• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Përse ka vetëm këmbana lufte? – Ukraina dhe dilemat e Evropës

17 Mars, 2025
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Marsela Musabelliu  

Drejtore Ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit(AIGS))

Lufta në Ukrainë ka tronditur themelet e sigurisë në Evropë dhe ka ngjallur debate të forta mbi rolin e kontinentit në skenën ndërkombëtare. Përballë një konflikti që duket se drejtohet kryesisht nga interesat miliardash, Evropa gjen veten në një pozitë të pasigurt dhe të dobësuar, pa një strategji të qartë ose drejtim të fortë politik. Kjo situatë ka nxjerrë në pah pyetje kritike në lidhje me autonominë e Evropës, kapacitetin e saj për të udhëhequr në mënyrë të pavarur dhe për të afirmuar vlerat e saj të paqes dhe bashkëpunimit. Me ardhjen e Donald Trump në pushtet, shumë dinamika globale kanë ndryshuar, ose kështu të paktën duket! Debatet në Bashkimin Evropian theksojnë nevojën për një qasje të re dhe të pavarur ndaj konfliktit dhe sfidave globale, duke promovuar një politikë të jashtme që i jep përparësi dialogut dhe ndërtimit të paqes, në vend të militarizmit dhe varësisë.

Ukraina si simbol i një mendësie të rrezikshme

Lufta në Ukrainë është bërë një nga krizat më të mëdha gjeopolitike të shekullit të 21-të. Përderisa konflikti shpesh përshkruhet si një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë, është gjithnjë e më e qartë se dinamika shtrihet shumë përtej këtyre dy kombeve. Ajo ka ekspozuar ndarje të thella brenda komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me rolet e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Ndërsa konflikti shpaloset në tokën evropiane, kontinenti e gjen veten në një pozitë të pasigurt, duke u përballur me identitetin, aleancat dhe të ardhmen e tij.

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës/Foto nga VCG

Një nga vëzhgimet më të habitshme është se lufta duket se drejtohet kryesisht nga iniciativat amerikane, ku Evropa luan një rol dytësor në vendimmarrje. Kjo ngre pyetje të rëndësishme aftësinë për të formësuar fatin e saj. Për dekada, Evropa është mbështetur tek Shtetet e Bashkuara për siguri dhe udhëheqje. Megjithatë, lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah rreziqet e kësaj varësie. Ndërsa SHBA-ja ka marrë një qëndrim proaktiv në Ukrainë, Evropa shpesh është lënë mënjanë, pavarësisht se ka mbartur peshën kryesore të pasojave të konfliktit. Ky çekuilibër e ka lënë Evropën në një pozitë të vështirë, të pasigurt për drejtimin e saj dhe duke luftuar për të ngritur zërin e saj në skenën globale.

Mjafton të shohim Parlamentin Evropian, ku fokusi dërrmues te lufta dhe përdorimi i forcës si zgjidhje janë rendi i ditës. Kjo linjë është në kontrast të plotë me parimet dhe normat ndërkombëtare ku dialogu, diplomacia dhe zgjidhja paqësore e konflikteve duhet të kenë prioritet. Diskursi aktual në Parlamentin Evropian është shqetësues, pasi duket se e anashkalon rëndësinë e këtyre vlerave. Ndërsa mbështetja ushtarake për Ukrainën është padyshim e nevojshme në afat të shkurtër, ajo nuk mund të jetë fokusi i vetëm. Një zgjidhje e qëndrueshme e konfliktit do të kërkojë një përkushtim ndaj diplomacisë, diçka që duket se i mungon bisedës aktuale.

Lufta në Ukrainë ka ekspozuar gjithashtu brishtësinë e paqes në Evropë. Për dekada, kontinenti gëzonte stabilitet relativ, kryesisht falë rendit të pas Luftës së Dytë Botërore dhe përpjekjeve të institucioneve si Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Megjithatë, konflikti i Ukrainës e ka shkatërruar këtë ndjenjë sigurie, duke na kujtuar se paqja nuk është diçka që ekziston pa limit, por diçka që duhet të ushqehet dhe të mbrohet në mënyrë aktive. Ky realizim kërkon një rimendim themelor se si i qasemi doktrinave të konfliktit dhe paqes.  Duhet  shkuar përtej fokusit të ngushtë në zgjidhjet ushtarake dhe të përqafojmë një qasje që trajton shkaqet rrënjësore të konfliktit, promovon dialogun dhe nxit pajtimin.

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës/Foto nga VCG

Bashkimi Evropian, e ka shfaqur vetën ndër dekada si një kampion bashkëpunimi dhe ka një rol unik për të luajtur në këtë drejtim. BE duhet të marrë një rol më aktiv në nxitjen e paqes, jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë kontinentin. Kjo do të kërkojë një ndryshim në mentalitet, nga shikimi i paqes si mungesë e luftës në shikimin e saj si një proces proaktiv dhe të vazhdueshëm.

Bashkimi Evropian duhet të ngrihet në këmbë dhe të udhëheqë me shembull, duke demonstruar se paqja nuk është vetëm e mundur, por edhe e arritshme përmes dialogut. Lufta në Ukrainë ka ekspozuar të meta të thella në sistemin ndërkombëtar dhe ka nxjerrë në pah nevojën për një qasje të re për zgjidhjen e konflikteve. Evropa, si viktimë dhe si udhëheqëse e mundshme në këtë krizë, ka një rol kritik për të luajtur. Ky konflikt po zhvillohet në tokën evropiane, duke e vendosur Evropën në një pozitë shumë të vështirë dhe të rrezikshme. Mungon një strategji e qartë ose drejtim.

Jeffrey Sachs në Parlamentin Evropian:  Gjeopolitika e Paqes 

Jeffrey Sachs është një ekonomist, profesor dhe këshilltar i liderëve botërorë i njohur globalisht, për ekspertizën e tij në zhvillimin e qëndrueshëm dhe reformën ekonomike dhe politike. I lindur në vitin 1954, ai ka këshilluar qeveritë anembanë globit, duke përfshirë Amerikën Latine, Evropën Lindore dhe Afrikë, duke ndihmuar në trajtimin e hiperinflacionit, krizave të borxhit dhe varfërisë.

Në fund të shkurtit 2025, Sachs mban një fjalim në Parlamentin Evropian, dhe prej shumë analistëve është cilësuar si një nga më të rëndësishmit që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ka gjetur jehonë të thellë te audiencat në të gjithë botën. Duke analizuar përtej zhurmës së propagandës dhe ndarjeve ideologjike ai paraqiti një analizë të nuancuar të skenës aktuale gjeopolitike, e rrënjosur në dekada përvoje dhe një kuptim të thellë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Një nga aspektet më të mprehta të fjalimit të Sachs ishte përkushtimi i tij i patundur për paqen.

Ekonomisti prof. Jeffrey Sachs/CGTN

Fjalimi i Sachs nuk ishte thjesht një kritikë e politikave aktuale, por edhe një thirrje për veprim. Ai i bëri thirrje udhëheqësve evropianë të adoptojnë një qasje më të pavarur dhe parimore ndaj politikës së jashtme, që të prioritizojë paqen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin dhe ndarjen. Aftësia e tij për të kombinuar njohuri historike, rigorozitet intelektual dhe qartësi morale e ka bërë atë një nga zërat më ndikues të kohës sonë.

Sachs shpreh në Strazburg se Shtetet e Bashkuara kanë qenë një forcë drejtuese dhe shkaktuese e luftërave në mbarë botën për më shumë se 30 vjet, dhe Evropa ka paguar një çmim të lartë për këtë. Kontinenti evropian nuk ka pasur një politikë të jashtme të qartë gjatë kësaj periudhe. Në vend të kësaj, ka ndjekur me bindje udhëzimet e SHBA-së, pa patur një zë të pavarur, unitet, apo interesat e veta.  Ka pasur momente kur Evropa ka treguar pak kundërshtim. Një shembull i rëndësishëm ishte në vitin 2003, kur Franca dhe Gjermania kundërshtuan luftën e Irakut, duke refuzuar të mbështesnin SHBA-në për të anashkaluar Këshillin e Sigurisë të OKB-së.

Sachs ka qenë personalisht në shumë tavolina të rëndsishme negociatash dhe shprehet se në fillim të luftës në Ukrainë, Presidenti Zelensky deklaroi se vendi ishte gati për neutralitet, duke e bërë të mundur një marrëveshje paqeje me Rusinë. Negociatat u zhvilluan në pranverën e vitit 2022, me ndërmjetësimin e Turqisë. Rusia miratoi një dokument që Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e prezantoi, dhe negociatorët kryesorë nga të dy palët po shkonin drejt një marrëveshjeje. Megjithatë, Ukraina vendosi të tërhiqet papritur nga këto negociata. Sipas Sachs, arsyeja kryesore për këtë vendim ishte presioni nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, me Boris Johnson që udhëtoi në Kiev për të forcuar mesazhin se Ukraina duhej të vazhdonte luftën, pasi në rrezik nuk ishte vetëm Ukraina, por “hegjemonia e Perëndimit,”  kjo e shprehur në dokumenta. Pasi Shtetet e Bashkuara këshilluan Ukrainën që të tërhiqej nga negociatat, konflikti vazhdoi, duke shkaktuar viktima të mëdha. Gjatë kësaj periudhe, më shumë se një milion ukrainas kanë humbur jetën ose janë plagosur rëndë. Projekti i SHBA-së për Ukrainën, i cili mbështetej në idenë se Rusia do të dorëzohej nën presionin ekonomik dhe ushtarak, ka dështuar thotë Sachs.

Presidenti ukrainas Zelensky me Ursula von der Leyen në Bruksel, 6 mars 2025/VCG

Në një takim në Vatikan në pranverën e vitit 2022, një grup ekspertësh, përfshirë Sachs dhe Michael von der Schulenberg, hartuan një dokument ku argumentuan se vazhdimi i luftës do të sillte vetëm vdekje masive, rrezik përshkallëzimi bërthamor dhe humbje të mundshme të luftës për Ukrainën. Edhe pse ky dokument nuk u mor parasysh, argumentet e tij mbeten të vlefshme sot thotë Sachs, “3 vite pas nuk do ndryshoja asnjë fjalë.”

Në vitin 2025 Donald Trump nuk dëshiron të trashëgojë një situatë humbëse, dhe pikërisht për këtë arsye ai dhe Putin ka gjasa të bien dakord për t’i dhënë fund luftës. Edhe nëse Evropa vazhdon me retorikën e saj luftënxitëse, nuk do të ketë rëndësi; lufta po mbaron. Mesazhi është i qartë: “Mbaroi.” Kjo përfundon sepse Trump nuk do të mbajë një situatë humbëse me vete, shprehet profesori amerikan. Në të njëjtën kohë, Trump e sheh botën në termat e fuqive të mëdha dhe dominimit të tyre. Politika e jashtme amerikane do të jetë e ashpër dhe cinike, përfshirë edhe ndaj Evropës. Evropa ka nevojë për një politikë të re të jashtme që të kuptojë realitetet e Rusisë, të Evropës dhe të ShBA-së,

Kina nuk është armiku!

Sa i përket Kinës, Kina nuk është armik, por një histori suksesi. Suksesi i saj ekonomik e ka bërë ShBA-në të shohë Kinën si një kërcënim, por Evropa nuk duhet të ndjekë të njëjtën qasje. Kina është një partner natyral për tregti dhe për mbrojtjen e mjedisit global, përfundoi Sachs.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi foli qëndrimin e Kinës në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut/Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Në prill të viti 2022, pesë javë pas hyrjes së trupave ruse në Ukrainë kam shkruar një artikull për pozicionin e Kinës në këtë konflikt, Kriza në Ukrainë dhe disa fjalë kyçe të Kinës rreth konfliktit aktual. [i] Ashtu sikurse profesor Sachs, tre vite më pas nuk do të ndryshoja asnjë fjalë pasi koha konfirmoi atë shkrim, përtej kritikave të të zellshmëve brenda dhe jashtë Shqipërisë asokohe.

Citim: Që prej datës 24 shkurt 2022 Evropa nuk është më e njëjta. Shpërthimi i konfliktit Rusi-Ukrainë nuk është një ngjarje e mbetur vetëm brenda kufijve të tyre përkatës; degëzimet e saj janë të paprecedentë për të gjithë kontinentin e Evropës dhe më gjerë. Përveç çmimit tragjik njerëzor të përfshirë, kjo krizë kërcënon të shkundë në themele ekonominë globale, zinxhirët botërorë të furnizimit dhe të ripërcaktojë pabarazitë dhe ndarjet gjeopolitike. Për mëse një muaj është përfolur dhe pyetur se ku qëndron Kina në këtë konflikt? Ose më saktë, në anën e cilës palë qëndron Pekini zyrtar? – Më shumë se përgjigje, janë vënë re spekulime, aludime dhe hamendësime.  Në mënyrë që situata të jetë më e qartë, është e udhës të merren për referencë burimet zyrtare kineze, dhe jo analiza gjeopolitike të bëra mijëra kilometra larg epiqendrës së vendimmarrjes së Kinës. Po të bëjmë një panoramikë të më shumë se një muaji në retrospektivë, reagimi i Kinës mbi këtë konflikt ka qenë i qartë dhe nuk ka vend për ambiguitete.

Fjalë kyçe 1: Kina promovon përherë paqen

Fjalë kyçe 2: Shmangni përshkallëzimin e konfliktit

Fjalë kyçe 3: Platforma e duhur për dialog është OKB-ja

Fjalë kyçe 4: Pozicion i hapur, transparent dhe konsistent

Fjalë kyçe 5: Kjo situatë nuk është në interes të Azisë dhe Evropës

Fjalë kyçe 6: Pozicion objektiv dhe i paanshëm

Fjalë kyçe 7: Iniciativa konkrete humanitare

Fjalë kyçe 8: Kina është në anën e duhur të historisë

Fjalë kyçe 9: Një fuqi e madhe e përgjegjshme duhet të punojë për të ulur tensionet

Fjalë kyçe 10: Ai që i lidhi zilen tigrit duhet t’ia heqë atë

Dhe në Shkurt të vitit 2025 ata që i lidhën zilen tigrit po i heqin zilen me një fije telefoni sikur asgjë nuk ka ndodhur. Por, shumë ka ndodhur, miliona jetë të shkatërruara, fizikisht, shpirtërisht edhe ekonomikisht. Kush e pagoi faturën e kësaj lufte? – Ne, të gjithë ne.

Së fundmi, lufta bëhet biznes, biznesit i duhen klientë dhe klientët janë shtetet e dobëta. Ky biznes ka si valutë transaksionesh gjakun e të pafajshmëve dhe rrenimin ekonomik të të pambrojturve. Si në ligjin e xhunglës, ku sa më e egër të jetë gjallesa aq më shumë do të marrë nga natyra, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare sot. Nuk është se jemi kthyer tek aksioma homo homini lupus [njeriu është ujk për njeriun] ashtu ka qenë përherë, thjeshtë për disa dekada e kanë shitur realitetin e ri në sheshin narrativ global si piedestali e vlerave dhe në emër të vlerave – tashmë thjeshtë se beson më askush, as ata që e thonë me zë të lartë vetë. Për sa i përket Evropës, do të nxjerr nga konteksti ekonomik disa fjalë të Mario Draghit dhe do i vendos në kontekstin gjeopolitik. Duke ju drejtuar liderëve evropianë ai tha “Ju kam thënë bëni versionin e shpëtimit, jo – ju kam thënë aplikoni versionin e bashkimit të ideve, ju sërish thatë jo – tani që situata është alarmante më pyesni çfarë të bëjmë….nuk e di çfarë duhet të bëni, por duhet të bëni diçka!”/CGTN

[i] CMG, China Media Group  (5 prill 2022). Kriza në Ukrainë dhe disa fjalë kyçe të Kinës rreth konfliktit aktual. https://albanian.cri.cn/deep/more/3098/20220405/747367.html

Related- Posts

OP/ED

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

16 Qershor, 2026
OP/ED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

10 Qershor, 2026
OP/ED

Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

4 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Europe, Can You Hear Us?”/ Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 17-të

16 Qershor, 2026
A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

Protesta si shkurorëzim i autoritetit të nënshtrimit, anatomia e një zgjimi

16 Qershor, 2026

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

16 Qershor, 2026

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

16 Qershor, 2026

SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

16 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.