• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Sot takimi vendimtar në Bruksel

27 Shkurt, 2023
in KOSOVA, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sot zhvillohet në Bruksel takimi i shumëpritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuҫiq nën ndërmjetësimin e të ngarkuarit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

Ka disa ditë që takimi i paralajmëruar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuҫiq, me ndërmjetësimin e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell është në fokus të vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare. Pritshmëritë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila ka javë që i ka shtuar ecejaket diplomatike janë të mëdha. Të hënën bashkësia ndërkombëtare pret që Vuҫiqi dhe Kurti në Bruksel të pranojnë zyrtarisht propozimin e BE. Kjo do të hapte rrugë të re në dinamikën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që do të rezultonte në marrëveshjet finale në muajt në vijim.

Në këtë dinamikë të re do të përfshihej edhe zotimi i Prishtinës për themelimin e Asociacionit. Se sa rëndësi i kushtohet këtij takimi, kjo vihet re edhe në letrën e përbashkët që tre liderët e shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgina Meloni, i kanë dërguar Kryeministrit Kurti, një ditë para se ai të takohet në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuҫiq nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin KurtiMiroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Scholz, Macron Meloni kujtojnë obligimin për themelimin e Asociacionit

Tre liderët evropianë e kanë mirëpritur deklarimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, është bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme. “Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives evropiane të vendit”, thuhet në letrën që publikoi zyra e kryeministrit Kurti.

Scholz, Macron dhe Meloni i rikujtojnë kryeministrit kosovar obligimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje kjo e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013 dhe e rikonfirmuar në vitin 2015. “Në konkluzionet e tij të datës 9 mars, Këshilli Evropian shprehu mbështetjen e tij për këtë marrëveshje të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë i kërkoi Serbisë dhe Kosovës t’i përmbahen, plotësisht dhe pa kushte, detyrimeve që u angazhuan në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet nga viti 2013 dhe 2015 për të krijuar Asocacionin e Komunave me Shumicë serbe”, thuhet në letrën e përbashkët të Scholz, Macron dhe Meloni, dërguar kryeministrit Kurti.

Pritshmëritë e SHBA

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i njohur në publik si plani franko-gjerman është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Kosova dhe Serbia e kanë pranuar planin, por ai nuk është prezantuar asnjëherë zyrtarisht në publik. Pjesë të këtij plani kohë pas kohe, kanë publikuar mediet dhe aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja e Kosovës nga Serbia. Por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Ky plan është mbështetur edhe nga SHBA.

Edhe Shtetet e Bashkuara presin progres në takimin e së hënës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuҫiq, takim ky që po cilësohet vendimtar për rrjedhën e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë,  Aleksandar Vuçiq, ku tha se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit”. Chollet përmes Twitter shkroi se ka i thënë Vuçiqit se pret që takimi i 27 shkurtit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel të jetë konstruktiv dhe me përparim të dukshëm drejt marrëveshjes finale.

Chollet kërkon avancim për Asociacionin

Chollet ka folur edhe për nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën, në kuadër të dialogut, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, një ditë më parë pati një bisedë telefonike edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar avancim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. “SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, tha Chollet. “I thashë se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të Asoacionit”, shkroi Chollet në Twitter.

Lidhur me bisedën telefonike, zyra e kryeministrit Kurti njoftoi se “gjatë kësaj bisede, kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve. Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”, u tha në njoftimin e qeverisë.

Takimi Kurti-Vuçiq-Borrell-Lajçak, Bruksel 21.11.2022Takimi Kurti-Vuçiq-Borrell-Lajçak, Bruksel 21.11.2022

Kryeministri Kurti thotë se Kosova do të jetë parimore në dialog me Serbinë. “Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimeve në Bruksel sa herë që jemi ftuar, kemi mirëpritur emisarët specialë nga perëndimi sa herë që kanë ardhur, kemi qenë edhe do të jemi të përkushtuar parimor, konstruktiv e kreativ. Dialogu në Bruksel, është për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë. Pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, tha kryeministri Kurti në një takim me strukturat e partisë së tij Vetëvendosje.

Kritika nga opozita

Dy partitë kryesore opozitare në Kosovë PDK dhe LDK e kanë kritikuar kryeministrin Kurti për keqmenaxhim të dialogut me Serbinë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkroi se “takimi i së hënës në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, nuk do të sjellë marrëveshje finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër”. “Pra, takimi i së hënës është takim për Asociacionin e jo për njohje. Sepse qeveria me paaftësinë e saj e ka degraduar dialogun nga arritja e qëllimit të marrëveshjes finale me njohje në qendër, në marrëveshje kalimtare me Asociacionin në qendër”, shkroi Memli Krasniqi.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “çdo devijim nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që në thelb ka njohjen është përgjegjësi e pariparueshme e qeverisë aktuale. “Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjell e njeh Serbinë. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka thënë kryetari i LDK-së Abdixhiku.

Derek Chollet dhe Albin KurtiDerek Chollet dhe Albin Kurti

Nga ana tjetër edhe një pjesë e partive opozitare në Serbi, kanë kritikuar ashpër presidentin e Serbisë duke thënë se propozimi i BE-së për përmirësim të marrëdhënieve me Kosovën nënkupton njohje të Kosovës. Ata kanë  akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për dështim në proces. Presidenti Vuҫiq nga ana e tij, ka thënë se “mosnjohja e Kosovës dhe mospajtimi me anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara janë çështje të padiskutueshme për Beogradin”. E nga ana tjetër, diplomatët perëndimorë të angazhuar drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi u kanë bërë me dije të dyja palëve edhe Kurtit edhe Vuҫiqit se refuzimi i propozimit evropian, nënkupton përballje me sanksione për të dyja vendet. /DW

Related- Posts

KOSOVA

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026
FOKUS

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
KOSOVA

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

3 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Jemeni hap një front të ri në Lindjen e Mesme, Houthit vënë në provë kontrollin mbi Bab el-Mandeb

4 Tetor, 2026

Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

4 Tetor, 2026

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
dpatop - Federal Chancellor Friedrich Merz (l, CDU) and Volodymyr Zelenskyy, President of Ukraine, are taking part in an economic forum. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Kancelari Merz në Kiev: Vizitë surprizë dhe 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

4 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.