• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga mësimet e luftës në Ukrainë drejt një doktrine të re të mbrojtjes

Nga Dr. Sadri RAMABJA

Hyrje

Lufta në Ukrainë ka shënuar një kthesë të rëndësishme në mënyrën se si duhet menduar lufta, siguria dhe mbrojtja e shtetit në shekullin XXI. Ajo nuk është thjesht një konflikt ushtarak ndërmjet dy shteteve, por një laborator strategjik ku po testohen, në kushte reale, format e reja të organizimit të forcës, teknologjisë, informacionit, logjistikës dhe rezistencës shtetërore.

Përtej zhvillimit të sistemeve të reja të armatimit, lufta ka nxjerrë në pah një të vërtetë themelore: fusha e betejës ndryshon më shpejt se institucionet që duhet ta përballojnë atë. Dronët, inteligjenca artificiale, lufta elektronike, sistemet pa ekuipazh, satelitët, operacionet kibernetike dhe rrjetet e informacionit janë duke e transformuar mënyrën e zhvillimit të operacioneve. Por, njëkohësisht, Ukraina ka rikthyer në qendër të vëmendjes edhe elemente që konsideroheshin pjesë e luftës së shekullit XX: artilerinë, municionin, fortifikimet, mobilizimin, mbrojtjen e infrastrukturës dhe kapacitetin industrial për prodhim të qëndrueshëm.

Kjo përzierje ndërmjet së vjetrës dhe së resë e bën luftën në Ukrainë veçanërisht të rëndësishme për studimin e doktrinës ushtarake. Mësimi nuk qëndron në kopjimin e mjeteve që përdoren në front, por në kuptimin e marrëdhënies ndërmjet strategjisë, doktrinës, teknologjisë, organizimit, shoqërisë dhe vullnetit politik.

Pikërisht këtu shfaqet çështja e Kosovës.

Kosova është shtet i vogël, me hapësirë territoriale dhe burime të kufizuara, i vendosur në një mjedis strategjik kompleks dhe me një pozitë gjeopolitike që e bën çështjen e sigurisë së saj të lidhur ngushtë me zhvillimet rajonale dhe arkitekturën euroatlantike. Për këtë arsye, pyetja nuk mund të shtrohet thjesht nëse Kosova duhet të ketë më shumë armë, më shumë trupa apo sisteme më moderne. Pyetja më themelore është:

Çfarë doktrine mbrojtjeje i përshtatet një shteti të vogël si Kosova në kushtet e luftës së re?

Kjo pyetje e zhvendos debatin nga logjika e blerjes së armatimit drejt logjikës së ndërtimit të fuqisë mbrojtëse. Sepse një sistem armësh nuk krijon vetvetiu kapacitet strategjik. Ai bëhet pjesë e fuqisë shtetërore vetëm kur integrohet në një doktrinë, në një strukturë komanduese, në një sistem informacioni, në një logjistikë funksionale dhe në një shoqëri që ka vullnetin dhe aftësinë për të rezistuar.

Në këtë kuptim, lufta në Ukrainë na mëson se doktrina nuk është sinonim i armatimit. Ajo është mënyra se si një shtet mendon, organizon dhe përdor fuqinë e tij për të parandaluar agresionin, për të përballuar goditjen dhe për të ruajtur funksionimin e shtetit në kushtet e krizës.

Kjo analizë niset pikërisht nga ky dallim. Ajo synon të identifikojë disa nga mësimet kryesore të luftës në Ukrainë dhe t’i përkthejë ato në parime që mund të jenë të rëndësishme për zhvillimin e një doktrine moderne të mbrojtjes së Kosovës.

Teza themelore është se Kosova nuk ka nevojë të kopjojë doktrinën e një fuqie të madhe. Përkundrazi, ajo duhet të ndërtojë një doktrinë të përshtatur me karakterin e shtetit të vogël, ku avantazhi asimetrik, rezistenca kombëtare, teknologjia, inteligjenca, shpërndarja e kapaciteteve, interoperabiliteti dhe aleancat strategjike shndërrohen në një sistem të vetëm mbrojtës.
Prandaj, sfida nuk është vetëm modernizimi i FSK-së. Sfida është shumë më e gjerë dhe ajo prek esencën e problemit – ndërtimin e një shteti të mbrojtshëm.

Lufta në Ukrainë po shënon një prej kthesave më të rëndësishme në mendimin strategjik dhe ushtarak të shekullit XXI. Ajo nuk po ndryshon vetëm sistemet e armatimit, mënyrën e përdorimit të forcës apo strukturën e fushëbetejës. Mbi të gjitha, po detyron shtetet të rishikojnë doktrinat mbi të cilat mbështetet mbrojtja e tyre.

NATO ka ngritur tashmë mekanizma të posaçëm për të nxjerrë mësime nga lufta në Ukrainë dhe për t’i përkthyer ato në strategji, politikë, doktrinë, taktika dhe operacione. Qendra e Përbashkët
NATO–Ukrainë për Analizë, Trajnim dhe Edukim (JATEC), e inauguruar në vitin 2025, është pikërisht një instrument institucional për këtë proces.

Kjo e bën të pashmangshme pyetjen për Kosovën: A është koncepti ynë aktual i mbrojtjes i përshtatur me luftën që po lind para syve tanë?
Kjo nuk është thjesht çështje e numrit të ushtarëve, të mjeteve të blinduara apo të dronëve që mund të blihen. Është çështje doktrine.

1. Strategjia nuk është doktrina

Në debatin publik shpesh përdoren pa dallim termat strategji, doktrinë, kapacitete dhe armatime. Në të vërtetë, ato i përkasin niveleve të ndryshme të të menduarit strategjik.

Strategjia përcakton qëllimin politik dhe interesat që shteti synon të mbrojë.

Doktrina përcakton parimet mbi bazën e të cilave forcat dhe institucionet do ta organizojnë, përgatitin dhe zhvillojnë luftën.

Kapacitetet janë mjetet njerëzore, teknologjike, institucionale dhe financiare që e bëjnë doktrinën të zbatueshme.

Ndërsa armatimi është vetëm një pjesë e kapaciteteve.

Kjo ndarje është thelbësore për Kosovën.
Strategjia e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës e përcakton sistemin e mbrojtjes si një tërësi që përfshin strukturat, menaxhimin, parimet e funksionimit, zhvillimin e kapaciteteve, planet e mbrojtjes dhe modernizimin e FSK-së. Ajo gjithashtu e lidh zhvillimin e këtij sistemi me mjedisin e sigurisë dhe perspektivën e integrimit euroatlantik.

Por ndryshimi i natyrës së luftës kërkon që mbi këtë bazë strategjike të shtrohet një pyetje tjetër: Cila duhet të jetë doktrina operacionale e një shteti të vogël, të ekspozuar ndaj një mjedisi të pasigurt strategjik?

2. Ukraina: kthesa nga lufta industriale te lufta e adaptimit

Lufta në Ukrainë ka rikthyer disa elemente klasike të luftës industriale: artilerinë, fortifikimet, municionin, logjistikën dhe mobilizimin masiv.
Por njëkohësisht ajo ka sjellë një transformim të thellë të mënyrës se si këto elemente kombinohen.

Raportet e NATO-s dhe analizat strategjike mbi luftën theksojnë njëkohësisht rolin e sistemeve pa ekuipazh, luftës elektronike, inteligjencës, logjistikës së kontestuar, operacioneve informative dhe operacioneve multidimensionale.

Kjo tregon se lufta e ardhshme nuk do të zhvillohet më në ndarjen tradicionale:

tokë – det – ajër.

Ajo do të zhvillohet në një hapësirë të ndërthurur:

tokë – ajër – hapësirë – kibernetikë – informacion – elektromagnetizëm.

Prandaj, edhe doktrina e mbrojtjes duhet të jetë multidimensionale.


3. Faktori i parë: vullneti për rezistencë

Megjithatë, përpara teknologjisë qëndron politika.
Mësimi më fundamental i Ukrainës është se vullneti politik për mbrojtje është vetë një kapacitet strategjik.

Ukraina nuk ka mundur t’i rezistojë agresionit vetëm për shkak të armëve që ka marrë nga aleatët. Mbështetja perëndimore ka qenë thelbësore. Por armët bëhen fuqi vetëm kur ekziston një shoqëri, ushtri dhe shtet që janë të gatshëm t’i përdorin ato për një objektiv politik të përcaktuar qartë.

Këtu duhet kërkuar edhe dallimi ndërmjet kapacitetit ushtarak dhe fuqisë mbrojtëse.
Kapaciteti ushtarak mund të matet. Fuqia mbrojtëse është më e gjerë.
Ajo përfshin:

  • legjitimitetin politik;
  • kohezionin shoqëror;
  • moralin e forcave;
  • besimin te institucionet;
  • gatishmërinë e shoqërisë;
  • aftësinë e shtetit për të vazhduar funksionimin nën presion;
  • dhe vullnetin për të përballuar koston e rezistencës.

Në këtë kuptim, doktrina e mbrojtjes nuk mund të jetë vetëm doktrinë ushtarake.
Ajo duhet të jetë doktrinë shtetërore.

4. Faktori i dytë: revolucioni i dronëve

Nëse faktori i parë është vullneti, faktori i dytë që ka dalë fuqishëm në pah në Ukrainë janë dronët.
NATO e ka përshkruar tashmë ndikimin e dronëve si transformues për luftën moderne, ndërsa mësimet nga Ukraina po përdoren për zhvillimin e kapaciteteve të përdorimit dhe kundërpërdorimit të tyre.
Por rëndësia e dronit nuk qëndron vetëm te vetë platforma.

Revolucioni i vërtetë është te rrjeti:

sensor → informacion → vendimmarrje → goditje → vlerësim → përshtatje.

Sa më i shkurtër të jetë ky cikël, aq më e madhe bëhet aftësia luftarake. Prandaj, ushtria e së ardhmes nuk do të matet vetëm me numrin e mjeteve që posedon, por edhe me shpejtësinë me të cilën ajo mëson dhe përshtatet.

Kjo është një prej arsyeve pse Ukraina është veçanërisht e rëndësishme për studimin e doktrinës së re ushtarake. Lufta ka krijuar një cikël të jashtëzakonshëm inovacioni: teknologjia testohet në front, përshtatet, modifikohet dhe rikthehet sërish në fushëbetejë. Analizat e CSIS e kanë vënë në pah pikërisht këtë lidhje ndërmjet inovacionit komercial, decentralizimit dhe aftësisë së shpejtë për të integruar teknologjinë në luftë.
Pra: droni nuk është doktrinë.
Droni është produkt i një doktrine që e kupton teknologjinë, informacionin dhe adaptimin si pjesë të fuqisë luftarake.

5. Doktrina e një shteti të vogël nuk mund të jetë kopje e doktrinës së një fuqie të madhe

Këtu qëndron një prej çështjeve më të rëndësishme për Kosovën.
Kosova nuk mund dhe nuk duhet të përpiqet të ndërtojë një ushtri të modeluar mbi fuqitë e mëdha.

Një shtet i vogël nuk mund ta fitojë garën e armatimeve në të njëjtën mënyrë si një fuqi e madhe. Por ai mund të ndërtojë një doktrinë asimetrike të mbrojtjes.
Kjo do të thotë që qëllimi nuk duhet të jetë domosdoshmërisht të krijohet një forcë që mund ta mposhtë një kundërshtar shumë më të madh në një përballje konvencionale.
Qëllimi duhet të jetë krijimi i një sistemi mbrojtjeje që e pengon agresionin, e rrit koston e tij, e shpërndan fuqinë mbrojtëse dhe e bën të vështirë neutralizimin e shtetit.
Kjo kërkon shpërndarje të kapaciteteve, fleksibilitet, redundancë dhe aftësi të shpejtë përshtatjeje.

Me fjalë të tjera: Kosova nuk ka nevojë vetëm për një ushtri më moderne; ka nevojë për një doktrinë që e bën ushtrinë moderne të përshtatshme për realitetin e saj.

6. Nga ushtria e kazermës te sistemi kombëtar i rezistencës

Nëse doktrina e re do të kufizohej vetëm te FSK-ja, ajo do të ishte e paplotë.
Lufta moderne e ka zhvendosur vijën ndërmjet frontit dhe prapavijës.
Energjia, komunikimet, interneti, transporti, sistemet financiare, spitalet, infrastruktura kritike dhe furnizimi ushqimor mund të bëhen objektiva strategjike edhe pa u shndërruar territori në një front klasik. Prandaj duhet menduar në termat e rezistencës kombëtare.

NATO vetë, në nxjerrjen e mësimeve nga Ukraina, ka përfshirë konceptin e resilience and total defence [qëndrueshmëri dhe mbrojtje totale], duke e lidhur atë me mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe dimensionin civil-ushtarak.
Për Kosovën kjo do të nënkuptonte një sistem ku:
FSK-ja + institucionet civile + infrastruktura kritike + industria + teknologjia + shoqëria = sistem kombëtar i rezistencës.

Kjo nuk nënkupton militarizimin e shoqërisë. Përkundrazi, nënkupton që shteti të jetë në gjendje të vazhdojë funksionimin edhe në kushtet e krizës.
Një shtet që mund të paralizohet shpejt, edhe nëse ka një ushtri të mirëtrajnuar, mbetet i cenueshëm.

7. Doktrina duhet të prodhojë edhe industri

Një mësim tjetër i Ukrainës është se doktrina nuk mund të ndahet nga baza teknologjike dhe industriale.
Nëse një ushtri është e varur vetëm nga importi i sistemeve të gatshme, ajo mbetet e varur edhe nga ciklet e furnizimit të partnerëve.

Ukraina ka eksperimentuar me një model më të decentralizuar të inovacionit, duke integruar sektorin privat dhe teknologjinë komerciale në prodhimin dhe përvetësimin e kapaciteteve ushtarake.

Kjo nuk do të thotë se Kosova mund ta kopjojë këtë model. Por mësimi është i qartë, doktrina duhet të lidhet me atë që vendi është në gjendje të prodhojë, mirëmbajë, riparojë dhe përshtatë vetë.
Nëse doktrina kërkon një kapacitet që industria kombëtare nuk mund ta mbështesë, atëherë ajo mbetet në letër.

8. Inteligjenca dhe lufta elektronike

Në fushëbetejën e re, informacioni është po aq i rëndësishëm sa zjarri.
Dronat kërkojnë komunikim. Komunikimi kërkon spektër elektromagnetik. Spektri mund të kontestohet. Prandaj, çdo doktrinë moderne duhet të trajtojë së bashku:

ISR – zbulim, mbikëqyrje dhe vëzhgim;

C4ISR – komandim, kontroll, komunikim, kompjuterë, zbulim, mbikëqyrje dhe vëzhgim;

EW – luftë elektronike;

dhe counter-UAS, pra mbrojtjen kundër sistemeve pa ekuipazh.

Kjo është një prej arsyeve pse lufta në Ukrainë nuk mund të reduktohet në “luftën e dronëve”.
Është një luftë e sensorëve, rrjeteve, informacionit, elektromagnetizmit dhe adaptimit.

NATO tashmë e ka institucionalizuar këtë proces të nxjerrjes së mësimeve. Raporti i saj i fundit mbi vëzhgimet operacionale dhe taktike nga lufta përfshin manovrën, zjarret, komandën dhe kontrollin, inteligjencën, informacionin, logjistikën, mbrojtjen e forcës, sistemet pa ekuipazh, logjistikën e kontestuar, operacionet speciale dhe operacionet multidimensionale.

Kjo është pikërisht ajo që duhet të kuptojmë me doktrinë: jo një listë armësh, por një mënyrë të integruar të të menduarit dhe vepruarit.

9. Çfarë do të duhej të nënkuptonte kjo për Kosovën?

Nga mësimet e Ukrainës mund të nxirren disa parime për një doktrinë të ardhshme të mbrojtjes së Kosovës.

Së pari: doktrina e parandalimit

Qëllimi i parë i mbrojtjes nuk është lufta. Është parandalimi i saj.
Një kapacitet i besueshëm mbrojtës, i integruar me aleancat strategjike të Kosovës, duhet ta bëjë të qartë se agresioni do të ketë kosto të lartë.

Së dyti: doktrina e rezistencës

Nëse parandalimi dështon, sistemi duhet të jetë në gjendje të rezistojë. Kjo kërkon jo vetëm forca aktive, por edhe rezerva, infrastrukturë, komunikim, logjistikë dhe institucione që mund të funksionojnë nën presion.

Së treti: doktrina e shpërndarjes

Kapacitetet kritike nuk duhet të varen nga pak pika të centralizuara.
Lufta e dronëve dhe raketave e ka rritur rëndësinë e shpërndarjes, maskimit, redundancës dhe mbijetesës së sistemeve.

Së katërti: doktrina e teknologjisë së adaptueshme

Kosova duhet të jetë në gjendje jo vetëm të blejë teknologji, por ta testojë, modifikojë dhe integrojë atë shpejt.

Së pesti: doktrina e kundërdronëve

Në një fushëbetejë ku dronët janë bërë faktor qendror, aftësia për t’i përdorur dhe për t’i neutralizuar duhet të zhvillohet paralelisht.

Së gjashti: doktrina e gjithë-shoqërisë

Mbrojtja nuk mund të mbetet vetëm përgjegjësi e strukturave ushtarake.
Duhet të ekzistojë një arkitekturë e rezistencës civile dhe institucionale.

Së shtati: doktrina e interoperabilitetit

Për Kosovën, bashkëpunimi me partnerët euroatlantikë nuk është shtesë periferike e doktrinës. Ai duhet të jetë pjesë e vetë arkitekturës së saj mbrojtëse.

10. Aleanca nuk e zëvendëson doktrinën kombëtare

Ekziston edhe një keqkuptim që duhet shmangur.
Mbështetja te NATO dhe partneriteti strategjik me SHBA-në nuk nënkuptojnë se Kosova mund ta delegojë tërësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e saj.
Përkundrazi.
Sa më serioz të jetë orientimi euroatlantik, aq më shumë kërkohet interoperabilitet, gatishmëri, kapacitete kombëtare dhe standardizim.

Edhe NATO, në reflektimin e saj mbi Ukrainën, po e përdor luftën si burim mësimesh për transformimin e kapaciteteve të veta. Në vitin 2026, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e përshkroi dronin si faktor që ka ndryshuar në mënyrë themelore karakterin e luftës moderne dhe njoftoi zgjerimin e kapaciteteve aleate për përdorimin dhe kundërpërdorimin e tyre.
Prandaj, çështja nuk është NATO apo kapacitetet kombëtare.
Është: NATO + kapacitete kombëtare + doktrinë kombëtare e përshtatshme.

11. Nga “ushtri moderne” te “shtet i mbrojtshëm”

Këtu arrijmë te thelbi politik i problemit.
Kosova nuk ka nevojë vetëm për një ushtri moderne. Ajo ka nevojë për një doktrinë që e bën shtet të mbrojtshëm.
Ky është një koncept shumë më i gjerë.
Një shtet i mbrojtshëm është ai që:

  • ka institucione legjitime;
  • ka kohezion shoqëror;
  • ka kapacitet të besueshëm ushtarak;
  • ka infrastrukturë rezistente;
  • ka ekonomi që mund të përballojë krizën;
  • ka komunikime të sigurta;
  • ka kapacitete teknologjike;
  • ka industri dhe zinxhirë furnizimi të qëndrueshëm;
  • ka partneritete ndërkombëtare;
  • dhe, mbi të gjitha, ka një shoqëri që beson se shteti që po mbron ia vlen të mbrohet.

Kjo e fundit nuk mund të blihet. Mund të blihet droni. Mund të blihet raketa. Mund të blihet sistemi kundërajror. Por vullneti për mbrojtjen e lirisë nuk blihet. Ai ndërtohet.

12. Përfundim: Kosova ka nevojë për një doktrinë të re

Lufta në Ukrainë nuk na jep një model që duhet kopjuar mekanikisht. Ajo na jep diçka më të vlefshme: një laborator real për të kuptuar se si po ndryshon lufta.

Mësimi i saj kryesor nuk ka të bëjë me atë që gjykon se tanku ka vdekur, se droni e ka zëvendësuar ushtrinë apo se teknologjia e ka bërë të panevojshëm faktorin njerëzor.
Përkundrazi.
Lufta në Ukrainë po dëshmon se fuqia moderne ushtarake lind nga integrimi i faktorit politik, njerëzor, teknologjik dhe organizativ.
Prandaj, doktrina e së ardhmes duhet të ndërtohet mbi një formulë të re:

Vullnet politik + rezistencë kombëtare + teknologji + informacion + adaptim + aleanca.

Në këtë formulë, droni është vetëm një element.
Doktrina është tërësia. Dhe pikërisht këtu qëndron sfida e Kosovës. Nuk mjafton të blejmë armë të reja për një doktrinë të vjetër. Duhet të ndërtojmë doktrinën që kërkon lufta e re.
Një doktrinë që e merr seriozisht avantazhin asimetrik të shtetit të vogël; që e shndërron teknologjinë në kapacitet; që e lidh FSK-në me sistemin kombëtar të rezistencës; që e integron informacionin, luftën elektronike dhe sistemet pa ekuipazh; që e ndërton mbrojtjen mbi shpërndarjen dhe qëndrueshmërinë; dhe që e sheh aleancën euroatlantike jo si zëvendësim të fuqisë kombëtare, por si shumëzues të saj.

Kosova e ka përjetuar një herë në historinë moderne momentin kur një popull u detyrua të mendojë përtej kapaciteteve që kishte në dispozicion.
Sot sfida është tjetër: ta shndërrojmë përvojën historike të rezistencës në një doktrinë moderne të mbrojtjes së shtetit.
Sepse në epokën e re të luftës, pyetja nuk do të jetë vetëm: Sa armë kemi?
As vetëm: Sa ushtarë kemi?

Pyetja strategjike që kërkon përgjigjen meritore e institucionale do të ishte: A kemi një doktrinë që e bën Kosovën të aftë për të parandaluar agresionin, për të përballuar goditjen dhe për të vazhduar të funksionojë edhe nën kushtet më të rënda të krizës?
Nëse përgjigjja është po, atëherë kemi filluar të ndërtojmë jo vetëm një ushtri më moderne, por një shtet më të mbrojtshëm.

Dhe kjo është, në fund të fundit, sfida e vërtetë e doktrinës së re të mbrojtjes.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026
FOKUS

Serbia pas Vuçiçit: Hija e vitit 2000 dhe sfida e një epoke të re si ajo e Zoran Gjingjiçit

31 Tetor, 2026
FOKUS

EVROPA NË VALËN E PROTESTAVE: Nga kriza e jetesës te kriza e besimit, a po përballet kontinenti me një tronditje të re politike?

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026

SHBA–Iran: Bisedimet në Doha pa marrëveshje, sytë nga zhvillimet pas zgjedhjeve të mesmandatit

2 Nëntor, 2026

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

2 Nëntor, 2026

Qeverisja Gjithëpërfshirëse dhe e Rreptë e Partisë: Mësime nga Partia Komuniste e Kinës për Botën 

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.