• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

    Rama për CNN Turk: Mirëpresim kompanitë turke për investime

    Rutte: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

    KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë! I hapet rruga krijimit të institucioneve

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Edicion Special

Iniciativa e Qytetërimit Global, një paradigmë kineze për botën shumëpolare

8 Dhjetor, 2025
in Edicion Special
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Albert VATAJ

Në një botë të trazuar nga përplasjet e interesave, konflikteve dhe rrëfimeve që garojnë për të sunduar imagjinatën politike të shekullit XXI, zëri i urtësisë që vjen nga Lindja ngrihet si një kujtesë e thellë e nevojës për ekuilibër dhe përbashkim. “Iniciativa e Qytetërimit Global”, e shpallur nga presidenti kinez Xi Jinping, nuk është një koncept politik i radhës, as një strategji diplomatike e ngurtë, por një shtrirje e gjallë e shpirtit të Konfucit në arenën moderne. Ajo është përpjekje për të rikthyer në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare një etikë të ndërtuar mbi harmoninë, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes kulturave, përtej logjikës së dominimit dhe përplasjes.

Foto: VCG

Në thelbin e saj, kjo iniciativë përfaqëson një filozofi të re të bashkëjetesës, e cila buron nga rrënjët më të thella të mendimit konfucian. Siç mësonte Konfuci, “njeriu i urtë kërkon harmoninë, jo uniformitetin”. Pikërisht mbi këtë parim ndërtohet vizioni i Xi Jinping për një botë ku qytetërimet nuk janë në garë për mbizotërim, por në dialog për bashkëkrijim dhe pasurim të shpirtit. Kjo është një ftesë për t’u larguar nga binarët e vjetër të mendimit perëndimor, që kanë ndarë botën në fitues dhe humbës, në civilizues dhe të civilizuar, dhe për t’i hapur rrugë një epoke të re të reciprocitetit kulturor dhe diplomatik.

Foto: Xinhua

Kina, me historinë e saj mijëravjeçare dhe traditën e qytetërimit që i parapriu shumë të tjerëve, po e përdor këtë trashëgimi shpirtërore për të riformësuar mënyrën si konceptohet fuqia. Në vend të imponimit, ajo ofron ndikim përmes dritës së shembullit; në vend të përçarjes, promovon ndërtimin e urave të mirëkuptimit. Në këtë kuptim, Iniciativa e Qytetërimit Global nuk është vetëm një akt diplomatik, por një akt etik, një përpjekje për të rithurur dimensionin moral në marrëdhëniet ndërkombëtare, aty ku pragmatizmi shpesh ka zëvendësuar parimin.

Në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike aktuale, ku rivalitetet mes fuqive të mëdha kanë marrë forma të reja ekonomike, teknologjike dhe ideologjike,kjo iniciativë vjen si një kundërpeshë ndaj frymës së përjashtimit. Ajo kërkon të zëvendësojë narrativën e “përplasjes së qytetërimeve” me atë të bashkëjetesës së qytetërimeve; të shndërrojë konkurrencën shteruese në bashkëpunim ndërtues. Kjo është mënyra kineze për t’u përballur me sfidat globale, përmes mençurisë që vjen nga e kaluara, por që flet për të ardhmen.

Pekin/VCG

Filozofia e Konfucit bëhet themeli shpirtëror i vizionit të Xi Jinping

Ajo ushqen bindjen se forca e një kombi nuk matet vetëm me armatime apo teknologji, por me aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me të tjerët. Siç mësonte Mjeshtri i Madh: “Ai që dëshiron t’i udhëheqë të tjerët, duhet më parë të mësojë t’i kuptojë ata.” Kjo urtësi, që buron nga brendësia e qytetërimit kinez, është tani e përkthyer në një platformë globale të bashkëpunimit kulturor e moral, që synon të frymëzojë një rend ndërkombëtar më të drejtë e më të barabartë.

Përmes Iniciativës së Qytetërimit Global, Kina propozon një vizion të humanizuar të globalizimit, ku respekti ndaj diversitetit kulturor është themel dhe jo pengesë; ku zhvillimi ekonomik nuk bëhet në kurriz të identitetit shpirtëror; ku njeriu dhe natyra, shoqëritë dhe kulturat, janë pjesë e të njëjtës simfoni të jetës. Në këtë sens, iniciativa nuk është vetëm një projekt politik, por një projekt shpirtëror për epokën tonë, që kërkon të rikthejë moralin dhe urtësinë në qendër të qytetërimit global.

Ajo që e bën këtë nismë të veçantë nuk është vetëm përmbajtja e saj, por burimi prej nga rrjedh: një traditë mijëravjeçare që ka ditur të mbijetojë pa luftuar, të udhëheqë pa imponuar dhe të ndriçojë pa shuar askënd tjetër. Kjo është rruga kineze drejt paqes, rruga e urtësisë që vjen nga harmonia, jo nga hegjemonia. Në këtë dritë, “Iniciativa e Qytetërimit Global” nuk është vetëm zëri i një shteti të madh, por jehona e një qytetërimi që flet me gjuhën e ekuilibrit dhe vizionit të dritës.

Kur GCI u shpall si një manifest kulturor

Në mars të vitit 2023, presidenti kinez Xi Jinping propozoi Iniciativën e Qytetërimit Global (GCI) — një shtyllë të re të diplomacisë ideologjike dhe kulturore të Kinës, që plotëson tri nismat pararendëse: “Një brez, një rrugë” (BRI), Siguria Globale (GSI) dhe Zhvillimi Global (GDI). Ndryshe nga këto që mbështeten mbi infrastrukturën, ekonominë apo sigurinë, GCI synon të krijojë një model të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare të bazuara mbi respektin reciprok midis qytetërimeve, pluralizmin kulturor dhe refuzimin e hegjemonisë ideologjike.

Në thelb, GCI është manifesti kulturor i fuqisë së butë kineze (soft power), një përpjekje për ta vendosur civilizimin dhe mendimin kinez në qendër të rendit të ri botëror që ajo aspiron të formësojë. Në vend që të imponojë “vlera universale” sipas një modeli të vetëm, siç ka bërë Perëndimi përmes liberalizmit demokratik, Kina propozon bashkëjetesë në dallim, duke ndërtuar mbi parimin konfucian se “harmonia qëndron në shumëllojshmëri” (he er bu tong). Në këtë frymë, asnjë qytetërim nuk është më i lartë apo më i ulët se tjetri, sepse secili është shprehje e mënyrës së vet për të kërkuar rend, kuptim dhe virtyt.

Foto: VCG

Konfuci dhe themeli moral i diplomacisë së re kineze

Filozofia e Konfucit shfaqet në themel të kësaj nisme. Ajo nuk është thjesht retorikë, por një bazë etike dhe konceptuale mbi të cilën ndërtohet vizioni global i Kinës. Në mësimet e tij, Konfuci theksonte rëndësinë e harmonisë, drejtësisë dhe respektit për tjerët si parime që ruajnë rendin e botës. Ai shkruante:

“Njeriu fisnik kërkon harmoninë, por jo uniformitetin; njeriu i ulët kërkon uniformitetin, por jo harmoninë.”

Ky parim, i përkthyer në gjuhën e politikës globale, përbën thelbin e GCI: krijimin e një bote ku qytetërimet bashkëekzistojnë, mësojnë nga njëri-tjetri dhe zhvillohen pa qenë nevoja për t’u bërë të ngjashëm. Në këtë kuptim, GCI nuk është një projekt për dominim, por një thirrje për një ekuilibër moral midis kulturave, ku dialogu zë vendin e përplasjes.

Xi Jinping e ka përmendur shpesh këtë filozofi si “shpirti moral i Kinës”, duke e përkthyer në terma politikë si: bashkëpunim mbi konfrontimin, përfshirje mbi përjashtimin dhe fitore të përbashkët mbi zero-sum games. Kjo gjuhë rrjedh drejtpërdrejt nga tradita konfuciane e “rrugës së mesme” (zhong yong), që kërkon maturi, ekuilibër dhe respekt të ndërsjellë.

Foto: Xinhua

Një strategji për legjitimitetin global të Kinës

Në planin gjeopolitik, GCI është një instrument i sofistikuar për të ndërtuar legjitimitetin normativ të Kinës në arenën ndërkombëtare. Ajo përpiqet të zbusë perceptimin se ngritja e Kinës përbën kërcënim, duke propozuar një narrativë alternative të harmonisë. Në vend të “përplasjes së qytetërimeve” që parashikonte Samuel Huntington, Pekini ofron konceptin e “bashkëpunimit të qytetërimeve”, ku çdo komb gjen vendin e vet në një mozaik kulturor global.

Kjo është një mënyrë për të zëvendësuar dominimin diskursiv perëndimor me një model më gjithëpërfshirës. Në vend të vlerave që shpesh janë përdorur si mjete presioni politik, demokraci liberale, të drejta të njeriut, ndërhyrje humanitare, Kina propozon një etike të respektit dhe të pavarësisë kulturore. Në këtë kontekst, GCI bëhet një instrument për të legjitimuar multipolaritetin, duke e pozicionuar Kinën si “udhëheqëse morale” të Jugut Global.

Ky pozicionim e përforcon vizionin e Xi Jinping për një botë shumëpolare dhe “të harmonizuar”, ku fuqitë nuk konkurrojnë për dominim, por bashkërendojnë zhvillimin. Në këtë vizion, qytetërimi bëhet valuta e re e legjitimitetit global, dhe kultura, një mjet për të krijuar urë midis popujve.

Shqipëria dhe sfida e “harmonisë në larmi”

Në kontekstin shqiptar, Global Civilization Initiative (GCI) përfaqëson më shumë se një propozim diplomatik apo strategji ndërkombëtare; ajo është një ftesë për vetëreflektim kulturor, për një rishikim të mënyrës se si Shqipëria e kupton veten në raport me botën. Në një kohë kur globalizmi shpesh perceptohet si uniformizim, GCI ofron një paradigmë alternative: atë të harmonisë në larmi (harmony in diversity), ku identiteti nuk shkrifet në emër të përbashkësisë, por bëhet vlerë kontribuuese në mozaikun global të qytetërimeve.

Për Shqipërinë, kjo ide nuk është e huaj; përkundrazi, ajo buron nga vetë historia e saj. Territori shqiptar është një laborator i gjallë i ndërthurjeve kulturore dhe botëkuptimeve, ku shtresëzimet iliro-romake, bizantine, osmane dhe moderne nuk janë vetëm relikte historike, por palimpsest i identitetit kombëtar. Çdo epokë ka lënë një gjurmë, një kod simbolik që ka formuar një kulturë të përbashkimit dhe përshtatjes, të hapjes pa asimilim, të ruajtjes pa ngurtësim. Shqipëria, pra, është një model natyror i “harmonisë në larmi”, sepse ekzistenca e saj ka qenë gjithmonë ndërtim mbi ndryshimin.

Në këtë kuadër, pjesëmarrja aktive në filozofinë e GCI-së duhet të nënkuptojë një proces të ri vetëdijësimi kombëtar, ku historia nuk shihet si mit përjashtues, por si burim bashkues. Kjo nënkupton katër dimensione thelbësore të veprimit kulturor e politik:

Shqipëria duhet ta përforcojë vetëdijen për origjinalitetin e saj kulturor, por jo për ta përdorur atë si mur mbrojtës. Identiteti kulturor është më i gjallë kur komunikon; vetëm në përballje me tjetrin ai arrin të vetëpërkufizohet.

Foto: VCG

Në një botë ku teknologjia po redukton distancat, kultura dhe shkenca janë mjetet më të fuqishme për ndërtimin e besimit. Universitetet shqiptare, institutet e kërkimit, dhe institucionet e artit duhet të jenë vatra të diplomacisë kulturore, të shkëmbimit të dijeve dhe të ndërtimit të një imazhi të ri shqiptar, modern, bashkëpunues, kreativ. Kultura e kujdesit nuk lind nga protokollet, por nga kontaktet njerëzore.

Modernizim i vetëdijshëm, i ndërtuar mbi kushtet dhe potencialet kombëtare, jo përmes imitimit të modeleve të huaja.

Shqipëria duhet të ndjekë modelin e “harmonisë me karakteristikat e veta”, duke e përkthyer zhvillimin teknologjik dhe institucional në përputhje me kontekstin e vet kulturor dhe social. Moderniteti i imponuar është gjithmonë i brishtë; moderniteti që buron nga përftesat e brendshme është i qëndrueshëm. Ashtu siç thotë filozofi japonez Nishida Kitarō, “universalja lind vetëm nëpërmjet të veçantës”.

Shoqëria shqiptare, me diversitetin e saj fetar, krahinor dhe kulturor, është shembull unik i koegzistencës. Ky pluralizëm nuk duhet parë si sfidë për unitetin, por si burim i etikës së kujdesit. Një shoqëri që mëson të kujdeset për pluralitetin e vet, është më e përgatitur për të marrë pjesë në dialogun global të qytetërimeve.

Në këtë mënyrë, Shqipëria mund të jetë jo vetëm përfitues, por edhe kontribuuese në mozaikun global të qytetërimeve, duke e afirmuar veten si një qytetërim i kujdesit, një kulturë që ruan traditën, por sheh nga e ardhmja; që respekton dallimin, por kultivon përbashkësinë. Në këtë rrugë, kujdesi bëhet themeli i politikës kulturore shqiptare: kujdes për trashëgiminë, për arsimin, për natyrën, për tjetrin. Sepse vetëm një shoqëri që kujdeset, mund të marrë pjesë në ndërtimin e harmonisë universale.

Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë një identitet të ri për t’u bërë pjesë e GCI-së; mjafton të kuptojë se identiteti i saj historik është tashmë një manifest i harmonisë në larmi, një dëshmi se ndërthurja, dialogu dhe kujdesi janë pjesë e kodit të saj kulturor më të thellë.

Foto: Xinhua

Bashkëpunimi ndërkombëtar, ideali i harmonisë në një politikë të qëndrueshme

Në një botë ku Perëndimi përballet me krizë besueshmërie, me një rend ndërkombëtar që po tretet nën peshën e kontradiktave të veta, modeli i “harmonisë pa uniformitet” që ofron Kina fillon të rezonojë me shumë vende që ndihen të përjashtuara nga strukturat e liberalizmit tradicional. Për shumë shoqëri të Jugut Global, që për dekada kanë qenë objekte të ndikimit e jo subjekte të dialogut, filozofia kineze e harmonisë vjen si një ftesë për dinjitet, për një vend në tryezën e qytetërimeve ku zëri nuk përcaktohet nga fuqia, por nga vlera e urtësisë.

Në thelb, Iniciativa e Qytetërimit Global (GCI) është një shprehje e vetëdijes së re kineze, e një kombi që ndërton identitetin e tij global përmes bashkimit të energjive njerëzore në një kuptim të ri të bashkëjetesës. Duke u mbështetur në mësimet e Konfucit, GCI propozon një humanizëm të ri universal, ku forca buron nga virtyti, e pushteti nga përulësia e urtësisë. Në një epokë ku agresioni dhe përçarja shpesh maskohen si mbrojtje e interesit kombëtar, kjo nismë synon të rikthejë në qendër moralin e bashkëjetesës, një moral që kërkon të ndërtojë botën jo mbi frikën, por mbi mirëkuptimin.

Në fjalët e Konfucit: “Kur drejtësia udhëheq botën, njerëzit ndihen të sigurt. Kur virtyti frymëzon, bota bëhet harmonike.”

Këto fjalë marrin sot një kuptim të ri, në një kohë kur sistemi ndërkombëtar përballet me krizë legjitimiteti, dhe ideja e paqes është zëvendësuar me konceptin e menaxhimit të konflikteve. Pikërisht në këtë vakuum etik e politik, Kina përpiqet të projektojë një tjetër mënyrë të të qenit fuqi, të udhëheqësh pa dominuar, të ndikosh pa imponuar, të ndërtosh pa shkatërruar.

Në këtë udhëtim të ri të qytetërimit, Kina nuk vjen për të mësuar botën si të jetë, por për ta ftuar atë të kujtohet se kush është, një bashkësi e përbashkët fate, ku paqja është forma më e lartë e mençurisë dhe ku urtësia mbetet forca më e qëndrueshme e çdo fuqie të vërtetë.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Edicion Special

“Rezilienca Strategjike e Kinës: Inovacion dhe Stabilitet Global”

10 Dhjetor, 2025
Edicion Special

Iniciativa e Kinës për Zhvillim Global (GDI) – një perspektivë reale e zhvillimit të qëndrueshëm global

5 Dhjetor, 2025
Edicion Special

Nismë me vlera strategjike për sigurinë globale!

1 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i unitetit! Mendo për paqe dhe përgatitu për luftë!  Eshtë vetëm hapja e  mbylljes!  Pauzë midis dy luftrave!

20 Korrik, 2026

Nuk është aspak e lehtë ta dënosh pengmarrësin në Beograd!

20 Korrik, 2026

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran: Uashingtoni godet IRGC-në, Teherani sulmon aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme

19 Korrik, 2026

Shangai, mbahet “Ceremonia e Madhe e AI-së e Kinës 2026” dhe publikohet “Platforma Inteligjente Globale”

19 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.