• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Speciale/ Presidenti i Azerbajxhanit viziton për herë të parë Shqipërinë, Ilham Aliyev: Jemi gati të ndihmojmë zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj: Shqipëria dhe Azerbajxhani, bashkëpunim të suksesshëm në furnizimin me gaz

15 Nëntor, 2022
in Kryesore, NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka zhvilluar këtë të martë në Shqipëri viziten e parë zyrtare në Tiranë, ku u prit me një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

“Shqipëria synon të shtojë bashkëpunimin me Azerbajxhanin në sektorët jetikë si energjia, infrastruktura dhe turizmi, si dhe të kthehet në një vend përfitues të transmetimit të gazit”.

Kjo u theksua sot në takimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjatë vizitës së parë të një presidenti azer në Shqipëri.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Begaj u shpreh se, “kjo është një vizitë historike për miqësinë tonë, duke qenë hera e parë që Tiranën e viziton një President nga Azerbajxhani”.

“Vizitat e niveleve të larta janë shprehje e qartë e vullnetit dypalësh për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe popujve tanë”, tha Begaj.

“Shpreha vlerësimet më të mira për dialogun e shkëlqyer politik dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe kam bindjen se kjo vizitë e juaja, – zoti President – do t’i japë një shtysë të fuqishme bashkëpunimit në të ardhmen, në fusha me interes të përbashkët”, theksoi Begaj.

Begaj nënvizoi se, “viti i ardhshëm shënon edhe 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit dhe kjo na jep mundësinë që ta shohim 2023, si vitin kur bashkëpunimi ynë duhet të intensifikohet dhe shënojë zhvillime të reja. Pranverën e vitit të ardhshëm presim që të zhvillohet Java e Azerbajxhanit në vendin tonë, si një mundësi e mirë për të njohur më mirë dhe më nga afër kulturat e njëri-tjetrit”.

Gjithashtu, shtoi Begaj, “diskutuam mbi propozimin e palës azere për hapjen e Ambasadës në vendin tonë. Ky është një propozim që ne e mirëpresim dhe e vlerësojmë si shenjë të konsolidimit të marrëdhënieve dhe nevojë për të përshpejtuar ritmin e bashkëpunimit si dy vende mike”.

“Diskutimet tona sot u fokusuan veçanërisht në nevojën për identifikimin e fushave të interesit të përbashkët dhe rrugët konkrete për thellimin e bashkëpunimit.  Biseduam për nevojën e mbajtjes së Komisionit të Përbashkët Ekonomik në vitin 2023, si instrumenti më i mirë politiko-teknik për të vendosur piketat konkrete të bashkëpunimit dhe programuar vazhdimësinë për vitet e ardhshme”, tha Begaj.

Kreu i Shtetit nënvizoi se, “Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë, veçanërisht në sektorë jetikë, si energjia dhe infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe prodhimtaria. Infrastruktura energjetike dhe ajo e gazit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për të gjitha vendet. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian IAP, – përmes TAP-it, – lidh Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë e Bosnjën, duke e kthyer vendin tonë në një shpërndarës dhe diversifikues rajonal të gazit; me rëndësi gjeostrategjike në planin rajonal dhe evropian”.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, përmes projektit madhor të TAP-it, ka qenë i suksesshëm. Ne kemi shumë për të mësuar dhe përfituar nga përvoja dhe investimet azerbajxhanase në këtë fushë. Shqipëria, si vend tranzit në kuadër të TAP-it, synon të kthehet edhe në një vend përfitues të transmetimit të gazit”, theksoi Begaj.

“Në kuadër të bashkëpunimit me BE-në, Shqipëria dhe gjithë vendet e Ballkanit duhet të krijojnë infrastrukturën e gazifikimit dhe kapacitetet e nevojshme deri në vitin 2030. Kështu, procesi i gazifikimit të Shqipërisë hap mundësi të reja bashkëpunimi. Ne mirëpresim ndihmën nga pala azerbajxhanase për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme njerëzore dhe besojmë se kompanitë nga Azerbajxhani do të shfrytëzojnë hapësirat për bashkëpunim në këtë sektor, – në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”, u shpreh Begaj.

“Turizmi përbën një sektor të rëndësishëm të ekonomive të dy vendeve tona dhe një fushë me interes të përbashkët. Azerbajxhani ka përvojë të konsiderueshme, nga e cila ne mund të përfitojmë. I konfirmova Presidentit se ne mirëpresim investimet dhe kompanitë nga Azerbajxhani për zhvillimin e sektorit të turizmit në vendin tonë”, tha Begaj.

Presidenti Begaj u shpreh se, “për të intensifikuar shkëmbimet në fushën e turizmit mes dy vendeve, folëm edhe për mundësitë e heqjes së vizave për qytetarët tanë”.

“Ndamë mendimin se kultura mbetet gjithmonë mënyra më e natyrshme për të afruar dy popuj.  Bashkëpunimi në fushën e kulturës ka qenë mjaft i ngushtë, i konkretizuar me marrëveshje të nënshkruara dhe zbatuara nga dy palët. Vetëm në kuadër të projektit të TAP-t, vendi jonë ka arritur të zbulojë rreth 44, 000 artefakte të rralla”, tha Begaj.

Begaj i shprehu falënderimet presidentit Aliyev për kujdesin që TAP-i ka treguar në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, gjatë punimeve të projektit, por edhe për ndihmën e qeverisë së Azerbajxhanit në zbutjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 2019.

“Biseduam për situatën e sigurisë në rajonin tonë, në Kaukazin Jugor dhe për pasojat e gjithanshme të luftës në Ukrainë.  I konfirmova Presidentit Aliyev se politika e jashtme e Shqipërisë mbështet paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit Jugor, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes diplomacisë dhe dialogut, me ndërmjetësimin e aktorëve të pranuar ndërkombëtarë, si BE, OKB, OSBE”, deklaroi Begaj.

“Tirana ka qenë gjithmonë mbështetëse ndaj integritetit territorial të Azerbajxhanit dhe në favor të zbatimit të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me kënaqësi ndamë qëndrimin tonë të përbashkët për luftën në Ukrainë se ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës dhe se vetëm zgjidhja paqësore dhe respektimi i ligjeve ndërkombëtare janë rruga e vetme për paqen afatgjatë. Me Presidentin biseduam për bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve tona në organizma të rëndësishëm kombëtarë: OKB, OSBE, KiE (Këshilli i Evropës)”, tha Begaj.

“Vlerësojmë mbështetjen e Azerbajxhanit për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, bashkëpunimin e treguar gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, apo dhe mbështetjen tonë për kandidaturën e Azerbajxhanit për EXPO 2025. Vlerësuam se mbështetja e kandidaturave reciproke duhet të vijojë më tej edhe në të ardhmen”, u shpreh Begaj.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bajram Begaj

“Përsa i përket rajonit tonë, i shpreha Presidentit mik Aliyev qëndrimin se Kosova është tejet e rëndësishme për Shqipërinë. Stabiliteti dhe përparimi demokratik i Kosovës është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për qëndrueshmërinë dhe përparimin e gjithë rajonit tonë.  Ne inkurajojmë qeverinë e Azerbajxhanit që të mbështesë dhe mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, si në Këshillin e Evropës apo njohjen e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të Kosovës”, tha Begaj.

“Jo më pak i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërparlamentar. Krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duhet të ndiqet nga hapa të tjerë, që krijojnë mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona”, përfundoi Begaj.

“Për herë të parë në vendin tuaj të bukur, ndihem shumë i lumtur që gjendem këtu. Jam besimplotë që kjo vizitë do t’i japë një shtysë të fortë marrëdhënies mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Sot kemi diskutuar shumë çështje së bashku dhe kemi shprehur besimin tonë se kjo hap mundësi shumë të mira për zhvillime në të ardhmen. Sa i takon marrëdhënieve tona politike, presidentët shqiptarë në vitet e mëparshme e kanë vizituar shpesh Azerbajxhanin. Këtë vit ne patëm ish-Presidentin tuaj që vizitoi Azerbajxhanin dhe në Prill, Rama ishte miku ynë. Vizita ime dëshmon se dialogu politik ka horizonte shumë të mira dhe një dinamikë shumë të mirë. Në këto kontekste të afërta ne shfaqim dëshirat, interesat e përbashkëta dhe në të njëjtën kohë shpresoj që edhe të diskutojmë shumë çështje. Bashkëpunimi ynë i suksesshëm në organizatat ndërkombëtare po forcon lidhjet tona, marrëdhëniet tona, dhe ju e thatë, Shqipëria është mbështetëse e integritetit territorial të Azerbajxhanit. Ne e vlerësojmë fort këtë mbështetje”, u shpreh Aliyev.

Të dy krerët e shteteve përmendën gazsjellësin TAP, ndërsa theksuan se mund të ketë bashkëpunim mes kompanive të Azerbajxhanit dhe të Shqipërisë edhe në fusha të tjera të ekonomisë.

Një ndër çështjet e diskutuara mes presidentëve ishte edhe ajo e energjisë dhe gazit. Aliyev u shpreh se Azerbajxhani është gati të ndihmojë për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Shqipëri.

“Në të njëjtën kohë lidhur me infrastrukturën e gazit, vendi ynë kërkon ta ndihmojë për zhvillimin e saj në Shqipëri. Kemi folur për këto alternativa. Ka shumë ide. Deri më tani nuk ka pasur një infrastrukturë të mirëzhvilluar në Shqipëri. Azerbajxhani mund të marrë pjesë si investues në këtë fushë. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Sot kjo çështje dhe çështje të tjera që lidhen me energjinë do të diskutohen sërish e sërish”, u shpreh Presidenti i Azerbajxhanit.

“Sigurisht ndaj pikëpamjen tuaj sa i takon fushave ekonomike dhe të industrisë për të pasur takimin e parë të grupit të përbashkët sepse ka shumë çështje për të diskutuar. Kemi folur për bashkëpunimin tonë në fushën e gazit, si për arritjet që kemi përftuar po kështu edhe për punën që shtrihet përpara nesh. Megjithatë mendoj që ka mundësi shumë të mira edhe në fusha të tjera dhe ndërveprimi midis kompanive shqiptare dhe azerbajxhanase, në turizëm, bujqësi në teknologjitë moderne e di që të gjitha këto fusha janë përparësi për të dy ne, kësisoj në këto fusha jam besimplotë që do të bëjmë hapa përpara vendimtare. Sa i takon furnizimit me gaz, Azerbajxhani dhe Shqipëria janë anëtarë të projektit TAP dhe gjithashtu edhe në zbatimin e Korridorit Jugor të gazit, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses. Nën drejtimin tonë ka patur takim të këshillit të 1 mijë përfaqësuesve të gazit, ndërkohë që Shqipëria ka marrë pjesë në të gjitha takimet e këtij këshilli.

“Vizita ime dëshmon se dialogu politik ka horizonte shumë të mira dhe një dinamikë shumë të mirë. Në këto kontekste të afërta, ne shfaqim dëshirat, interesat e përbashkëta dhe në të njëjtën kohë shpresoj që të diskutojmë shumë çështje”, tha Aliyev.

“Bashkëpunimi ynë i suksesshëm në organizatat ndërkombëtare forcon lidhjet tona, marrëdhëniet tona dhe ju e thatë që Shqipëria është mbështetëse e integritetit territorial të Azerbajxhanit. Dhe kjo mbështetje ka qenë gjithmonë e ndërsjellët. Dhe ne e vlerësojmë fort këtë mbështetje, qoftë në fazën e pushtimit, e po kështu edhe gjatë fazës së luftës në Nagorki Karabak dhe gjithë mbështetjen që ju na e keni treguar ne, e vlerësojmë shumë”, tha ai.

Aliyev shtoi se, “për njerëzit tanë, për vendin tonë, një çështje e rëndësishme është edhe mbështetja e vendit tuaj për ne. Sigurisht kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe e edhe njëherë jam vërtetë mirënjohës për këtë mbështetje”.

“Sigurisht, ndaj pikëpamjen tuaj sa i takon fushave ekonomike dhe të industrisë për të pasur takimin e parë të grupit të përbashkët sepse ka shumë çështje për të diskutuar. Kemi folur për bashkëpunimin tonë në fushën e gazit. Si për arritjet që kemi përftuar, po kështu edhe për punën që shtrihet përpara nesh”, u shpreh Aliyev.

Megjithatë, theksoi ai, “mendoj që ka mundësi shumë të mira edhe në fusha të tjera dhe ndërveprimi midis kompanive shqiptare dhe azere në turizëm, në bujqësi, në teknologjitë moderne. E di që të gjitha këto fusha janë përparësi për të dy ne, për vendin tuja dhe tonin. Kësisoj në këto fusha jam besimplotë që do të bëjmë hapa përpara vendimtare”.

Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Z. Ilham Aliyev

Sa i takon furnizimit me gaz, Aliyev u shpreh se, “Shqipëria dhe Azerbajxhani janë anëtarë të projektit TAP dhe gjithashtu edhe në zbatimin e korridorit jugor të gazit, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses”.

“Aktualisht gazi natyror i Azerbajxhanit po i kontribuon sigurisë energjetike të Evropës. Në korrik patëm komisionin midis BE-së dhe Azerbajxhanit. nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin strategjik dhe deri në 2027-ën, mbështetur në këtë memorandum, kemi planin të dyfishojmë vëllimin e furnizimeve me gaz për Evropën. Sigurisht ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe kjo do t’i japë mbështetje dhe kontribut shtesë sigurisë energjetike të Evropës”, theksoi presidenti i Azerbajxhanit.

“Depozitat tona të energjisë dhe gazit janë shumë të pasura dhe aktualisht TAP dhe TANAP të dy gazsjellësit mund të diskutohen për të rritur kapacitetet e tyre me 2 herë, pra dy fish. Sapo kemi përuruar këtë projekt gjatë dy viteve të fundit. Por mendoj që të dyja këto, pra të dy këta gazsjellës që janë pjesë përbërëse e korridorit të gazit, mund të dyfishohen dhe mund të diskutohet duke qenë se ka një nevojë për këtë gjë. Kësisoj zyrtarët e BE-së po na njohin e po na vlerësojnë si një partner i besueshëm”, tha ai.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, lidhur me infrastrukturën e gazit vendi ynë kërkon ta ndihmojë për zhvillimin e saj në Shqipëri. Kemi folur për këto alternativa. Ka shumë ide, deri më tani, nuk ka pasur një infrastrukturë të mirë zhvilluar në Shqipëri. Azerbajxhani mund të marrë pjesë si investues në këtë fushë. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Sot kjo çështje dhe çështje të tjera që lidhen me energjinë do të diskutohen sërish e sërish”, u shpreh Aliyev.

Ai theksoi se, “Azerbajxhani ka një platformë bashkëpunimi mjaft të ngushtë me NATO-n. Në Afganistan kemi marrë pjesë në operacionet e kryesuara nga NATO për vite të tëra. Dhe mes vendeve jo anëtare të NATO-s, ishim të parët që u bëmë pjesë e misioneve paqeruajtëse dhe ishim nga të fundit vende që u larguam nga Afganistani”.

“Kjo nënkupton se ne i dimë përgjegjësitë tona dhe Shqipëria si anëtare e NATO-s, gjithmonë na ka ofruar një mbështetje të madhe për marrëdhënien tonë me NATO-n. kështu që jam mirënjohës për mbështetjen e vendit”, u shpreh ai.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev në fund të fjalës ftoi për një vizitë në Azerbajxhan Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

/Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026
NGJARJE

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.