• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kina dhe bota në një dekadë të nismës “Një brez, një rrugë”

18 Tetor, 2023
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Marsela Musabelliu

Në Pekin këto ditë po festohet 10 vjetori i nismës “Një brez, një rrugë” dhe kryeqyteti po mirëpret liderë nga gjithë bota, duke analizuar një histori suksesi që filloi në Kinë, por tani është përqafuar nga më shumë se 150 kombe të tokës. “Një brez, një rrugë” do të thotë ndërlidhje, sinergji dhe sigurisht mundësi. Nisma e shpallur nga Presidenti Xi Jinping në vitin 2013, rigjurmon Rrugën e Mëndafshit e cila ishte një produkt ikonik i Kinës, por ndër shekuj u bë pjesë e historisë tregtare dhe kulturore të Euroazisë e më tej.

Për më shumë se 1600 vjet Rruga e Mëndafshit promovoi shkëmbimin midis qytetërimeve perëndimore dhe lindore, duke bashkuar kinezë, indianë, persë, arabë, grekë dhe romakë. Në kohët moderne, përpiqet të injektojë vitalitet të ri në këto rrugë të lashta tregtare përmes një masterplani të ri ekonomik. Kjo nismë nxjerr në pah thelbin e zhvillimit të ri strategjik të Kinës, i bazuar në progresin ekonomik dhe prosperitetin e përbashkët.

Duke qenë se ndërlidhja është bërë një tipar përcaktues i ekonomisë moderne, është e qartë nga dita në ditë se ajo ka nevojë për shtysa, planifikim dhe zbatim të duhur.  “Një brez, një rrugë” është një projekt masiv zhvillimi që lidh Azinë, Evropën dhe Afrikën. Kjo nismë gjatë një dekade ka hedhur një bazë solide për bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella ndërmjet vendeve dhe rajoneve të “Një brez, një rrugë” duke kontribuar në rritjen ekonomike globale dhe përmirësimin e mirëqenies së njerëzve në mbarë botën.

Disa shembuj në numra: nga viti 2013 deri në vitin 2022, vëllimi i përgjithshëm i importeve dhe eksporteve midis Kinës dhe vendeve dhe rajoneve të “Një brez, një rrugë” arriti në 19.1 trilion dollarë, duke u rritur me një normë mesatare vjetore prej 6.4 përqind. Investimet e dyanshme kaluan 380 miliardë dollarë dhe vetëm në vitin 2022, importi dhe eksporti i mallrave të Kinës me vendet dhe rajonet e “Një brez, një rrugë” arriti në 2.07 trilion dollarë, që përfaqëson një rritje të dyfishtë nga viti 2013. Këto shifra tregojnë zhvillimin e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të nismës, e cila ka injektuar një shtysë të re në hapjen dhe bashkëpunimin global.

Projekti “Një brez, një rrugë” ka ofruar një kornizë për vendet që të bashkëpunojnë, të forcojnë infrastrukturën dhe të zhvillojnë mundësi të reja biznesi. Në një kohë kur bota po përjeton paqëndrueshmëri, proteksionizëm tregtar dhe sfida të globalizimit, përpjekjet e përbashkëta për të rritur ndërlidhjen në infrastrukturë dhe shkëmbimet mes njerëzve kanë qenë kritike për promovimin e stabilitetit, rritjes dhe bashkëpunimit.

Gjatë dekadës së fundit, Kina ka ndërtuar në mënyrë aktive rregulla, standarde dhe institucione të lidhura me vende të huaja. Gjatë dekadës së fundit, kjo nismë ka qenë një kontribues vendimtar në rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin global, me përpjekjet e saj të përbashkëta për të rritur ndërlidhjen, infrastrukturën dhe shkëmbimet mes njerëzve.

Për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”, Kina po ndërton një model qarkullimi ndërkombëtar me përfitime të ndërsjella. Si vendi me produktivitetin më të lartë, Kina do të vazhdojë të ofrojë më shumë marka “prodhuar në Kinë” [made in China] por gjithnjë e më shumë po shkohet në “krijuar në Kinë” duke formuar lidhje reciproke ekonomike dhe tregtare me vendet dhe rajonet e “Një brez, një rrugë” dhe më gjerë. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një ekonomie globale më të fuqishme dhe të qëndrueshme, duke përfituar të gjithë të përfshirët.

“Një brez, një rrugë” në Evropën Qendrore dhe Lindore – sinergji, komunikim, lidhje dhe mundësi

Ka shumë dëshmi mbi përpjekjet e suksesshme të vendeve që ishin mjaft të mençura për të parë potencialin paraprakisht dhe mjaft pragmatike për të hedhur bazat për një bashkëpunim që do të përfitonin të gjitha palët e përfshira. Në Evropën Qendrore dhe Lindore ka pasur disa rezultate të dukshme, si në hekurudhën e shpejtësisë së lartë Budapest-Beograd, Urën e Peljeshacit në Kroaci, portin e Pireut në Greqi dhe qindra km autostrada në të gjithë Ballkanin të bëra me financim, inxhinieri dhe ekspertizë kineze. Në rajon janë të shumta rastet e historive të suksesit të nismës, edhe pse në vetëm një dekadë është bërë shumë dhe ka ende shumë projekte që do të mbyllen së shpejti.

Planet e “Një brez, një rrugë” janë projekte shumë ambicioze për botën në përgjithësi dhe për vendet e  rajonit tonë. Por për Kinën, kjo nuk është asgjë e re. Për shekuj me radhë, Kina ishte e pakrahasueshme në efikasitetin, kompetencën dhe aftësinë e saj për të ndërmarrë projekte në shkallë të gjerë. Në dekadat e fundit, zgjerimi i rrjetit të transportit dhe përmirësimet në hekurudha dhe autostrada kanë qenë të jashtëzakonshme. Nga këndvështrimi i Ballkanit për shembull, ky përmirësim i infrastrukturës është një histori suksesi që frymëzon dhe tërheq jashtëzakonisht shumë, sepse për fuqitë e vogla dhe të mesme, veçanërisht nëse janë në tranzicion, infrastruktura është shumë e rëndësishme veçanërisht kur mund të lidhë arteriet e një vendi në zhvillim. Përveç ndikimit afatshkurtër të investimeve në infrastrukturë, ka edhe efekte afatmesme dhe afatgjata në forcimin e bazës për rritjen ekonomike në të ardhmen, duke përfshirë bërjen e tregjeve të punës më efikase dhe produktive, gjë që për Evropën Jugore dhe Lindore do të nënkuptonte më shumë ngushtim hendeku midis rajonit dhe kombeve më të pasura perëndimore të Evropës.

Bota është një vend krejtësisht i ndryshëm që nga shpallja e “Një brez, një rrugë” dhe ajo ndryshon  me nevojat dhe realitetin e kohës, në mënyrë që të gjithë të mund të përfitojmë nga pikat e forta të saj dhe të identifikojmë potencialin e pashfrytëzuar. Jetojmë në një moment të përshtatshëm në histori për të shqyrtuar dinamikën e ndryshimit global. Me rritjen e shpejtë të Kinës, me kushtet kaotike në mbarë botën – ato të sigurisë, paqes dhe zhvillimit njerëzor – është shumë e rëndësishme që roli i Kinës së pari të kuptohet dhe së dyti të vlerësohet. “Një brez, një rrugë” mund të ofrojë një lente të duhur se si qasja e Kinës në arenën ndërkombëtare po i jep formë komunitetit të së ardhmes së përbashkët për njerëzimin.

Së fundmi, angazhimi i Kinës për të vazhduar dhe thelluar globalizimin, në thelb po kontribuon në të mirën më të madhe duke lejuar vendet e tjera të fitojnë dividentët nga “Një brez, një rrugë”. Për Kinën, nisma është një thirrje për një rend botëror të përqëndruar në bashkëpunim, tregti, zhvillim të  përbashkët dhe të qëndrueshëm. Projekte të tilla duhet të mirëpriten dhe natyrisht të zhvillohen aty ku nevojiten më shumë. Qëllimi i “Një brez, një rrugë” është ai i integrimit ekonomik dhe potenciali i jashtëzakonshem i një epoke të re të prosperitetit. Le të mendojmë vetëm faktin se në një botë plot, konflikte, sanksione, shtrëngime dhe regres, se kjo nismë e bën Kinën të vetmin vend në botë sot me një plan të qartë afatgjatë për rritjen e ekonomisë globale dhe rëndësia e saj bëhet më evidente.

© 2023 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Policia të jetë proporcionale, të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës

14 Tetor, 2026

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.