• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

“Transparent Albania”, platforma që promovon llogaridhënien dhe ofron informacion të qartë mbi punën e qeverisë

13 Dhjetor, 2024
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Ndërtimi i besimit – Rruga e Shqipërisë në BE drejt qeverisjes transparente.” – ishte eventi i organizuar sot, në kuadër të javës së Integritetit, ku u bë prezantimi i platformës “Transparent Albania”, një portë unike për akses të shpejtë dhe të lehtë në informacion, që vendos transparencën buxhetore si prioritet.

Kryeministri Rama e cilësoi platformën e transparencës si “një urë të re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe një gjerësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë”.

“Kemi rastet kur fluksi i të pavërtetave, fluksi i gjysmë të vërtetave që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, fluksi i dezinformimit të qëllimshëm apo të paqëllimshëm dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacioneve të paverifikuara vetëm rriten. Është një fenomen global nga i cili ne nuk bëjmë asnjë dallim”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se aktualisht platforma është hedhur për konsultim publik dhe ende nuk është një mekanizëm përfundimtar.

“Ky element aktualisht nuk është ende në platformë. Është një element i dobishëm dhe madje i domosdoshëm që ka të bëjë me çështje të aktualitetit, të cilat zënë një vend të caktuar në debatin publik, lidhur me shpenzimet, prokurimet, lidhur me partneritete publike e private, lidhur me qasjen e një institucioni apo një tjetri ndaj një veprimtarie të caktuar dhe që hedhin dyshime apo krijojnë shqetësim”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “është e udhës që institucioni përkatës të shprehet në mënyrë transparente dhe t’i japë publikut mundësinë që teksa ndjek një debat të caktuar mes palësh, të ketë edhe versionin e institucionit”.

“Për shkak të shpejtësisë së madhe që ka sot bota e informacionit nga njëra anë, rëndom nuk kërkohet nga burimet e informacionit, pra media nuk e kërkon opinionin zyrtar lidhur me një çështje. Edhe më keq se kaq, nga ana tjetër vetë institucionet nuk e bëjnë. Por kjo është shumë e rëndësishme për t’u bërë, sepse vendosja përballë e opinioneve të ndryshme që lidhen me interesa të natyrave të ndryshme politike, ekonomike etj. është pjesë e pandashme e debatit politik”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se detyrimi për t’i dhënë opinionit publik versionin zyrtar është një detyrim i vetë institucionit të përfshirë në debat, pavarësisht pastaj se si dhe sa përdoret ky version nga burimet e informacionit.

Duke pasur parasysh edhe shkallën e lartë të digjitalizimit të qeverisjes, apo sistemin e bashkëqeverisjes, Rama u shpreh se ekziston një bazë më shumë se sa e mjaftueshme për të pretenduar që “Transparent Albania” të bëhet pasqyra kuptimplotë dhe e prekshme nga çdokush e një Shqipërie që të meritojë plotësisht anëtarësimin në BE.

“Jam i bindur se do të duhet punë ekstra, në radhë të parë në mendjen e të gjithë atyre që do të kenë detyrimin shtetëror institucional që t’i japin jetë përditë kësaj platforme. Jam i bindur se do të ketë mësime për të marrë dhe boshllëqe për të përmbushur, apo të meta për të korrigjuar rrugës, por nuk kam asnjë dyshim që me daljen përfundimtare në jetën publike të platformës, pasi të përmbushet kjo fazë konsultimi, ne do të jemi në një nivel tërësisht të ri të transparencës, llogaridhënies dhe të cilësisë së marrëdhënies së shtetit me publikun dhe të institucioneve me qytetarin”, tha Rama.

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama

Më lejoni që të kem kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të mirë që sapo kemi marrë që Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i World Law Congress një forum botëror me një reputacion të jashtëzakonshëm dhe me një prestigj të jashtëzakonshëm, ku zgjedhja e vendit mikpritës është padiskutim, jo thjeshtë pjesë e nevojës për të patur një infrastrukturë mikpritje të denjë, por lidhet me çfarë vendi mikpritës përfaqëson në aspektin përmbajtësor të këtij forumi dhe zgjedhja e Shqipërisë si një ndër kandidatët për të marrë mikpritjen e World Law Congress lidhet padiskutim me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë dhe me vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje që Shqipëria ka bërë në këtë dekadë në drejtim të shtetit të së drejtës.

Unë jam shumë shpresëplotë që ne nuk jemi thjesht një vend kandidat, por që do të jemi vendi mikpritës i World Law Congress vitin e ardhshëm.

Sot kemi ardhur për të ndarë me publikun një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt Shqipërisë 2030 dhe faktikisht një hap që lidhet edhe me angazhimet e marra nga Shqipëria në kuadrin e planit të ri të rritjes së Bashkimit Europian dhe nuk bëhet fjalë për një faqe të re ose një  faqe më shumë në internet për informimin publik, por bëhet fjalë për një instrument të ri, bëhet fjalë për një platformë të re, bëhet fjalë për një urë të re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe një gjerësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë.

Është një platformë e cila padiskutim shkon në përputhje me ambicien tonë për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë europian në aspektin e standardeve të një shteti europian të së drejtës dhe është nga ana tjetër një mundësi e re për të krijuar një bazë shumë më të gjerë informacioni në kohë reale edhe për të gjithë punonjësit e informacionit, domethënë, për të gjitha mediat.

Besoj që është një platformë, e cila ka edhe një vlerë të vetën të veçantë në kohën që jetojmë ku fluksi i të pavërtetave, fluksi i gjysmë të vërtetave që janë dhe gënjeshtrat më të mëdha, fluksi i dezinformimit të qëllimshëm apo të paqëllimshëm dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacioneve të paverifikuara vetëm rriten. Është një fenomen global nga i cili ne nuk bëjmë asnjë dallim.

Kjo është një platformë që do t’i mundësojë të gjithëve të ndjekin në kohë reale shpenzimet e qeverisë shqiptare që do të thotë të dinë në kohë reale sesa të ardhura shpenzohen dhe për çfarë shpenzohen. Besoj që është një platformë, e cila do të rrisë edhe shkallën e përgjegjësisë së vetë institucioneve qendrore dhe të gjithë sistemit të pushtetit ekzekutiv sepse përballja dhe ekspozimi do të jetë shumë i lartë, që do të thotë që edhe nevoja për të performuar në kohë reale shumë më mirë do të jetë e vetvetishme për të gjithë institucionet.

Tjetra që është një risi dhe një sfidë e kësaj platforme është përditësimi i saj në kohë reale. Duke marrë parasysh volumin e informacionit që duhet përditësuar dhe duke marrë parasysh që edhe pse, siç e tha Komisioneri, janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, prapë se prapë administrata nuk e ka instinktin e shpejtësisë në këtë aspekt.

Kjo do të jetë një sfidë e vërtetë, por me siguri që hap pas hapi ne do t’ia dalim që ta kthejmë përditësimin e çdo informacioni në një rutinë.

Tjetra që është një risi shumë e rëndësishme e platformës është interaktiviteti i saj që do të thotë që, nëse sot apo deri sot, një qytetar apo një përfaqësues i medias i drejtohet një institucioni të caktuar dhe nuk merr përgjigje në kohë, pastaj i drejtohet Komisionerit, Komisioneri i drejtohet institucionit.

Në 70% të rasteve, përgjigja jepet në sekondë që do të thotë që bëhet fjalë për vonesa tërësisht të palidhura me asnjë qëllim, por thjesht të lidhura me atë që thashë pak më parë, me nënvlerësimin apo me mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale, që të përgjigjet në afat. Ndërkohë që 30% i mos përgjigjeve të tjera është pak më kompleks. Me platformën, çdonjëri që i drejtohet cilido institucion me një kërkesë për të marrë një informacion do të mund të ndjekë vetë në kohë reale statusin e kërkesës dhe nga ana tjetër, platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies  së afatit dhe kështu vendos përpara përgjegjësisë këdo në atë institucion që është zyra apo institucioni që duhet të përgjigjët por nga ana tjetër, i jep institucionit dhe i jep lidershipit në institucion, sekretarit të përgjithshëm, zyrës së sekretarit të përgjithshëm apo zyrës së ministrit apo zyrës së drejtuesit të cilitdo institucion pasqyrën e performancës në raport me këtë detyrim parësor dhe elementar të ekzekutivit ndaj qytetarit. Dhe kështu besoj, ky element i transparencës që ka të bëjë me procesimin brenda sistemit të qeverisjes të çdo kërkese do të ndihmojë në rritjen e shkalles së përgjegjësisë dhe të ndjenjës së detyrimit për t’u përgjigjur dhe për të mos u vendosur përballë një pasqyre ku faktikisht vihet në dyshim aftësia apo motivimi yt për t kryer detyrën, që mund të pasohet pastaj dhe me sanksione përkatëse sipas ligjit të administratës.

Një tjetër element që platforma do të ketë dhe për të cilin kemi diskutuar gjerë e gjatë, sepse dua ta theksoj diçka që Adea e tha nëpër rreshta pak a shumë, që edhe vetë publikimi i kësaj platforme, është publikim për konsultim, nuk është platformë që ne e konsiderojmë përfundimtare dhe një mekanizëm që ne e konsiderojmë të padiskutueshëm, sepse dëshirojmë të marrim opinione dhe sugjerime dhe ide nga cilido dhe cilado që është i/e interesuar për tu përfshirë në përmirësimin e platformës dhe ky element për të cilin po flas, aktualisht nuk është ende në platformë, por është një element që besoj është i dobishëm dhe madje për mua, i domosdoshëm që ka të bëjë me çështje të aktualiteti të cilat zënë një vend të caktuar në debatin publik, lidhur me shpenzimet, lidhur me prokurimet, lidhur me partneritetet publike-private, lidhur me qasjen e një institucioni apo një institucioni tjetër ndaj një veprimtarie të caktuar dhe që hedhin dyshime apo që krijojnë shqetësim.

 Atëherë, besoj që është e udhës që institucioni përkatës të shprehet në mënyrë transparente dhe t’i japë publikut mundësinë që teksa dëgjon dhe ndjek një debat të caktuar midis palësh, të ketë edhe versionin që është version i institucionit, gjë që për shkak të shpejtësisë së madhe që ka sot bota e informacionit, nga njëra anë rëndom nuk kërkohet nga burimet e informacionit, pra media nuk e kërkon opinionin zyrtar lidhur me një çështje, por edhe më keq se kaq nga ana tjetër, vetë institucionet nuk e bëjnë. Po kjo është shumë e rëndësishme për tu bërë sepse vendosja përballë e opinioneve të ndryshme që lidhen me interesa të ndryshme, politike, ekonomike etj, është pjesë e pandashme e debatit demokratik, por ama detyrimi për t’ i dhënë opinionit publik versionin zyrtar, është në radhë të parë një detyrim i vetë institucionit të përfshirë në debat pavarësisht pastaj se si përdoret ky version dhe sa përdoret ky version nga burimet e informacionit.

Unë besoj që duke pasur parasysh edhe shkallën e lartë të digjitalizimit të qeverisjes që ne e kemi arritur dhe duke patur parasysh edhe çfarë kemi bërë deri më sot me sistemin e bashkëqeverisjes dhe duke patur parasysh edhe çfarë ka bërë deri më sot zyra e Komisionerit, kemi një bazë më shumë sesa të mjaftueshme për të pretenduar që “Transparent Albania” të bëhet pasqyra kuptimplotë dhe e prekshme nga çdokush e një Shqipërie që të meritojë plotësisht anëtarësimin në BE dhe jam i bindur që do të duhet punë ekstra, në radhë të parë në mendjen e të gjithë atyre që do të kenë detyrimin shtetëror, institucional që t’i japin jetë përditë kësaj platforme, jam i bindur që do të ketë mësime për të marrë dhe boshllëqe për të përmbushur apo të meta për t’u korrigjuar rrugës, por nuk kam asnjë dyshim që me daljen përfundimtare në jetën publike të platformës pasi të përmbushet kjo fazë konsultimi dhe kur gjithë ekipet që janë pas ekranit të jenë plotësisht të përgatitur për t’iu përgjigjur të gjitha atyre dritareve që do të ketë platforma përfundimtare, ne do të jemi në një nivel tërësisht të ri të transparencës, në një nivel tërësisht të ri të llogaridhënies, në një nivel tërësisht të ri të cilësisë së marrëdhënies së shtetit me publikun dhe të institucioneve me qytetarin dhe ma ha mendja që ky nivel i ri, në këtë aspekt do të krijojë një energji të re dhe do të jetë një shtysë e re për të përmirësuar perfomancën e të gjitha institucioneve.

Dua të falënderoj Adean në mënyrë të posaçme që siç e pohon pa dyshim ambasadori BE, është një garanci për ne dhe dua të falënderoj edhe të gjithë skuadrën që ka punuar për këtë risi në këndvështrimin tim shumë të rëndësishme për vendin tonë; dua të falënderoj Komisionerin dhe zyrën e tij që me pak njerëz dhe me mbështetje të pamjaftueshme financiare nga qeveria, bën një punë që jo nga qeveria, por nga vetë Komisioni Evropian konsiderohet shumë e mirë, dhe përshtypja ime është se pikërisht pse janë pak njerëz dhe se nuk kanë fonde mjaftueshëm, edhe puna është kaq e mirë se kam frikë se po të kenë më shumë njerëz dhe më shumë fonde, do bjerë vigjilenca dhe do fillojë loja e lënies së fajit njëri tjetrit, kurse kështu janë aq pak sa s’kanë kujt t’ia lënë fajin dhe bëjnë punë shumë të mira. Kështu që, shumë faleminderit edhe urime për drejtoren e cila është zgjedhur në atë dhjetëshen e Këshillit të Europës dhe është një tjetër ngjarje shumë pozitive për administratën shqiptare sepse së fundmi po shohim me shumë kënaqësi që edhe administrata shqiptare përmes përfaqësuesve të denjë të saj, po i kalon kufijtë e Shqipërisë në aspektin e vlerësimit dhe patjetër dua të falënderoj edhe gjithë të tjerët që janë këtu të pranishëm që me shumë qetësi duruan dhe një tjetër fjalim të gjatë timin.

Faleminderit BE! Faleminderit dhe ambasadores së Francës e cila na ndjek në të gjitha veprimtaritë tona, që na jep një kënaqësi të veçantë. Edhe patjetër faleminderit njeriut më të rëndësishëm në këtë sallë, që edhe nga emri kuptohet pse, Avokates së Popullit, që është këtu e gjitha veshur me të kuqe dhe na ndihmon që të arrijmë në horizontin tërësisht blu.

Shumë faleminderit!

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Në kryeqytet vazhdon për të 15-ën ditë protesta kundër qeverisë

14 Qershor, 2026
POLITIKË

Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

14 Qershor, 2026
Kryesore

Tirana në marshim: “të munduarit” kundër perandorisë së Edi Ramës

14 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)

Trump këmbëngul se marrëveshja e paqes në Lindjen e Mesme është “vetëm pak orë larg”, fajëson Izraelin për vonesën

14 Qershor, 2026

National Geographic: Sazani, ishulli shqiptar për të cilin janë përplasur perandoritë për mijëra vjet

14 Qershor, 2026

Në kryeqytet vazhdon për të 15-ën ditë protesta kundër qeverisë

14 Qershor, 2026

Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

14 Qershor, 2026

Pse mediet në Kosovë heshtin për protestën e rinisë në Tiranë?!

14 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.