Samiti i Tretë i Diasporës, mblodhi në Tiranë shqiptarë nga çdo cep i botës. Nga politikanë, e deri në emigrantë me histori suksesi. Në këtë ditë bashkimi kryeministri Edi Rama propozoi shpalljen e ditës së Alfabetit, si festë kombëtare.
“Është e çuditshme por prapë e Arbën Xhaferrit i cili nuk jeton më, por pati vizionin të kërkojë që dita e alfabetit të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Tani mendoj se është koha që kjo të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj se edhe presidentja e Kosovës t’ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vetë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në samitin e tretë të Diasporës se 22 nëntori që njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe që njihet si festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, të njihet si e tillë edhe në Shqipëri.

Ai i kërkoi presidentes Vjosa Osmani, që këtë t’ja propozonte edhe Albin Kurtit.
“Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të presidentit, dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të ftymës së këtij samiti por edhe në funksion të asaj që ka rëndësi të jemi bashkë të ndihmojmë njëri tjetrin. Është e çuditshme por prapë e Arbën Xhaferrit i cili nuk jeton më, por pati vizionin të kërkojë që dita e alfabetit të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Tani mendoj se është koha që kjo të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj se edhe presidentja e Kosovës t’ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vetë. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”- u shpreh Rama.
Falënderues për kontributin e tyre, presidenti Bajram Begaj, kërkoi që diasporës t’i shlyhet borxhi për të drejtën e votës.
“Vota, duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre pa ardhur në Shqipëri. Diaspora të ketë përfaqësim politik për t’u dhënë zë shqiptarëve jashtë vendit. Ju jemi borxhlinj. Në aspektin e remitancave, ideve dhe nismave të ndryshme”, tha Begaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj në samitin e tretë të Diasporës në Tiranë. Ajo tha se pavarësisht se shqiptarët janë shpërndarë anembanë globit, ata ruajnë vlerat dhe traditat e tyre.

Ndërsa duke folur për rolin e madh të Diasporës shqiptare, Vjosa Osmani nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, duke thënë se ata të cilët banojnë në këto treva, po përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.
“Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, mos të harrojmë se vëllezërit tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc ende po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot iu them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”- u shpreh Osmani.
Më tej, ajo dha edhe lajmin se shqiptarët e Kosovës të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme, së shpejti do kenë mundësinë të votojnë në ambasadat dhe zyrat konsullore nga vendet ku jetojnë.
“Mërgata jonë do ta ketë të drejtën të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona në vendet ku ata jetojnë”- shtoi presidentja e Kosovës.

Kosova e ka arritur votën e diasporës dhe gjithçka që kërkon është t’i qëndrohet pranë Preshevës që po përballet me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Të njëjtën thirrje pati edhe kreu i kësaj komune, Shqiprim Arifi.
“Po kalon një situatë të pabesueshme. Çdo qytetar mbytet ngadalë nëpërmjet një procesi të spastrimit etnik e burokratik. Kemi front të padukshëm me Serbinë. Të jemi të unifikuar. Çdo ditë që humbim, është një humbje e një qytetari shqiptar në vend autokton. Investoni më shumë kohë”, u shpreh Arifi.
Në Samitin III të Diasporës fjalën e mori edhe Mark Gjonaj, një politikan shqiptaro-amerikan, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Këshillit Koordinues të Diasporës.
“Sot është një ditë e lumtur, sepse sot në SHBA festohet Thanksgiving, një ditë pushimi për të menduar për të mirat që kemi. Dhe unë sot ia di për nder Zotit, që jam këtu me ju, me shqiptarë nga të gjitha anët e botës, për të diskutuar për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Gjonaj, i cili e konsideroi Këshillin Koordinues të Diasporës si një urë lidhëse të diasporës me atdheun.
Një nga problemet e diasporës, sipas Gjonajt, është se shpesh konsiderohet si e Kosovës, por në fakt është e gjithë Shqipërisë dhe e gjithë shqiptarëve.
“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për bashkim, sepse kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë. Ne jemi një. Është e vërtetë se kemi dy fe, por besojmë një Zot, kemi dy shtete por jemi një komb, si shqiponja që ka dy krerë, por ka një trup”, tha Mark Gjonaj.
Më tej ai u zotua se nga gjithë trojet shqiptare, s’do lëshojmë asnjë pëllëmbë. “Do ta ruajmë, do të luftojmë për tokat, kombin e popullin”, tha kreu i KKD.
Për kreun e Këshillit të Diasporës Mark Gjonaj, samiti i ardhshëm duhet mbajtur në Kosovë, ndërsa një thirrje e pati për Aleksandar Vuçiç.
Samiti i diasporës 4 në Kosovë, më pas në Mal të zi edhe në preshevë. Jepja votën e diasporës se e meriton, që të mos shtyhet procesi. Merrni ligjin e Kosovës të votohet në zgjedhjet e ardhshme. Shembuj: 1. U bë Kosova shtet i pavarur. Serbisë një mesazh: Mos na ngacmo Kosovën e kosovarët ma. Të vazhdojnë jetën që meritojnë. 2.Fitorja e kombëtares”, tha ai.
Mark Gjonaj kërkoi nga liderët shqiptarë të dalin me një mesazh unifikues si dhe të bihet darkord që samitet e ardhshme të diasporës të organizohen me rotacion: në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Çamëri etj.
Në përfundim, nga pozita e kryetarit të Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj ka kërkuar që diasporës t’i jepet e drejta e votës, që në këtë samit dhe të mos vonohet as edhe një ditë më shumë, në mënyrë që diaspora të votojë që në zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, iu shpreh falënderues kryeministrit Rama, i cili sipas tij e ka ngritur i vetëm zërin për shqiptarinë.
“Vendet tona mund ‘ti kemi shpejt në BE, Europa s’mund të jetë e qetë pa Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi e RMV. Një hap para anëtarësimit, duhet edhe më fort ta ngresh zërin., Na ke në krah”, u shpreh Ahmeti.
Mesazhe pati edhe nga zv.kryeministri i Malit të zi dhe Dritan Abazoviç.
“Integrimi i shqiptarëve në Mal të zi Ska ardh rastësisht, por faktorizimi i shtetit amë në drejtimin e Ramës. Për herë të parë anëtarë i GJK është një shqiptar”, tha Nik Gjekoshaj.
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Tretë të Diasporës në Tiranë, Dritan Abazoviç tha se Shqipëria ka bërë një transformim të madh shoqëror. Ai tha se sot vendi ynë mban fjalën para tërë botës dhe tregon se si do të krijohet një shoqëri perëndimore dhe moderne.
Sakaq, Abazoviç theksoi se e shikon të ardhmen e politikës paqësore dhe në samitin e katërt që do të mbahet nuk do të ketë asnjë problem.
“Sfida më e madhe për ne është që të mundim vetveten dhe kur ke besim gjithçka arrihet. Vetëm kujtoni si ka qene Shqipëria 20 vite më parë dhe si është tani. Nuk kam menduar se do të pësonte një transformim kaq të madh shoqëror. Unë nuk do të flas vetëm si shoku dhe miku i kryeministrit, por do të them që sot Shqipëria mban fjalën para tërë botës dhe tregon se si do të krijohet një shoqëri perëndimore dhe moderne.
Si qytetar, si shqiptar, si europian jam i gatshëm të ballafaqohem me të gjithë sepse ideja e kombit tonë është që të gjendemi së bashku në koncept, në ligj. Unë e shoh të ardhmen e politikës paqësore, qofshin sfidat që kemi dhe bashkëpunim në shumë fusha.
Jam i sigurt që ky samit i treti tregon një sfidë të madhe që një herë kishim probleme me veten, më pas me të tjetër dhe jam i bindur që kur të vij samiti i katërt nuk do të kemi probleme të tjera. Dje ka qene Dita e Arbëreshëve dhe ai popull ka treguar superioritetin dhe ruajtjen e kulturës së vetë, dhe ka dhënë një kontribut se si një kulturë e madhe italiane mburret me ta. Unë jam i sigurt që në BE ne të gjithë së bashku kemi për të krijuar një vlerë dhe një kontribut më të lartë që e presin kombin tonë në gjeneratat ndër vite”, tha Abazoviç.
/Argumentum.al




























































