• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

100 vjet nga themelimi i Republikës së Turqisë

27 Tetor, 2023
in Bota, FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

100 vite më parë Mustafa Kemal Ataturku shpalli Republikën e Turqisë. Duhet të ishte perëndimore, moderne, laike dhe paqësore. Po si është sot?

A ka festa të mëdha kombëtare në Turqi apo jo? Javë më parë, turqit laikë kanë spekuluar se si qeveria konservatore islamike nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan do të festojë 100 vjetorin e themelimit të republikës.

Deri pak ditë më parë nuk kishte asnjë program zyrtar në rend dite. Dyshohet se edhe diplomatë të huaj kanë shkëmbyer informacione nëse dikush ka marrë ftesë apo jo.

Vetëm të premten e kaluar, departamenti i komunikimit i Erdoganit njoftoi një seri ngjarjesh që nxjerrin në pah epokën e Erdoganit. Turqit laikë tani janë të bindur se frika e tyre është konfirmuar: Erdogan po përpiqet të fshijë trashëgiminë e themeluesit Ataturk, po përpiqet ta zë vendin e tij dhe të krijojë një kult Erdogan, në një vend islamik.

Erdogani dëshrion të zërë vendin e Ataturkut

“Shekulli turk” ishte slogani parazgjedhor i Erdoganit me të cilin fitoi sërish zgjedhjet në maj dhe siguroi pushtetin edhe për pesë vite të tjera. Ai ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet. Tani Erdogani dëshiron të hyjë në histori si një burrë shteti që e futi republikën në shekullin e dytë.

Beate Apelt, kreu i zyrës turke të Fondacionit Friedrich Naumann, në fakt sheh shumë simbolikë në prag të jubileut të rëndësishëm, duke e vendosur Erdoganin në të njëjtin nivel rëndësie me Ataturkun. Termi “shekulli turk” dhe shfaqja e portreteve identike të dy liderëve krah për krah, sugjerojnë se Ataturku është iniciatori, ndërsa Erdogani përfunduesi i projektit të madh të shekullit, thotë Apelt.

Ajo vë në dukje edhe pakënaqësinë në rritje midis shumë turqve që 100 vjetori nuk po festohet me madhështi. Përveç kësaj, siç thotë, manifestimet e shumta festive janë të lidhura me elemente fetare. “Sigurisht jo në frymën e Ataturkut”, shton Apelt.

Babai i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, prezantoi një ndarje të qartë të shtetit nga feja. Sipas parimit të të ashtuquajturit të sekularizmit, ai shfuqizoi edhe vëllazëritë fetare dhe kalifatin, prandaj islamistët e urrejnë edhe sot. Kurse Erdogan mbështet grupe të tilla që kur erdhi në pushtet dhe u jep atyre privilegje të shumta. Ai nuk e thotë kurrë emrin e plotë të Mustafa Kemal Ataturkut. Për të, ai është gjithmonë “veterani Mustafa Kemal”. Ataturk do të thotë paraardhësi i turqve. “Ai duket se nuk e pranon këtë”, është një prej kritikave të përhapura. Jeta private liberale e Ataturkut dhe konsumimi i tij i alkoolit janë gjithashtu të përbuzur në jetën e Erdoganit dhe në qarqet e AKP-së.

Turqia e Ataturkut, makthi i Erdoganit

Themeluesi i Turqisë moderne, Ataturku, ëndërronte për një republikë perëndimore, moderne dhe laike. Brenda pak vitesh ai urdhëroi shumë reforma. Shkrimi arab u zëvendësua nga latinishtja, u miratuan kodet ligjore perëndimore, ndërsa grave iu dha e drejta e votës. Madje ekzistonte një ligj për mbulesat, me qëllim që të garantohet që njerëzit t’i thoshin lamtumirë mbulesave fetare osmane si fesi ose çallma dhe të visheshin në një mënyrë moderne, si në Londër, Berlin dhe Paris.

Qëllimi i largët ishte krijimi i një kombi turk nga rrënojat e strukturës multietnike të Perandorisë Osmane.

Megjithëse këto reforma tani janë të lidhura kryesisht me Ataturkun, ato ishin të një rëndësie dytësore në atë kohë, sipas Salim Cevik, një ekspert turk në Fondacionin e Berlinit për Shkencën dhe Politikën (SWP). Sipas tij, pas disfatës në Luftën e Parë Botërore, rënies së Perandorisë Osmane dhe luftës rraskapitëse çlirimtare kundër fuqive fitimtare, Ataturku dhe pasuesit e tij kishin vetëm një qëllim në mendje: të shpëtonin strukturën e mbetur shtetërore nga kolapsi total dhe të krijonin një republikë të fortë që mund t’i rezistojë çdo sulmi si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. “Dhe në pjesën më të madhe ata ia dolën,” thotë Cevik, një ekspert për Turqinë. Gjatë 100 viteve të fundit, shteti turk, siç thotë ai, është shndërruar në një fuqi të fortë rajonale, ekzistenca e të cilit nuk është vënë në dyshim apo kërcënuar nga jashtë. Nëpërmjet anëtarësimit në NATO ose aleanca të tjera, tani, thotë Cevik, është pjesë e fortë e sistemit politik ndërkombëtar.

Mes Evropës dhe Lindjes së Mesme

“Turqia është një lojtar i rëndësishëm, veçanërisht në zonën midis Evropës dhe Lindjes së Mesme”, thekson Beate Apelt nga Fondacioni Friedrich Naumann. Kjo rrjedh nga pozicioni i saj gjeostrategjik si një vend i NATO-s midis Detit të Zi dhe Mesdheut me kontroll të rrugëve detare përmes Bosforit dhe Dardaneleve, por edhe midis BE-së e Rusisë, e cila kufizohet me Detin e Zi, dhe zonës jashtëzakonisht problematike në juglindje.

Apelt tregon gjithashtu rolin e Erdoganit në vitet e fundit. Ai, sipas saj, po e ofron veten si ndërmjetës midis palëve në një konflikt rajonal, për shembull midis Ukrainës dhe Rusisë ose aktualisht Izraelit dhe Hamasit. Sipas saj, Erdogani mund të luajë një rol konstruktiv edhe atje, si në rastin e marrëveshjes së grurit për Ukrainën.

Në të njëjtën kohë, ajo tërheq vëmendjen për politikën e Erdoganit me të cilën ai përpiqet të nxjerrë përfitimin maksimal për veten dhe Turqinë nga çdo zonë. Shembulli i fundit është bllokimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Erdogani, të cilin ai e kushtëzoi këtë verë me vazhdimin e negociatave të Turqisë për anëtarësimin në BE.

Kur bëhet fjalë për migracionin ilegal, Apelt e sheh vendin duke luajtur një rol të rëndësishëm pavarësisht marrëveshjes së diskutueshme të refugjatëve të vitit 2016, ndërsa ajo e sheh të ardhmen e marrëveshjes si më të vështirë. Pranimi i refugjatëve nga Siria dhe vende të tjera ka rënë ndjeshëm në Turqinë e dobësuar ekonomikisht gjatë viteve të fundit, ndërkohë që diskriminimi dhe urrejtja ndaj tyre po rritet me shpejtësi.

Politika e jashtme paqësore

Pasi themeloi republikën 100 vjet më parë, Ataturku filloi një politikë të jashtme paqësore. Sipas shkencëtarit politik Cevik, qëllimi i tij ishte të mbronte republikën ende shumë të re nga krizat ndërkombëtare. Me përjashtim të konfliktit të Qipros në mesin e viteve 1970, Turqia i qëndroi besnike këtij kursi.

Erdogani i shmangu edhe konfliktet në politikën e jashtme në vitet e para të pushtetit. Vetëm gjatë Pranverës Arabe, siç thotë Cevik, ai e pranoi përballjen me botën arabe si një të keqe të domosdoshme dhe ra në anën e rebelëve. Por edhe atëherë politika e tij e jashtme ishte paqësore.

Cevik thotë se vitet e fundit ka vënë re një ton agresiv dhe një militarizim në rritje. Arsyeja për këtë, thotë ai, është se instrumentet e fuqisë me mjete të buta të Ankarasë janë bërë gjithnjë e më pak të rëndësishme vitet e fundit, kështu që shfaqja e fuqisë ushtarake është mjeti i vetëm i mbetur.

Para së gjithash, sulmet ajrore turke në Irakun verior dhe Siri kanë hasur në kritika ndërkombëtare. Por armatosja e grupeve xhihadiste në Siri dhe dërgimi i mercenarëve në Libi dhe Nagorno-Karabakh shkaktuan gjithashtu zemërim në Perëndim./DW

Related- Posts

FOKUS

Marrëveshja SHBA–Iran dhe pasojat e saj rajonale: Çfarë ndryshon në Lindjen e Mesme dhe më gjerë?

22 Qershor, 2026
Bota

Raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran përfundon me progres inkurajues, thonë ndërmjetësit

22 Qershor, 2026
FOKUS

Serbia në Udhëkryqin e Ri Politik: Zgjedhjet, Integrimi Evropian dhe Balancimi Ndërkombëtar

22 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“The Albanian Files”: Libri që zbulon Shqipërinë e projektuar sipas vizionit të Edi Ramës

22 Qershor, 2026

Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

22 Qershor, 2026

Marrëveshja SHBA–Iran dhe pasojat e saj rajonale: Çfarë ndryshon në Lindjen e Mesme dhe më gjerë?

22 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran përfundon me progres inkurajues, thonë ndërmjetësit

22 Qershor, 2026

Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

22 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.