• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë nga shpërbërja e Jugosllavisë deri sot

3 Gusht, 2024
in JO VETEM LAJM, MALI I ZI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrtarë të lartë malazezë dhe një deputet, gjë që solli marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje në nivelin më të ulët diplomatik në vitet e fundit.

Që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, këto marrëdhënie kanë kaluar nëpër faza të ndryshme, nga pjesëmarrja e Malit të Zi në agresionin kundër Dubrovnikut të Kroacisë e deri te normalizimi i tyre.

Nga ajo periudhë mbetën të hapura pyetjet për: kufirin në Prevlakë, krimet në kampin e Morinjit, pronësinë e anijes “Jadran”… të cilat morën rëndësi vitet e fundit pas ndryshimit të Qeverisë në Mal të Zi në vitin 2020.

Në zgjedhjet e mbajtura këtë vit, u zëvendësua qeveria tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviqit, me të cilin Zagrebi zyrtar kishte marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike.

Disa lëvizje të shumicës së re parlamentare, të udhëhequra nga partitë pro-serbe, si miratimi i rezolutës për gjenocidin në Jasenovac, çuan në ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Të dyja vendet sot janë anëtare të NATO-s. Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2013 dhe Mali i Zi është vend kandidat.

Që nga viti 2000, ka pasur disa vizita shtetërore të nivelit të lartë dhe Kroacia i ka dhënë Malit të Zi përkthimet e rregulloreve të gjera evropiane të nevojshme në procesin e pranimit.

Çfarë i ka karakterizuar marrëdhëniet Kroaci-Mali i Zi që nga lufta?

• Sulmi në Dubrovnik filloi më 1 tetor 1991. Ai u krye nga forcat e atëhershme të Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) me pjesëmarrjen e rezervistëve malazezë të komanduar nga gjenerali Pavle Strugar. Pësoi edhe Qyteti i Vjetër i Dubrovnikut, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Rrethimi zgjati deri në maj të vitit 1992. U vranë 116 civilë, 194 mbrojtës kroatë dhe 165 anëtarë të JNA-së nga Mali i Zi. 33.000 civilë u zhvendosën dhe më shumë se 2.000 ndërtesa banimi u shkatërruan. Në kohën e sulmit, në pushtet në Mal të Zi ishte DPS-ja. Në atë kohë president ishte Momir Bullatoviq, kurse kryeministër Milo Gjukanoviq.

Tymi dhe zjarri në qytetin kroat të Dubrovnikut, pas bombardimit të JNA-së më 12 nëntor 1991. Qyteti i vjetër i Dubrovnikut është nën mbrojtjen e UNESCO-s që nga viti 1979.
Tymi dhe zjarri në qytetin kroat të Dubrovnikut, pas bombardimit të JNA-së më 12 nëntor 1991. Qyteti i vjetër i Dubrovnikut është nën mbrojtjen e UNESCO-s që nga viti 1979.

• Falje për vuajtjet dhe humbjet që i shkaktuan Kroacisë ushtarët malazezë, veçanërisht në zonën e Dubrovnikut, dërgoi Milo Gjukanoviq në vitin 2000 si kryeministër i Malit të Zi. Vlerësohet se rreth 7.000 rezervistë malazezë morën pjesë në sulmin në Dubrovnik. Deri më sot, Mali i Zi nuk ka nisur asnjë procedim penal për krime lufte në zonën e Dubrovnikut, dhe as ndonjë nga zyrtarët malazezë në atë kohë nuk është ndjekur penalisht për atë sulm.

Milo Gjukanoviq, ish-president i Malit të Zi.
Milo Gjukanoviq, ish-president i Malit të Zi.

• Gjenerali Pavle Strugar dhe zëvendësadmirali Miodrag Jokiq u dënuan për krime lufte të kryera gjatë rrethimit të Dubrovnikut para Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Strugari u dënua me tetë vjet burgim për rolin e tij në bombardimin e qytetit, i cili shkelte ligjet dhe zakonet e luftës, dhe Jokiq, komandant i Sektorit Ushtarak dhe Detar të Bokës, me shtatë vjet. Para Tribunalit u akuzua edhe admirali Milan Zec, i cili u shpall i pafajshëm për mungesë provash.

Kampi Morinj afër Kotorrit, foto nga dokumentari Kampi Morinj, me autor Marko Stojanoviq.
Kampi Morinj afër Kotorrit, foto nga dokumentari Kampi Morinj, me autor Marko Stojanoviq.

• Kampi Morinj, afër Kotorrit, u formua nga Mali i Zi gjatë rrethimit të Dubrovnikut. Aty u sollën edhe të burgosur të torturuar, kryesisht me kombësi kroate, nga rajoni i Dubrovnikut. Katër persona – një oficer rezervë, një polic ushtarak, një kuzhinier dhe një roje – u dënuan me gjithsej 12 vjet burgim për abuzim të të burgosurve me vendim të Gjykatës së Apelit të Malit të Zi nga viti 2014. Ky ishte vendimi i parë përfundimtar për krimet e luftës i shpallur nga një gjykatë në Mal të Zi. Përveç kësaj, një vendim gjykate urdhëroi Malin e Zi të paguajë 319.000 euro kompensim për 13 shtetas kroatë që ishin të burgosur në kamp.

Pllakë përkujtimore në vendin e ish-kampit Morinj, afër Kotorrit, më 20 tetor 2022.
Pllakë përkujtimore në vendin e ish-kampit Morinj, afër Kotorrit, më 20 tetor 2022.

• Pllaka përkujtimore, kushtuar të burgosurve kroatë në kampin Morinj, u zbulua në tetor të vitit 2022 nga dy ministrat malazezë, Ranko Krivokapiq dhe Rashko Konjeviq, në prani të kolegëve të tyre kroatë, ministrave Gordan Grliq Radman dhe Tom Medved. Menjëherë pas vendosjes së memorialit, kryeministri i atëhershëm malazez, Dritan Abazoviq, akuzoi ministrat, me të cilët tashmë kishte marrëdhënie të dëmtuara, se e kishin ngritur pllakën pa dijeninë e Qeverisë. Ai i akuzoi ata si përgjegjës për mbishkrimin në pllakë, e cila, siç gjykoi ai, amnistonte autoritetet e atëhershme të DPS-së malazeze për pjesëmarrjen në sulmin në Dubrovnik dhe ngritjen e kampit Morinj. Edhe pse Abazoviq premtoi të hiqte ose zëvendësonte pllakën me një mbishkrim adekuat, pllaka origjinale përkujtimore është sot në ndërtesën e ish-kampit Morinj, afër Kotorrit.

• Çështja e kompensimit për të burgosurit e kampit dhe nevoja për të ndjekur penalisht krimet e luftës për Kroacinë është ende një çështje e hapur në marrëdhëniet me Malin e Zi, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në qershor 2023, gjatë një vizite në Podgoricë. Ai theksoi, gjithashtu, domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së 14 kroatëve të zhdukur nga ajo periudhë lufte.

Kufiri i diskutueshëm midis Malit të Zi dhe Kroacisë në gadishullin Prevlaka, afër Herceg Novit.
Kufiri i diskutueshëm midis Malit të Zi dhe Kroacisë në gadishullin Prevlaka, afër Herceg Novit.

• Çështja e kufirit të dy shteteve në Prevlakë mbeti e pazgjidhur. Pas konflikteve të luftës, Prevlaka, e cila ndodhet në hyrje të Gjirit të Kotorrit, u mor nga vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Në atë kohë, Protokolli për Regjimin e Përkohshëm Kufitar përcaktoi se Kroacia ka pjesën tokësore të gadishullit dhe brezin detar në hyrje të Bokës, ndërsa pjesa e zonës ujore përgjatë bregut të majtë të gadishullit u deklarua “det i askujt”. Ky status është ende në fuqi edhe sot, edhe pse qeveritë e të dyja vendeve filluan të kërkojnë një zgjidhje të përhershme që në vitin 2008. Është formuar edhe Komisioni për Demarkacionin, i cili nuk është takuar që nga viti 2015. Komisioni Evropian, në raportin e fundit për Malin e Zi, tha se nuk ka progres në procesin e demarkacionit me Kroacinë. Për Kroacinë, deti është një objekt i mundshëm mosmarrëveshjeje, dhe për Malin e Zi, kufiri është si në det ashtu edhe në tokë.

Anija shkollore "Jadran".
Anija shkollore “Jadran”.

• Anija shkollore “Jadran”, e ankoruar në Tivat, është çështja për të cilën Kroacia i dërgoi të paktën dy herë një notë proteste Malit të Zi. Hera e parë më 2018 dhe e fundit në gushtin e 2023-tës me rastin e 90-vjetorit të anijes. Mosmarrëveshja mes dy vendeve për pronësinë e anijes kulmoi në janar të këtij viti, kur u anulua takimi i ministrave të Mbrojtjes të të dyja vendeve, të cilët më herët kishin shkëmbyer replika të mprehta për temën se kujt i përket anija. Deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, “Jadran” ishte në pronësi të Marinës së JNA-së me një bazë në Split. Pas luftës, u ra dakord që prona e përbashkët e Jugosllavisë mund të konsiderohet pronë e republikës në territorin e së cilës ndodhej në kohën e shpërthimit të konfliktit. Dhe, anija “Jadran” ishte në Tivat në vitin 1991 për riparim. Kështu, ajo mbeti në zotërim të Malit të Zi, të cilin Kroacia e kundërshton sepse porti i tij i origjinës ishte Spliti.

• Në tetor të vitit 2023, Kroacia i dërgoi një notë proteste Malit të Zi, për shkak të shfaqjes së “figurave të famshme nga historia kroate” në billborde që promovonin identitetin serb përpara regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi. Në billborde ishin fotot e shkencëtarëve Rugjer Boshkoviq dhe Baltazar Bogishiq. Duke dënuar ashpër fushatën, Kroacia deklaroi se ajo ishte “një përpjekje për t’ia atribuar trashëgiminë historike dhe kulturore të Kroacisë dhe popullit kroat kulturës serbe”.

• Edhe për Kroacinë e kontestuar është çështja e emrit të pishinës së Kotorrit. Në vitin 2021, pas rindërtimit, pishina mori emrin e Zoran Xhimi Gopçeviq, i cili ishte një nga vaterpolistët më të mirë në Mal të Zi, por edhe roje në kampin Morinj ku kroatët u torturuan dhe u kapën gjatë rrethimit të Dubrovnikut. Kroacia e dënoi atë në atë kohë, por vetëm më 15 korrik të këtij viti u rekomandoi klubeve të saj të vaterpolos që të mos luajnë në atë pishinë derisa t’i ndryshohet emri.

Andrija Mandiq, Milan Knezheviq dhe Aleksa Beçiq.
Andrija Mandiq, Milan Knezheviq dhe Aleksa Beçiq.

• Më 25 korrik, Kroacia shpalli persona non grata kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq, deputetin Milan Knezheviq dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiq. Mandiq dhe Knezheviq janë liderë të partive të shpërbëra të Frontit Demokratik pro-rus dhe pro-serb (DF) që iniciuan miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Jasenovac. Rezoluta u miratua nga Parlamenti i Malit të Zi më 28 qershor, megjithëse Kroacia reagoi ndaj njoftimit të miratimit me një notë proteste për Malin e Zi një muaj më parë.

Kroacia e konsideron rezolutën një instrumentalizim të një krimi 80-vjeçar që ndodhi në territorin e saj. Kroacia deklaroi se ata janë shpallur të padëshirueshëm për shkak të shkeljes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe keqpërdorimit të vazhdueshëm të atij shteti për qëllime të brendshme politike./REL

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Gjendje lufte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

17 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Analisti Gabriel Partos analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. 

17 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Policia: Janë identifikuar disa llogari në rrjetet sociale që bëjnë thirrje për dhunë dhe akte ekstremiste

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Arqipeshkëvi i Shkodrës, mesazh Ramës: “Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës”

17 Tetor, 2026

Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

17 Tetor, 2026

Gjendje lufte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

17 Tetor, 2026

Analisti Gabriel Partos analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. 

17 Tetor, 2026

Dita e pestë e protestës, përshkallëzohet dhuna në Tiranë, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

17 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.