• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

    Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta: Gjyqësori i Pavarur, garanci për Demokracinë

    Bread & Heart Festival mbledh në Tiranë arkitektë nga gjithë bota, Rama: Shqipëria hyn në një tjetër hartë prestigjioze të Europës

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

    Dështon përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Edicion Special

”Gjynahet” kineze dhe ”mëkatet” perëndimore!

7 Gusht, 2023
in Edicion Special
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Kohët e  fundit janë shtuar përpjekjet dhe demarshet diplomatike për uljen e  toneve dhe tensioneve politike, ekonomike dhe ushtarake midis SHBA-ve/Perëndimit në përgjithësi dhe Kinës pas akuzave të ndërsjella, incidenteve në Ngushticën e Tajvanit, Detin e Kinës Jugore, me anije dhe avionë luftarakë, etj.

Në fakt, nisur nga serioziteti i gjendjes, është e nevojshme dhe urgjente të mendohet thellë dhe të veprohet më me shpejtësi dhe diplomaci. Veçse kjo kërkon gjykim objektiv realpolitik, pa paragjykime dhe nga pozita të barabarta. E theksojmë këtë, sepse pavarësisht nga faktet dhe argumentat që jep Perëndimi për të shpjeguar shqetësimet e tij gjeostrategjike kundrejt Kinës, ai vetë ka vend për reflektim te ” gjynahet ” e veta, siç po bën dhe mbi problemet, mungesat dhe pengesat që ai ka dhe krijon, pa ” treguar gishtin” vetëm te ” mëkatet ” kineze.

Le ta fillojmë analizën tonë duke pohuar se pavarësisht shqetësimeve të drejta gjeopolitike që bart dalja e Kinës me pretendimet e saj si superfuqi botërore, shumë probleme dhe telashe në botë nuk  kanë  autorësinë e saj. Kjo mund të thuhet për konfliktet në Lindjen  e Mesme, në Amerikën Latine e deri te Ballkani Perëndimor në përgjithësi, e sidomos Dialogu Serbi – Kosovë dhe tensionet më të fundit midis tyre. Në fakt, askund nuk gjen ndonjë  gjurmë kineze në qorrsokakun e atjeshëm.

Përmendet shpesh se Kina nuk njeh Kosovën. Po mirë, po pse të shkojmë deri në Kinë, ku gjithsesi dihet ndjeshmëria ndërkombëtare për Tajvanin dhe politikën “Një Kinë” dhe nuk përmendet pothuajse fare se të keqen e kemi nga brenda BE-së! Jo një, por plot 5 vende anëtare as nuk denjojnë ta njohin Kosovën!

Në këtë kuadër, SHBA-të, Gjermania dhe vende të tjera të BE-së po veprojnë mirë që po bëjnë kthesën e duhur, duke hequr dorë me lezet dhe gradualisht nga kërkesat këmbëngulëse ndaj Kinës. Kjo u pa dhe në takimet e Sekretarit të Shtetit Blinken në Pekin më 18 – 19 Qershor.

Pastaj, le të jemi të sinqertë,  shteti i të drejtës është bërë kritik dhe sfidë e vështirë dhe për vetë SHBA-të/ BE-në. Fuqia e saj joshëse dhe frymëzuese, për shkak të përshkallëzimit të demokracisë joliberale, populizmit, ekstremizmit, nacionalizmit dhe plot “ izmave” të tjerë është zbehur ndjeshëm në këto 20 vitet e fundit.

Për rrjedhojë, në  strategjinë e tij të parë të sigurisë kombëtare, të miratuar më 14 Qershor 2023, në marrëdhëniet e saj me Kinën dhe vende të tjera jo perëndimore, Berlini zyrtar do t’i referohet kryesisht Kartës së OKB-së.

Përveç sa më sipër, momenti kur Kinës  i bëhen presione në këtë fushë nuk është më  i favorshëm për Perëndimin si në fillimin e viteve 90; besueshmëria e tij është gërryer shumë vitet e fundit. Madje, telashet demokratike janë shtuar dhe për vetë SHBA-të me një katalog të dhimbshëm dukurish të frikshëm. Mjaft të përmendim zgjedhjen e Trump President më 2017, 37 akuzat e tanishme ndaj tij e megjithatë mundësia për të rifituar në zgjedhjet presidenciale 2024, sulmin e armatosur mbi Capitol Hill më 6 Janar 2021, tensionet me racizmin, përshkallëzimi i dhunës me armë zjarri ku çdo vit vriten 40.000 vetë, shumica fëmijë dhe nxënës, etj.

Jo më e mirë paraqitet gjendja dhe brenda BE-së. Veç ”izmave” të lartpërmendur,  ekstremi i djathtë ka ardhur në pushtet në Itali, Suedi dhe Finlandë; ndërkohë ai vazhdon të fitojë terren në Francë, Gjermani, Spanjë  dhe gjetkë. Sa për anëtarësimin në BE që trumpetohej me bujë dhe nga Selaniku 20 vite më parë, atij ka kohë  që “po i xhirojnë gomat në baltë“

Perëndimi ka pësuar dështime dhe përsa i përket sigurisë rajonale dhe kontinentale. Rikujtojmë tërheqjen e tij kaotike nga Afganistani, Libia, Iraku dhe Siria. E pra Kina nuk ka patur fare gisht në këtë drejtim, pasi Perëndimi atje kishte në dorë siç thuhet rëndom “ gurin dhe arrën!”.

Vitet e fundit, vendet perëndimore, sidomos SHBA-të nuk kanë dhënë shembull të mirë as në fushën e diplomacisë shumëpalëshe. Kulmi arriti gjatë Presidencës Trump, kur SHBA-të u larguan nga 10 organizata dhe traktate të rëndësishme ndërkombëtare. Të kundërtën bëri Kina, e cila natyrisht që nuk kishte se si t’i linte bosh këto hapësira, duke aderuar në to në favor të shumëpalëzimit.

Ndërkohë, përse të mos e themi se vitet e fundit SHBA-të dhe Perëndimi në përgjithësi, në vend të një diplomacie shtensionuese me Kinën, janë marrë më shumë me akuza dhe provokime të panevojshme dhe me demostrime force ndaj saj.  Kështu, nuk kishte pse ish Kryetarja e Kongresit amerikan Nancy Pelosi të shkonte në Tajvan vitin e kaluar dhe të nxiste në kulm tensionet politike dhe ushtarake. Kishte dhe ka mënyra të tjera për të vepruar në këto fusha me  ndjeshmëri të jashtëzakonshme politike dhe diplomatike.

Ose si në rastin e Ministrit kinez të Mbrojtjes, Li Shangf, i cili më  2018 u vendos në listën e sanksioneve amerikane; e megjithatë, disa javë më parë iu kërkua takim nga homologu amerikan, të cilin ai e refuzoi me mirësjellje. Lidhur me këtë, Dennis Wilder, sinolog në Universitetin  Georgetown në Uashington shtron pyetjen nëse homologu i tij amerikan Austin do ishte në listën kineze të sanksioneve, a mund të shkonte të takonte homologun kinez? Natyrisht që jo!

Edhe për shpenzimet ushtarake, mund ta kritikosh Kinën, por të njëjtën gjë, madje në masë më të madhe  po bën dhe vetë Perëndimi. Kështu, të dhënat zyrtare tregojnë se shpenzuesi më i madh ushtarak më 2022 ishin  SHBA-të me 877 miliard Dollarë, baraz me 39 për qind të shpenzimeve globale, më e madhe se e tetë vendeve të saj aleate të marra së bashku! Ndërsa Kina zë vetëm 13 për qind të tyre!

Padyshim që shqetësimet më të mëdha të Perëndimit me Kinën 20 vitet e fundit kanë të bëjnë për shumë arsye madhore  me politikat dhe marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe investimet mes tyre. Kjo në radhë të parë për shkak të supervarësisë ekonomike dhe tregtare të vendeve europiane nga Kina. Ndonëse ato i dinin  problemet dhe pasojat për të cilat sot kritikojnë pa të drejtë Kinën, ato vijuan  bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar sipas parimit ” business as usual”. Kjo në emër të leverdisë dhe tarifave të lira të blerjes së mallrave nga Kina, të thithjes së produkteve dhe investimeve të tyre nga tregu gjigand kinez, etj. U desh lufta në Ukrainë që Perëndimi të kujtohej dhe të ndërmerrte reformat e njohura tashmë, ku përfshihet dhe strategjia e re ”siguria ekonomike” e lançuar nga SHBA, dhe tani në muajin Qershor Gjermania dhe  BE-ja. Por, të paktën ato e kuptuan se nuk mund të ndajnë apo shkëputin dot ekonomitë e tyre nga Kina; ndaj sot po flasin për ” de-riskimin” ose minimizimin e rreziqeve prej Kinës; ok, vetëm se e kanë fajin vetë, dhe ”mëkatet” e tyre nuk janë domosdoshmërisht  ” gjynahe” kineze.

Shqetësimi i dytë madhor këtu është nisma planetare ” Një brez, një rrugë”që Kina  lançoi 10 vite më parë, me synimet dhe arritjet e saj të njohura. Mirëpo, dhe ajo ka hasur në akuza të paqena dhe në politizime të tejskajshme në shumë vende perëndimore. Rastin më të freskët e jep gazetari,  ish korrespondent gjerman në Pekin, Philipp Mattheis me librin e tij të botuar më 23 Maj 2023 ” Rruga e pistë e Mëndafshit ( Die Dreckige Seidenstrasse) Ndër të tjera në këtë libër  nënvizohet se ” në autostradat që Kina ndërton, veç mallrave transportohen edhe ideologjia, dominanca dhe varësia ekonomike e atyre vendeve nga Kina” Po mirë, atëhere,  çdo bërë, të mos ndërtohen këto autostrada dhe aeroporte aq të nevojshëm nga frika se siç thotë autori na rrënokan demokracitë, të cilat në shumicën e atyre vendeve as që ekziston? Pastaj, a do të ishte vërtet gjendja atje më e mirë pa këto autostrada dhe Rrugën e Mëndafshit, apo vetëm me vlerat dhe parimet e demokracisë liberale?

Ja pse, në vend që të qortojë Kinën për këtë nismë madhore, duke e etiketuar dhe si ” Masterplan për sundimin e botës” Perëndimi do të bënte mirë të ndryshonte sjelljen dhe qëndrimin ndaj Kinës dhe ndaj një numri të madh vendesh në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine, të cilët përse të mos e themi janë zhgënjyer prej tij.  Këtë e ka pohuar kohët e fundit dhe  ish ministri amerikan i Financave Larry Summers, të cilit në një vend afrikan i kishin thënë troç se  ”vlerat tuaja na pëlqejnë më shumë, por ama ne duam dhe rrugë e aeroporte“ Mirëpo, për fat të keq,  siç thuhet në një status shumë të suksesshëm në diskurset e sotme diplomatike “Kina na  ndërton aeroporte, ndërsa SHBA-të na bën leksione“

Këtë nevojë komunikimi  ia shprehu disa muaj më parë Presidentit Macron dhe homologu i tij i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tschesedeki, duke i thënë në prani të kamerave se Franca dhe BE-ja duhet të ndryshojnë sjelljen ndaj Afrikës, ta shohin atë ndryshe; të flasin me të jo si më parë, sikur ju keni gjithmonë të drejtë ndërsa ne jemi gabim”

Flitet shumë për ” diplomacinë kineze të borxheve” se demek vendet që nuk, paguajnë dot borxhet, detyrohen të shesin pasuritë e tyre kombëtare”.

Kritikët lenë pas dore historitë e shumta e të mëdha të suksesit të kësaj nisme, ku përfshihen vende anëtare të BE-së, Greqia, Gjermania, Italia, Hungaria. Ja pse, pavarësisht nga rreziqet dhe problemet për shlyerjen e këtyre borxheve, sipas kinezologes së njohur në Berlin, Franceska Ghiretti,  ”vendet afrikane kanë oreks më të madh “ për mallra, kredi dhe investime kineze.

Ndaj, është më e udhës që në vend të  politizimit të tejskajshëm të gjithçkaje ” Made in China” vendet perëndimore të përmendin e të ndihmojnë konkretisht për të luftuar korrupsionin, këtë ”gangrenë sociale” që  përmendet dhe në raportet e  Departamentit amerikan të Shtetit dhe në Progres Raportet e Komisionit Europian dhe të këqia të tjera që ndeshen dhe në vende anëtare/kandidate të BE-së.

Vetëm se kujdesi në këto aspekte nuk ka të bëjë fare me frikën dhe alergjinë ndaj rreziqeve imagjinare të investimeve kineze, të cilat na rikujtojnë vitet e monizmit, kur ndihmat, kreditë dhe investimet e huaja  u shpallën tradhti e lartë!

Ndaj, është pozitiv fakti që kohët e fundit, SHBA-të, BE-ja, Franca, Gjermania, Italia kanë nisur një ofensivë të gjerë diplomatike në Kinë dhe në vendet e lidhura ngushtë me të në Afrikë dhe Amerikën Latine. Më konkretisht, po bëhen përpjekje për përfundimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë MERCOSUR e cila ka 20 vite që zvarritet, ndërkohë që Kina dhe Rusia kanë hyrë me kohë atje. Dukuria më e re premtuese  ishte zhvillimi  më 19 – 20 Qershor në Berlin i Konsultimeve qeveritare dypalëshe në nivel kryeministror. Me moton ” Të bashkëpunojmë në mënyrë konsistente.” Kjo merr rëndësi të veçantë, mbasi Kina është partneri më i madh ekonomik i Gjermanisë, me një vëllim prej 300 miliard Euro. Në vijim, mbas Berlinit, Kryeministri kinez Li Qiang shkoi për bisedime qeveritare të nivelit më të lartë në Paris, të cilat u zhvilluan me të njëjtën frymë dhe predispozicion pozitiv.

Po ashtu, BE-ja, në vend të ideologjizimit dhe demonizimit të nismës kineze “Një brez një rrugë”, po  kundërpërgjigjet me projektin e saj gjigand prej 600 miliard Euro. Megjithatë, nga Kina  nuk ka patur kritika, sepse kjo është sipas saj normale, konkurrencë ekonomike.

Së fundi, problemet dhe mosmarrëveshjet midis tyre nuk zgjidhen me deklarata e kundër deklarata e qëndrime provokuese “ majë më majë”  se “kush je ti e kush jam unë”. Ca më tepër që sipas Moritz Rudolf, profesor në Universitetin Yala, Perëndimi është ”i dënuar” të bashkëpunojë me Kinën të paktën në 4 drejtime jetike – mbrojtjen civile, ndryshimet klimatike, sigurimin e drithërave dhe trysninë ndaj Rusisë që të mos përdorë armë bërthamore.

Kur Kina, pavarësisht nga vonesat, mangësitë, hezitimet dhe ndonjë qëndrim pa besueshmëri politike, ka ndërmarrë hapa konkretë për një paqe të mundshme dhe në Ukrainë, siç po bën në Lindjen e Mesme dhe gjetkë. Në fakt, sot kërkohet fantazi krijuese dhe transformuese, siç thoshte Hilary Clinton. Mirëpo kjo kërkon doemos shtimin e jo pakësimin e kontakteve në të gjitha fushat, duke filluar nga mbrojtja. Sepse, nga 40 takime të ekspertëve të mbrojtjes të zhvilluara midis dy vendeve më 2013, më 2022 pati vetëm 4 të tilla!

Ja pse vizita dhe takimet e kryediplomatit amerikan Blinken në Pekin më 18-19 Qershor dhe pritja e tij miqësore nga Presidenti kinez Xi Jinping  me mesazhe për ulje tensionesh janë vlerësuar sepse premtojnë një frymë më të pranueshme dhe i çelin rrugën përpjekjeve të mëtejshme për shtensionimin e marrëdhënieve  SHBA – Kinë, shërbim i madh për paqen, stabilitetin dhe sigurinë planetare.

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Edicion Special

Pikë madhore reference gjeopolitike për Kinën!

7 Gusht, 2023
Edicion Special

Dinamikat Globale, Perspektiva Kineze

7 Gusht, 2023
Edicion Special

“Një brez, një rrugë”, Kinë-EQL dhe pozicionimi i Shqipërisë mes nismave kineze

7 Gusht, 2023

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Të paktën 10 të vrarë dhe 250 të plagosur në Izraelin qendror dhe verior pas sulmeve iraniane

15 Qershor, 2025

“Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do bëjnë marrëveshje, së shpejti do kemi paqe!

15 Qershor, 2025

“Jam biri i tokës së verdhë përgjithmonë”

15 Qershor, 2025

Sondazhi CGTN: Bashkëpunimi Kinë-Azi Qendrore sjell më shumë stabilitet në një botë të trazuar

15 Qershor, 2025

Cilët janë skenarët më të këqij të konfliktit izraelito-iranian?

15 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.