• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Pesë vite nga Iniciativa “Ballkani i Hapur”/ Përfitimet dhe pritshmëritë në Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

31 Maj, 2024
in OP/ED, Uncategorized
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Vështrime të ekspertëve në Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut: Suksesi i nismës ‘Ballkani i Hapur’ varet nga gjithëpërfshirja dhe koordinimi me BE-në dhe SHBA-në”

Marjana DODA*

Tirana dhe Shkupi zyrtar i kanë shpeshtuar takimet dhe angazhimet zyrtare viteve të fundit, përpos përplasjeve dhe ndasive në rrafshin politik në njëzet vitet që lamë pas.

Një zhvillim pozitiv duke marrë parasysh se përpos lidhjeve gjeografiko-historike, ekzistojnë edhe lidhje të forta njerëzore. Popullsia shqiptare në Maqedoninë e Veriut por dhe minoriteti maqedonas në Shqipëri janë ura të forta që lidhin ngushtësisht marrëdhëniet tona.

E megjithatë arsyeja që i bëri bashkë këto dy vende ishte Nisma për bashkëpunim më intensiv në Ballkanin Perëndimor, e cila u lançua në vitin 2019 nga tre liderë – Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrat e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev.

E pra, Nisma më e re rajonale, e pagëzuar fillimisht si mini-shengen dhe tashmë e zyrtarizuar si “Ballkani i Hapur”, afroi edhe më shumë dy qeveritë respektive në Tiranë dhe Shkup.

Takime, të përbashkëta ndërqeveritare, marrëveshje bilaterale, samite, forume dhe takime rajonale u panë gjatë 5 vitet e fundit, më shumë se sa në tre dekada që nga rënia e Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte dhe Maqedonia e Veriut.Të gjitha këto nën frymën e  nismës “Ballkani i  Hapur”.

Ndonëse i pakonkretizuar në formë dhe në përmbajtje, tre liderit politik, nga Tirana, Beogradi dhe Shkupi u dakordësuan për këtë nismë që sipas tyre do sillte dhe më afër Ballkanin Perëndimor në sajë të lehtësirave që do përfitonin nga kjo nismë rajonale.

Por më shumë se sa bashkoi, që në krye të herës u vunë re ndasi të mëdha në rajon.

Tashmë jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por dhe ndërmjet vetë shqiptarëve(Tirana-Prishtina) 

Që nga lançimi i saj, ka qenë e paqartë nëse BE dhe SHBA e mbështesin këtë nismë, ndonëse zyrtarisht shprehen se në thelb përqafojnë çdo nismë përbashkuese, ata ( BE-SHBA) janë të kujdesshëm të theksojnë që kjo nismë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, pra të bëjë pjesë të 6 vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Rikthejmë në vëmendje nëpërmjet këtij artikulli këtë temë, pasi vendimi më i fundit që vjen në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është marrëveshja për lëvizjen e lirë të punëtorëve midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut e cila ka hyrë në fuqi më 1 Mars 2024 dhe është një hap konkret që tregon se kjo nismë ende vazhdon.

Kujtojmë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në deklarimet e tij të bëra gjatë vitit të kaluar, kishte lënë të kuptohet se gjithçka rreth Ballkanit të Hapur kishte marrë fund. Në korrik të vitit 2023, Rama deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” kishte dhënë rezultatet e tij dhe se tashmë duhej fokusuar në Procesin e Berlinit. Por mesa duket përsa kohë nuk tërhiqet Vuçiç, nisma e ‘Ballkanit të Hapur’, ende frymon.

Në këtë pikë, është e rëndësishme të bëhet një bilanc në vlerat ekonomike, sociale, politike dhe gjeopolitike të Nismës së “Ballkanit të Hapur”, pasi kanë kaluar 5 vite që nga fillimi i saj. Kjo përfshin vlerësimin e përfitimeve dhe sfidave të kësaj nisme, si dhe ndikimin e saj në integrimin dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Konkretisht çfarë ka përfituar deri tani Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga kjo iniciative?

Për këtë temë kemi marrë prononcimet nga ekspertë në fushën ekonomike dhe politiko-diplomatike nga Shqipëria si z. Arben Çejku, Ish- Ambasador i Shqipërisë në RMV dhe z. Enriko Ceko, ekspert i Ekonomisë. Ndërsa nga Maqedoni e Veriut, flet z. Muhamed Halili, President i Këshillit të Ambasadorëve, për të lexuar impaktin ekonomik dhe politik në këto vende, dhe për të kuptuar plotësisht ndikimin dhe shanset e suksesit të kësaj nisme.

Ish- Ambasadori Muhamed Halili nga Maqedonia e Veriut thekson se nisma u nis me qëllim të promovimit të lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në rajon. Megjithatë, disa vende nuk e pranuan këtë iniciativë plotësisht.

Z. Muhamed HALILI

“Nisma e nisur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë me liderët e sipër shënuar nuk u mirëkuptua në fillim sepse  ishte një takim i treshes ballkanike e jo i gjashtëshes, siç ishte planifikuar në Berlin. Sot pesë vite më pas, kjo nismë mbetet ende në fazën e saj embrionale“.

Ish-Ambasadori Arben Çejku shpreh skepticizmin e tij për efektivitetin e kësaj nisme, duke thënë se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në konsensus dhe mbështetje të plotë nga të gjitha vendet e rajonit.

Z. Arben ÇEJKU

“Shumë zhurmë për asgjë – do të thoshte Shekspiri. Bashkëpunimi rajonal me ose pa këtë iniciativë, duket se ka patur trendin e vet të brendshëm të marrëdhënieve, të cilat nuk kanë qenë dhe nuk janë aty ku e kërkojnë nevojat reale të qytetarëve. Të gjithë politikanët e përfshirë në të, por edhe ata që e kundërshtuan, kanë përfituar politikisht nga kjo iniciativë, por jo qytetarët. Kjo iniciativë mbeti gjysmake që në fillim, qoftë si formë, qoftë si përmbajtje. E them këtë, sepse formalisht Kosova, Mali Zi dhe Bosnje Hercegovina, nuk u anëtarësuan në nismën “Open Balkan”. Ajo mbeti gjysmake si përmbajtje, sepse ngritja e një tregu të lirë të përbashkët rajonal, nuk mund të ishte i plotë pa tregun e tri shteteve që përmenda. E vetmja platformë reale për bashkëpunimin rajonal mes 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, ishte dhe mbetet Iniciativa e Procesit të Berlinit, e cila ka të gjithë mekanizmat e nevojshëm të mbështetjes dhe projekteve konkrete. Çdo iniciativë rajonale që nuk e ka konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të 6 shteteve të rajonit dhe nuk e ka mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, është e destinuar të dështojë”, thekson z. Çejku

Ndërsa eksperti i Ekonomisë, z. Enriko Ceko, shpjegon se ideja e Ballkanit të Hapur ka qenë në biseda që nga fillimi i viteve 1990, por është rikthyer në vëmendje në vitin 2018 si një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet politike në rajon. Ai vlerëson se çdo iniciativë rajonale duhet të ketë mbështetjen e të gjitha vendeve të rajonit dhe të partnerëve ndërkombëtarë për të arritur sukses.

z. Enriko CEKO

“Ideja e Ballkanit të Hapur (i njohur më parë si Zona Mini-Shengen) erdhi në fillim të viteve 1990. Për herë të parë është përmendur si zonë ekonomike ndërmjet këtyre vendeve të Gadishullit Ballkanik. Planet u braktisën përfundimisht për shkak të Luftërave Jugosllave. Shenjat e para të Ballkanit të Hapur u shfaqën në vitin 2018 si një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet politike dhe idenë e zonës e solli Edi Rama në Berlin e diskutoi me vendet e interesuara, duke përdorur idenë e ish-kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano”.

Nisur dhe nga intensiteti i takimeve, forumeve, me dhjetra marrëveshje të nënshkruara, atëherë lind pyetja se sa nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të “Ballkani i Hapur”, përgjatë viteve 2019-2022 janë implementuar, cila është ecuria e tyre?

Ish-Ambasadori Arben Çejku kritikon mungesën e risive në marrëveshje dhe thekson deficitet në zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe. Ka mungesë të qartësisë për rezultatet e arritura thotë ai.

“Numri i marrëveshjeve dhe memorandumeve të mirëkuptimit e bashkëpunimit, të gjeneruara nga platforma e “Open Balkan”, është një përsëritje e marrëveshjeve që shtetet kanë mes tyre dhe nuk kanë sjellë risi. As arkitektët e kësaj nisme, nuk janë në gjendje të thonë sot se cilat janë rezultatet e arrira në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, sepse ne si vende kemi deficite të mëdha në zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe e lëre pastaj në rrafshin e marrëdhënieve multilaterale. Pa bërë një bilanc real të kësaj nisme, krejt papritur, me 3 korrik 2023, një nga bashkëthemeluesit e kësaj nisme, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se “Open Balkan e përmbylli misionin e tij dhe tani është koha të fokusohemi te Procesi i Berlinit”, thotë z. Çejku

Ish- Ambasadori Muhamed Halili përmend Marrëveshjen për lejet e punës ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, duke treguar një përparim të prekshëm me 2200 persona që aplikojnë për leje pune në Serbi. Megjithatë, ai thekson boshllëkun e madh ekonomik që është krijuar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në kontrast, bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë mbetet në nivel të ulët. Tashmë Kosova nuk e ka Shqipërinë partner kryesor as në eksport. Komuniteti i biznesit thotë se marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Shqipëri nuk implementohen dhe ende ka shumë barriera. Deri në nëntor, Kosova ka importuar mallra nga Serbia mbi 340 milionë euro. Kohë më parë ish  kryeministrja Serbe Bërnabiq deklaroi se nga Ballkani i hapur përfitime më të mëdha ekoniomike ka pasur Serbia.

Eksperti  Enriko Ceko thekson planet fillestare të shpallura në 2019 për formimin e një tregu të unifikuar deri në fund të 2020, të cilat nuk u realizuan. Ka pasur takime dhe samite ku janë nënshkruar marrëveshje, por krijimi i tregut të unifikuar dhe përmirësimi i lidhjeve politike, ekonomike dhe kulturore midis kombeve nuk janë realizuar ashtu siç synohej.

“Këto vende deklaruan se do të formojnë një treg të unifikuar prej 12 milionë banorësh deri në fund të vitit 2020, gjë që nuk ka ndodhur. Më 11 nëntor 2019, në samitin e Ohrit 2019, Presidenti i Serbisë, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord për krijimin e një zone ekonomike, e cila do të përmirësonte më tej marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe do të forconte lidhjet kulturore midis kombeve, as kjo nuk ka ndodhur”, thekson z.Ceko

  • Sa ka ndikuar kjo nismë në zhvillimin e marrëdhënieve ekomomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, para dhe pas iniciatives “Open Balkan” në shifra konkrete?

Ish-Ambasadori Arben Çejku nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh mbi nismat shumëpalëshe si “Ballkani i Hapur”. Ai sugjeron se shifrat dhe faktet konkrete nga bashkëpunimi dypalësh do të ofronin një pasqyrim më të saktë të marrëdhënieve ekonomike midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai kritikon edhe mungesën e transparencës në nismën “Ballkani i Hapur”,

“Unë mendoj se vetë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk janë në gjendje që të japin një bilanc të bashkëpunimit ekonomik mes tyre si rrjedhojë e “Open Balkan” në dallim nga bashkëpunimi bilateral. Nëse do ju duhet të justifikojnë “Open Balkan” si nismë, ata fare mirë mund të vënë në bilancin e marrëdhënieve ekonomike shifra e fakte që rrjedhin nga bashkëpunimi bilateral dhe anasjelltas. Ajo që i ka munguar kësaj nisme, që në themel ka qenë mungesa e transparencës së qeverive dhe institucioneve të tyre përkatëse. Retorika politike ka mbuluar realitetin e një bashkëpunimi ekonomik të premtuar. Projektet kryesore mes dy vendeve janë ato që mbështet Procesi i Berlinit, IPA dhe mekanima të tjerë të para-anëtarësimit, nga të cilat përfitojnë të dyja vendet. Nga “Open Balkan”, si shifra konkrete mund të llogariten vetëm shpenzimet që janë bërë nga palët pritëse të këtij forumi, sa herë ai është mbledhur diku”, shprehet z.Çejku.

Ndërsa ish-Ambasadori Halili jep shembuj konkretë të ndikimit të iniciativës në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, veçanërisht në sektorë si bujqësia dhe turizmi.

“Ministrat e Financave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nënshkruan marrëveshje në fusha të ndryshme, duke përfshirë financat publike, integrimin evropian dhe operatorët e përbashkët ekonomikë.

-Kemi rritjen e përdorimit të porteve shqiptare nga kompanitë maqedonase dhe një fluks turistësh dhe investitorësh të huaj në industrinë turistike të Shqipërisë.

-Iniciativat për uljen e detyrimeve doganore dhe pengesa të tjera kanë rritur ndjeshëm volumin e shkëmbimeve tregtare në bujqësi midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Eksporti i produkteve bujqësore nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është rritur dukshëm, duke treguar potencialin dhe avantazhet e bashkëpunimit në këtë fushë.

– Shqipëria ka përfituar nga reduktimi i varësisë nga importi ndaj produkteve bujqësore nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, duke treguar një bashkëpunim të favorshëm dhe të dobishëm për të gjitha vendet e përfshira.

Këta shembuj konkretë tregojnë se si nisma “Ballkani i Hapur” ka ndikuar dhe përmirësuar marrëdhëniet ekonomike midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, thekson Z.Halili.

Enriko Ceko nënvizon synimet e nismës “Ballkani i Hapur”, të cilat përfshijnë nxitjen e mundësive më të mëdha për tregti, shkëmbime studentore dhe inkurajimin e integrimit në BE midis vendeve anëtare. Megjithatë, ai vë në dukje se disa nga rezultatet e pritshme, të tilla si udhëtimi pa probleme vetëm me një kartë identiteti dhe kursime të konsiderueshme kohe në pikat kufitare, nuk janë realizuar ende.

Edhe pse janë nënshkruar marrëveshje në forume për bashkëpunim ekonomik rajonal, si ai i Shkupit më 29 korrik 2021, në lidhje me lëvizjen e mallrave, aksesin në tregun e punës, bashkëpunimin në mbrojtjen nga fatkeqësitë dhe pranimin e ndërsjellë të diplomave dhe kualifikimeve të punës, zbatimi ka qenë i ngadalshëm.

Pabarazia ekonomike është një tjetër element që shikohet si disavantazh për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kundrejt Serbisë. Në terma ekonomike, kush përfiton më shumë në një treg të përbashkët është një piekpyetje që ka shoqëruar që në zanafillën e saj këtë nismë.

Pabarazia ekonomike shihet si një disavantazh për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në krahasim me Serbinë në një treg të përbashkët. z. Arben Çejku thekson rëndësinë e politikave ekonomike afatgjata të bazuara në parimet e tregut të lirë, bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen për prodhuesit vendas. Ai kritikon mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare, duke theksuar nevojën për politika më të mira për mbrojtjen e tregut të brendshëm.

Nga ana tjetër z. Muhamed Halili pranon se Serbia përfiton më shumë në tregun e përbashkët si ekonomia më e madhe në rajon, por thekson se mund të përfitojnë të gjitha vendet. Ai përmend se edhe Shqipëria ka pasur përfitime, veçanërisht me një rritje të papritur të turizmit, duke tërhequr vizitorë nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Konkluzione

Diskutimet e ekspertëve tregojnë se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është një sfidë komplekse, ku konsensusi dhe mbështetja e të gjitha palëve janë thelbësore për të arritur rezultate të qëndrueshme dhe përfitime reale për qytetarët e rajonit.

Nisma “Ballkani i Hapur” ka ngjallur shpresa dhe skepticizëm që nga fillimi i saj, duke synuar të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht entuziazmit fillestar dhe retorikës politike, nisma u përball me sfida të rëndësishme në arritjen e objektivave të saj.

Ndërsa nisma lehtësoi takimet dhe marrëveshjet e përbashkëta ndërqeveritare midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, efektiviteti i saj në adresimin e pabarazive më të gjera rajonale dhe nxitjen e bashkëpunimit gjithëpërfshirës mbetet i diskutueshëm. Mungesa e konsensusit midis të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, zbulon kompleksitetin dhe tensionet politike brenda rajonit.

Përkrahësit e nismës argumentojnë për potencialin e saj për të përmirësuar lidhjet ekonomike, për të përmirësuar tregtinë dhe për të promovuar stabilitetin rajonal. Megjithatë, kritikët, përfshirë ish-ambasadorin Arben Çejku, theksojnë shtrirjen e kufizuar, mungesën e transparencës dhe dështimin për të marrë mbështetje më të gjerë. Përqendrimi i iniciativës në disa vende të zgjedhura ka ngritur shqetësime për natyrën e saj përjashtuese dhe përputhshmërinë e saj me kornizat ekzistuese rajonale si Procesi i Berlinit.

Eksperti i ekonomisë, z. Enriko Ceko thekson nevojën për një bashkëpunim gjithëpërfshirës të mbështetur nga mbështetja ndërkombëtare për të arritur progres domethënës. Përfitimet ekonomike që rrjedhin nga nisma, si rritja e tregtisë dhe bashkëpunimi në sektorë të veçantë si bujqësia, njihen. Megjithatë, pabarazitë në fuqinë ekonomike midis vendeve pjesëmarrëse, veçanërisht Serbisë, ngrenë pyetje rreth përfitimeve të barabarta nga një treg i përbashkët.

Për më tepër, marrëdhënia ndërmjet nismës dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe organizatave të tjera rajonale si Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) dhe Procesi i Berlinit është thelbësor. Ndërsa BE dhe SEECP kanë shprehur mbështetje të përgjithshme për iniciativat rajonale, duke përfshirë “Ballkanin e Hapur”, ata theksojnë rëndësinë e përfshirjes dhe harmonizimit me përpjekjet më të gjera të integrimit rajonal. Fokusi i fundit në Procesin e Berlinit tregon një ndryshim në prioritetet për disa palë të interesuara, duke sinjalizuar nevojën për koherencë dhe sinergji midis kornizave të ndryshme rajonale.

“Ballkani i Hapur”, ose siç thuhet tani “Trilateral Ballkanik”, përfaqëson një bashkëpunim të reduktuar midis disa vendeve të rajonit. Nëse fillimisht mund të ketë pasur një synim për të krijuar një platformë më të gjerë bashkëpunimi rajonal, duket se ky synim është ulur ose ka ndryshuar në rrugën e zhvillimit të projektit.

Si përfundim, nisma “Ballkani i Hapur” ka ndezur dialogun dhe bashkëpunimin, por përballet me sfida të rëndësishme në realizimin e synimeve të saj ambicioze.

Duke parë përpara, e ardhmja e nismës “Ballkani i Hapur” mbetet e pasigurt mes deklaratave kontradiktore të liderëve rajonalë dhe rishfaqjes së Procesit të Berlinit. Komunikimi i qartë, koordinimi dhe përafrimi me BE-në dhe kornizat ndërkombëtare konsiderohen thelbësore për avancimin e stabilitetit dhe zhvillimit rajonal.

*Ky artikull u publikua në kuadër të Projektit Rajonal të shkëmbimit të gazetarëve të Ballkanit Perëndimor mbështetur nga BIRN.

Publikuar në Gazetën KOHA.mk

/Argumentum.al

Related- Posts

Bota

G7 mbështet vetëmbrojtjen e Izraelit, kundërshton armatosjen e Iranit me armë bërthamore

17 Qershor, 2025
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025
Uncategorized

“Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do bëjnë marrëveshje, së shpejti do kemi paqe!

15 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump: SHBA-ja nuk do ta vrasë Khamenein tani për tani

17 Qershor, 2025

Draftraporti i KE për Shqipërinë: SPAK, rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit

17 Qershor, 2025
Chinese flag in beijing tiananmen square

Kina rreth konfliktit Izrael-Iran: Trump “po i hedh benzinë ​​zjarrit”

17 Qershor, 2025

Bisedimet Kinë-SHBA shënojnë një hap konstruktiv drejt stabilizimit ekonomik

17 Qershor, 2025

“Tetë Pikat” që ndryshuan qeverisjen në Kinë/ PKK fillon fushatë për forcimin e disiplinës në radhët e saj

17 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.