• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

“Gjithsesi, nuk do të ketë luftë në Ballkan”!

24 Nëntor, 2023
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ*

Mbetet ende i freskët, ndoshta i frikshëm për disa, paralajmërimi i Presidenti të Ukrainës, Volodymyr Zelensky: “Rusia po përgatit luftë mes vendeve të Ballkanit”! Ndoshta me drejtë, por në gjykimin tim pa një analizë të thelluar, kjo deklaratë e dhënë në një intervistë për mediat afrikane “bëri xhiron e globit”, si dhe u komentua nga pothuaj të gjitha kryeqytetet me peshë në sigurinë globale.

Po ashtu, natyrshëm që ky koment vijon të mbetet “top-news” nga institucionet, faktorët, media dhe opinion publik në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi në Tiranë dhe Prishtinë. Si në çdo zhvillim, që çmoj se ka impakt mbi interesat kombëtare, sigurisht e kam ndjekur me vëmendje të shtuar, jam konsultuar me ekspertë/kolegë në Uashington, Bruksel etj., si dhe e kam analizuar me përgjegjësi shtesë edhe këtë deklaratë dhe qëndrimet që e pasuan, por kam zgjedhur me vetëdije të mos jap “opinion të nxituar” ndaj interesimit të mediave kryesore jo vetëm brenda vendit.

Arsyeja pse kam heshtur, ka qenë se përtej “masës së shpërdorimit mediatik të komentit të Presidentit Zelenski”, e gjej ndoshta të konsumuar dhe “jo shumë të mençur/ gjetur”, edhe pse gjithsesi ka për qëllim të mbajë të ndezur kohezionin dhe mbështetjen Euro-Atlantike në përballjen stoike të Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë Putiniste. Nga ana tjetër, që në fillim të herës më duhet ta qartësoj se, në asnjë rrethane dhe për asnjë arsye nuk do të doja kurrsesi që gjetjet në këtë opinion të merren si debat me Presidentin Zelenski, aq më pak me një personalitet që 600 ditë dhe net po mban peshën e një kombi martir në luftë.

Thënë këtë, në formatin e “një replike shumë dashamirëse”, po paraqes disa këndvështrime dhe oponencë strategjike rreth kësaj deklarate, ose më shkurt: “Pse Rusia e ka tërësisht të pamundur të hapë, ndezë apo përfshihet në një front të ri lufte?”, ose më konkretisht, të adresoj disa mesazhe profesionale, por optimiste nëse mundet t‘i quaj kështu: “pse nuk do të ketë luftë në Ballkan”?

Së pari, e thënë më drejtpërdrejtë, në rrethanat aktuale gjeopolitike, gjykoj që: “Rusia Putiniste e ka tërësisht të pamundur të ndërmarrë me vete (jo e jo), të ndezë fitilat, apo edhe mbështesë ushtarakisht një luftë, ose një përleshje ushtarake mes vendeve të rajonit të Ballkanit”. Skeptikët, apo qoftë dhe egocentrikët, mund të kujtojnë ndoshta me të drejtë, që pikërisht “në grahmat e fundit të perandorisë Staliniste”, Kremlini dërgoi një detashment të motorizuar në aeroportin e Prishtinës (mbi 2700 km distancë!), për t‘u dhënë një mesazh fitimtarëve të luftës në Kosovë, USA, NATO-s dhe Perëndimit: “Ariu i strukur në shpellat polare, por ende nuk ka ngordhur”.

Po me të drejtë edhe racionalet mund të kujtojnë se jo rastësisht kjo ndodhi në qershor 1999, pra vetëm 2 muaj para se Putini të pushtonte si car i ri Kremlinin (9 gusht 1999). Protagonistët e NATO-s (fitimtarët e luftës), përkundër gjeneralëve të kohës, e kanë çmuar si një “gabim të arsyetuar/justifikuar që e lejuan këtë demonstrim force të Rusisë në Prishtine”, por që në fakt gjithsesi rezultoi një “tolerim i padobishëm” për balancat si dhe të ardhjen e interesave gjeopolitike të aleancës Euro-Atlantike. Në fakt, historia sigurisht u dha të drejtë gjeneralëve, por ky është një diskutim, që siç thotë populli: “pas pilafit, ose pa bereqet tashmë”!

Nga ana tjetër, duhet theksuar se edhe për shkak të peshës së diskreditimit gjeopolitik që po përballet RusiaPutiniste mbas ndërmarrjes neo-naziste ndaj sovranitetit të Ukrainës, përfshirja në një front të ri lufte në Ballkan (pra në Europë, jo në Afrikë….) do të ishte një aventurë vetëvrasëse, pasi në këtë rast jo vetëm që kurrsesi nuk do tolerohej, por jam i bindur që do të ndëshkohej në mënyrë shembullore nga fuqia ushtarake e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO/USA).

Së dyti, është edhe një fakt tjetër, pra meqenëse Kremlini nuk e pushtoi dot as me lule, as me valle, as me tanke, as me raketa, as me bajoneta Ukrainën, por pas 21 muajsh po zvarritet si terroristët e Hamasit në tunelet dhe llogoret e Zaporizhias, Oblastes, Bakhmutit etj., pra jo vetëm ka humbur në mënyrë turpëruese luftën me Ukrainën, por edhe betejën për të sfiduar rendin e sigurisë globale dhe fuqinë ushtarake të aleancës trans-atlantike (US/UK/NATO/ BE)”.

Kështu nuk ka mbetur asnjë dilemë, as për mendjet e ndryshkura jo vetëm në Beograd, që Rusia-Putiniste, kryesisht për shkak të agresionit ndaj Ukrainës gjendet sot më e izoluar dhe më e diskretituar se asnjëherë më parë në historinë e saj. Nga 195 (përfshi Kosovën) vetëm 4 shtete (Koreja e Kim Jongut dhe 3 shtete terroriste të Afrikës) e njohën këtë aventurë neo-naziste. Po për shkak të kësaj lufte rrezikon potencialisht përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB si dhe nga Gjykata Ndërkombëtare është lëshuar “urdhër arresti për krime lufte” ndaj Putinit dhe për të gjithë listën e gjeneralëve dhe oborrtarëve zullumqarë rreth tij.

Pra të lerë, apo dalë nga transhete e Ukrainës dhe përfshihet në një lufte në Ballkan me Perëndimin (mbi 2700 km distancë) do ishte një aventurë perverse!

Së treti, për ta parë nga një këndvështrim më relaksues këtë deklaratë dhe disa nga ato që e kanë pasuar, duhet konsideruar gjithashtu se pavarësisht “temperaturës mediatike”, nuk gjej pothuajse asgjë të re në deklaratën e Presidentit Zelenski, pasi është e njohur nga të gjithë faktorët se Rusia për interesat (përfshi krenarinë dhe ëndrrat) e saj gjeopolitike, si historikisht, por veçanërisht 24 vitet e fundit (nën sundimin e Putinit), ka bërë gjithçka që ka mundur që ta mbajë të destabilizuar dhe jashtë axhendës euroatlantike vendet e Ballkanit.

Por po ashtu, duhet nënvizuar se fatmirësisht Rusia ka dështuar, pasi në mos të gjitha vendet e rajonit, shumica dërrmuese janë tashmë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova dhe Bosnja, aspirojnë zyrtarisht anëtarësimin. Kështu mbetet vetëm Serbia, që “do të pijë nga tri nëna”, pra edhe nga Moska, edhe nga Brukseli dhe Uashingtoni! Pra, aktualisht në Ballkan janë faktorë, aktorë, marrëdhënie, rreshtime, interesa dhe ambicie gjeopolitike tërësisht të tjera nga ato të paraviteve 1990. Pra, të ndërmarrësh një aventurë ushtarake apo të përfshihesh/ ndezësh luftë në këto rrethana, do të rezultonte pa mëdyshje edhe më keq se sa mision i pamundur.

Së katërti, e kam theksuar edhe në disa vlerësime të tjera me këtë subjekt që Rusia mbasi dështoi “për të ndaluar me çdo çmim” (edhe me grusht shteti) integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në NATO, karta e fundit ose arma e vetme për ta mbajtur të destabilizuar rajonin, apo qoftë edhe për një aventurë ushtarake mbetet Beogradi. Por në rrethanat aktuale, edhe Serbia që në mbi 24 vjet po vijon të paguajë shtrenjte pasojat e një lufte me vendet e Ballkanit dhe NATO-n, e ka tërësisht të pamundur t’i kthehet aventurës gjakatare të Millosheviçit.

E parë kështu, shpresoj se edhe Serbia gjithsesi nuk do të lejojë “të përdoret pa fund si mish për top” për interesat gjeopolitike të Kremilinit! Jo vetëm Presidenti Zelenski, me shumë të drejtë risjellin në vëmendje se riciklimi i konfliktit të përgjakshëm në Lindjen e Mesme, është produkt i Kremlinit, ku edhe arriti që nëpërmjet grupeve terroriste të prodhonte disa pikëpyetje të përgjakshme afatshkurtra mbi kundërofensivën e Ukrainës. Nga ana tjetër, kujtojmë që askush dhe në asnjë rast Serbia nuk është konsideruar si shtet terrorist, apo z. Vuçiç, si Bin Ladeni, apo si kreu politik i Hamasit.

Në të kundërt, është “përkëdhelur si ////faltor i moderuar nga Perëndimi”, ndërsa janë përsëritur thirrjet për Beogradin zyrtar, përfshi edhe për kolegët e fushës së Sigurisë Strategjike, që të mos harxhojë “kot së koti” miliarda euro për armatime; të mos vazhdojë qasjen si shtet terrorist (Koreja e Kim Jongut) në zonën ndërkufitare mes dy shteteve sovrane (Kosove/Serbi); të mos drajvohet nga interesat e grupeve kriminale, por të çmilitarizojë kufirin me Kosovën si dhe t’u rikthehet pa kushte negociatave dhe masave të mirëbesimit reciprok mes dy vendeve dhe axhendës së integrimit Auro-Atlantik të rajon etj..

Nga ana tjetër, theksojmë se Serbia nuk ka gjithsesi fuqi përballet ushtarakisht as me NATO-n jo e jo, por as me të gjitha vendet e rajonit, edhe nëse nuk do ishin anëtare të NATO-s. Kujtojmë që Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut e kanë mundur makinerinë e përgjakshme të Millosheviçit mbas viteve 1990, ndërsa sot kanë zhvilluar kapacitete kritike për ta përballur dhe mposhtur çdo aventurë të Beogradit qoftë më vete apo qoftë të mbështetur nga Moska. Për rrjedhojë, Serbia jo vetëm nuk është e kërcënuar nga askush, por askënd nuk tremb dot më, përveçse minon interesat dhe axhendën e integrimit të vetvetes/Serbisë.

Si përmbledhje. Thënë sa më sipër, duhet theksuar se sigurisht që ka ende delirant të (mbi)pushtetshëm, interesa të krimit të organizuar dhe mendje të ndryshkura në Moskë, Beograd dhe jo vetëm që mbajnë ndezur fitilat enjë lufte ballkanike. Po ashtu, besoj se nuk ka më as nevojë të përsërisim se Rusia-Putiniste është, le të themi, “në të drejtën e saj” për të rikthyer Moskën te lavdia, interesat, apo qoftë edhe ëndrrat gjeopolitike të paraviteve 1990.

Nga ana tjetër, jo vetëm Zelenski por edhe strategjisti i mirënjohur i Ballkanit, Janusz Bugajski, e sheh ende Serbinë si peng i Rusisë në Ballkan kur nënvizon se: “Për të rritur peshën gjeopolitike në Europën Juglindore, Moska mund të përdorë serbët për të nisur një luftë të re me fqinjët e saj”. Prandaj, për aleatin e vetmuar strategjik të Rusisë në rajon, pra Serbinë, ashtu si dhe ne/çdokush kemi të drejtë të adresojmë disa pikëpyetje për Beogradin zyrtar:

1. Përse shpenzon (në fakt shpërdoron) më shumë se 1 miliard euro në vit për mbrojtjen? Përse armatoset deri në dhëmbë (kryesisht nga Rusia) me tanke, Mig-29, helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S dhe kineze FK-3? Nga kush rrezikohet (askush) dhe kë vend sovran kërcënon Serbia (në fakt Kosovën)?!

2. A nuk është marrëzi delirante që për interesat e Moskës, apo grupeve kriminale, Beogradi të kërcënojë tërësinë territoriale të Kosovës dhe trupat NATO-s/KFOR me mision atje!? A nuk është (vetë) diskredituese edhe diplomatikisht kur ambasadori rus në Beograd inspekton njësitë e ushtrisë serbe në kufijtë e një shteti sovran/Kosovës!? Ndërsa Beogradi akuzon Kosovën se kërcënon “ekzistencën e pakicës Serbe në veri”, krejt të ngjashme me ato të Rusisë ndaj Gjeorgjisë (2008), në 2014 dhe mbas shkurtit 2022 ndaj Ukrainës!

3. Për më tepër, e përsëris se krahas rraskapitjes turpëruese që sigurisht e pret këtë dimër në Ukrainë, Rusia – Putiniste e ka humbur edhe betejën për të ndezur një front të ri lufte në Ballkan duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të korruptuar apo ekstremistët e tipit Dodik! Përkundër këtij paralajmërimi, demonstrohen edhe mesazhet e forta nga Uashingtoni: “USA mbeten të përkushtuara për të moslejuar një luftë në rajon”.

Ndërsa vetëm dy ditë me parë, gjatë vizitës në rajon, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti, se: “Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithsesi se jemi të kujdesshëm dhe po vëzhgojmë nga afër”, si dhe një mesazh shpresëplotë edhe nga BE: “Kjo situatë na tregon edhe më shumë që përparimi në rrugën e BE-së është ekstremisht i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen e rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Nështesë, përtej kësaj deklarate si dhe përkundër riciklimit të luftës dhe shpërdorimit të Beogradit për interesat e Rusisë–Putiniste, 24 vjet mbas çlirimit të Kosovës, besoj edhe më fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën Euro-Atlantike për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, theksoj edhe një herë se: “Humbja turpëruese e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskreditimi ndërkombëtar, përfshi në Ballkan që e pret Rusinë-Putiniste mbas Ukrainës, mbetet një rrethanë (por jo dhuratë) e favorshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSH në tavolinat e dialogut dhe vendimmarrjeve të mëdha (SHBANATO-UN) si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëkombëtare në rajon, Mesdhe etj.”!

Thënë sa më sipër, e çmojnë kohën e duhur që në kapacitetin e një eksperti (besoj jo të panjohur) me eksperiencë në çështjet e sigurisë kombëtare, rajonit, NATO-s etj., do t’i këshilloja publikisht dhe vllazërisht faktorët dhe aktorët në Tiranë dhe Prishtinë: “Të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore” për t’i dhënë jetë “Platformës së Partneritetit Strategjik = dy shtete sovrane një kombi vetëm”, duke konfirmuar në Uashington, Bruksel etj., se, “edhe pse e vonuar” kjo qasje nuk kërcënon asnjë vend, përfshi Serbinë, përkundrazi, do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë dhe integrimin Euro-Atlantik të popujve dhe vendeve të rajonit”.

*Ekspert për Sigurinë Kombëtare, Rajonin & NATO-n Zv.president i Këshillit të Atlantikut, si dhe ish: Këshilltar i Presidentit të RSH; Zv.ShShPFA dhe Përfaqësues ushtarak i RSH në SHAPE/NATO.

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Policia të jetë proporcionale, të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës

14 Tetor, 2026

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.