110 vjetori i pavarësisë, do të bëjë bashkë për herë të parë dy Parlamentet, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, që këtë të dielë do të zhvillojnë një seancë të përbashkët.
Ligjvënësit e të dy shteteve do të mblidhen të dielën e 27 Nëntorit në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.
Do jetë një seance protokollare ku veç dy kryeparlamentarëve, do të përshëndesin me fjalën e tyre dhe Kryeministrat Rama e Kurti, ministra dhe kryetarët e grupeve parlamentare.
/Argumentum.al