• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

E gjithë bota e biznesit në Ekspozitën e 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, komuniteti ndërkombëtar sytë nga Shangai

6 Nëntor, 2023
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Atmosfera festive e “Javës së Artë”, e festivalit tetë-ditor te mesvjeshtës dhe festimet per Ditën Kombëtare duket se vazhdojnë në Kinë me veprimtari të tjera të larmishme social-ekonomike kombëtare e ndërkombëtare dhe një prej më të spikaturave prej tyre këto ditë nëntori është bërë  Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Kinës (CIIE), e cila i hapi dyert e saj më 5 nëntor për të vazhduar plot një javë deri më 10 nëntor në Shangai. Tani në vitin e saj të gjashtë, kjo ngjarje e madhe mbarëbotërore është bërë një platformë e përbashkët për promovimin e politikave të hapjes së nivelit të lartë të Kinës dhe shërben si një e mirë publike ndërkombëtare.   

Në një letër drejtuar Ekspozitës me rastin e hapjes së saj Presidenti Xi Jinping vinte në dukje se që nga viti 2018 mbështetur në avantazhet e mëdha të tregut të Kinës Ekspozita ka përdorur plotësisht funksionet e saj për prokurimet ndërkombëtare, promovimin e investimeve, shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin e hapur.

Nga leximi i letrës tre çështje madhore më tërheqin vëmendjen: rimëkëmbjes ekonomike botërore i mungon vrulli dhe të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për zhvillimin e përbashkët; Kina do të jetë gjithmonë një mundësi e rëndësishme për zhvillimin botëror në përshpejtimin e ndërtimit të një modeli të ri zhvillimi dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë botërore; Kina do të ndihmojë në promovimin e ndërtimit të një ekonomie të hapur botërore.

Në këtë frymë Xi shprehte shpresën se Ekspozita e këtij viti do të përshpejtojë përmirësimin e funksionit të një ‘dritareje të re’ në ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi, do të sjellë mundësi të tjera për botën me arritjet e Kinës, do të përdorë plotësisht rolin e saj si një platformë për të promovuar hapjen e nivelit të lartë duke e kthyer tregun e madh të Kinës në një treg global të përbashkët

Nga ana e tij kryeministri Li Qiang në fjalimin e tij kryesor në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës dhe Forumit Ekonomik Ndërkombëtar Hongqiao shpalli zotimin e Kinës se ajo do të vazhdojë të promovojë hapje më të madhe të mundësive të tregut dhe të zbatojë politika për të hequr të gjitha kufizimet për investimet e huaja në sektorin e prodhimit të vendit. Sipas tij, Kina me një popullsi prej mbi 1.4 miliardë banorësh dhe një grup me të ardhura mesatare prej mbi 400 milionë personash (kjo shifër ka qënë 300 milionë persona para pak vitesh- shënim i redaktorit) paraqet një potencial të madh për sa i përket kërkesës së tregut, ndërsa vendi ka qenë gjithmonë i gatshëm të ndajë mundësitë e këtij tregu.

Më tej kreu i qeverisë Li Qiang shpalli se së shpejti Kina do të publikojë një plan të përgjithshëm për të promovuar hapjen institucionale me standarde të larta në zonën e tregtisë së lirë të Shangait dhe për të krijuar një zonë pilot për bashkëpunimin e tregtisë elektronike të Rrugës së Mëndafshit në këtë metropol. Importet e mallrave dhe shërbimeve të Kinës pritet të arrijnë në 17 trilion dollarë në terma kumulativë në pesë vitet e ardhshme, shtoi ai. “Kina shpreson sinqerisht të punojë e të ecë përpara së bashku me vendet e tjera në botë për një sukses të ndërsjellë”, tha kryeministri. 

Xinhua

Epiqendra e kësaj ngjarje më e madhja e natyrës së saj në rang botëror është Qendra Kombëtare e Ekspozitave dhe e Konferencave në Shangai ku janë përfaqësuar më shumë 72 vende e organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara që kanë dërguar delegacion të madh ku përfshihen Micron Technology, Nestle, Burberry dhe L’Oreal. Nga ana tjetër në Ekspozitën e Biznesit po zhvillojnë programet e tyre përfaqësues të më shumë se 3400 ndërmarrjeve nga 128 vende e rajone dhe organizatorët e ekspozitës kanë njoftuar se 64 vende partnere të nismës Një brez, një rrugë janë të pranishme në këtë ngjarje me më shumë se 1500 kompani.

Kuptimplotë për zhvillimin e shpejtë të BRI dhe efektivitetin e saj është fakti se në fillim të ekspozitës, një tren mallrash Kinë-Evropë, i nisur nga Duisburg, Gjermani, mbërriti në Shangai më 11 tetor duke sjellë ngarkesa me mallrat të ndryshme që bizneset gjermane apo të vendeve të tjera do të paraqisnin në ekspozitë. Si një projekt simbolik i bashkëpunimit Një brez, një rrugë, treni i mallrave Kinë-Evropë ka udhëtuar në të gjithë kontinentin Euroaziatik, duke ndaluar në 217 qytete në 25 vende dhe deri në shtator janë kryer rreth 77.000 udhëtime duke sjellë vazhdimisht mallra nga vendet e BRI për në pavijonet e ekspozimit. Treni ka zgjeruar efektin e ekspozitës, ka hapur tregtinë globale dhe ka dëshmuar ndërveprimin e ngushtë midis BRI dhe CIIE, sipas Sun Chenghai, zëvendësdrejtor i Byrosë së CIIE.

Për vendet partnere më pak të zhvilluara të BRI-së, CIIE ka ndihmuar në promovimin e hyrjes së produkteve të specializuara lokale në tregun kinez duke ofruar stendat falas në ekspozitë dhe duke ofruar subvencione dhe politika tatimore preferenciale për blerjen e ekspozitave, sipas Sun.

Sigurisht duhet të jesh në Shangai që të ndjesh realisht çfarë po ngjet në Ekspozitë ku përfaqësuesve të qindra kompanive nga vende të ndryshme të botës u është dhënë rasti jo i shpeshtë për të ekspozuar prodhimet e tyre si dhe për të ofruar shërbimet e tyre në një hapësirë prej 367.000 metrash katrore ku sipas të dhënave paraprake janë regjistruar për ekspozitën rreth 410.000 vizitorë profesionistë, pa llogaritur vizitorë të tjerë si, për shembull, qytetarë të ndryshëm jo vetëm nga Kina, por edhe nga vende të huaja që mund të ndodhen në Kinë për turizëm, i cili pa u zgjatur në këtë shkrim se është temë në vete por po njeh një rritje të shpejtë. Për larminë e programit të kësaj Ekspozite sa me karakter biznesi aq edhe festive, që mund të konsiderohet pa mëdyshje një festival i rigjallërimit të disa prej kompanive më të mëdha nga të gjitha pjesët e botë, një shpresë për të kapur ritmin e rritjes që ta injekton vetë Kina e ekonomia e saj vitale, është edhe Forumi Ekonomik Ndërkombëtar “Hongqiao” si një segment i rëndësishëm i Ekspozitës së Importit. Më shumë se 8000 të ftuar janë mbledhur për të diskutuar tema të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin e gjelbër, ekonominë digjitale dhe teknologjinë inteligjente.

Por për rëndësinë në përmasa ndërkombëtare te Ekspozitës në nivele më të larta që me thënë të vërtetën sa njoh unë veprimtari të tilla janë të rralla dëshmon fakti se veç pjesëmarrjes masive të bizneseve nga më të ndryshmet ndërkombëtare në ceremoninë e hapjes dhe aktivitetet përkatëse të saj po marrin pjesë autoritete nga më të lartat shtetërore dhe qeveritare të disa vendeve dhe sipas njoftimeve të deritanishme të Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin përfshihen kryeministrat e Australisë Anthony Albanese, të Kubës Manuel Marrero Cruz, të Kazakistanit Alikhan Smailov, të Serbisë Ana Brnabic dhe liderë të tjerë të huaj. Me këtë rast mësohet se me ftesë të kryeministrit Li Qiang, homologu i tij australian Anthony Albanese filloi një vizitë zyrtare në Kinë nga 4 deri në 7 nëntor. Nga ana tjetër me ftesë të ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi, zëvendëskryeministri irlandez dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Micheal Martin është për një vizitë zyrtare në Kinë nga data 6 deri më 9 nëntor.

Koincidencë apo jo por Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një videobisedë me kancelarin gjerman Olaf Scholz më 2 nëntor pikërisht në prag të hapjes së Ekspozitës ku marrin pjesë më shumë se 130 kompani gjermane. Presidenti Xi kishte një koment për këtë pjesëmarrje të kompanive gjermanë më në zë duke i thënë Kancelarit Scholz se kjo është një votë besimi për kompanitë gjermane në zhvillimin e Kinës, duke shprehur shpresuar që edhe pala gjermane do t’i përmbahet një niveli të lartë hapjeje të dyanshme për bashkëpunimin e ndërmarrjeve kineze në Gjermani. Duke vënë në dukje se marrëdhëniet Kinë-Gjermani kanë hyrë në 50 vitet e dyta, presidenti Xi u shpreh se të dy vendet, si partnere strategjike të gjithanshme, kanë punuar së bashku në frymën e përfitimit të ndërsjellë dhe janë rritur së bashku në frymën e të mësuarit dhe shkëmbimit reciprok, që është një përvojë e çmuar për zhvillimin e qetë të marrëdhënieve Kinë-Gjermani gjatë dekadave të fundit.

Xi theksoi se Kina ka paraqitur 24 masa specifike për të optimizuar më tej mjedisin e investimeve të huaja dhe njoftoi masa të rëndësishme në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Një brez, një rrugë, të tilla si eliminimi i kufizimeve për aksesin e investimeve të huaja në sektorin e prodhimit dhe intensifikimi i masave ndërkufitare. Edhe tregtia e shërbimeve do të ofrojë mundësi më të mëdha për bashkëpunim reciprokisht të dobishëm midis Kinës dhe Gjermanisë.

Duke vënë në dukje se të dy vendet kanë krijuar një mekanizëm dialogu dhe bashkëpunimi për ndryshimet klimatike dhe tranzicionin e gjelbër, Presidenti Xi shpreson që të dy palët të zhvillojnë dialogun e tyre të parë për të thelluar bashkëpunimin për mbrojtjen e klimës, tranzicionin e gjelbër, qeverisjen mjedisore dhe ruajtjen e biodiversitetit.

Ndërsa situata ndërkombëtare po pëson ndryshime të mëdha me konflikte të intensifikuara gjeopolitike, rimëkëmbje të ngadaltë ekonomike dhe mentalitet të përsëritur të Luftës së Ftohtë, si Kina dhe Gjermania jo vetëm që duhet të zhvillojnë lidhje të mira dypalëshe, por edhe duhet të jenë një model i bashkëpunimit fitues, të ruajnë rendin ndërkombëtar dhe multilateralizmin dhe të punojnë së bashku për të adresuar sfidat globale, theksoi Xi.

Duke iu referuar marrëdhënieve të Kinës me Bashkimin Evropian, Xi i vuri në dukje Kancelarit gjerman se ato kanë të bëjnë me stabilitetin e rendit botëror dhe prosperitetin e kontinentit euroaziatik, të cilat meritojnë mbështetjen dhe zhvillimin e plotë të të dyja palëve. Ai tha se shpreson që Gjermania do ta shtyjë BE-në të mbështesë parimet e tregtisë së ndershme, të punojë me Kinën për të mbështetur konkurrencën e drejtë të tregut dhe tregtinë e lirë dhe të ruajë stabilitetin e zinxhirëve industrialë e të furnizimit global.

Nga ana e tij Kancelari Scholz tha se thellimi i marrëdhënieve Gjermani-Kinë ka treguar më shumë mundësi dhe perspektiva të gjera, sidomos pas mbajtjes me sukses të raundit të fundit të konsultimeve qeveritare Gjermani-Kinë. “Dialogu dhe shkëmbimet në të gjitha nivelet u rikuperuan me shpejtësi dhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare u përmirësuan mjaft vitin e kaluar”.

Organizimi i shkëlqyer i CIIE i shprehur në pjesëmarrjen masive në të dhe përmbajtjen e tij nuk mund të ndahet nga fakti se Kina po përjeton një rimëkëmje të industrisë së ekspozitave, që pa dyshim është pasojë e vrullit të zhvillimit ekonomik e social të fuqisë së dytë më të madhe ekonomike në botë gjatë këtyre viteve të pas pandemisë e mirëpritur nga pjesa dërmuese e komunitetit ndërkombëtar në këto kohë të turbullta kur shumë vende edhe ndër më të zhvilluarat nuk po mund të dalin nga pasojat e krizës globale.

Shu Jueting, zëdhënëse e Ministrisë së Tregtisë tha se industria e ekspozitave në Kinë është rimëkëmbur në tre tremujorët e parë të vitit, e nxitur nga kërkesa e fortë e tregut, dhe u shpreh se “Industria e ekspozitës është një platformë e rëndësishme për ndërtimin e një sistemi tregu modern dhe një sistemi të hapur ekonomik”.

Rreth 3248 ekspozita u mbajtën nga janari në shtator, një rritje prej 32.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, treguan të dhënat nga ministria, citon “Xinhua”.

Dhe konkretisht pak kohe para mbajtjes së CIIE u zhvillua Ekspozita e gjashtë Kinë-Shtetet Arabe, e cila u hap më 21 shtator në Yinchuan, kryeqyteti i Rajonit Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore. Në këtë veprimtari katër-ditore ku morën pjesë më shumë se 50 vende u paraqitën panaire dhe forume tregtare për tregtinë dhe investimet, bujqësinë moderne, tregtinë ndërkufitare, turizmin kulturor, shëndetin, shfrytëzimin e burimeve ujore dhe bashkëpunimin meteorologjik.

E mbajtur për herë të parë në vitin 2013, Ekspozita Kinë-Shtetet Arabe është bërë një platformë e rëndësishme për Kinën dhe shtetet arabe për të promovuar bashkëpunimin pragmatik dhe për të avancuar bashkëpunimin me cilësi të lartë Një brez, një rrugë. Gjatë 10 viteve të fundit ajo ka tërhequr mbi 400.000 pjesëmarrës dhe 6000 ndërmarrje nga 112 vende dhe rajone, të cilët kanë nënshkruar më shumë se 1200 marrëveshje bashkëpunimi,  projekte në fusha të tilla si bujqësia moderne, teknologjitë e larta dhe biomjekësia.

Kina tani është partneri më i madh tregtar i shteteve arabe. Vëllimi i tregtisë Kinë-Vendet Arabe pothuajse u dyfishua nga niveli i vitit 2012 në 431.4 miliardë dollarë vitin e kaluar. Në gjysmën e parë të këtij viti, tregtia midis Kinës dhe shteteve arabe arriti në 199.9 miliardë dollarë.

Shumë ngjarje do të ndodhin gjatë ditëve në vazhdim të veprimtarive të shumta të Ekspozitës më e madhja dhe impresivja në shkallë botërore, e cila tashmë nuk i përket vetëm Kinës, por edhe të gjithë botës sikurse e dëshmon çfarë duket që në pamje të parë: pjesëmarrja masive e vendeve nga të gjitha cepat e globit të gatshëm për të punuar së bashku në frymën e multilateralizmit të vërtetë , të një konsensusi më të madh të hapjes për të kapërcyer së bashku vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballet zhvillimi ekonomik global dhe për të sjellë një të ardhme më të ndritshme për zhvillim në mbarë botën përmes hapjes. Do ta mbyllë këtë shënim me një thënie të presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shangai, Kenneth Jarrett i cituar nga PRNewswire në ditën e hapjes së Ekspozitës sipas të cilit shumë kompani me tregje globale duhet të arrijnë ekonomi të shkallës së lartë dhe nëse nuk vijnë në Kinë, nuk do të jenë në gjendje të arrijnë shkallën ekonomike të nevojshme për t’iu përgjigjur konkurrencës globale! /CRI

Related- Posts

Bota

Raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran përfundon me progres inkurajues, thonë ndërmjetësit

22 Qershor, 2026
Bota

Starmer jep dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Laburiste dhe i hap rrugën garës për kryeministër të ri në Britaninë e Madhe

22 Qershor, 2026
Bota

Delegacionet mblidhen për samitin SHBA-Iran

21 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

22 Qershor, 2026

Marrëveshja SHBA–Iran dhe pasojat e saj rajonale: Çfarë ndryshon në Lindjen e Mesme dhe më gjerë?

22 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran përfundon me progres inkurajues, thonë ndërmjetësit

22 Qershor, 2026

Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

22 Qershor, 2026

Kina pret mbi 650 milionë udhëtime gjatë Festës së Varkës së Dragoit

22 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.