Të premten përfundoi në qytetin Qingdao të Kinës Lindore Samiti i 6-të i Drejtuesve të Kompanive Shumëkombëshe. 570 përfaqësues nga 43 vende e rajone u mblodhën për të diskutuar mbi mjedisin inovativ të Kinës dhe për të ndarë planet e tyre të ardhshme të investimeve. Nga intervistat me drejtues të kompanive shumëkombëshe ndihet qartë besimi i qëndrueshëm i kapitalit të huaj për të zhvilluar më tej praninë e vet në tregun kinez.
Kreu i Dhomës së Tregtisë së BE-së në Kinë, Jens Eskelund/CMG
Kreu i Dhomës së Tregtisë së BE-së në Kinë, Jens Eskelund, u shpreh:”Kemi parë se si Kina është shfaqur si fuqia më e madhe tregtare në botë dhe si një qendër prodhimi për Evropën. Bashkëpunimi ka sjellë përfitime të dukshme. Nuk ka dyshim që qasja në zinxhirët e furnizimit nga Kina ka krijuar në mënyrë të konsiderueshme fuqi blerëse shtesë për konsumatorët evropianë, dhe kjo është një gjë e mirë.”
Kreu i degës së kompanisë gjermane “Bosch” në Kinë, Xu Daquan/CMG
Kreu i degës së kompanisë gjermane “Bosch” në Kinë, Xu Daquan, theksoi: “Kina është tashmë baza më e rëndësishme globale e prodhimit, ndërkohë që luan një rol udhëheqës në inovacionin shkencor dhe zbatimin e teknologjive të reja. Duke qenë pjesë e një tregu kaq emocionues, ‘Bosch’ synon të shfrytëzojë kapacitetet e veta kërkimore në Kinë dhe të bashkëpunojë ngushtë me partnerët vendas për të hapur pista të reja zhvillimi.”
Gianni di Giovanni, kryetar i degës së grupit italian ENI në Kinë/CMG
Gianni di Giovanni, kryetar i degës së grupit italian ENI në Kinë, u shpreh: “Do të vazhdojmë të rrisim investimet tona dhe të nxisim zbatimin e projekteve për energji më të gjelbër. Karburanti i qëndrueshëm për aviacionin është një nga teknologjitë tona kryesore në nivel global dhe jemi gjithashtu në kërkim të mundësive të përshtatshme të bashkëpunimit në Kinë.”
Laurie Fitzgerald, presidente e platformës “Avanci Vehicle” nga ShBA-ja/CMG
Laurie Fitzgerald, presidente e platformës “Avanci Vehicle” nga Shtetet e Bashkuara, u shpreh: “Kemi pasur një përvojë shumë të mirë në Kinë dhe i kemi zgjeruar vazhdimisht operacionet tona këtu. Kemi bashkëpunuar ngushtë me kompani inovative kineze në fushën e telekomunikacionit. U kemi ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe efikase për të licencuar teknologjitë e tyre të patentuara në mbarë botën, duke siguruar një kthim të drejtë për investimet dhe shpërblim për risitë e tyre”