Guvernatori i bankës qendrore kineze Pan Gongsheng njoftoi të mërkurën se do të krijohet një qendër për funksionimin e RMB-së digjitale.
Qendra synon të nxisë ndërkombëtarizimin e monedhës digjitale dhe zhvillimin e shërbimeve të tregut financiar duke mbështetur risitë në financat digjitale, bëri të ditur Pan në Forumin “Lujiazui” të zhvilluar në Shangai të Kinës Lindore.
Nisma është pjesë e një pakete prej tetë masash të reja të njoftuara nga guvernatori i bankës qendrore që do të zbatohen në Shangai, qendra financiare e Kinës.
Pan tha se do të krijohet gjithashtu një depozitë e raportimit të transaksioneve për tregun ndërbankar, për të mbledhur të dhënat e transaksioneve dhe për të analizuar veprimtarinë në nëntregje të tilla si bonot, monedhat e derivatet, duke përkrahur politikëbërjen makroekonomike dhe mbikëqyrjen e tregut financiar.
Sipas tij, do të krijohet një agjenci raportimi e kreditit personal për t’u ofruar institucioneve financiare produkte krediti të larmishme e të personalizuara, duke përmirësuar më tej sistemin e kreditit shoqëror të vendit./cgtn