• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Spiropali në Konferencën e Kryetarëve në KiE: Kosova të pranohet në Këshillin e Europës

20 Mars, 2025
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, e cila zhvillohet në datat 20-21 mars në Strasburg.

Gjatë fjalimit të saj Spiropali theksoi rëndësinë e forcimit të demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian. Spiropali u ndal në disa aspekte kyçe të zhvillimeve të Shqipërisë gjatë 30 viteve të fundit.

“Demokracia nuk dobësohet brenda natës, dhe as nuk mbetet e fortë pa përpjekje. Nëpër Evropë tablotë politike po ndryshojnë, besimi tek institucionet po testohet dhe forcat e jashtme kërkojnë të manipulojnë opinionin publik. Rrallëherë ndodh që këto ndryshime të njoftohen qartësisht; ato shpalosen gradualisht, duke riformatuar normat, duke ndikuar tek qeverisja dhe duke sfiduar themelet ku ne mbështetemi”, tha Spiropali.

“Shqipëria e ka përjetuar në vetë të parë sa e brishtë dhe njëkohësisht sa e fortë mund të jetë demokracia. 30 vite më parë, kur Shqipëria u pranua anëtare e Këshillit të Europës, pas një izolimi absolut, demokracia për shqiptarët ishte ende vetëm një ideal, sundimi i ligjit sapo kishte nisur të zëvendësonte partinë-shtet dhe partinë-ligj, dhe të drejtat e njeriut, sidomos ato politike, fetare e të pronës kishin filluar të shndërroheshin në një aspiratë për qytetarët. Shqipëria, 30 vjet pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka arritur para portave të Bashkimit Europian, me arritje thelbësore e të prekshme në tri shtyllat kryesore të organizatës të madhe europiane”, shtoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në procesin e integrimit me Bashkimin Europian. Sipas kryeparlamentares, Shqipëria është lider në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin europian të vendeve të rajonit.

“Vendimi i Asamblesë Parlamentare i prillit 2024 për të nxjerrë Shqipërinë nga procedura e monitorimit të plotë, është një konfirmim i arritjeve tona. Objektivi strategjik kombëtar i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 dhe përfundimin e negociatave teknike brenda vitit 2027 ka gjetur një mbështetje të plotë nga Bashkimi Europian. Vendimi i Parlamentit Europian për hapjen në Shqipëri të Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor është një rikonfirmim i faktit se Shqipëria është jo vetëm vendi kandidat me vizionin më të qartë, shpejtësinë më të lartë dhe vendosmërinë më të madhe drejt familjes europiane, por është edhe një qendër dhe lider në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin europian të vendeve të rajonit”, tha Spiropali.

“Progresi i Shqipërisë drejt Bashkimin Europian është edhe rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe njohjes nga Këshilli i Europës të arritjeve tona, sidomos në pavarësinë e degëve të qeverisjes, reformën e thellë dhe gjithëpërfshirëse në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e pakicave dhe të të drejtave të njeriut, lirinë e medias etj.”, shtoi kryeparlamentarja.

Spiropali gjithashtu theksoi rëndësinë e roli të Kuvendit në forcimin e demokracisë dhe mbikëqyrjen e institucioneve.

“Kuvendi i Shqipërisë mbetet i palëkundur në lidershipin, garantimin e legjitimitetit demokratik dhe gjithëpërfshirjen e procesit të integrimit europian, në avancimin dhe thellimin e reformave, mbështetjen e institucioneve të drejtësisë dhe të pavarësisë së tyre dhe mbrojtjen e vlerave dhe konsolidimin e institucioneve demokratike”, tha Spiropali.

“Ajo demokraci që dështon të mbajë balancën institucionale, rrezikon të humbasë aftësinë për ti shërbyer popullit të vet. Kur parlamentet luftojnë për të ushtruar kontrollin, kur kontrollet dhe balancat nisin të dobësohen, qeverisja largohet nga qëllimi i saj thelbësor. Roli i organeve legjislative qëndron shumë përtej miratimit të ligjeve; roli i tyre qëndron tek aftësia e tyre për të bërë pyetje, për të sfiduar dhe për të bërë qeveritë që të jenë llogaridhënëse”, shtoi Spiropali.

Kryeparlamentarja nënvizoi më tej se “në Shqipëri janë ndërmarrë hapa për të forcuar mbikëqyrjen parlamentare, duke garantuar që institucionet të punojnë me njëri-tjetrin, dhe jo kundër njëri-tjetrit”.

Spiropali përmendi edhe ngritjen e dy komisioneve të posaçme.

“Kuvendi ka ngritur kohët e fundit dy komisione të posaçme: Komisionin për thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe përshpejtimin e ritmeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe Komisionin për mbrojtjen e demokracisë nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja në procesin demokratik. Megjithatë, institucionet të vetme nuk mund ta mbështesin demokracinë. Ligjet mund të drejtojnë shoqëritë, por besimi i publikut përcakton legjitimitetin e tyre. Shqipëria është përpjekur që vendimmarrjen ta afrojë tek njerëzit, duke hapur kanale të reja për angazhim dhe duke ushqyer një kulturë politike që nxit pjesëmarrjen përtej cikleve zgjedhore”, tha Spiropali.

“Një sistem që dëgjon ka shumë më tepër mundësi të zgjasë. Angazhimi publik varet jo vetëm nga aksesi, por nga ndërgjegjësimi. Individët pa aftësinë për ta vlerësuar informacionin në mënyrë kritike bëhen më vulnerabël ndaj manipulimit, dhe debati publik humbet mbështetjen e tij tek diskursi i arsyetuar. Shqipëria ka zgjeruar përpjekjet për edukim të medias, jo si një nismë akademike, por si një përgjigje praktike ndaj një bote ku keqinformimi mund të shtrembërojë realitetin”, tha kryeparlamentarja.

Gjatë fjalimit të saj, Spiropali u ndal edhe te Kosova, ku nënvizoi se Këshilli i Europës nuk është i plotë me mungesën e shtetit më të ri të Europës. Kryetarja e Kuvendit kërkoi që Kosova të pranohet në Këshillin e Europës.

“Vështirë të gjendet një shtet tjetër që pas 26 vitesh liri dhe 17 vitesh pavarësi të ketë ndërtuar një demokraci vibrante si Kosova. Prandaj pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës, i cili ka mbështetjen e Asamblesë Parlamentare, është kërkesa më e rëndësishme e Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë ndaj kësaj konference”, tha Spiropali.

“Demokracitë në vendet tona nuk mund të lulëzojnë në mënyrë të qëndrueshme ndërkohë që sulmohen liria, sovraniteti dhe integriteti i kombeve. Prandaj mbështetja jonë e palëkundur për Ukrainën kundër agresionit të Rusisë nuk është vetëm një kontribut për paqen e sigurinë, por edhe për mbrojtjen e vlerave dhe sistemin demokratik në vendet tona”, e përmbylli Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali fjalën e saj të mbajtur në Këshillin e Europës.

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026
POLITIKË

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026
POLITIKË

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.