Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, ku mbajti një mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë.
Gjatë takimit, Rama shprehu pakënaqësi të theksuara për menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve.
Sipas të njëjtave burime, Rama ka qenë veçanërisht i ashpër me kryetarin e bashkisë, duke ngritur shqetësimin për furnizimin me ujë të pijshëm dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në qytet. Kryeministri ka theksuar se situata është e papranueshme dhe ka kërkuar përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga drejtuesit vendorë.
Në këtë kuadër, Rama ka marrë edhe vendime të rëndësishme për strukturën politike të Partisë Socialiste në Vlorë, duke komanduar Klevis Kason dhe Eriona Ismailin si drejtues të rinj PS-së në qytetin bregdetar.
Përveç kësaj, Rama kritikoi edhe deputetët e qarkut për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundit.
Vizita e papritur dhe kërkesat për ndryshime rrënjësore në administratën lokale vijnë në një moment ku problemet me ujin e pijshëm në kulmin e sezonit turistik kanë shkaktuar shumë pakënaqësi.