t’iu përgjigjur një emergjence shëndetësore publike në një vend me demokraci me defekte si Shqipëria, ku dhuna shpesh manifestohet në raste mosmarrëveshjesh politike, “përligjin autoritarizmin, qoftë edhe thjesht në kontekstin e masave që merren kundër pandemisë, – mendon publicisti, Ardian Vehbiu. Dhe në kontekstin e situatës politike të krijuar në Shqipëri, me opozitën të vetë-përjashtuar nga jeta parlamentare dhe krizën e rëndë të gjyqësorit, Vehbiu sheh një rrezik të tërthortë që kryeministri Rama “politikan më i zoti se kundërshtarët e vet dhe që gëzon simpatinë e aleatëve tradicionalë të Shqipërisë, si Italia dhe Turqia, por edhe Gjermania, të ndihet i përligjur në tundimet e veta autoritare, ose për të vendosur pa pyetur njeri.”

Krizat nuk janë kohë për të miratuar ligje të reja

Inskenime që nxisin autoritarizmin janë edhe ndryshimet e miratuara së fundi në Kodin Penal në Shqipëri nën moton burg për ata që shkelin rregullat e vendosura gjatë pandemisë së Covid-19 si dhe përdorimi i dronëve për të kontrolluar hapësirat publike dhe gjurmuar shkelësit e karantinës.

“Mirë do të ishte që situata të tilla, të jashtëzakonshme, të përballohen me legjislacionin ekzistues; sepse në momente kritike, nuk është koha për të miratuar ligje të reja. Historia në vende të ndryshme, edhe në demokraci me tradita të ngulitura, tregon se legjislacioni që kalohet në momente kritike kthehet pastaj në një pengim të lirive dhe të të drejtave të qytetarëve, duke i shërbyer shtetit dhe pushtetit, me pretekstin se po mbrohet qetësia dhe shëndeti publik.” – thekson Vehbiu.

Një problem tjetër përbën rreziku që militarizimi për t’ju përgjigjur një krize në sferën e shëndetit publik të shndërrohet në një vend me demokraci të si Shqipëria në një model për mënyrën e reagimit të shtetit në raste ngjarjesh të tjera kritike. “Strukturat dhe institucionet që përftohen dhe konsolidohen duke luftuar emergjencat nuk janë, për nga natyra e tyre, pluraliste dhe demokratike; dhe suksesi i tyre mund të shndërrohet, lehtë, në kërcënim për qytetarin, në afat të gjatë. Tani për tani, fokusi është te kontrolli i përhapjes së infeksionit; por asgjë nuk garanton që nesër nuk do të lindë nevoja për të kontrolluar diçka tjetër.” – vëren Vehbiu./DW/

Related- Posts

NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026
KOSOVA

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shteti në rënie të lirë? Tirana në flakë, kryeministri Rama hesht

14 Tetor, 2026

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

14 Tetor, 2026

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.