Kryeministri i ri i Kosoves Albin Kurti pas letres nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ku thuhej se pas një bllokade 15-muajshe, “është koha të arrihet normalizimi i plotë me Serbinë, ”, publikon letren e dyte tashme nga Presidenti Francez .Te dyja keto letra kane nje kerkese , heqjen e tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që t’i hapej rruga rifillimit të dialogut të ngecur me Serbine , si menyren e vetme për t’i kthyer palët në tryezën e negociatave”.
***
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marine Christine Butel, i ka sjellë Kurtit një letër të shkruar e të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, raportojnë mediat franceze.
Në letër, Macron fillimisht e ka uruar Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës, pas negociatave disamuajshe mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Presidenti francez i ka kërkuar Kurtit ta heqë taksën ndaj Serbisë, duke u shprehur i gatshëm të organizojë një samit Kosovë-Serbi, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetësoj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe përfaqësuesin e lartë të BE’së, Borrell”, ka shkruar Macron.
“Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: pezullimin e tarifës prej 100 për qind nga Kosova, dhe pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia”, ka thënë presidenti i Francës, në letrën dërguar Kurtit.