• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Spiropali në Samitin e NATO-s: Aleanca, themel i sigurisë dhe demokracisë

20 Qershor, 2025
in POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mbajti sot një fjalë në Samitin Parlamentar të NATO-s, i cili u mbajt në Bruksel, në kuadrin e 70-vjetorit të Asamblesë Parlamentare të Aleancës. Në Samit morrën pjesë kryeparlamentarët dhe delegacionet e vendeve anëtare si edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare Marcos Perestrello.

Në fjalën e saj znj. Spiropali nënvizoi se “NATO mbetet gurthemeli i sigurisë tonë transatlantike dhe një dëshmi e gjallë e fuqisë së vlerave të përbashkëta: demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë individuale dhe mbrojtjes së përbashkët.

Shqipëria është krenare që qëndron e vendosur në këtë Aleancë – jo vetëm si anëtare, por si një kontribuese e angazhuar ndaj vizionit dhe misionit të saj.

Sot takohemi nën hijen e trazirave të mëdha gjeopolitike. Lufta e paprovokuar dhe e paligjshme e agresionit që Rusia ka ndërmarrë kundër Ukrainës vijon të minojë vetë themelet e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. 

Ne, si parlamentarë, si demokratë dhe si aleatë nuk mundemi dhe nuk duhet të qëndrojmë vëzhgues pasivë.

Shqipëria, pa asnjë mëdyshje, e ka dënuar këtë agresion dhe i është bashkuar të gjitha masave të NATO-s dhe BE-së, në solidaritet me Ukrainën, përfshi sanksionet, ndihmën ushtarake dhe mbështetjen humanitare.

Unë personalisht pata nderin, pak ditë më parë, të marr pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, i mbajtur në Odesa, për të përsëritur dhe një herë mbështetjen tonë të plotë dhe pa rezerva ndaj Ukrainës, por edhe për të parë nga afër realitetin e vështirë të jetës nën kërcënime të vazhdueshme, si dhe për t’iu bashkuar Presidentit Zelenski dhe liderëve të tjerë në thirrjen për të ndaluar menjëherë këtë luftë brutale dhe për një proces domethënës që çon drejt një paqejes të drejtë e të qendrueshme.

Sikur bota nuk kishte parë mjaftueshëm trazira gjatë viteve të fundit, përshkallëzimi ushtarak së fundmi midis Iranit dhe Izraelit vetëm e rëndon më shumë një botë të bazuar në rregulla, që tashmë është nën trysni të madhe. I bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. 

Një botë që po del jashtë kontrollit kërkon që ne të jemi shumë vigjilentë në të gjitha frontet, përfshi rajonin tonë. Në Ballkanin Perëndimor ndikimet keqdashëse vazhdojnë përpjekjet e tyre për të destabilizuar institucionet demokratike, të nxisin ndasitë dhe të minojnë aspiratat euro-atlantike.

Shqipëria beson fort se siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga siguria e Evropës dhe e gjithë hapësirës më të gjerë të NATO-s.

I bëjmë thirrje aleatëve dhe partnerëve tanë të kenë një angazhim të fuqishëm, politik dhe ushtarak, në rajonin tonë.

Shqipëria, që me anëtarësimin e saj në vitin 2009, e ka treguar vazhdimisht angazhimin e saj ndaj Aleancës dhe përkushtimin e palëkundur ndaj sigurisë së përbashkët, përmes kontributeve politike, operacionale dhe financiare. 

Qeveria jonë ka rritur ndjeshëm buxhetin për mbrojtjen dhe tashmë e ka arritur synimin prej 2% të PBB, në përputhje me qëllimin e Aleancës për ndarjen e barrës. Ne mbështesim Zotimin e ri për Investime në Mbrojtje: 3.5% për mbrojtjen bazë dhe 1.5% për fusha të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë, një instrument shumë i rëndësishëm për të treguar angazhimin tonë të përbashkët ndaj besueshmërisë së NATO-s dhe mbrojtjes kolektive në të ardhmen. 

Në këtë mënyrë, ne po modernizojmë forcat tona të armatosura, duke shtuar ndërveprueshmërinë dhe duke ngritur në vend infrastrukturë kyçe për NATO-n, përfshi transformimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në një qendër strategjike për Aleancën në Ballkanin Prendimor.

Por, siguria në shekullin 21-të shkon shumë përtej tankeve dhe trupave. Kërcënimet hibride, fushatat e dezinformimit, sulmet kibernetike dhe përdorimi i energjisë dhe migracionit si armë kërkojnë një përgjigje gjithëpërfshirëse.

Parlamentet tona duhet të luajnë një rol kryesor – në ligjbërje, në mbikqyrje dhe në diskursin publik.

Ne në Shqipëri po forcojmë qëndrueshmërinë institucionale, duke investuar tek siguria kibernetike dhe duke punuar për të luftuar narrativat keqdashëse që kërkojnë të shfrytëzojnë çarjet sociale dhe politike.

Ne gjithashtu besojmë fort se siguria jonë është e ndërlidhur me zhvillimin e institucioneve demokratike, të drejtave të njeriut dhe mundësive ekonomike. 

Një demokraci rezistente është mbrojtja më e mirë ndaj përmbysjes nga jashtë. Prandaj, Shqipëria mbështet partneritetet e NATO-s me vende me mendësi të njëjtë, nga Ballkani Perëndimor deri në Indo-Paqësor, si dhe zgjerimin e vazhdueshëm të Aleancës tonë.

Ne kemi mbështetur fort dhe kemi përshëndetur anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë, dhe mbështesim aspiratat e partnerëve të tjerë të kualifikuar që kërkojnë të anëtarësohen në NATO. Zgjerimi na forcon të gjithëve dhe për këtë arsye ne vijojmë të mbështesim fort Politikën e Dyerve të Hapura të Aleancës.

Ne, si ligjvënës kemi një përgjegjësi unike. Roli ynë nuk kufizohet vetëm tek caktimi i buxheteve të mbrojtjes apo ratifikimi i traktateve. Ne jemi mbrojtësit demokratikë të zgjedhjeve që vendet tona bëjnë për sigurinë. Ne jemi ura midis forcave tona të armatosura dhe qytetarëve tanë. Ne duhet të garantojmë që misioni i NATO-s jo vetëm të mbrohet në fushëbetejë, por edhe të shpjegohet, të kuptohet dhe të mbështetet në vendet tona.

Le ta përdorim këtë Asamble jo vetëm si një platformë dialogu, por si një katalizator për veprim të koordinuar. Le të shkëmbejmë praktikat më të mira për mbrojtjen e proceseve demokratike, për luftimin e terrorizmit dhe fuqizimin e qytetarëve tanë me fakte, jo frikë.

Duke parë përpara, Shqipëria mbështet një NATO me qasje progresive, politikisht e bashkuar, ushtarakisht e fuqishme dhe strategjikisht e zhdërvjelltë. Ne duhet të investojmë në teknologjitë në zhvillim, të rrisim aftësinë tonë për të projektuar stabilitet përtej kufijve tanë dhe të mbrojmë parimin se një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve.

Uniteti ynë mbetet forca jonë më e madhe. Le të mos e marrim për të mirëqenë. Në një epokë ndryshimesh të shpejta dhe kërcënimesh të vazhdueshme, NATO duhet të mbetet jo vetëm relevante, por e domosdoshme. Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj — me vendosmëri, me përgjegjësi dhe me respekt për vlerat që na bashkojnë.

Në këtë frymë dhe me këtë vendosmëri, jemi të lumtur dhe të nderuar të mikpresim në Tiranë, mbas dy vitesh, në vitin 2027, samitin e parë të NATO-s në rajonin tonë. 

Ky vendim jo vetëm tregon angazhimin tonë ndaj stabilitetit, unitetit dhe bashkëpunimit rajonal, por edhe shpjegon rëndësinë strategjike të angazhimit të qëndrueshëm të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Duke e mbyllur, më lejoni të përsëris angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë ndaj parimeve dhe objektivave të kësaj Asambleje.

Ne qëndrojmë së bashku – në dialog, në mbrojtje dhe në vendosmëri për një botë më të mirë dhe më të sigurtë për ne dhe për të gjithë.”

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026
POLITIKË

Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

2 Nëntor, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

2 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026

Zelensky në Stamboll, Turqia intensifikon diplomacinë për Ukrainën: Erdoğan synon të rikthejë negociatat me Moskën

2 Nëntor, 2026

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026

SHBA–Iran: Bisedimet në Doha pa marrëveshje, sytë nga zhvillimet pas zgjedhjeve të mesmandatit

2 Nëntor, 2026

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.