• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Edicion Special

“Një brez, një rrugë”, Kinë-EQL dhe pozicionimi i Shqipërisë mes nismave kineze

7 Gusht, 2023
in Edicion Special
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Marsela MUSABELLIU

Nevoja e një vendi të vogël për të qenë nën hiret e një fuqie të madhe është justifikuar nga studiuesit kryesisht në aspektin e të ashtuquajturës “Dilema e Liliputëve”. Teoria e hedhur në botën akademike nga Robert Keohane që në vitin 1969, argumenton se një fuqi e madhe mund t’i sigurojë një shteti të vogël shumë më tepër sesa aksesin ose të drejtën për t’u konsultuar. Në fjalët e Keohane, vendi i vogël mund të rrisë ndikimin thelbësor duke zgjeruar dhe thelluar lidhjet që kontribuojnë në levën politike të fuqisë së vogël duke parë në radhe të parë interesat e veta kombëtare.

Për sa i përket marrëdhënieve me “të fuqishmit”, shqiptarët janë të vetëdijshëm se disa nga vendimet më të mira dhe disa nga më të këqijat që janë marrë ndonjëherë për të vulosur fatin e kombit, janë marrë nga Fuqitë e Mëdha. Pra, shpeshherë duket se është bërë normale që në kulturën popullore kjo mirënjohje kufizon servilizmin, kurse antagonizmi kufizon fanatizmin. Qoftë kjo për interesa politike apo dogmatizëm doktrinor, miratimi apo mosmiratimi i thellë për një pushtet të caktuar nuk është kurrë në interesin e një kombi të vogël. Shtetet e vegjël duhet të shmangin futjen në kurth nga polarizimi i panevojshëm, i parakohshëm dhe vetë-përmbushës, shprehet Koehane.

“Të fuqishmit” në shekullin e 21-të janë shumë, por polarizimi në Shqipëri është i njëanshëm. Në mënyrë gati të pashpjegueshme, rëndësia aktuale ekonomike dhe politike kineze në skenën botërore nuk perceptohet apo portretizohet siç duhet në Shqipëri, pra veprimet dhe reagimet e institucioneve politike shqiptare (të mëparshme dhe të tanishme) duken në mëdyshje kur kemi të bëjmë me Republikën Popullore të Kinës në tërësi, ose në lidhje me nismat kineze në veçanti. Në një nivel perceptues, konstatohet se përfshirja e Kinës në Shqipëri dhe rajon është marrë si një paradigmë kërcënim-mundësi ose konkurrencë-bashkëpunim dhe në disa raste, zërat alarmues gjejnë baza të forta lokale për të mbështetur teoritë e tyre. Diskursi publik është jashtëzakonisht i polarizuar në lidhje me Kinën, në të gjithë rajonin, jo vetëm në Shqipëri, por Shqipëria ka disa karakteristika specifike.

Nisma “Një brez, një rrugë” dhe Shqipëria

E shpallur nga Presidenti i Kinës Xi Jinping në vitin 2013, si një strategji e zhvilluar nga qeveria kineze, nisma “Një brez, një rrugë” u mbështet tek ajo që ishte një produkt ikonik i Kinës, dhe ndër shekuj u bë pjesë e historisë tregtare dhe kulturore botërore, Rruga e Mëndafshit. Nisma “Një brez, një rrugë” (BRI) po përpiqet të rigjurmojë rrugët e lashta tregtare të Rrugës së Mëndafshit duke lidhur Lindjen dhe Perëndimin në rrugë tokësore dhe rrugë detare. Sipas pasqyrimit të nismës nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës të Kinës, BRI bazohet në pesë prioritete bashkëpunimi: Koordinimi i politikave: Lehtësimi i ndërlidhjes: Tregtia e lirë ose e papenguar: Integrimi financiar: Lidhjet dhe shkëmbimet mes njerëzve. Sikurse vetë nisma, prioritetet janë në evoluim të vazhdueshëm. Mbështetja e kësaj nisme në rang botëror është e jashtëzakonshme në më shumë se ¾ e vendeve anëtare të OKB, dhe për të qëndruar në kontinentin tonë, 18 vende të Bashkimit Evropian janë pjesë e saj.

Autoritetet kineze e shohin infrastrukturën si mjetin më të mirë për të arritur të ashtuquajturat “Korridore Ekonomike”. Por, korridoret ekonomike kërkojnë mbështetje financiare dhe sipas kalkulimeve të fundit në bazë të projekteve të nisura, nëse BRI-ja do të ishte një shtet, do të renditej si ekonomia e tetë më e madhe në botë, duke eklipsuar Italinë, Brazilin, Kanadanë dhe Rusinë. Planet e BRI-së janë projekte tejet ambicioze, por për Kinën kjo nuk është gjë e re. Për shumë shekuj me radhë Kina nuk kishte konkurrencë për sa i përket efikasitetit, kompetencës ose aftësisë së saj për të ndërmarrë projekte të mëdha në shkallë të gjerë. Kjo nismë mund të përfaqësojë një model tjetër gjithëpërfshirës për bashkëpunimin ekonomik dhe politik ndërkombëtar dhe ndoshta iniciativën më ambicioze të politikës ndërkombëtare kineze në histori. Por nuk është gjithçka infrastrukturë, Kina e ka promovuar BRI-në si një mjet për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin. Qëllimi i BRI-së është ai i integrimit ekonomik dhe potenciali i jashtëzakonshëm i një epoke të re të prosperitetit global.

Shqipëria bëhet zyrtarisht pjesë e BRI në vitin 2017: Samiti i Parë i BRI i mbajtur në Pekin në 2017-ën shënoi edhe pjesëmarrjen zyrtare të Shqipërisë në këtë nismë. Me këtë rast ishte i pranishëm ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, i cili nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) me He Lifeng, Ministër Përgjegjës për Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës. Memorandumi me shtatë pika u fokusua në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e transportit, infrastrukturës dhe financave.

Ҫfarë ka ndodhur që nga ai vit deri sot? – Praktikisht rruga është e hapur nga pala kineze, por kjo rrugë nuk është shkelur ende nga pala shqiptare. Implikacione politike që janë shpesh i vetmi përshkrim i BRI kanë triumfuar mbi pragmatizmin në bashkëpunim. Asnjëherë në historinë moderne, një nismë kineze nuk ka marrë kaq shumë kundërshti politike, mediatike dhe analitike sa ka marrë nisma “Një brez, një rrugë”. Në fakt para së në Evropë të vinte nisma, erdhën zërat kundërshtarë me fjalë si influencë, potencial ndërhyrës, mund të impaktojë politikat e brendshme, dhe më e (keq)përdorura “kurthi i borxheve”… Ja ku jemi një dekadë më vonë, dhe asnjë nga këto nuk është vërtetuar ose materializuar, dhe shumica e vendeve të BE-së e kanë përqafuar nismën.

Platforma Kinë-EQL, Shqipëria pjesë që në krijim të saj (2012)

Shqipëria është një nga vendet bashkëfirmëtare të krijimit të platformës Kinë-EQL në vitin 2012 në Poloni. Atje ishte zv. Kryeministri i kohës Edmond Haxhinasto që firmosi me Kryeministrin e atëhershëm kinez Wen Jiabao. Që në fillimet e kësaj platforme, pritshmëritë në Shqipëri ishin të larta, por edhe ndoshta disi të keqinterpretuara. Në fillimet e saj kjo platformë u mbështet shumë në potencialin tregtar midis Kinës dhe Shqipërisë. Në fakt, Kina mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe në kuadër të marrëveshjes Kinë-EQL ka pasur progres në nivelin e komunikimit, por ka ende një potencial të madh që duhet shfrytëzuar.

Angazhimi i nivelit të lartë qeveritar ka qenë në qendër. Kryeministri shqiptar ka marrë pjesë në 7 nga 9 takime [Bukuresht 2013, Beograd 2014, Suzhou 2015, Riga 2016, Sofje 2018, Dubrovnik 2019, Pekin virtual 2021]. Vetëm në dy raste ka marrë pjesë zëvendëskryeministri [Varshavë 2012, Budapest 2017]. Kështu, kjo krijoi një mundësi tjetër për liderët përkatës për të shkëmbyer ide dhe për të koordinuar politikat. Në vazhdim të lehtësimit të ndërlidhjes midis vendeve, që prej muajit mars 2023, shqiptarët mund të udhëtojnë në Kinë pa viza, dhe e anasjellta, dhe kjo u nis vite më parë, në një takim të platformës Kinë-EQL.

Bashkëpunimi Kinë-EQL po krijon bazat për intensifikimin e marrëdhënieve në të ardhmen mbi bazën e njohjes reciproke të kombeve. Kontaktet e intensifikuara na bëjnë më të prirur për të kuptuar dhe pranuar realitetet e njëri-tjetrit. Rëndësia e dialogut dypalësh qëndron përtej elementit politik, dhe Kina-EQL duket se e kanë siguruar këtë. Dialogu ndërqeveritar i kulturës/tregtisë/investimit dhe veçanërisht nënshkrimi i marrëveshjeve hapin një dritare komunikimi dhe krijojnë një lloj historie të përbashkët për shkëmbim të ndërsjellë në të tashmen dhe të ardhmen. Nuk ka përse të mos mbështetet.

Përpjekjet në nivel diplomatik të Kinës kanë qënë të shumta për të veshur me “kapital shtetëror” atë që mund të bëhet në terren më kapital njerëzor dhe ekonomik. Duhet nënvizuar së Ambasada e RPK-së në Shqipëri ka qenë jashtëzakonisht proaktive në nxitjen dhe promovimin e çdo lloj bashkëpunimi dhe komunikimi midis vendeve në kuadër të BRI-së, Kinë-EQL dhe më gjerë.

Por jo vetëm kaq, më 29 tetor 2021, Këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi mbërriti në Shqipëri për një vizitë zyrtare shtetërore. Në axhendën e ministrit ishin tre takime të nivelit të lartë dhe një nga fjalët kyçe që ai përdori në këtë takim me autoritetet shqiptare ishte “motor i dyfishtë”. Kina do të mbështesë gjerësisht efektet shtytëse të BRI-së dhe platformës Kinë-EQL për t’u shërbyer vendeve të rajonit për të arritur atë që dëshirojnë më shumë. Dhe Ministri Wang theksoi se duhet të punojmë së bashku për të përkthyer potencialin për bashkëpunim në rezultate të prekshme. Ky “motor i dyfishtë” është mënyra më efikase për të arritur rezultatet e dëshiruara. Nga perspektiva e një vendi të vogël dhe një perspektivë e vendit në zhvillim, ajo që këto nisma ofrojnë duhet të jenë joshëse për ekonomistët dhe politikëbërësit.

Duke cituar ish-ambasadorin shqiptar në Kinë, z. Hajdar Muneka, pjesëmarrja e vendeve relativisht të varfëra, si Shqipëria, në nismat kineze është një mundësi e artë për zhvillimin e tyre, por edhe kjo kërkon angazhim serioz. Si nismëtare e kësaj iniciative, Kina ofron shumë, por secili duhet të investohet seriozisht e me kapacitete të plota për zhvillimin e vendit të tij.

Si një njohës i shkëlqyer i Kinës dhe i ritmeve të diplomacisë dhe projekteve kineze, Muneka sugjeron me mprehtësi dhe kthjelltësi për politikëbërësit e vendit të tij: “Treni kinez ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme. I fituar është ai vend që arrin të ndërtojë një stacion të këtij treni në vendin e tij.”

Analogjitë mekanike të motorit dhe trenave për ritmet e rrugës kineze nuk janë të rastësishme. Kush e njeh Kinën e di se atje nuk ka as humbje kohe, as humbje dëshire, e aq më pak ngadalësim veprimi. Projektet dhe nismat kineze janë një makineri e pandalshme drejt modernizimit që duhet të jenë atraktive në vendet në zhvillim.

Së fundmi, perceptimi, qasja dhe gjykimi kundrejt çdo vendi të madh në një vend të vogël duhet të bëhet në baza të vlefshme analitike dhe pa nuanca tendencioze, pasi nuk e lejon një vend të marrë vendimet e duhura në raport me të tjerët. Ka një tendencë disa vjeçare, jo vetëm në Shqipëri por në gjithë Ballkanin Perëndimor, ku është e qartë dikotomia në diskursin publik prezencë-influencë.

Kur flitet për vendet e zhvilluara Euro-Atlantike fjala e përdorur është “prezencë”, kur flitet për Kinën, fjala më e përdorur është “influencë”. Kjo nuk është as e saktë, as produktive dhe as e nevojshme. Nëse ka një kohë të volitshme ku pragmatizmi duhet të triumfojë mbi dogmatizmin, ajo kohë është sot.

© 2023 Argumentum.

Related- Posts

Edicion Special

“Rezilienca Strategjike e Kinës: Inovacion dhe Stabilitet Global”

10 Dhjetor, 2025
Edicion Special

Iniciativa e Qytetërimit Global, një paradigmë kineze për botën shumëpolare

8 Dhjetor, 2025
Edicion Special

Iniciativa e Kinës për Zhvillim Global (GDI) – një perspektivë reale e zhvillimit të qëndrueshëm global

5 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026

Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

15 Tetor, 2026

Shtatë pika rreth krizës në Shqipëri

15 Tetor, 2026

Dita e tretë e protestave në Shqipëri, tensione në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë

15 Tetor, 2026

Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.