Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë lënduar, nga një shpërthim që ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Stamboll.
“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet tona të policisë, shëndetësisë, zjarrfikësve dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, tha Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya në Twitter, cituar nga media turke.
Pamjet tregojnë ambulanca, zjarrfikëse dhe polici në vendngjarje. Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë. Përdoruesit e mediave sociale thanë se dyqanet ishin mbyllur dhe rruga u mbyll.
Turqia u godit nga një sërë bombash vdekjeprurëse midis 2015 dhe 2017 nga grupi i Shtetit Islamik dhe grupet kurde të jashtëligjshme.
/Argumentum.al