• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Partia Socialiste feston 34-vjetorin! Rama: Fitorja e zgjedhjeve, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE-së

    Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, 43 projekte për Adriatik më të gjelbër

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Terrori dhe pandemia – trashëgimia e 11 shtatorit

13 Shtator, 2021
in Bota, Uncategorized
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dragan Biseniç, Danas*

Dy shekuj në Afganistan.

Fillimisht shekulli 20 u mbyll me thyerjen e perandorisë komuniste sovjetike pas ndërhyrjes në Afganistan, dhe pastaj, për shkak të Afganistanit, pas 11 shtatorit të vitit 2001, filloi epoka e luftës amerikane kundër terrorizmit me pushtimin e Afganistanit të talibanëve, të cilin amerikanët këto ditë ua kthyen përsëri atyre që ua morën, pra talibanëve.

E gjitha kjo ngjet në periudhën e pandemisë së korona virusit të cilën bota e përjeton po ashtu me stepje, me frikë, panjohuri, si edhe terrorizmin, ndërsa shtetet dhe qeveritë ndërmarrin një sërë masash që pak a shumë janë të ngjashme, por më drastike, sesa ato të kohës së luftës kundër terrorizmit. Si rrjedhim mund të themi se edhe pandemia e sotme është trashëgimi e 11 shtatorit dhe përfaqëson vazhdimsi të punës kundër terrorit, në të cilën kërkohet ekuilibri mes sigurisë kolektive dhe lirive individuale.

Terrori dhe pandemia përbëjnë forma të gjendjes së jashtëzakonshme dhe globalizim të kërcënimit. CIA, në disa vizione të saj të përsëritura për botën   në vitin 2015, 2020 dhe 2025, të përpunuara deri në vitin 2010, ka veçuar terrorin dhe pandeminë si kërcënimet globale të mundshme. Për të parin arësyeja ishte lufta kundër terrorit, ndërsa për të dytin gripi i pulave i cili sapo ishte konstatuar në atë vit.

Zbatim i gabuar i mësimeve të Leninit.

Gjithçka filloi me zbatimin e gabuar të mësimeve të Leninit. Gjatë viteve 70-të, Afganistani ishte shtet shekullar dhe i paangazhuar në blloqet e kohës, i cili quhej Zvicra e Azisë Qendrore, pjesëmarrës i konferencës themeluese (të Lëvizjes së të paangazhuarve. Shën. i përkth) në Beograd në vitin 1961, gjë e cila pati mundësuar atëbotë që në Beograd të dyndeshin studentë nga Afganistani dhe të cilëve askush nuk u frikësohej. Presidenti i kohës së Afganistanit, Daudi, luante mirë me rivalitetin mes Moskës dhe Uashingtonit dhe mbante një kurs të pavarur për vendin e tij, duke marrë kredi, teknologji dhe projekte ndërtimit nga të dyja palët. Në muajin prill të vitit 1978, presidenti Daud humbi mbështetjen. Arrestoi udhëheqësit komunistë në Kabul që mbajtën një protestë të zhurmshme. Menjëherë pas kësaj, komplotistët nga ushtria afganistanase e likujduan, ndërsa pushteti ra në duart e Nur Muhamed Tarakit, bandit i paeksperiencë që kishte versionin e tij të marksizmit. Shtypi menjëherë disa qindra mijëra postera që e paraqisnin atë si mësues të madh. Mbi bazën e kuptimit të tij mbi diktaturën e proletariatit, në mbarë vendin filluan arrestime masive dhe likujdime. Kur i vinin protesta nga Moska për këto veprime, Taraki u përgjigjej: “Lenini na ka mësuar se duhet të jemi të pamëshirshëm  ndaj armiqve të revolucionit, e për këtë duhen eleminuar disa milionë njerëz për të siguruar fitoren e Revolucionit të Tetorit”. Punët shkuan deri në një kryengritje të hapur në Herat, e udhëhequr nga kapiteni i atëhershëm Ismail Kan, i cili edhe tani, pas 45 vitesh, është akoma aktiv në skenën politike në radhët e kundërshtarëve të talibanëve.

Nëse nuk arriti ta stabilizojë vendin, gjë e cila i kushtoi edhe jetën, Taraki arriti të bindë sovjetikët për të ardhur në Afganistan në muajin dhjetor të vitit 1979 dhe të kryejnë pushtimin duke rënë kësisoj në kurthin nga i cili nuk do të dalin më si vendi që ishin më parë. Këshilltari i Karterit për sigurinë kombëtare Zbignjev Bzhezhinski në këtë moemtn konstatoi një shans të mirë për Amerikën dhe filloi menjëherë me organizimin e rezistencës së luftëtarëve islamikë- muxhahidinët të cilët frymëzoheshin nga revolucioni islamik në Iran i cili sapo kishte përfunduar.

Në fund, dy dekada më vonë, muxhahidinët, të cilët në kuptimin e plotë të fjalës i krijuan amerikanët për të luftuar kundër sovjetikëve, u hakmorrën me vetë Amerikën me sulmet spektakolare në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon e Uashington. Strategu amerikan Bzhezhinski, në përllogaritjen e tij të ftohtë mbeti i bindur se “pak më shumë ose më pak muxhahidinë në botë” është një çmim i vogël për çlirimin e Europës Lindore dhe pjesës tjetër të perandorisë të së keqes, siç e quante BRSS-në presidenti amerikan Regan.

Për dy dekada në vazhdim, që nga viti 2001 bota erdhi përsëri në stadin e konfrontimeve të fuqive të mëdha, gjë të cilën askush nuk e priste pas braktisjes së Afganistanit nga ana e sovjetikëve dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë. Dhe ky është dallimi më me rëndësi: fillimisht tërheqja sovjetike, sadoqë formësoi triumfalizmin amerikan të pas Luftës së Ftohtë, po aq edhe u prit me optimizëm dhe pritmëri të mëdha se aventura ushtarake të fuqive të mëdha, si puna e asaj sovjetike në Afganistan nuk do të kishte më. Por këtë e përgënjështruan shumë shpejt arkirivalët amerikanë nga Lufta e Ftohtë.

Krijimi i kulturës së frikës.

Lufta kundër terrorit që filloi Xhorxh W. Bushi riformoi identitetin kombëtar amerikan. Pas shpërbërjes së BRSS-së, ShBA-të kishin humbur atë ndjesinë e përbashkimit që e nxiste Lufta e Ftohtë. U zhduk qartësia e luftës mes demokracisë kapitaliste dhe autokracisë komuniste, botës së lirë dhe shoqërisë së mbyllur. Pas 11 shtatorit, presidenti Bush shprehu synimin për bashkimin e identitetit amerikan dhe e orientoi atë drejt një lufte të gjeneratës së re, e cila duhej të ishte lufta kundër terrorit, e cila do të ishte, sikurse deklaroi ai, “e barabartë me luftërat epokale kundër fashizmit dhe komunizmit”. Duke dashur të parandalojë çdo episod të ri terrorist, administrata e Bushit duhej të zgjidhte mes okupimit të vazhdueshëm, invazioneve periodike të përsëritura ose detyrime për ndërtimin e një rregjimi minmimalisht kompetent nga ana e atyre që do merrnin pushtetin. Administrata e tij, e pagatshme për të drejtuar Afganistanin dhe e përballur me kërcënimin e gjallërimit përsëri të Al Kaedës, zgjodhi obsionin e tretë- por në të vërtetë nuk ia dha atë rëndësi që paraqitej nga propaganda.

Dy vite para invazionit në Afganistan (1999), Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në NATO shpërndanë 50.000 ushtarë për stabilizimin e Kosovës, një territor me 1,9 milionë banorë. Afganistani në vitin 2001 kishte 21,6 milionë banorë por, deri në fund të vitit 2002, atje ishin stacionuar 8.000 ushtarë amerikanë, një vend i cili ishte dhjetë herë më i madh se Kosova. Për këtë nuk është çudi që, e paraqitur në këtë mënyrë, lufta kundër terrorit zhvilloi kulturën e frikës. Bzhezhinski pohonte se përdorimi i shprehjes luftë kundër terrorit kishte si synim të krijonte qëllimisht kulturën e frikës sepse ajo “mjegullon arësyen, forcon emocionet dhe u lehtëson politikanëve demagogë mobilizimin e opinionit publik në emër të politikës që ata duan të ndjekin”.

Për shkak se ekzistojnë shumë veta të cilët dyshojnë sinqerisht që vepra e amerikanëve, Osama bin Ladeni dhe Al Kaeda, të kishin mundësi aq lehtë ti kundërviheshin krijuesve të tyre dhe të realizonin  sulmet spektakolare në Qendrën Botërore të Tregtisë me 11 shtator 2001, lindën teori komploti ambicioze dhe të shumta si kurrë më parë, shumë shpesh me qendër në Manhatanin e Nju Jorkut, të cilat mëtonin të vërtetonin se në këtë rast ishte fjala pikërisht për një komplot të Amerikës kundër pjesës tjetër të botës. Kjo u bë aq serioze saqë edhe Departamenti i Shtetit formoi një grup ekspertësh që merrej me rrëzimin e teorive të komplotit mbi 11 shtatorin. Por mosbesimi gjithsesi mbeti, madje edhe u rrit me kalimin e viteve. Kredibiliteti i luftës kundër terrorit përfundimisht u shkatërrua kur u bë i njohur  fakti se shkaku kryesor i sulmit ndaj Irakut, posedimi nga ana e tij i armëve për shkatërrimin në masë, ishte vetëm një mashtrim i fabrikuar nga shërbimet sekrete, ndërsa mbrohej fort nga njerëzit kryesorë të administratës amerikane dhe të qeverisë britanike, Kolin Pauell dhe Tonin Bler.

Pastërtinë ideologjike të drejtimit të ri mbetej tani ta siguronin neokonservatorët amerikanë. Grupi që mbiu në gjirin e majtistëve trockistë amerikanë, i zhgënjyer nga qëndrimi joluftarak i demokratëve pjesë e të cilit ata ishin, iu përbashkua republikanëve, mori në dorë politikën e jashtme amerikane dhe krijoi bërthamën e skifterëve e cila këmbëngulte ta shpjegonte dhe ta bazonte politikën e jashtme amerikane me kategori morale dhe teologjike. Ata përcaktonin kufinjtë maniheistë të së mirës dhe të së keqes, të dritës dhe errësirës, në Ballkan, në Lindjen e Mesme, në Europën Lindore.

Ku e vetmja superfuqi e mbetur në botë përqafon një politikë luftarake ajo përhapet në mbarë botën. Luftën kundër terrorit e mbështetën dhe e pranuan pothuajse të gjithë vendet e botës, ndërsa NATO-ja e kodifikoi si arësye të re të ekzistencës së saj. Kësisoj u gjendën në të njëjtën anë presidenti rus Putin, presidenti amerikan Bush, udhëheqja kineze, BE-ja, OKB-ja, NATO-ja, G-7, Brazili dhe grupi BRIKS. Në këtë kamp edhe vendet e vogla krijuan ideologjinë e tyre. Lufta kundëer terrorit shumë shpejt u bë arësye globale, ndërsa kërcënimi nga terrorizmi aspak më i vogël. Përkundrazi. Edhe përkundër qindra mijëra ushtarëve dhe triljona dollarëve të shpenzuar, në vitin 2014 doli në skenë Shteti Islamik i cili formoi kalifatin në territorin e tij, që nga Iraku e pothuajse deri në Mesdhe.

“Qeveria amerikane pothuajse keqpërdori kompetencat e saj të monitorimit, arrestimit dhe hetimit”, vlerësonte Ben Rods, zëvendësi i këshillitarit për sigurinë kombëtare në administratën e Obamës.  Luftërat në Afganistan dhe në Irak u bënë më shumë  se eleminimi i Al Kaedës. Demokracia amerikane ishte e lidhur me ndryshimin e militarizuar të rregjimit në mënyra që shkatërruan qëndrueshmërinë dhe legjitimitetin e saj në botë. Fitoret që premtuan Bushi dhe administrata e tij nuk u bënë kurrë realitet, duke shkatërruar kësisoj besimin e amerikanëve te qeveria e tyre dhe duke shkaktuar kërkesën për gjetjen e qëngjit të kurbanit brenda vendit. Nacionalizmi shovinist i periudhës direkt menjëherë pas 11 shtatorit u shndërrua në një koktejl frike dhe ksenofobie që në fund të fundit çuan deri te Donald Trampi, i cili u përqëndrua në përfundimin e luftërave jashtë vendit dhe e orientoi retorikën e luftës kundër terrorit drejt atyre që mendonte si përgjegjës për divijimin e politikës amerikane në botë dhe brenda shtëpisë.

Rodsi dhe administrata e Bajdenit mendojnë se fajin më të madh për gjendjen e sotme në botë e mbart pikërisht lufta kundër terrorit. “Lufta kundr terrorit jo vetëm që përshpejtoi prirjet autoritare në tërë botën; por bëri një gjë të tillë edhe brenda shjtëpisë. Shovinizmi nga periudha e 11 shtatorit lidhi sigurinë kombëtare me politikën e identitetit, duke shtrembëruar kësisoj idenë për atë se çfarë do të thotë të jesh amerikan dhe mjegulloi dallimin mes kritikëve dhe armiqëve”.

Parehatia si çmim i paguar për sigurinë.

Sulmi i 11 shtatorit nuk përfundoi vetëm me ndërhyrje ushtarake, ai futi edhe sistemin e kontrollit global të udhëtimeve dhe udhëtarëve në të gjithë aerodromet e mbarë botës. Kam udhëtuar me avion drejt ShBA-ve dy herë pas 11 shtatorit të dyja herët për në Uashington. Herën e parë në vitin 2003, e pastaj edhe në vitin 2005. Në të dy fluturimet ishte i ndaluar çdo largim nga karrikja, ndërsa avionët shoqëroheshin me polici. Dy dekada më vonë, çdo udhëtar në aerodrom duhet të heqë rripin e pantallonave dhe të zbathë këpucët që pastaj të kalojë përmes detektorit të metalit, megjithëse ndërkohë teknologjia e sigurisë ka përparuar dhe mund të zbulojë çdo gram eksploziv apo metal pa qënë nevoja për këtë  veprim poshtërues. Por procedura vazhdon të jetë në fuqi. Më pak e dukshme, por më me shumë rëndësi, është vendosja e sistemit të kontrollit global të transaksioneve financiare në botë. Natyrisht çmimi i sigurisë është parehatia, pohojnë ekspertët e sigurisë.

Sapo Bajdeni deklaroi në mënyrën e tij fundin e ndërhyrjeve ushtarake nëpër botë, e në mënyrë indirekte edhe luftën kundër terrorit, pandemia e koronës është bërë trashëgimtari i natyrshëm i kërcënimeve globale që prodhon pothuajse pasoja identike si edhe terrori: frikë dhe mosnjohje në radhët e popullsisë, ndërsa instinktin për monitorim dhe kontroll nga ana e pushtetit. Kritikët që vënë në plan të parë liritë personale paralajmërojnë se terrori dhe virusi janë bërë mjete ideale për çdo qeveri me synim manipulimin dhe vendosjen e kontrollit global. Muri i Trampit dhe ndalimi hyrjes në Amerikë për disa kombësi të caktuara, ligji patriotik i Bushit, kompetenca të jashtëzakonshme forcave të sigurisë, përgjimi i Obamës për gjysmën e botës dhe shtetarëve kryesorë, gjendja e jashtëzakonshme e Makronit për shkak të virusit, futja e kartonave të gjelbër, ndarja në të vaksinuar dhe të pavaksinuar gjë që bën të mundur që një grup të ketë më shumë të drejta se një tjetër… Të gjitha këto janë manifestime të përpjekjes së njëjtë për vendosjen  e kontrollit që është dobësuar pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, pohojnë Majkell Hardi dhe Antonio Negri në librin “Perandoria”.

Gjatë Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të qarta: ekzistonin dy ideologji që kishin ndarë përgjysëm planetin dhe dy superfuqi që mbronin vlerat e këtyre ideologjive. Por, kur u zhduk plotësisht komunizmi dhe blloku Lindor, sëbashku me Bashkimin Sovjetik, ishte e qartë se ishte arritur deri në atë pikë ku gjërat nëpër botë nuk mund të drejtoheshin sipas mënyrës së vjetër. Mishel Fukó do të thoshte se është fjala për imponim të disiplinës së dimensionit ushtarak të shoqërisë. Biopolitika, të cilën ai e konsideronte si qendrën e re të shprehjes së fuqisë politike, është zonë e prerjes mes biologjisë njerzore dhe poltikës. Biologjia për subjekte të saj ka drejtimin e jetës në vendet ku jetojnë njerëzit. Sikurse pohon Fukó, është fjala për atë që “jeta siguron, mbijeton, zgjatet më tej dhe vendos rend (në kuptimin e vendosjes nën kontroll)”. Hardi dhe Negri marrin parasysh anaizën historike të Fukosë të fuqisë disiplinare si pararendëse me rëndësi të “kalimit historik nga shoqëria disiplinare drejt kontrollit shoqëror”.

Me 11 shtator amëerikanët zbuluan se siguria e tyre është e pandashme nga siguria e Afganistanit, në atë vendin e largët dhe të shkatërruar ku udhëheqin talibanët dhe i cili ka pranuar si mik shtëpie Bin Ladenin. Al Kaeda është ende këtu, megjithëse agjensitë e sigurimit vlerësojnë se tani është tejet më pak e aftë për të sulmuar ShBA-në konntinentale. Por, prania e degës së Shtetit Islamik dhe kthimi i talibanëve në pushtet vështirë se mund të jenë elementë ngushëllues.

Duke përfunduar luftën kundër terrorit, Amerika gropos botën që vetë ajo ka krijuar duke i dhënë asaj formën për këtë luftë. Siç braktisi luftën kundër terrorit, nëse nuk do të ndodhë ndonjë sulm i ri spektakolar, Amerika braktis edhe botën që është formuar nga lufta kundër terrorit. Bota e re që do të lindë do të lëvizë mes Samitit për pandeminë, të cilin Bajdeni e paralajmëroi se do të mbahet në kohën  e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, krahas mundësisë për masat shoqëruese për vaksinim të detyrueshëm, dhe Samitit për demokracinë, që shenjon hapësirën në të cilën kjo botë do të lëvizë në të ardhmen.

Publikimi i dokumenteve në prag të përvjetorit.

Nën presionin e familjeve të viktimave të 11 shtatorit, administrata e presidentit Bajden deklaroi se do të bëjë publike një pjesë të dokumenteve sekrete për të cilët familjet në fjalë mendojnë se mund të ndriçojnë lidhjet mes Arabisë Saudite dhe pengmarrësve që realizuan  sulmet. Qindra familjarë të viktimave të 11 shtatorit madje kanë nënëshkruar edhe një peticion me të cilin kërkojnë që Bajdenit të mos i lejohet pjesëmarrja në përkujtimin me rastin e 20 vjetorit të sulmit terrorist nëse nuk do të publikohen këto dokumente, gjë që ishte edhe premtimi i tij gjatë fushatës elektorale.

Nga 19 sulmues, 15 ishin shtetas sauditë, si edhe vetë Osama bin Ladeni, rrjeti terrorist i të cilit mori përsipër sulmet. Pushteti Saudit ka mohuar vazhdimisht çfarëdolloj përzierje, ndërsa familjet e viktimave besojnë se dokumentet  që qeveria e ShBA-ve nuk i publikon tregojnë gjoja përzierjen e Riadit zyrtar. Shumë hetime të qeverisë amerikane kanë kërkuar lidhjet e shtetasve sauditë me disa prej pengmarrësve të avionit, por nuk është vërtetuar që qeveria saudite të ketë qënë e përzier në mnënyrë direkte.

Pengmarrësit, antarë të grupit terrorist Al Kaeda me 11 shtator 2001 rrëmbyen katër avionë, nga të cilët dy goditën Kullat Binjake të dikurshme të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe i shkatërruan plotrësisht, i treti goditi krahun Perëndimor të ndërtesës së Pentagonit, afër  Uashingtonit, ndërsa të katërtin, me të cilin besohet se terroristët kishin planifikuar ta godisnin  Shtëpinë e Bardhë, udhëtarët e rrëzuan në shtetin e Pensilvanisë. Në këtë sulm terrorist vdiqën diçka më pak se tre mijë njerëz. Përvjetori në ShBA do të përkujtohet me një sërë ceremonish komemorative.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

*https://www.danas.rs/nedelja/teror-i-pandemija-tekovine-11-septembra/

Tags: 11 shtatoriafganistaniSHBA

Related- Posts

Bota

Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran

19 Qershor, 2025
Bota

Fordo, një kompleks i rëndësishëm sekret: Çfarë duhet të dini për zemrën e programit bërthamor të Iranit

19 Qershor, 2025
A T-38 Talon flies in formation with the B-2 Spirit of South Carolina during a training mission Feb. 20, 2014, over Whiteman Air Force Base, Mo. The B-2 Spirit is a multirole bomber capable of delivering both conventional and nuclear munitions. Copyright: xpiemagsx milflic16082021 7816 ACHTUNG AUFNAHMEDATUM GESCHÄTZT
Bota

Trumpi ndoshta mund t’a godasë Iranin gjatë 48 orëve të ardhshme

18 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Partia Socialiste feston 34-vjetorin! Rama: Fitorja e zgjedhjeve, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE-së

19 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran

19 Qershor, 2025

“Kërcënimi i Trump-it për ndërhyrje amerikane në Iran nxjerr në pah rrënjët e frikës së kritikëve”

19 Qershor, 2025

Fordo, një kompleks i rëndësishëm sekret: Çfarë duhet të dini për zemrën e programit bërthamor të Iranit

19 Qershor, 2025

Kina dhe Omani dënojnë sulmin e Izraelit ndaj Iranit si shkelje e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare

19 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.